Close
Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 210
  1. #131
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Albpetrol nė prag privatizimi, nxjerr nė shitje 100 mijė tonė naftė

    Blerina Hoxha

    Albpetroli do tė shesė tė gjithė rezervėn e naftės sė nxjerrė mbi tokė, rreth 100 mijė tonė, para se tė firmoset kontrata e privatizimit te Vetro Energy.Burimet zyrtare nė Ministrinė e Ekonomisė kanė njoftuar se ankandi pėr shitjen e naftės bruto do tė bėhet sot dhe ofertat do tė paraqiten nė METE. Kėtė herė do tė shiten plot 100 000 tonė naftė bruto, me njė vlerė tė pėrafėrt prej 53 milionė dollarė. Ankandet e zakonshme janė zhvilluar pėr sasi prej 30 000 tonėsh, ndėrsa vetėm njėherė ėshtė aplikuar ankand prej 60 000 tonėsh, ndėrsa sasia qė do tė shitet mė 1 tetor pėrbėn rekord pėr tė dhėnat e vetė kompanisė. Ankandi do tė zhvillohet me formulėn e zakonshme ku: Vlera fillestare ēmimi pėr njėsi pa TVSH do tė jetė (Brent/1.55) + K. Brent ėshtė ēmimi nė $/bbl i Brent(Dtd) i Platts kurse 1.55 ėshtė koeficenti qė pėrfaqėson karakteristikat mesatare tė naftave tona dhe (K) ėshtė vlera e ofruar nga secila shoqėri mbi ēmimin minimal tė shitjes tė pėrllogaritur nga formulat. Lėvrimi i sasisė sė produktit nė stacionet pėrkatėse do tė bėhet pas bėrjes sė pagesės apo marrjes sė naftės bruto jo mė e vogėl se 10 000 tonė, nė pikat e lėvrimit: Marinez (Bankers), Stacioni Kuēovė, Stacioni Usojė, (ARMO) Ballsh, Stacioni Zharrėz, Stacioni Sheqishtė. Sasia e gjithė naftės bruto 100 000 tonė duhet tė evadohet brenda 6 muajve nga dita e nėnshkrimit tė kontratės, deri nė mars 2013. Tė premten e javės qė shkoi Komisioni i Vlerėsimit tė ofertave shpalli konsorciumin Vetro Energy si mė favoriten pėr blerjen e kompanisė, e cila ofroi 850 milionė euro. Pas miratimit nga Kėshilli i Ministrave, pėr rreth 1 muaj mė pas negociohen termat e kontratės. Por ndėrkohė rezerva e naftės qė po shitet tashmė nė depot e Albpetrol ėshtė rreth 100 mijė tonė dhe vlera qė do tė arkėtohet do tė shkojė nė llogari tė shtetit shqiptar mbi 53 milionė dollarė. Ofertuesi duhet tė shėnojė nė Programin e Ēmimit, ēmimet totale tė ofertės pa TVSH. Vlera e TVSH, kur aplikohet, i shtohet ēmimit tė dhėnė dhe pėrbėn vlerėn totale tė ofertės. Ēmimet e dhėna nga Ofertuesi duhet tė jenė tė fiksuar pėrgjatė ekzekutimit tė kontratės dhe nuk duhet t’i nėnshtrohen asnjė ndryshimi nė asnjė aspekt. Oferta e paraqitur me ēmim tė ndryshueshėm dhe qė nuk ėshtė nė pėrputhje me kėtė paragraf, do tė refuzohet nga Autoriteti Kontraktor si e papranueshme, pėrcaktohet nga dokumentet e tenderit. Ofertuesit ose pėrfaqėsuesit e tyre duhet tė jenė tė pranishėm nė hapjen e ofertave. Informacioni qė komunikohet gjatė hapjes publike tė ofertave duhet t’u komunikohet tė gjithė kandidateve blerės tė pranishėm. Vlera e kėrkuar e sigurimit tė ofertės ėshtė nė vlerėn 2% tė vlerės fillestare tė ankandit. Komisioni i ankandit pasi deklaron vlerėn fillestare tė ankandit pas hapjes sė ofertave, deklaron hapin e dhėnies sė ofertave mbi vleftėn fillestare pėr pjesėmarrėsit nė ankand si dhe drejton marrjen e ofertave nga pjesėmarrėsit nė ankand. Vlefta e hapit tė zhvillimit tė ankandit do tė jetė nga 2-5% e vlerės fillestare tė ankandit dhe vendoset nga komisioni i ankandit pėrpara zhvillimit tė ankandit. Komisioni i ankandit do tė shpallė fitues pjesėmarrėsin qė ka ofruar vlerėn mė tė lartė. Shuma e sigurimit pėr ekzekutimin e kontratės do tė jetė 10% e vlerės sė kontratės pėr shitje ose rreth 5 milionė dollarė.


    Formula e llogaritjes sė ēmimit

    PS: Llogaritja e vlerės sė ankandit


    Sasia: 100 000 tonė x 7.5 = 750 000 fuēi (1 ton = 7.5 fuēi)

    Ēmimi i shitjes: Brent/1.55 = 110/1.55 = 71 USD/Fuēi

    Vlera totale: 750 000 x 71 = 53.25 milionė dollarė





    Bode zbardh nesėr skemėn si do tė pėrdoren paratė e Albpetrolit

    Ministri i Financave, Ridvan Bode, bashkė me Misionin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar do tė dalin nesėr nė konferencė pėr median ku pritet tė zbardhen disa detaje rreth ecurisė sė buxhetit tė kėtij viti dhe buxhetit tė vitit qė vjen. Misioni i FMN ka zhvilluar inspektime nė ekonominė e vendit pėr rreth tri javė, ndėrkohė qė qeveria nuk ka dhėnė njė variant tė prerė sesi do tė operohej me buxhetin, pasi ėshtė nė pritje tė rezultatit tė shitjes sė Albpetrolit. Vlerat monetare qė do tė arkėtohen pritet tė pėrdoren 50 pėr qind pėr shlyerjen e borxhit publik dhe 50 pėr qind pėr investimet publike. Kjo ėshtė formula qė tė gjitha qeveritė shqiptare kanė pėrdorur pėr fondet e pėrfituara nga shitja e ndėrmarrjeve strategjike dhe qė ėshtė propozuar tė aplikohet edhe nė rastin e Albpetrolit. Njė prej ekspertėve mė tė njohur tė ekonomisė nė vend, Selami Xhepa, thotė se qeveria duhet tė zbatojė praktikėn e mėparshme, ku gjysmėn e tė ardhurave t’i destinojė pėr uljen e nivelit tė borxhit publik, ndėrsa gjysmėn tjetėr pėr investimet. Njė prej efekteve mė tė prekshme qė do tė sillte pėrdorimi i tė ardhurave nga privatizimet do tė ishte ai qė lidhet me kompanitė qė kanė realizuar vepra publike. Sipas Xhepės, nėse do tė shlyheshin detyrimet ndaj kėtyre kompanive, atėhere pėr ekonominė e vendit do tė kishte njė efekt tė dyfishtė, duke sjellė atė qė mund tė cilėsohet si njė rinisje tė procesit tė kreditimit. Tė njėjtėn strategji pėr pėrdorimin e kėtyre parave ka pohuar edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, javėn qė shkoi. Ai nuk e ka pėrjashtuar faktin se tė ardhurat e Albpetrolit do tė shkojnė pėr investime qė mund tė pėrfshijnė edhe detyrimet e buxhetit ndaj kompanive qė kanė punuar nė veprat publike. Shoqata e Ndėrtuesve pohon nga ana e saj se kėto detyrime janė mbi 100 milionė euro. Ndėrkohė qė ka njė praktikė sesi janė pėrdorur tė ardhurat nga privatizimet deri mė tani, nuk ka njė ligj tė posaēėm qė rregullon kėtė procedurė. Ministria e Financave kanė njė projekt pėr shkurtimin e buxhetit prej 12 miliardė lekėsh, por nė ndėrkohė kanė hartuar edhe projektbuxhetin e vitit 2013, duke marrė nė konsideratė nga dy variante nė varėsi tė ecurisė sė arkėtimeve nga privatizimet.

