Close
Faqja 16 prej 21 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 210
  1. #151
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    A eshte e vertete qe taci e bleu kete albpetrolin apo jane thjeshte thashetheme?

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    A eshte e vertete qe taci e bleu kete albpetrolin apo jane thjeshte thashetheme?
    Ka 51% te aksioneve.

  3. #153
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Privatizimi i Albpetrolit

    Albpetroli, firma e vetme shtetėrore qė shfrytėzon fushat e naftės nė Shqipėri, ėshtė njė nga pasuritė mė tė mėdha publike qė po privatizohet. Firma fituese e tenderimit, koncorsiumi Vetro Energy, ka ofruar 850 milionė Euro pėr blerjen e Albpetrolit. Kjo firmė duhet tė depozitojė tani nė formė tė paakthyeshme, 20 pėr qind tė vleftės pėr tė filluar negociatat me qeverinė shqiptare. Nė kėtė proces qeveria shqiptare ka marrė si kėshilltar ligjor firmėn amerikane Patton Boggs. Kolegu Arben Xhixho bisedoi me avokatin David Farber, lidhur me procesin e privatizimit tė Albpetrolit.

    VOA: Zoti Farber faleminderit pėr kėtė intervistė. Albpetroli ėshtė njė nga pasuritė mė tė rėndėsishme qė Shqipėria po privatizon, tė paktėn nga vlera monetare. A mund tė na sqaroni fillimisht rolin qė luajti firma juaj nė kėtė proces?

    D. Farber: Patton Boggs, sė bashku me partnerėt tanė nė Tiranė, studion e njohur ligjore Zaka-Kosta, shėrbyen si kėshilltarė tė ministrisė sė Energjitikės pėr privatizimin e Albpetrolit. Ky angazhim filloi para disa vitesh, na u desh kohė e gjatė tė vijmė deri kėtu, por sot jam i kėnaqur qė jemi nė kėtė fazė tė projektit. Pra ne kemi shėrbyer si kėshilltarė sė bashku me partnerin tonė lokal Zaka-Kosta.

    VOA: A ishte firma juaj ajo qė bėri vlerėsimin e gjithė ofertave, duke i klasifikuar ato? Dhe si e bėtė ju renditjen?

    D. Farber: Patton Boggs nė partneritet me firmėn Zaka-Kosta bėn vlerėsimin e ofertave. Siē e dini periudha e paraqitjes sė ofertave u hap mė 6 ose7 shtator dhe ne menjėherė filluam vlerėsimin e tyre. Ofertat, me njė pėrjashtim tė vetėm, kishin paraqitur dokumente tė shumta, kishim materiale tė bollshme financiare pėr tė vlerėsuar. Firmat e interesuara paraqitėn planin e biznesit 5 vjeēar, ne bėmė vlerėsimin e tyre, i vlerėsuam ofertat pėr nga kriteret teknike, nė se i plotėsonin ato apo jo, dhe pastaj vlerėsuam ēdo ofertė nė tėrėsi. Patėm 6 oferta, bėmė vlerėsimin pėr secilėn prej tyre. Kriteret si pjesė e procesit tė tenderimit, ishin bėrė tė njohura qė nė fillim, qė kur u shpall privatizimi. Qė atėhere u pėrcaktua se si do tė bėhej vlerėsimi dhe klasifikimi i ēdo elementi tė procesit tė privatizimit. Bazuar nė kėtė proces, vlerėsuam ēdo ofertė dhe raportin pėrfundimtar ia dėrguam ministrisė shqiptare me rekomandimin tonė.

    VOA: Dy ndėr elementėt kryesorė vlerėsues ishin kriteret teknike, pra pėrvoja e firmave nė shfrytėzimin e fushave tė naftės dhe kriteret monetare, pra sa para do tė ofronin ato.

    D. Farber: Po ashtu ėshtė.

    VOA: Le tė ndalemi tek secila prej tyre. Me atė qė dini ju, kur u krijua firma YPO dhe ēfarė pėrvoje teknike sjell ajo, qė e kualifikon mbi tė tjerat?

    D. Farber: Po keni tė drejtė. Kriteret u ndanė nė dy kategori kryesore, nė atė financiare, qė ishte thjesht shuma qė do tė ofronin. Kriteri financiar do merte njė vlerėsim deri nė 75 pikė ....

    VOA: Do tė ndalemi tek ana financiare mė vonė, por le tė flasim pėr aspektet teknike nė fillim.

    D. Farber: Pėr anėn teknike, pyetja juaj ishte pėrse u zgjodh YPO. Ne nuk vlerėsuam firmėn YPO mė vete. Firma YPO ėshtė pjesė e njė koncorsiumi, ku bėjnė pjesė Silk Road Equity, dhe dy partnerėt e tjerė, Huddleston Energy dhe Home Creek Energy. Ne e vlerėsuam koncorsiumin nė tėrėsi dhe bazuar nė kualifikimet e koncorsiumit ishim nė gjendje tė vlerėsonim pėrvojėn, aftėsitė teknike, si dhe aftėsinė pėr tė realizuar planin 5 vjeēar tė biznesit. Nė rastin e firmės Vetro, ajo qė ishte e veēantė pėr tė, ėshtė se oferta e tyre mbėshtetej edhe nga njė bankė investuese ndėrkombėtare BNP Paribas, me pėrvojė tė gjatė nė sektorin e energjitikės.

    VOA: Cili ėshtė roli i kėsaj banke? A e kėshillon ajo firmėn YPO?

    D. Farber: Nuk e di nė se ajo kėshillon firmėn YPO ose jo, por ajo kėshillon koncorsiumin Vetro, pra kėtu kemi njė kombinim tė dy elementėve kryesorė tė koncorsiumit, SiklkRoad YPO dhe Huddleston e Home Creek nga njera anė dhe bankėn investuese qė ėshtė kėshilltare e tyre, nga ana tjetėr, qė ne na u paraqit si pjesė e ofertės. Ne analizuam kėtė pėrvojė dhe i kėrkuam, jo vetėm Vetro-s, por tė gjitha firmave, qė paraqitėn oferta, tė na japin hollėsi tė shumta nga pėrvojat e sė kaluarės, nė shfrytėzuimin e naftės dhe gazit si dhe nė tregėtimin e tyre. Tė gjitha firmat e interesuara, jo vetėm Vetro, na paraqitėn projekte konkrete qė kanė kryer, fusha nafte qė kanė shfrytėzuar. E morrėm kėtė informacion nga tė gjitha firmat. Pastaj bėmė punėn tonė pėr tė kontrolluar me sa mundėm informacionin. Verifikuam njė pjesė tė mirė tė tij, dhe kjo na ēoi nė klasifikimin e firmave nga ana teknike. Dua tė theksoj se vlerėsimi teknik, nuk kishte tė bėnte thjesht me aftėsinė pėr tė drejtuar njė biznes tė caktuar, apo pėr planin 5 vjeēar tė biznesit, por edhe pėr ēėshtje tė tjera, si pėr shembull pėr ato mjedisore, shėndetėsore tė sigurimit teknik, tė punėsimit e tė tjera.

    VOA: Edhe njė pyetje e fundit pėr aspektet teknike. A ėshtė e saktė tė thuhet se dy firmat, Huddleston Energy dhe Home Creek Energy, janė dy firmat kryesore tė konsorciumit pėr shfrytėzimin e fushave tė naftės nė Shqipėri?

    D. Farber: Po ato janė qendra e ekspertizės teknike. Tė dyja ato kanė pėrvojė tė gjatė dhe secila prej tyre kėshillon konsorciumin Vetro...

    VOA: Cili ėshtė roli i firmės Silk Road Equity?

    D. Farber: Ajo ėshtė partnere me firmėn YPO dhe sė bashku janė pronare tė koncorsiumit Vetro.

    VOA: Silk Road nuk ėshtė e specializuar nė energjitikė, a do tė jetė roli i saj mė shumė nė aspektet financiare tė koncorsiumit?

    D. Farber: Nuk mė kujtohen hollėsitė e pėrvojės sė tyre nė sektorin energjitik, pėr momentin nuk mė kujtohen, por pa dyshim ata do tė ofrojnė njė pjesė tė mbėshtetjes financiare.

    VOA: Ju thatė se aspektet financiare morėn deri nė 75 pikė. ..... njė ndėr kriteret kryesore ishte pėrzgjedhja e atij qė paguante mė shumė. Dhe oferta mė e lartė ishte rreth 1,1 miliard dollarė ose 850 milion euro. Dhe ata duhet t’ia paguajnė kėtė nė cash qeverisė shqiptare nė mbarim tė negociatave. A i kanė ata kėto para?

    D. Farber: Ēdo gjė qė kemi parė deri tani na jep tė kuptojmė se ky nuk do tė jetė problem. Por ēėshtja kėtu ėshtė se si kanė ndėrmend ata ta financojnė kėtė marrėveshje, pra nėse i kanė paratė nė dorė, apo do t’i marrin hua. Kjo varet krejtėsisht prej tyre.

    VOA: Nga ajo qė dini ju, a i kanė ata paratė nė banka dhe do t’ia transferojnė qeverisė shqiptare?

    D. Farber: Nuk mund tė hyj nė hollėsi pėr mundėsitė financiare. Unė e kam studiuar gjendjen e tyre financiare por nuk dua tė hyj aty.

    VOA: Apo do t’i sigurojnė me hua? Sepse kėtu ka dy zgjidhje, ose i kanė paratė, ose do t’i sigurojnė diku? Pra nga do tė vijnė 850 milion eurot?

    D. Farber: Si konsulent i ministrisė, nuk dua tė shpreh hamendje se ēfarė synimesh ka konsorciumi. Nuk e di, sepse ėshtė punė e tyre se si do tė vendosin, se si do ta financojnė marrėveshjen. Pra, nėse do t’i marrin paratė borxh, do t’i gjejnė paratė nė ndonjė mėnyrė tjetėr, apo do t’i marrin nga llogaria e tyre bankare. Kjo do tė varet nga konsorciumi dhe nuk ėshtė ēėshtje e ministrisė.

    VOA: Por ju si konsulent i ministrisė duhet tė jeni nė gjendje tė thoni se ata janė tė aftė t’i gjejnė paratė, bazuar nė atė qė ju keni parė, apo jo?

    D. Farber: Mos harroni se procesi funksionon kėshtu: pėr t’u kualifikuar pėr tė bėrė njė ofertė, jo vetėm pėr Vetron por edhe pėr tė tjerėt, duhet tė depozitosh njė garanci nė formė parash. Qėllimi i kėtyre parave ėshtė pikėrisht ky, qė tė mund tė kemi firma serioze nė tryezė, pra jo firma qė thjesht thonė se janė nė gjendje tė paguajnė e qė nė fakt nuk janė. Me shpalljen e konsorciumit si fitues, qė u bė javėn e kaluar, kėrkesa pėr kėtė garanci dyfishohet dhe bėhet 20 pėrqind. Kėtu flitet pėr shumė para...

    VOA: Pra, rreth 200 milion dollarė, qė duhet tė depozitohen nė njė bankė.

    D. Farber: Fjala tani ėshtė 170 milion euro, pra 20 pėrqind, qė do tė ofrohen nga njė bankė si garanci e pakthyeshme, qė ne mund t’i kėrkojmė nė ēdo kohė pėr tė mbėshtetur realizimin e procesit. Ne besojmė se kjo do tė ndodhė shpejt, pėrndryshe procesi nuk do tė shkojė pėrpara. Mė lejoni tė shtojė se kėtu flitet pėr njė sasi shumė tė madhe parash qė dikush i depoziton si garanci e pakthyeshme dhe kėshtu duhet tė funksionojė procesi.

    VOA: A ėshtė kjo e njėjta bankė ku ėshtė depozituar edhe 10 pėrqindėshi i parė, The American Charter Bank?

    D. Farber: Ne parashikojmė qė garancia prej 20 pėrqind do tė jetė nga njė bankė tjetėr.

    VOA: Pra, nėse negociatat nuk realizohen, konsorciumi humbet 170 milion euro. Por si mund t’i humbasė ai kur nuk i ka kėto para?

    D. Farber: Kėtu ėshtė edhe i gjithė qėllimi qė banka vendos njė garanci tė pakthyeshme. Pjesė e procesit ėshtė garantimi qė hollėsitė e ofertave tė mbahen konfidenciale dhe ne e respektojmė kėtė. Ajo qė ne dimė ėshtė se kjo duhet tė jetė njė garanci e parevokueshme nga njė bankė e madhe dhe kėtė presim.

    VOA: Sa pritet tė zgjasin negociatat?

    D. Farber: Ne ende nuk i kemi datat e sakta por sigurisht ne dėshirojmė qė ato tė fillojnė menjėherė. Varet se kur do ta njoftojė kėtė konsorciumi dhe me ta njoftuar negociatat do tė fillojnė.

    Intervistoi: Arben Xhixho

    Zeri i Amerikes

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2003
    Postime
    33
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nje nga efektet pozitive te privatizimeve te ndermarrjeve publike, eshte edhe efekti i ndikimit ne rritje te biznesit te madh, te mesem e te vogel ne Shqiperi mbi klasen politike. Jo me larg se 6 vjet me pare, qeveria shqiptare mund te kalonte ligje ne Kuvend duke anashkaluar cdo ankimim te dhomave te biznesit. Ajo qe po ndodh ne Shqiperi se me rritjen e numrit te privatizimeve te ndermarrjeve publike, me rritjen e numrit te investitoreve te huaj ne vend, ndikimi publik, mediatik, politik i biznesit ne vend eshte ne rritje. Dhe kjo eshte gje shume pozitive per Shqiperine pasi politikanet dhe pushtetaret nuk mund te nderrmarin dot kollaj politika ne dem te interesave te biznesit dhe ekonomise shqiptare sic kane bere ne te shkuaren. Do t'iu duhet qe te dialogojne e bejne kompromise me biznesin vendas.

    Dhe kjo ka per te detyruar qeverine qe te jete me e ndeshme ndaj nevojave e shqetesimeve te biznesit ne vend. Po te kesh vene re, nuk eshte me vetem PD dhe Berisha qe mban takime me biznesin e vendit ne vend, por eshte edhe opozita socialiste. Kjo eshte nje arritje ne vetvete, pasi edhe socialistet kane arritur tashme te kuptojne qe nuk mund te vijne me dot ne pushtet me premtime e politika qe prekin interesat e biznesit te vogel, te mesem e te madh ne vend. Kjo ka per te bere qe ngercet administrative te se shkuares te zgjidhen nga shteti ne nje kohe rekord.

    Albo

    Ajo qe ka qene e pergjegjshme eshte qeveria e para 6 vjetve, e cila asnjehere nuk duhet ngaterruar me qeverine e sotme. Qeveria e sotme nuk e ve me ujin ne zjarr per efektet e ligjeve qe miraton ndaj biznesit. Do te te jap dy shembuj. Mospagesa e debive qe qeveria ka ndaj kompanive, si per kryerje investimesh (pune publike) ashtu edhe ne kuader te detyrimeve tatimore (TVSH e rimbursueshme etj). Vetem borxhet qe ka per kthimin e TVSH ndaj KURUM (e cila puneson mbi 2000 punonjes) shkojne mbi 30 mil Euro. Tjeter shiko ndryshimin e ligjit te energjise ku kompani si KURUM, ACR.... qe jane firmat me te medha prodhuese, u detyruan nepermjet ligjit te ri te hyre ne fuqi ne Jan 12, qe te kalonin nga statusi i klientve tarifor ne statusin e klientve te kualifikuar duke ju rritur kostot me minimumi 30%, pa mare parasysh asnje efekt. Per te mos folur per detyrimin e qeverise te akumuluar nder vite ndaj CEZ, i cili i detyrohet KESH-it, KESHi i detyrohet prodhuesve te vegjel dhe prodhuesit rrisin NPL te bankat pasi jane kthyer ne mospagues te kesteve te kredise.

    Eshte e vertet qe si Qeveria dhe PS i ftojne bizneset ne workshope te tyre, por ajo qe bejne aty eshte nje teater. Aty kryhet prezantimi i arritjeve / sharjeve te njeri-tjetrit (PD vs PS) dhe asgje me shume, asnje strategji, asnje konkrete, just ASGJE.

    Shoqata me e fuqishme e bisnezeve eshte dhoma Amerikane e Tregetise ne Tirane. Kjo shoqate ankohet vazhdimisht per zbatueshmerine e taksave dhe te gjobave te vendosura nga tatimet. Drejtori i tatim taksave pati frike te shkonte ne workshopin e pervitshem te kesaj dhome pasi e dinte qe te gjitha perfaqsuesit e bisnezit ne kete shoqate do ta shqyenin me kritika per masakren qe ka bere me gjoba dhe arbitraritetin e tij. http://www.amcham.com.al/calendar/Business_Forum-en.php

  5. #155
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Zbardhet dosja “Albpetrol”, cilėt janė amerikanėt qė do tė paguajnė paratė

    Analiza e cila ēoi nė shpalljen fitues tė konsorciumit “Vetro Energy” nė tenderin e shitjes sė “Albpetrol”-it ėshtė zbardhur dje e plotė nė Fletoren Zyrtare. Nė kėtė dokument mėsohet se krahu financiar nė konsorcium janė amerikanėt e “SilkRoad Equity”, tė cilėt kanė paguar edhe garancinė e ofertės rreth 85 milionė euro. Nė raport jepet njė panoramė e gjerė e aksionerėve, kushteve qė ata plotėsojnė, ofertės financiare si dhe tė planit tė biznesit tė parashikuar pėr “Albpetrol”. “Sipas raportit tė auditimit tė shoqėrisė Jespersen tė datės 31 dhjetor 2011, pėr investitorin financiar tė lonsorciumit, shoqėrinė SilkRoad, kapitali tėrėsisht i paguar ėshtė 178 386 753 USD (€140 milionė). Ky tregues e plotėson dhe e tejkalon kriterin e kėrkuar tė kapitalit tė paguar prej 80 milionė eurosh”, thuhet nė analizėn qė Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave ka pėrgatitur pėr shpalljen e fituesit, i cili thekson se krahu financiar qė do tė bėjė pagesėn janė amerikanėt e “Silk Road”. Konsorciumi nėpėrmjet YPO Oil & Energy PTE. Ltd./Home Creek Energy LLC, ka paraqitur njė pėrshkrim tė eksperiencės mbi pesė vjet nė njė shumėllojshmėri projektesh nė fushat e kėrkimit, zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit tė naftės e tė gazit. Pėr mė tepėr shoqėria “SilkRoad Equity LLC”, e cila zotėron grupin Huddleston, ka eksperiencė tė zgjeruar nė tė njėjtat fusha. Konsorciumi ka eksperiencė nė fushat e kėrkimit, zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit tė naftės e gazit. Home Creek Energy LLC, e cila zotėrohet 100% nga YPO Oil & Energy PTE. Ltd., ka zhvilluar dhe menaxhuar mbi 100 puse nė “Pellgun Permian” pėrgjatė katėr shteteve. Gjithashtu ka kryer operacione riparimi, duke rivėnė nė punė njė numėr pusesh nė fushėn e Hendrick Ranch nė Haskell County, Texas, tė cilat mė pas u shitėn. Nė vitin 2007 shoqėria shpoi njė numėr pusesh nė Luizianė, USA, tė cilat si pasojė e operacioneve tė suksesshme gjithashtu u shitėn. Nė mėnyrė tė ngjashme, nė vitin 2008 shoqėria mori nė zotėrim njė seri prej 8 pusesh nė Teksas, tė cilat i rivendosi nė punė dhe qė janė ende duke u punuar prej saj. Mė sė fundmi, pėrkatėsisht nė prill tė vitit 2012, shoqėria mori nė zotėrim operimin e njė numri pusesh nė St. Helena Parish, Luiziana, tė cilat janė duke u punuar prej saj dhe aktualisht janė nė fazėn e operacioneve tė pėrmirėsimit. Home Creek Energy LLC, e cila duke qenė e zotėruar 100% nga YPO Oil & Energy PTE. Ltd., ėshtė pjesė e kėtij konsorciumi nėpėrmjet letrės sė dėrguar prej saj nė datėn 21 shtator 2012, ka konfirmuar edhe njėherė se Home Creek Energy LLC ėshtė tėrėsisht e angazhuar nė zbatimin e planit tė biznesit tė paraqitur nė lidhje me ofertėn, nė zbatimin e tė gjithė procesit tė privatizimit, ashtu si dhe nė zbatimin e operacioneve tė “Albpetrol”-it nė vijim tė kėtij procesi. Pėr mė tepėr, kandidati na informoi se z. Huddleston i shoqėrive Huddleston dhe z. Maye i Home Creek do tė jenė secili personalisht tė pėrfshirė nė operacionet strategjike dhe nė menaxhimin e “Albpetrol”-it, nė rast se konsorciumi “Vetro” do tė jetė fituesi i tenderit. Vetro Energy nėpėrmjet entiteteve tė tij Huddleston & Company dhe Home Creek, ka eksperiencė tė zgjeruar nė fushat e zhvillimit tė naftės, marketingut, vlerėsimit tė rezervave dhe eksplorimit, transportimit tė gazit, konsulencės, rregullimit tė partneriteteve dhe rinovimit tė puseve. Kandidati ka zhvilluar aktivitetin e tij nė: Shtetet e Bashkuara, Brazil, Kanada, Tailandė dhe Venezuelė. Ka si klientė 13 shoqėri madhore tė pavarura nafte dhe gazi, duke pėrfshirė Chevron Texaco Corp., shoqėrinė ConocoPhillips, shoqėrinė ExonMobil Exploration, shoqėrinė BP Amoco dhe Marathon Oil. Klientėt e tjerė konsistojnė nė mė shumė se 200 shoqėri tė tjera tė pavarura nafte dhe gazi, shoqėri depozitimi dhe transmetimit tė gazit, institucione edukative dhe agjenci qeveritare.

    Dosja “Vetro Energy”

    Vetro Energy PTE. Ltd.: Certifikatė e lėshuar nga Autoriteti Rregullator i Shoqėrive dhe i Kontabilitetit tė Singaporit, numėr regjistrimi 200704225Ė, duke identifikuar “Vetro Energy PTE. Ltd.”, tė themeluar nė 14 mars 2007, si njė shoqėri me status aktiv dhe nė gjendje tė mirė. Shoqėria ka paraqitur gjithashtu njė certifikatė tė gjendjes sė mirė, tė lėshuar nga Autoriteti Rregullator i Shoqėrive dhe i Kontabilitetit i Singaporit, i datės 15 gusht 2012, certifikatė nr. ACR0000004220794A, nėnshkruar nga z. Tan Yong Tat, asistent regjistrues i shoqėrive dhe bizneseve, qė provon se shoqėria ka statusin “aktiv” dhe nė gjendje tė mirė e nuk ėshtė nė likuidim.

    Dosja “SilkRoad Equity”

    SilkRoad Equity LLC: Certifikatė riparaqitjeje e datės 30 gusht 2012 nga Sekretari i Shtetit tė Delėare, USA, duke pėrfshirė njė certifikatė riparaqitjeje formimi tė datės 30 gusht 2012, tė nėnshkruar nga Mattheė Roszak, nė cilėsinė e anėtarit dhe personit tė autorizuar, duke shpjeguar se shoqėria u krijua fillimisht nė datėn 20 maj 2003. Shoqėria gjithashtu ka paraqitur njė certifikatė tė gjendjes sė mirė tė datės 15 gusht 2012, nga Sekretari i Shtetit tė Delėare, USA, z. Jeffrey Bullock, duke dėshmuar se shoqėria ėshtė nė gjendje tė mirė dhe se tė gjitha taksat vjetore janė paguar. 7629

    Dosja “YPO Oil & Energy PTE”

    YPO Oil & Energy PTE. Ltd.: Certifikatė e lėshuar nga Autoriteti Rregullator i Shoqėrive dhe i Kontabilitetit tė Singaporit, numėr regjistrimi 200817042M, qė identifikon YPO Oil & Energy PTE. Ltd., tė themeluar mė 28 gusht 2008 si njė shoqėri me status aktiv nė gjendje tė mirė. Shoqėria ka paraqitur gjithashtu njė certifikatė tė gjendjes sė mirė, tė lėshuar nga Autoriteti Rregullator i Shoqėrive dhe i Kontabilitetit tė Singaporit, tė datės 15 gusht 2012, certifikatė nr. ACR0000004220794A, nėnshkruar nga z. Tan Yong Tat, asistent regjistrues i shoqėrive dhe bizneseve, qė provon se shoqėria ka statusin “aktiv” dhe nė gjendje tė mirė e nuk ėshtė nė likuidim.

    Dosja “Huddleston Energy Advisors”

    Huddleston Energy Advisors, LLC: Certifikatė riparaqitjeje dhe ndryshimi e datės 30 gusht 2012, paraqitur nga Sekretari i Shtetit tė Delėare, USA, qė dėshmon se shoqėria ėshtė themeluar mė 9 korrik 2012 dhe se ortakėt e shoqėrisė janė SilkRoad Equity dhe Huddleston & Co., tė zotėruara dhe tė drejtuara nga z. Peter Huddleston.

    Dosja “Home Creek Energy LLC”

    Home Creek Energy LLC: Certifikatė formimi e datės 29 dhjetor 2006, tė paraqitur nga Sekretari i Shtetit Delėare, USA, nėnshkruar nga z. Anthony Maye. Shoqėria paraqiti njė letėr tė nėnshkruar nga z. Maye, ku deklarohej se ortaku i vetėm i shoqėrisė ėshtė YPO Oil. Pėr mė tepėr shoqėria paraqiti njė aplikim pėr regjistrim tė emrit tė shoqėrisė nga Sekretari i Shtetit, Teksas, USA, tė datės 28 gusht 2012 dhe njė letėr ku deklaron se shoqėria angazhohet tė zbatojė biznesplanin e “Vetro”-s

    Plani i biznesit, investimet 174.3 milionė euro nė pesė vitet e para

    Vetro Energy ka deklaruar se vizioni ėshtė pozicionimi i “Albpetrol”-it si lojtar kyē i tregut nė Shqipėri, por edhe vendosjen e “Albpetrol”-it nė zemėr tė planeve tė kandidatit pėr tė krijuar njė platformė moderne dhe efektive rajonale. Sipas Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, kandidati propozon shumėn prej 174.3 milionė eurosh nė pesė vitet e para pas blerjes. Aty pėrfshihen 394 000 euro pėr aktivitete inxhinierike teknike e financiare dhe tė njėjtėn shumė pėr studimet e mjedisit, tė dyja tė realizueshme brenda vitit tė parė. 115.5 milionė euro janė parashikuar pėr riaktivizimin e puseve pėrgjatė njė periudhe pesėvjeēare. Rehabilitimi i njėsive tė dekantimit, sistemeve tė ndarjes sė ujit, tubacioneve dhe depozitave ka njė buxhet prej 37.4 milionė eurosh, pėr t’u pėrfunduar brenda 2 viteve, pėrveē rehabilitimit tė tubacioneve qė do tė realizohet nė 3 vjet. 9.4 milionė euro janė vendosur tė pėrdoren pėr ndėrtimin e 8 puseve tė reja dhe 2.4 milionė euro do tė pėrdoren pėr projekte kapitale nė lidhje me mjedisin. Kandidati ka pėr qėllim: sė pari tė vazhdojė kryerjen e operacioneve nė fushat ku “Albpetrol”-i kryen aktivitet; sė dyti tė menaxhojė dhe tė zbatojė nė mėnyrė mė efikase marrėveshjet hidrokarbure. Sė treti, tė eksplorojė dhe tė zhvillojė blloqet e reja tė naftės qė i janė dhėnė rishtazi “Albpetrol”-it pėr rritjen e prodhimit dhe sė katėrti, tė eksplorojė mundėsitė e lidhura me licencėn e gazit natyror dhe me licencėn e shpėrndarjes sė energjisė elektrike. Pėrbėrėsit e planit tė biznesit janė riaktivizimi i 1048 puseve nė fushat Kuēovė, Ballsh-Hekal, Patos-Marinza dhe Amonica, si dhe rinovimi i infrastrukturės sė puseve, njėsive tė dekantimit dhe tubacioneve; zhvillimi i njė seti tė ri procedurash administrative dhe operative tė fokusuara nė ēėshtjet mjedisore, shėndetin dhe sigurinė. Gjithashtu, nė plan ėshtė edhe kryerja e studimeve teknike duke pėrfshirė krijimin e njė baze tė dhėnash gjeologjike, listėn e puseve dhe verifikimin e historisė sė prodhimit; detektimin me matje elektrike-gjeofizike; studime gjeologjike, duke pėrfshirė ripėrpunimin e tė dhėnave sizmike, pėrcaktimin e horizonteve kyēe tė prodhimit, analizat kyēe pėr tė matur mė mirė rezervat ekzistuese. Nė themel tė planit tė biznesit ėshtė edhe arritja e objektivit tė madh tė rritjes sė prodhimit me anė tė metodave EOR. Kėto metoda pėrfshijnė shpimin horizontal, injektimin e ujit, pėrdorimin e pompave PCP dhe tė makinerive tė tjera specifike tė puseve qė zakonisht sjellin dyfishimin e prodhimit pėr pus dhe modelimit tė sofistikuar. Vetro ka dhėnė komente tė shkurtra nė planin e biznesit tė paraqitur prej tij nė lidhje me eksplorimin, zhvillimin dhe prodhimin e “zonave tė reja” Theksi vendoset nė zonat ekzistuese dhe buxhetet vjetore pėr ēdo aktivitet janė tė pėrfshira nė programin CAPEX tė paraqitur nga kandidati.

    MAPO

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Tani ALBO djali,a mujt me na thane ne,a mujt or ti me n hap syt neve te forumit se bol te qut te kena,si ka mundesi or tej qebas shkuarjes se zonjes Klinton ne Albanistan ku takoi dhe Cyryket e Shqiperise,thone qe befas CIA,na i preu ato Garancite bankare prej miliona Eurosh qe do jepnin,bile dhe Banka qe do te ofronte ate garnci tha qe:ne te shesim te gjitha bejme a nuk bejme me shume se 20 milione dollare!?

    A ke degju qe shitja e Albetrol ka deshtu or ti?qenakn kerku dhe nja ca dite Garanci,sic duket Cyryku i shqiperise SERB-ISHA nuk arriti te pastronte parate e Alievit?

    Hajt pra na ndihmo me na thane ndonje gje.......

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Ekskluzive/ FBI nis hetimet pė transaksionin e Albpetrolit
    Byroja Federale e Investigimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka nisur nje investigim prej nje muaji ne lidhje me transaksionet e mundshme qe do kryhen per blerjen e Albpetrolit duke perdorur pikerisht kete vend per te kryer krimin financiar. Burime te sigurta thone per agjencine AMA se agjentet po mbajne nen mbikeqyrje te gjithe veprimtarite e Patton Bogs, ndermjetesit qe do perfitoje si konsulent 22 milione euro qyl per ta kryer kete pisllik financiaqr te parave te mafias nepermjet emrit SHBA. Me tej jane kryer verifikime per aktivitetin e Bankes se Cikagos ky do kryhet operacioni i frikshem per 850 milione euro. FBI dyshon se banka nuk e ka kete kapital pasi eshte e dores se fundit, ndaj dhe i trembet nje pastrimi parash ne linjen Kajman-Azerbajxhan-SHBA. Nese ky operacion do kryhet, autoritetet amerikane do e kene te veshtire ne te ardhmen te perballen me kete fakt kriminal. Dyshohet se heshtja e kongresmenit Elliot Engel ka lidhje me kete pisllik, por ai eshte keshilluar qe te qendroje larg pasi do te mbaje te gjitha pergjegjesite. SHBA jane te shqetesuar se si nje grup investitoresh shqiptare mund te perdorin vendin e tyre per te kryer pastrim kaq te hapur parash per nje investim te dyshimte. Agjentet e FBI-se mund te nxjerrin se shpejti perfundimet ligjore, sapo transaksioni te kryhet, ndaj edhe grupi i mafiozeve ekonomik ka vonuar disa here kete operacion. Parate e garancise, 10 per qind e investimit te Vetro-Energy, pas te ciles fshihet Taci Oil dhe presidenti azerbajxhanas Alyev, me aksione te perbashketa me kryeministrin Berisha, nuk u kaluan ne muajin tetor duke deshtuar. Shkak qe 85 milione euro nuk u derdhen u tha se Banka Amerikane nuk i dispononte. Pra ato nuk ishin kaluar ende ne kete banke per t’u pastruar. Ministria e Ekonomise shkeli te gjitha ligjet me urdher te Berishes duke e shtyre dhe dhene afat per nje muaj me teper.Por perseri mesohet se banka ka veshtiresi, pasi shumat jane galopante dhe i gjithe procesi dhe makinacioni eshte nen mbikeqyrjen e FBI dhe autoriteteve amerikane. parate nuk mund te kalojne lehte nga Ishujt Kajman ne SHBA apo nga Azerbajxhani. E njejta gje edhe per te hyre ne Shqiperi, pasi eshte deklaruar se parate jane ne Banken e Cikagos dhe operacioni duhet te kryhet vetem prej saj. Por te kryhet nje operacion i tille duhet te raportohet patjeter ne autoritetet amerikane, FBI, CIA Kongres dhe pse jo ne Shtepine e Bardhe. Asnje kongresmen apo senator amerikan nuk do merrte persiper garancine e nje operacioni kaq te frikshem financiar ne pastrim parash. Ndaj edhe ceshtja Albpetrol eshte e destinuar te deshtoje sa me pare dhe ne menyre spektakolare. Megjithese autoritetet shqiptare e shtyne me nje muaj afatin ndaj Vetro Energy e Taci Oil per te derdhur 85 milione euro, dukee veshtire te arrihet pasi operacioni financiar do kryhet vetem nga Banka e Cikagos qe e ka marre persiper, ndryshe gjithcka mund te shkaktoje nje ciklon….

    Cfare tha sot ministri Haxhinasto
    Ministri i Ekonomisė Edmond Haxhinasto ėshtė optimist se negociatat pėr shitjen e kompanisė ‘Albpetrol’ do tė pėrmbyllen me sukses brenda njė kohe tė shkurtėr.

    “Po vlerėsojmė strategjinė dhe hapat qė do tė ndėrmerren pėr tė konkluduar marrėdhėnien problematike, besoj qė brenda dy-tre javėve tė ardhshme do tė kemi njė pėrcaktim tė qartė tė asaj qė duhet bėrė pėr ta zgjidhur kėtė marrėveshje apo situatė problematike”, tha Haxhinasto.

    Gjatė njė interviste nė Top Channel, kreu i Ekonomisė ka folur edhe pėr mosmarrėveshjet me kompaninė CEZ. Sipas Haxhinastos, historia problematike me kompaninė e shpėrndarjes merr zgjidhje brenda dy ose tre javėsh.

    “Eshtė njė moment ku secila palė dėshiron tė garantojė dokumentacionin respektiv pėr sa i takon njė kontratė tė tillė me rėndėsi shumė tė madhe pėr vendin. Jemi brenda gjithė afateve ligjore dhe jam optimist qė do tė pėrfundojė me sukses”, tha Haxhinasto.

    Nė lidhje me projektin e shumėpėrfolur tė linjės energjetike me Kosovėn Haxhinasto, kėrkon zhbllokimin e situatės.

    “Eshtė njė problem, i cili ėshtė ezauruar edhe nė media. Besoj qė tani ėshtė e domosdoshme pėr tė pėrcaktuar hapat e tjera qė ky projekt shumė i rėndėsishėm shumė vital midis dy vendeve tė pėrfundojė”, tha Haxhinasto.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alti Elezi : 24-11-2012 mė 17:34 Arsyeja: regullim

  8. #158
    Na e hiqni njė kureshtje, se kėto gjėra dashje pa dashje, edhe na cytin kureshtjen... Nga i merrni vesh kėto me CIA dhe FBI? Kini pak mėshirė pėr kureshtjen e ne profanėve dhe, na ndriēoni pak... meqė po i pėrmendi ju vetė them...

    Meqė ra fjala:
    Albpetroli, Taēi konfirmon financimin 850 milionė euro
    Aksioneri kryesor i Vetro Energy: Kam besim se do biem dakord shpejt.
    Negociatat me qeverinė pėr hipotekimin e pronave.

    Pak ditė para se tė pėrfundojė afati i dytė pėr firmosjen e kontratės sė shqitjes sė Albpetrolit, njė ndėr aksionerėt kryesorė tė Vetro Energy konfirmon gjetjen e 850 milionė eurove pėr blerjen e aksioneve. Nė njė prononcim pėr “Market Watch”, njė ndėr sajtet elitė tė financės botėrore, aksioneri kryesor i konsorciumit tregon negociatat dhe arritjen e marrėveshjes pėr 850 milionė euro. Sipas shkrimit, “aksioneri kryesor i Vetro Energy, z. Rezart Taēi, konfirmoi sot (dje) se grupi i tij ka finalizuar financimin dhe investimin e kapitalit pėr marrėveshjen prej 850 milionė eurosh pėr tė privatizuar rezervat e naftės tė Shqipėrisė, nėpėrmjet kompanisė shtetėrore tė naftės dhe gazit, ‘Albpetrol’. Vetro Energy ėshtė aktualisht nė negociata me qeverinė pėr tė blerė 100% tė aksioneve tė Albpetrolit. Kur tė pėrmbyllet marrėveshja, ka pėr tė qenė njė nga transaksionet mė tė mėdha korporative nė historinė e Ballkanit. Nė pėrmasa, marrėveshja ėshtė e barasvlershme me pak mė pak se 10% tė Produktit tė Brendshėm Bruto tė Shqipėrisė”. Mė tej, Taēi ka sqaruar edhe negociatat me qeverinė dhe Ministrinė e Ekonomisė. Ai konfirmoi se diskutimet me qeverinė shqiptare janė nė njė fazė tė avancuar. “Unė kam besim se marrėveshja e blerjes sė aksioneve me qeverinė shqiptare pėr blerjen e Albpetrolit ka pėr t’u pėrmbyllur me sukses nė njė tė ardhme shumė tė afėrt, meqenėse ne jemi shumė tė vendosur pėr tė shpėnė pėrpara kėtė projekt dhe pėr tė investuar nė tė ardhmen e Shqipėrisė. Ėshtė shėnuar njė progres i madh ndėrmjet tė dyja palėve, por tė dyja palėt kemi ende shumė punė pėrpara”.
    Tregu
    Vetro Energy po pėrgatitet tė sigurojė tė gjitha asetet e Albpetrolit, si dhe tė drejtėn pėr tė eksploruar dhe zhvilluar naftė dhe gaz nė territorin shqiptar. Sipas njoftimit tė kompanisė, Vetro Energy planifikon tė krijojė tė vetmen platformė plotėsisht tė integruar tė naftės dhe gazit nė Shqipėri, e cila do t’u shėrbejė tregjeve lokale, rajonale dhe ndėrkombėtare, dhe qė do ta shndėrrojė Shqipėrinė nė njė qendėr ndėrkombėtare energjie nė Europėn Juglindore. Me mundėsitė e eksplorimit dhe zhvillimit nė tokė dhe nė det si dhe me zhvillimin e transmetimit tė gazit natyror, Vetro Energy do tė investojė nė teknologji, nė mjedis dhe nė komunitetet e afėrta. Si pasojė e marrėveshjes, Shqipėria mund tė bėhet sėrish e pavarur gjatė 3-5 viteve tė ardhshme, duke eliminuar kėshtu nevojėn pėr importet e naftės. “Vetėm fusha e Patoz-Marinzės ėshtė fusha mė e madhe e naftės nė tokė nė Europėn kontinentale me rezerva tė vėrtetuara prej 169 milionė fuēi naftė.
    Negociatat
    Vetro Energy, ėshtė shpallur fituese e tenderit pėr privatizimin e Albpetrolit me njė ofertė 850 milionė euro mė datė 3 tetor 2012. Sipas ligjit, kompania duhet tė binte dakord me Ministrinė pėr firmosjen e kontratės brenda njė afati 30-ditor. Ky afat mund tė shtyhej, ashtu siē edhe ndodhi, vetėm me 30 ditė tė tjera. Pra, sipas ligjit, nė fillim tė dhjetorit kontrata duhet tė firmoset dhe Vetro Energy duhet tė paguajė 170 milionė euro si garanci shtesė. Sot kanė ngelur edhe pak ditė nga pėrfundimi i afatit dhe duket se palėn po pėrpiqen tė kalojnė njė pengesė themelore. Hipotekimin e aseteve tė Albpetrolit. Sipas njė raporti tė KLSH-sė, janė me qindra puse qė janė pronė e Albpetrolit, por nuk janė tė regjistruara nė hipotekė. “Albpetrol sha, nga 649 objekte tė regjistruara (ndėrtime, kabina elektrike dhe depozita), ka marrė dokumente pronėsie pėr 229 prej tyre, ose 35.3%, janė nė proces 186, ose 28.7% dhe janė jashtė procesit 36% e tyre, ose 234 objekte. Gjithashtu, nga 5480 puse tė naftės dhe tė gazit nė inventar, kanė certifikata dhe vėrtetime pronėsie vetėm 19% prej tyre 1041 dhe janė akoma pa dokumente pronėsie 4439 tė tjera”, thuhet nė raportin e KLSH-sė. Janė pikėrisht kėto asete qė po frenojnė mbylljen e procesit. Regjistrimi i tyre dhe deklarata e djeshme e Taēit pėr sigurimin e parave jep shpresė qė procesi po shkon drejt mbylljes.

    Burimi i materialit tė sjellur ėshtė nga Gazeta Panorama.

    Tani, ju qė i merrni infot tė filtruara nga CIA dhe FBI: si ėshtė puna??!!

  9. #159
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Si te shitet pasuria e shtetit per kaq pak para?! Ne vend qe te shkollohen njerez qe do ta menaxhonin mire kete Kompani, keta krejt duan t'i shesin. A ka pas naj proteste nga qytetaret se cfare marreveshje po behen ne dem te tyrin. Shume padrejtesi te medha jane duke iu bere ketij populli, duan ta lejne gjithmone te varfer.

  10. #160

Faqja 16 prej 21 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bashkim Kopliku: Votoni per te keqen me te vogel, votoni per PS
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 23-02-2013, 14:33
  2. Berisha: Nga 1 maji, dyfishim rrogave e pensioneve
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 12:21
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 16:41
  4. Mėnyra e re e pagesės sė punonjėsve buxhetorė krijon probleme!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 21:51
  5. Zv. kryeministri Dokle me dosje ne Sherbimin Informativ Shqiptar
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2004, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •