na duall betina e big bradherit.. pronare e albpetrolit mo shokėni..
uė..
-------------
I dashuri i Bertinės, blen Albpetrol-in?!
TIRANE-Fillimisht portreti i tij u publikua nė media, si portreti i tė dashurit tė ri tė Bertinės, vajzės simpatike tė BB3, lidhje kjo e cila nuk dihet nė funksionon ende, por qė deri para dy muajsh ka funksionuar shumė mirė.
Mė vonė, me publikimin e kėtyre fotove u zbulua se djaloshi simpatik ishte Esad Pushkar, kėshilltari i zv/kryeministrit tė Kosovės, Behxhet Pacollit, shrkuan sot suplementi i Gazeta Shqiptare, Bluetooth.
Po dje, emri i Pushkarit u lakua nė disa media si personi qė pėrfaqėsoi firmėn amerikane qe bleu Albpetrol-in me shumėn marramendėse pėr 850 milionė euro.
Vetro Silk Roud Equity e Puskar
Vetėm pak orė pas dorėzimit tė ofertave, nisėn edhe zėrat qė e quanin surprizė ofertėn e bėrė nga konsorciumi pak i njohur, i pėrbėrė nga Vetro dhe Silk Road Equity. Mėsohet se Silk Road ėshtė njė fond amerikan investimesh nga Ēikago, ndėrsa Vetro, njė kompani me qendėr nė Singapor, pėr tė cilėn ekzistojnė shumė tė dhėna. Ndėrsa u nėnvizua se asnjė prej subjekteve qė pėrbėjnė konsorciumin nuk plotėson kriterin pėr pėrvojė mė shumė se 5-vjeēare nė fushėn e hidrokarbureve, kritikėt u pėrqendruan te personi qė pėrfaqėsonte Vetro Silk Roud Equity nė tenderin e djeshėm. Nė tender konsorciumi pėrfaqėsohej zyrtarisht nga Essad Pushkar, njė boshnjako-amerikan i njohur deri tani jashtė Shqipėrisė, veēanėrisht nė Kosovė. Deputeti socialist Erjon Braēe, e pėrkufizonte dje Pushkarin nė rrjetin social "Facebook", si person kontrovers e me profile tė shumta publike dhe si njeriun nė qendėr tė skandalit qė shoqėroi zgjedhjen e Behxhet Pacollit president nė Kuvendin e Kosovės, mė 22 shkurt tė vitit tė kaluar. Braēe nėnvizonte, se ishte pikėrisht Pushkar pritėsi i sms-ve tė famshme mes Behxhet Pacollit dhe ish- Ambasadorit Dell nė ēastet e zgjedhjeve tė Kosovės. "Ky nuk ėshtė privatizim, ėshtė mė shumė se kaq. Ky mund tė jetė njė superskandal", - vėrente nė "Facebook", Erjon Braēe. (shkeputur nga Gazeta Shqiptare)
(d.b/BalkanWeb)
-------------
??
Krijoni Kontakt