    MAPO

  2. #132
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Shitja e Albpetrol nuk ka lidhje me zgjedhjet e 2013


    Nuk ėshtė shitur asnjė centimetėr tokė dhėnia me koncesion pėr shfrytėzim tė pasurive ėshtė interesi jetik i tė gjithė qytetarėve. Deklarat u bė nga Kryeministri Sali Berisha nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė. Pėrsa I pėrket privatizimit tė Alb[etrolit Berisha theksoi se privatizimin procesi ka 3 vjet qė ka nisur dhe nuk ka asnjė lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Dua tė theksoj edhe njėherė se disa qėndrime, tė shfaqura gjatė ditėve, disa shpifje dhe trillime nga eksponentė tė opozitės dhe mediave qė ata kontrollojnė, kanė qenė tė motivuara nga ligėsia njerėzore, keqdashja e plotė, nga cmira e pakufijshme. Dua tė informoj shqiptarėt se ky proces ka nisur 3 vjet me parė. Eshtė njė proces i gjatė, serioz, i shumėanshėm dhe nuk ka nė mėnyrė absolute asnjė lloj lidhje me zgjedhjet. Procesi ka nisur 3 vjet mė parė, po si njė privatizim madhor strategjik natyrisht ai do tė kalonte nė tė gjitha etapat dhe proceset e domosdoshme dhe kėshtu ndodhi. Ndaj nuk ka asnjė arsye tjetėr pėrveē vendosmėrisė sė kėsaj qeverie pėr tė thelluar gjithnjė e mė shumė proceset e privatizimit, si kushti mė kryesor pėr tė pėrmirėsuar dhe rritur perfomancėn ekonomike.”- u shpreh kryeministri.

    MAPO

  3. #133
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Sa pėr pagat e puntorėve, s'njoh asnjė punėtor tė Taēit qė t'i pyes, por di qė janė thjesht thashetheme si shumė tė tjera nė vendin tonė,
    Sot takova rastėsisht njė punonjės tė ARMO, ish UPTHN.
    I them me shaka: - Ama tė fort jeni, e bletė AlbPetrolin.

    - Pse unė e bleva, unė dhe tė tjerėt kemi 6 muaj pa marė rrogat - ma ktheu.

    - S'ka mundėsi - i them unė - ai bėri gjith atė blerje dhe ti mė thua s'kam mar rrogėn!!

    - Ata tė pontilit nė Vlorė tek Pusi i Mezinit kanė 7 muaj pa mar paratė, ne vetėm 6 muaj kemi - mė tha.

    Ja ky ėshtė Taēi Toēi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Station : 06-10-2012 mė 14:45

  4. #134
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Se pari, bravo qeverise per perfundimin me sukses te shitjes me nje vlere gati 3 here me te larte se ajo qe ishte vleresuar fillimisht. Edhe pse eshte shpallur fituesi, edhe pse eshte nenshkruar kontrata, duhet qe Kuvendi ta miratoje dhe te shqyrtohen te gjitha kontratat aktuale te Albpetrolit dhe koncensionet qe ajo ka dhe do te kete nga qeveria. Eshte arritje e madhe per Shqiperine privatizimi i nje prej ndermarrjeve me te medha publike te vendit. Arritja eshte per ekonomine shqiptare, pasi privatizimi i Albpetrolit do ti hapi rrugen zhvillimit me hapa te shpejta te industrise se naftes ne vend, i cili nuk do te jete me i menaxhuar nga shteti, por nga firmat private. Arritja me e madhe nga kjo shitje, pervec shumes qe do te kaloje ne buxhetin e shtetit, eshte krijimi i kushteve ne Shqiperi per nje industri te mirefillte nafte: qe nga eksplorimi, nxjerrja, rafinimi, e deri tek transporti e shitja e naftes shqiptare si ne tregun e vendit edhe ne tregun boteror. Kjo do te hapi vende te reja pune dhe do t'iu japi jete ekonomive lokale te zonave ku do te nxirret nafte.

    Aspekti tjeter pozitiv i shitjes se Albpetrolit eshte se kjo eshte nje deshmi me shume per gjithe investitoret e huaj e te vendit, te interesuar per te investuar ne Shqiperi, se qeveria shqiptare eshte e perkushtuar per te krijuar klimen e duhur ndaj biznesit dhe per te ngritur nje sistem te mirefillte kapitalist ne vend. Kjo eshte nje arritje e madhe per nje vend te vogel qe vetem 20 vjet me pare ishte vendi me i izoluar dhe me nje ekonomi te komanduar e kontrolluar nga shteti komunist. Shitja e Albpetrolit do te sjelli nje vemendje ne rritje te investitoreve te huaj per te investuar ne Shqiperi, e kjo do te garantoje rritjen ekonomike te vendit, rritjen e vendeve te punes, e rritjen e mireqenies se gjithe qytetareve shqiptare.

    Si duhet ti shpenzoje qeveria leket nga shitja e Albpetrolit?

    Une do te thosha se do te ishte gabim nese qeveria harxhon 50% te te ardhurave per te shlyer borxhin publik. Ajo duhet te shlyeje vetem nje pjese te ketij borxhi, le te themi 25%, dhe duhet te rifinancoje pjesen e mbetur te borxhit ne tregun boteror. Fakti qe ne buxhetin e shtetit do te derdhen $1.2 miliard deri ne fund te vitit, do te sherbeje si garanci per kreditoret e huaj qe te rifinancoje borxhin shqiptar. Rifinancimi i borxhit do te sjelle uljen e interesit dhe kjo do te sjelli uljen e detyrimeve mujore qe shteti ka per te shlyer kete borxh.

    Pjesa derrmuese e te ardhurave nga shitja duhet te shkoje per te shlyer detyrimet aktuale te shtetit ndaj ndertuesve ne vend ne veprat publike ne infrastrukture. Sipas artikullit me lart keto detyrime te shtetit shkojne deri ne 100 milion euro. Pagesa e ketyre detyrimeve do ti japi hov biznesit te ndertimit ne vend dhe keto te ardhura biznesi ka per ti riinvestuar ne vend. Kjo do te stimulonte ekonomine e vendit duke patur parasysh qe Shqiperia eshte ende nje vend ne ndertim e zhvillim. Shlyerja e detyrimeve ndaj ndertuesve private i hap rrugen projekteve te reja publike ne vend: ndertuesit e vendit nuk marrin persiper te ndertojne vepra publike nese shteti nuk shlyen detyrimet e prapambetura.

    Pjesa tjeter e te ardhurave duhet te investohet ne modernizimin e infrastruktures arsimore te vendit. Qeveria duhet te investoje jo vetem ne infrastrukture: rruge, ujesjellesa, por duhet te investoje edhe ne njerez: arsimimin e brezit te ri te shqiptareve. Restaurimi dhe modernizimi i ambjenteve shkollore dhe pajisja e tyre me teknologjine me te fundit, do te ishte investim me vlera te medha per brezin e ri te shqiptareve. Qeveria duhet te krijoje program te vecanta ne bashkepunim me industrite private te vendit prane universiteteve publike, ku te rinjte shqiptare te diplomohen ne ato dege per te cilat ka nevoje biznesi privat shqiptar: industria energjitike dhe ajo e turizmit jane me prioritet per ekonomine shqiptare, por shume pak studente shqiptare ndjekin keto dege.

    Dhe prioriteti i fundit duhet te jete vazhdimi i investimeve ne infrastrukturen e vendit, qe ka per qellim jo vetem lehtesimin e levizjes e transportit ne vend, por ka per qellim edhe per te mundesuar rritjen e aktivitetit ekonomik e tregtar te gjithe zonave te vendit. Nje nga problemet me te dukshme ne Shqiperi eshte zhvillimi jo i njetrajtshem ekonomik i vendit. Kjo krijon probleme te medha sociale ne shume qarqe e rrethe te vendit. Keto investime u japin nje shans gjithe shqiptareve ne cdo qark te vendit qe te integrohet ne ekonomine shqiptare. Po ashtu ato ndihmojne ne zhvillimin e metejshem te turizmit ne vend.

    Nje tjeter mundesi per te perdorur nje pjese te te ardhurave nga shitja eshte garantimi nga ana e shtetit te kredive per biznesin e vogel ne vend nga bankat private. Kreditimi ne Shqiperi vazhdon te jete ne nivele shume te uleta sidomos kur behet fjale per biznesin e vogel. Garantimi i ketyre kredive nga shteti per bankat private, deri ne nje sasi te caktuar kredie, ul riskun per bankat dhe mundeson shkrirjen e akujve te kreditimit ne vend. Stimulimi i biznesit te vogel ne vend, krahas atij te madh, eshte menyra me e mire per te hapur vende te reja pune.

    Suksesi me privatizimin e Albpetrolit duhet ti japi nje hov procesit te privatizimeve ne vend. Qeveria duhet te vazhdoje te nxjerri ne shitje te gjitha ndermarrjet e veta publike, sidomos ato qe dalin me humbje cdo vit duke i kushtuar shtetit e taksapaguesve shqiptare miliona leke. Privatizimet jane menyra me e mire per te zhvilluar ekonomine e vendit dhe per te luftuar korrupsionin ne administraten publike ne vend.

    Albo

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Citim Postuar mė parė nga POKO Lexo Postimin
    e bleu i huaji,ouuu na shiti pasurin kombetare...e bleu vendasi nje shqipo,ouuu e mori per pes lek i koruptuar...ju hengert mortja ju hengert,se juve duhet me ju kthy te koperativat e te uzinat e shtetit prap.

    propagand kuqosh,mashtro shpif bertit,se dicka do mbetet nga ajo...ne djalle vafshi!
    pse mallkon o dreq.po kur u vodhen pronat hapur ne drite te diellit......ca pret te besojme se e pati te gjithen zotesi dhe ndershmeri Z Taci.

    Keshtu lemshi( c)funksionon ketu....se ka humb besimi dhe ka pakenaqsi e sbeson njeri ne drejtesi...s'eshte faji i popullit.

    Po gjyqtarin e hodhen ne ere mo per ceshtje pronash( e marr shembull lumadhin,se s'pyeten as qe ish gjyqtar,le qe per prona po heq vet familja ime me allishverishet qe nga kryetar bashkie,gjyqtare e me tej)...ndersa ky e paska pas vaj gjithe veprimtarin e tij....e se ka penguar kush....e s'eshte zilepsur kush(dhe fliet per shifra maramendese)....s'ka shance te ndodh, pa jo se s'duam te eci lart e me lart zoteria ne fjale apo ta kete cdo gje me mund e djerse.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  6. #136
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ore e kuptoni,qe Thaēi o Saliu, ne kete rast,bleu gjithe naften e tokes e nentokes qe ka Shqiperia !
    Ai vend duhet ripopulluar.
    Budallenj si puna juaj mua nuk me kane zene syte. Thaci eshte nje prej 3-4 aksionereve ne firmen e krijuar per te blere Albpetrol. Ai zoteron 51% te aksioneve, qe do te thote, qe Thaci do te paguaje 51% te shumes per Albpetrolin, qe do te arketohet ne buxhetin e shtetit shqiptar. I bie qe te paguaje $600+ milion dollare.

    Firma private qe e blen Albpetrolin nuk blen gjithe naften e nentokes shqiptare, por blen te drejtat e eksplorimit dhe nxjerrjes se naftes vetem ne kontratat qe Albpetrol gezon aktualisht nga shteti. Nese deshiron te eksploroje apo nxjerre nafte ne zona te reja te vendit, i duhet te nenshkruaje kontrata me shtetin shqiptar perseri.

    Dhe firma fituese po ben nje pagese te madhe sot, me shpresen se ajo do te mund te rikuperoje investimin e bere prej $1.2 miliard dhe te nxjerre fitimin e saj. Per te rikuperuar kete fitim firmes i duhet qe te investoje akoma me shume ne industrine e naftes ne vend mbi shumen fillestare te pageses, dhe do ti duhen disa vite qe te rikuperoje investimin fillestar. Mund ti duhen 5 apo 10 vjet, me shpresen se cmimi i naftes do te vazhdoje te jete i larte ne tregun boteror. Nese cmimi i naftes bie ne tregun boteror, firma private mund te dali edhe me humbje, ose mund ti duhet akoma me shume kohe per te rikuperuar investimin fillestar e per te nxjerre nje fitim.

    Shteti shqiptar do te taksoje cdo liter benzine apo nafte qe Albpetroli privat do te shesi ne Shqiperi apo do te eksportoje jashte, ashtu si firma do ti paguaje taksat e veta shtetit qendror e atij lokal (bashkive e komunave te vendit) per aktivitetin e saj privat.

    Kjo eshte ekonomia e tregut. Je i zoti te marresh persiper te privatizosh e investosh, duke marre risqe te tilla? Askush nuk te pengonte ty e cdo firme te vendit apo te huaj qe te konkuroje ne tender. Ashtu sic cdo firme private ka te drejte qe te fitoje per aq kohe sa respekton ligjet e vendit ku zhvillon aktivitetin e saj.

    Rezart Taci do te marri nje kredi $600 milion per te bere pagesen shtetit shqiptar, qe i bie $300/fryme per ata 2 milion frymoret qe jetojne ne Shqiperi sipas censusit te mbajtur.

    Albo

  7. #137
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Koncesion per sa vite?

  8. #138
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin
    Sepse eshte kompani "ghost". Ne singapor ka shume ligje te mira per tax shelter. krijo nje biznes ghost edhe paguan shume shume pak takse ste can koken kush. Edhe ky biznesmeni i madh qe e ndihmoj tacin gjoja ne fillim, ka ardhe me shuma marramendese nga shqiperia nuk e beri vertet biznesin ketu ne amerike jo. Se kush fshihet mbas tacit une nuk e di, por qe te besoj qe ky u be milarder brenda nates eshte kulmi. Kesaj i thone te pranojme me zore qe 2+2 = 10 lol. Sa bias qe jane disa edhe vazhdojne te kembngulin qe taci ka aktivitet te ndershem ahahaah edhe damn exon, sunoco, shell, bp etc. e di nje bote e gjithe qe harxhojne me miliona dollare per lobistet qe mos ti caj koken EPA etc. te bejne drilling ku duan imagjino taci cfare forca fshihen mbas tij per nje aktivitet te tille te qendroj ne biznes ne nje shtet te korruptuar si shqiperia lol. nejse secili shpreh opinionin e vet por te pakten te japin fakte kur mundohen te mbrojne drejtesin sepse e drejta/e verteta ka vetem nje version nuk eshte opinion qe shpreh cdo kush!

    Pastaj si mund te thone qe jo ky ska vjedhur miliarda ne kurrizin e popullit shqiptare kur dihet qarte qe vlera ne market e Albpetrol eshte shume shume here me e madhe se shuma e cila kompania u shit. Mjere shqiperia kush e drejton!
    Jo qe nuk mund te jene te verteta keto qe thua, sepse nje kompanie qe nuk i gjendet emri askund, vetem ne ate drejtim te dergon, pra ne te qenurit 'kompani fantazme'. Por, Taci paska bere kerkese per kredi 600 milion dollareshe. Nga kush e ka kerkuar kete kredi dhe a do ti aprovohet nje kredi e tille ne kete kohe recesionesh?!
    Nejse, po e perfundoj me pyetjet se me sillen me dhjetera neper koke...


    Pergjithesisht mendoj se eshte mire qe Albpetrol po blehet nga nje shqiptar dhe partneret e tij amerikan. 850 milion euro ne arke te shtetit dhe planet per investimin e 220 milion eurove te tjera ne pese vitet e ardhshme jane shpresedhenese per ekonomine e Shqiperise.

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2003
    Postime
    33
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Shteti shqiptar do te taksoje cdo liter benzine apo nafte qe Albpetroli privat do te shesi ne Shqiperi apo do te eksportoje jashte, ashtu si firma do ti paguaje taksat e veta shtetit qendror e atij lokal (bashkive e komunave te vendit) per aktivitetin e saj privat.

    Albo
    jam dakorduar me pothuajse cdo mendim tendin per kete teme..... Por kete paragraf me siper duhet ta kishe kursyer.
    Mjafton qe te kujtosh qe per te u konfrontuan dy institucione pak vite me pare. Policia Tatimore vs Policia e Shtetit

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Koncesion per sa vite?
    Me siguri per 25 vite...


    Lidhur me temen:
    Une ende nuk jam plotesisht i bindur se firma fituese do ta paguaj ate shume te hollash dhe do te investoje shumen e premtuar.
    Le ta shohim se cfare do te ndodhe...

Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bashkim Kopliku: Votoni per te keqen me te vogel, votoni per PS
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 23-02-2013, 14:33
  2. Berisha: Nga 1 maji, dyfishim rrogave e pensioneve
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 12:21
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 16:41
  4. Mėnyra e re e pagesės sė punonjėsve buxhetorė krijon probleme!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 21:51
  5. Zv. kryeministri Dokle me dosje ne Sherbimin Informativ Shqiptar
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2004, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •