Bashkia 7 vjet pa plan urbanistik, banorėt mes pluhurit e baltės
Gjatė gjithė vitit ajo qė tė bie nė sy nė lagjet e Tiranės ėshtė mungesa e asfaltimit tė rrugėve. Madje bashkia nuk merr as masa qė tė paktėn tė hedhė disa makina me zhavorr nė kėto rrugė nė mėnyrė tė ndėrpritet balta apo pluhuri.z.Rama qė ėshtė dhe pėrgjegjėsi pėr tė gjitha kėto probleme duket se nuk i merr fare parasysh kėto probleme tė tė gjitha banorėve tė cilėt edhe pse jetojė nė kryeqytet janė tė destinuar tė mbyten nga pluhuri e balta. Edhe pse ka 7 vjet nė krye tė bashkisė si kryetari i saj, nuk e ka menduar njė plan urbanistik pėr rrugėt e kryeqyteti. Kėshtu edhe pse ka folur e stėrfolur pėr kėtė plan gjithēka ka mbetur nė kuadrin e thėnieve pa u arritur asnjė rezultat. Ēdo gjė e ka kaluar nė heshtje. Por kėtė problem nuk mund ta kalojnė nė heshtje banorėt e kryeqytetit, tė cilėt vuajnė agoninė e rrugėve dhe u mbytėn nga pluhuri. Nėse rrugėt kryesore tė Tiranės kanė probleme tė shumta rrugėt e lagjeve tė Tiranės kanė probleme tė panumėrta. Nė tė shumtėn e rasteve kėto rrugė tė ndėrmjetme qė lidhin lagjet me rrugėt kryesore janė nė njė gjendje te mjerueshme. Kryesisht janė zonat e reja tė Tiranės ato qė kanė probleme me rrugėt e brendshme tė lagjeve, pasi ato janė tė prishura dhe mbushen me ujė, kur bie shi. kur koha ėshtė e mirė tė mbyt pluhuri. Balta nė dimėr dhe pluhuri nė verė janė karakteristika e rrugėve tė lagjeve tė shumta tė Tiranės, ku kėpucėt e qytetarėve janė gjithmonė tė mbuluara nga balta. kjo pėr pasojė tė gropave qė kanė formuar liqenet e Lurės nė lagjet e Tiranės. Jemi i vetmi shtet nė botė pas tribuve afrikane, tė cilėt ende diskutojė dhe vuajmė mungesėn e rrugėve tė asfaltuara, nė kohėn kur njerėzimi po bėn shpikje nga mė tė ēuditshmet, ne skemi akoma rrugė tė ecim. Kėshtu problemi i rrugėve nuk ėshtė i pranishėm nė njė apo nė dy rrugė, por nė shumicėn e rrugėve nė tiranė si : nė rrugėn Sitki Ēiēo, nė rrugėn Don Bosko, nė rrugėn Shkozė, nė fushėn e zezė te 21, nė Laprakė, e plot tė tjera.
Rrugėt harrojnė asfaltin
Shumė lagje apo zona tė kryeqytetit vuajė mungesėn e rrugėve dhe nė pamje parė tė duken krejt tė shkreta. Nė verė kėmbėt tė mbulohen prej pluhurit, ndėrsa dritaret e banesave nuk mund ti hapėsh po pėr problemin e pluhurit. Kėshtu pėr shembull edhe pse rruga Sitki Ēiēo. ėshtė shumė afėr unazės ajo qė tė bie nė sy ėshtė mungesa e infrastrukturės sė kėtyre rrugėve. Banorėt nga ana e tyre janė shprehur se janė ankuar pėr kėtė problem nė njėsinė Bashkiake, problemi jonė nuk ėshtė marrė fare parasysh, janė shprehur ata. Na mbyti pluhuri dhe rrugėt janė nė gjendje shumė tė keqe. Ndėrsa problemi bėhet edhe mė nė i madh nė kohėn e vjeshtės dhe tė dimrit ku tė gjitha gropat mbushem mė ujė dhe me baltė. Ndėrsa bashkia Bashkia e Tiranės dhe Njėsia Nr. 3 as qė po mendojnė qė tė bėjnė njė studim urbanistik nė kėtė zone, tė cilėn si shumė tė tjera e mbyt balta e pluhuri.
Shkoza me rrugė, e pa rrugė pluhuri e balta gjithmonė prezente
Shkoza renditet si njė nga zonat te tė cilat infrastruktura rrugorė ėshtė inekzistente, se pėr ta pasur nuk bėhet fjalė. Ndėrsa investimet janė nė kotėn zero pėrsa i pėrket rregullimit tė rrugėve. Edhe pse shqetėsimi i rrugėve ėshtė thėnė e stėr thėnė disa herė, asgjė nuk e ka ndryshuar situatėn shqetėsuese. Banorėt e lagjes shkozė e vuajnė prej vitesh gjendjen e keqe tė rrugėve. Nė asnjėrėn prej tyre nuk ėshtė menduar qė tė bėhet qoftė edhe njė rregullim i vetėm. Nė stinėn e dimrit shkozarėt janė tė detyruar tė ecin pėrmes baltės. Ndėrsa nė verė tė fryn flladi i lehtė i pluhurit, i cili pėrveē se tė qelb nga papastėrtia normalisht qė tė dėmton rėndė shėndetin. Por ky nuk ėshtė i vetmi problem qė lagja e shkozės ka, sapo fillon stina e shirave, ura e shkozės pėrmbytet nga reshjet e shiut. Me pak fjalė situata ėshtė e tillė tė veshėsh ēizme qė tė kalosh lumenjtė e shit dhe kur tė arrish ku duhet mund tė veshėsh kėpucėt. Nuk hoqėn dot dorė kurrė shqiptarėt nga ēizmet e llastikut si para 50 edhe sot nė ditėt tona pėrsėritet historia. Dhe pėr ēfarė ? Vetėm e vetėm sepse bashkia nuk bėn njė plan urbanizimi dhe nuk ka ndėrmend tė shtrojė rrugėt.
Don Bosko pa rrugė banorėt, i shtrojnė vetė
Edhe lagjia Don Bosko nuk kishte si tė mos vuante nga mungesės e rrugėve. banorėt e kėsaj lagjeje e kanė ngritur shpesh herė zėrin e tyre, por askush nuk i ka dėgjuar kėrkesat apo lutjet e tyre. Ndėrsa rrugėt mbushen me ujė dhe nė to formohen liqene banorėt nuk kanė se ku tė kalojnė. dhe tė detyruar futen pėr mes baltės, pluhurit. Tė gjendur para kėsaj situate para disa muajsh banorėt treguan se mblodhėn lekėt sė bashku dhe mbushėn gropat e rrugėve me ēakėll qė kishin mė shumė probleme nė mėnyrė qė ti shmangnin ato. Se po tė prisnin kur tė kujtohej bashkia do tė duhej njė kohė shumė e gjatė e mbase do tė kishin kaluar vite me radhė deri atėherė. Por, ajo qė tė bėn pėr tė qeshur sepse, po tė ngresh sytė lartė ndėrtesat janė nga mė tė bukurat, tė ulėsh kokėn poshtė, kėmbėt tė janė zhytur nė baltė e pluhur. Fėmijėt nuk kanė ku tė luajnė dhe janė tė detyruar qė sapo tė zbresin shkallėt e pallatit tė pėrballen me gropat e ujit.
Fusha e Zezė dhe Lapraka, pa asnjė rrugė
Nė po kėtė gjendje katastrofale janė edhe rruga e 21 qė ndryshe quhet rruga e Fushės sė Zezė , ku pa ēizme tė gjata nuk mund tė kalosh dhe tani nė verė ajo qė mund tė tė shohin sytė ėshtė vetėm mjegullnaja e pluhurit qė nuk tė lė tė shohėsh asgjė. Edhe zona e Laprakės ka vite qė i vuan problemet me rrugėt ku pa pėrjashtim tė gjitha rrugėt dytėsore janė si mos mė keq. Se kur do tė marrin fund tė gjitha kėto probleme askush nuk e di. Njė gjė ėshtė e sigurt qė gjendja ėshtė mė shumė se e mjerė dhe qė Bashkia ka kohė qė nuk i sheh kėto probleme qė bien mbi banorėt, ose I sheh po bėn sikur...
Gazeta Sot
17-07-2007
Krijoni Kontakt