Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Gratë e Evropës ngrenë zërin: Jo lakuriqësisë !

    Anja Karlsun është një vajzë suedeze e cila jeton në qytetin Goterborg. Njëherë ajo, duke u kthyer prej punës, u ndesh në rrugë me katër reklama e mëdha të një firme për veshje te brendshme ku manakenja e njohur gjermane Klaudia Shefer ekspozon gjysmë lakuriqe.

    Ajo hynë në njërin nga shitoret e ngjyrave, blen ngjyrë të zezë dhe e fshinë foton gjysmë lakuriqe.

    Pronaret e firmës ngritën padinë për këtë akt ndaj Anjas dhe ajo u detyrua të paguaj gjobën prej 16 mijë krunë (1400 dollarë). Gjobën e mori përsipër ta paguaj një organizatë e cila u krijua për ta përmbajtur Anjan në atë që ka vepruar.

    Gjatë kësaj ngjarje Anja deklaroi: “Mundohem për një kohë te gjatë ta nxisë polemiken sa i përket çështjes se reklamave ku femra ekspozohet sikurse te jetë mall dhe shfrytëzohet për qëllime profitabile. Kam shkruar në revista te ndryshme dhe kam organizuar tribuna, mirëpo pa sukses, por kur e kam fshirë reklamën e Klaudias nuk ka mbetur asnjë stacion televiziv, radio dhe gazete në Suedi qe nuk e ka trajtuar këtë çështje. Ajo me të cilën jam angazhuar dhe angazhohen disa organizata në shtetet e tjera është ndalimi i firmave të mëdha në shfrytëzimin e pjesëve të trupit të femrës në reklama dhe marketingje, për arsye se është një metodologji e gabuar dhe kjo do të na dërgojë në një tragjedi shoqërore.”

    Atë që e ka bërë Anja Karlsun është një vepër protestuese që është bërë e njohur në shumë vende evropiane, ku shume shoqata të grave ngrenë zërin kundër keqpërdorimit te femrës për qëllime tregtare. Në Norvegji kanë arritur të ndalojnë reklamimin e veshjeve të brendshme me gra të zhveshura, duke e bindur shtetin se kjo shkakton rrezik për shoferët e automjeteve dhe mundësinë e ndodhjes se aksidenteve.

    Në Francë ka filluar të formohen shumë organizata të femrave që luftojnë nënçmimin e gruas në reklama. Organizata “Gratë gazetare” caktojnë shpërblim për atë reklame që më pak ekspozon pjesët e trupit të femrës, pasi që i ka kapluar lakuriqësia të gjitha reklamat.

    Kurse një organizatë tjetër që është krijuar, qëllimi i tyre është të ruajnë gruan nga fyerja. Në statusin e organizatës thuhet: “Reklamuesit shfrytëzojnë fotot e trupit, pa kurrfarë shkaku, posaçërisht trupit të femrës dhe i vendosin ato në prodhimet e tyre me pretendim të kreativitetit, kështu që neve na u imponohen vlerat e tyre, ne i refuzojmë të gjitha ato gjëra që e ulin vlerën e gruas për arsye se trupi i saj nuk është mall dhe ne nuk do t’i blejmë prodhimet e tyre.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e resina
    Anëtarësuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    ne nje vend te bukur,ku cdo stine ka bukurine e vet
    Postime
    286
    E bashkoj edhe une zerin tim me keto gra per ti thene JO lakuriqesise se gruas
    per tu bere mall per shitje.
    Grate kane vlera shume me te medha se trupi i tyre.
    Shpresoj qe te mirepritet kjo nisme edhe ne Shqiperi.
    JETEN TA JETOSH PA E VRARE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182

    qetesia_e_shpirtit_m

    zerin tim e bashkoj dhe une por jo vetem per ti then JO vetem lakuriqesise se gruas po per ti then JO lakuriqesise ne pergjithesi si tek burrat ashtu dhe tek grat.lakuriqesia po behet nje problem global qe na mbetet brezit tone ta eliminojme.te shpresojm tje dalim mbane.
    rrespekte per ato qe me rrespektojn!!!
    ZEMRA IME
    ELBASANI

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2006
    Postime
    14
    Paska ber veper te mir kjo ,shum po me pelqen,me te vertet eshte ber nje pun pisk ko lakuriqesia.Nje dit me nje shok ishim duke biseduar rreth lakuriqesis,dhe ai em tha''te mbulohesh me tesha te gjata ehste prapammbeturi,dhe uen ja kthea,''me trego si kan qen popujt e lasht,te prapambetur,a kan qen te veshur me rroba apo kanqen lakuriq,ai me ktheu,''jo ata kan qen lakuriq.Sipas kesaj ,qe te jesh modern duhet te mbulohesh sepse lakuriqesia eshte form e vjeter,e nuk eshte moderne.
    Youthassemblies

  5. #5
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga stuhia1
    Paska ber veper te mir kjo ,shum po me pelqen,me te vertet eshte ber nje pun pisk ko lakuriqesia.Nje dit me nje shok ishim duke biseduar rreth lakuriqesis,dhe ai em tha''te mbulohesh me tesha te gjata ehste prapammbeturi,dhe uen ja kthea,''me trego si kan qen popujt e lasht,te prapambetur,a kan qen te veshur me rroba apo kanqen lakuriq,ai me ktheu,''jo ata kan qen lakuriq.Sipas kesaj ,qe te jesh modern duhet te mbulohesh sepse lakuriqesia eshte form e vjeter,e nuk eshte moderne.
    goxha e bukur kjo.............

    urime.
    dont worry be happy

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Mendoj se nje trup i bukur i nje femre vertet nuk eshte vlere thelbesore per te, por gjithsesi eshte nje kenaqsi estetike ta shohesh.Kur expozimi i tij behet me deshiren e femres nuk shoh ndonje te keqe. Perballe shume shemtive te realitetit keto vijne si nje relaks dhe gjykoj se nuk perbejne problem.Per mua problem eshte lakuriqsia neper institucione e cila nuk duhet toleruar.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    po permend ketu nje shprehje te disa te huajve te cilet jane rezidente per disa kohe ne shqiperi"
    "hajde dalim nga blloku te shohim keto virgjereshat shqiptare te veshura si prostituta"

    me qarte se kaq nuk ka si thuhet me

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Kjo levizje kundra lakuriqesise duke e emertuar si perdhosje qe i behet seksit femer, me duket si nje "lufte" e femrave te semura dhe ziliqare per vete bukurine dhe sharmin femeror. Tek keto foto teper te realizuara artistikisht, nga profesioniste shume te talentuar, nuk te transmetohet nje lakuriqesi epshndjellese, por nje finese e mrekullueshme estetike. Kjo finese e mrekullueshme estetike behet baza e promovimit te veshjeve, bizhuve etj te cilat jane po femrat qe i perdorin. Me duket kompleks i tmerrshem dhe feminizem i tejskajshem qe keto piktura fotografike te trajtohen ne kendveshtrimin e perdhosjes dhe shitjes se lakuriqesise femerore.
    Shekuj me pare ne rilindjen Italiane, gjigandet si Mazacio, Rafaeli, Boticeli,Mikelanxhelo e shume te tjere, ne pikturat e tyre(kryesisht murale) me teme fetare e ngriten ne majat me te larta bukurine femerore. E trajtuan aq bukur sa edhe vete Vatikani nuk arrinte dot ti kundershtonte dhe ti anatemonte si blasfemi. Ndersa sot ne shekullin e ri keto foto tejet artistike per fatin e keq i anatemojne me gjithfare arsyesh absurde. Nuk ja vlen te shkruaj me teper sepse nuk eshte se po mundohem ti mbush mendjen kujt, por me vjen keq qe pikerisht disa femra si kjo Ana kalsrun perdhosin imazhin e femres duke pretenduar se kerkojne ta mbrojne.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    rrini urt thuaji atyre grave se mezi presim uk edition e fhm

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Turqia dhe BE
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 04-07-2008, 19:55
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 19:21
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •