Close
Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 210
  1. #121
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Kerkova ne google per kompanine e Tacit, ne Singapor, me emrin 'Hyppo Oil' (postimi i pare ne kete teme), e qe ne disa shkrime gjendet me emrin 'YPO Holding'...por asgje!

    Si ka mundesi qe te mos gjenden informata per nje kompani qe ben blerje rreth gjysem miliard dollar?!
    Sepse eshte kompani "ghost". Ne singapor ka shume ligje te mira per tax shelter. krijo nje biznes ghost edhe paguan shume shume pak takse ste can koken kush. Edhe ky biznesmeni i madh qe e ndihmoj tacin gjoja ne fillim, ka ardhe me shuma marramendese nga shqiperia nuk e beri vertet biznesin ketu ne amerike jo. Se kush fshihet mbas tacit une nuk e di, por qe te besoj qe ky u be milarder brenda nates eshte kulmi. Kesaj i thone te pranojme me zore qe 2+2 = 10 lol. Sa bias qe jane disa edhe vazhdojne te kembngulin qe taci ka aktivitet te ndershem ahahaah edhe damn exon, sunoco, shell, bp etc. e di nje bote e gjithe qe harxhojne me miliona dollare per lobistet qe mos ti caj koken EPA etc. te bejne drilling ku duan imagjino taci cfare forca fshihen mbas tij per nje aktivitet te tille te qendroj ne biznes ne nje shtet te korruptuar si shqiperia lol. nejse secili shpreh opinionin e vet por te pakten te japin fakte kur mundohen te mbrojne drejtesin sepse e drejta/e verteta ka vetem nje version nuk eshte opinion qe shpreh cdo kush!

    Pastaj si mund te thone qe jo ky ska vjedhur miliarda ne kurrizin e popullit shqiptare kur dihet qarte qe vlera ne market e Albpetrol eshte shume shume here me e madhe se shuma e cila kompania u shit. Mjere shqiperia kush e drejton!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loneeagle : 05-10-2012 mė 22:58
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #122
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308
    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin

    Pastaj si mund te thone qe jo ky ska vjedhur miliarda ne kurrizin e popullit shqiptare kur dihet qarte qe vlera ne market e Albpetrol eshte shume shume here me e madhe se shuma e cila kompania u shit. Mjere shqiperia kush e drejton!
    Nuk do ishte me e sakte te thuhej "lum keta qe kane gjetur shqiptaret"?

  3. #123
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Thashe "mjer" sepse nuk e meritojme te trajtohemi ne ate menyre, por jemi verbuar keq edhe ata po na shkelin me kembe si duan edhe kur duan! Fatkeqsi per Shqiperin edhe per shqiptaret. Per ata dihet fat i madh eshte sepse kaq hapur vjedhjet edhe shkatrrimet me pronen e popullit vetem ne shqiperi po ndodh.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #124
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308
    leje fare...................dikush le ta fshij kete

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Rezart Taēi blen 'Albpetrolin'
    Edhe me mire...
    Kryesorja eshte te paguhet shuma e te hollave dhe te behen investimet e premtuara.
    Shume me te madhe nuk do te kishte ofruar askush.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Nis privatizimi i erės

    Dėgjova andej nga singapori se qeveria Shqiptare do bėj njė ligj pėr privatizimin e Erės, thuhet se kompania Taēi ka njė hartė tė detajuar tė gjitha grykave tė maleve ku fryn mė shumė erė, dhe do ti privatizojė ato pėr tė ngritur mullinjtė e erės.....


    Pėrsa i takon privatizimit tė Albpetrolit, mendoj qė qeveria ti marri ato lekėt dhe ti pėrdori sa mė mirė pa vjedh asnjė centezėm, sepse pas 20 vjetėsh teknollogjitė e reja do bėjnė tė mundur uljen e pėrdorimit tė naftės nė shkallė globale, dhe nėse pėr 20 apo 30 vjet ata mund tė nxjerrin 850 milion euro fituan nėse jo do humbasin.

  7. #127
    Perfekt!

    Nuk ka ku te shkoje me mire, qe nje shqiptar si z.Taēi arrin te bleje koncensione te tilla.

    I uroj suksese te metejshme ne rrugen e tij te biznesit.

  8. #128
    e bleu i huaji,ouuu na shiti pasurin kombetare...e bleu vendasi nje shqipo,ouuu e mori per pes lek i koruptuar...ju hengert mortja ju hengert,se juve duhet me ju kthy te koperativat e te uzinat e shtetit prap.

    propagand kuqosh,mashtro shpif bertit,se dicka do mbetet nga ajo...ne djalle vafshi!
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  9. #129
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Rezart Taēi: Unė jam pronari i Albpetrol

    Biznesmeni i njohur i karburanteve, Rezart Taēi rezulton tė jetė njė ndėr aksionerėt kryesorė nė konsorciumin ‘Vetro Energy’, i cili pak ditė mė parė dha ofertėn mė tė lartė pėr blerjen e Albpetrolit, 850 milionė euro. Nė daljen e parė publike pėr median, Matheė Roszak, presidenti i ‘Vetro Energy’ e ka prezantuar Rezart Taēin si partnerin kryesor me 51 pėr qind tė aksioneve dhe si president tė kompanisė “YPO Holdings”, qė ėshtė partneri kryesor nė konsorcium. “Arritjet e Taēit kanė qenė shumė tė thella dhe jemi shumė tė nderuar qė jemi partnerė tė tij nė kėtė sipėrmarrje. S’do kishim marrė pjesė nė tender pa ‘Taēi Oil”, – tha Roszak. Rezart Taēi ka pohuar se do tė investojnė 220 milionė USD nė pesė vjet tek “Albpetrol” dhe do tė mundėsojnė qė kėrkesa e brendshme pėr naftė tė plotėsohet vetėm nga tregu vendas. “Do tė riaktivizojmė puset joaktive dhe do tė hapim puse tė reja, – tha ai. – Me blerjen e Albpetrolit, kompanitė e grupit tė Rezart Taēit do tė mbyllin ciklin, duke prodhuar, rafinuar dhe shitur naftė. Grupi ynė me kėtė projekt plotėson ciklin e tij tė biznesit, ose siē thuhet nė terminologjinė e fushės ‘integrohet vertikalisht’, qė do tė thotė se nxjerr, rafinon dhe shet tek konsumatori fundor”, – tha Taēi. Ai theksoi gjithashtu se nga ky integrim konsumatori do tė pėrfitojė produktet shqiptare me kosto mė tė ulėt; pėrfitojnė punonjėsit shqiptare, sepse rafinimi nė industrinė vendase i naftės bruto qė ėshtė pasuri kombėtare, do tė sjellė tė ardhura shtesė edhe pėr ta. Taēi shtoi ndėrkaq se pėrfiton ekonomia shqiptare nėpėrmjet hapjes sė mundėsive pėr industritė mbėshtetėse dhe rritjes sė tė ardhurave nga taksat qė derivojnė nga pėrpunimi nė vend i naftės bruto. Kompania ‘Vetro Energy’ planifikon tė realizojė njė plan tė madh investimesh nė shumėn 220 milionė dollarė. Plani i investimeve tė kompanisė konsiston nė rritjen graduale tė prodhimit pėrmes riaktivizimit tė 1048 puseve joaktive, pėr tė cilat do tė aplikohen metodat moderne tė nxjerrjes sė naftės. Duke prezantuar drejtimet themelore tė planit tė biznesit tė zhvillimit tė Albpetrolit, Rezart Taēi tha se “njė vėmendje e madhe do t’i kushtohet ruajtjes sė mjedisit, ndalimit tė rrjedhjes sė naftės bruto nė mjediset e hapura, pėrmirėsimit tė situatės teknike tė puseve pėrmes zėvendėsimit tė pompave dhe pjesėve tė tyre, pastrimit tė sipėrfaqes sė tokės, rrethimit tė puseve etj”.

    Kush ėshtė Rezart Taēi

    Pak orė pas hapjes sė ofertave Taēi u pėrfol si njeriu qė ishte pas konsorciumit ‘Vetro Energy’, por nė fakt ai tashmė zyrtarisht ėshtė blerėsi kryesor i Albpetrolit. Pak vite mė parė, pak a shumė nė tė njėjtėn mėnyrė nė bashkėpunim me kompani tė huaj, po amerikane, Rezart Taēi ka privatizuar kompaninė shtetėrore tė rafinimit tė naftės, ARMO. Rezart Taēi renditet sot si njė prej biznesmenėve mė tė mėdhenj nė Shqipėri. Pėrmes kompanive tė tij tė naftės, “Taēi Oil”, “Kuid” dhe ARMO, Rezart Taēi realizoi njė xhiro vjetore prej rreth 34 miliardė lekėsh nė 2011-ėn (rreth 250 milionė euro), me njė rritje prej 130% nė raport me njė vit mė parė, kryesisht si rrjedhojė e zgjerimit tė ARMO-s. Krahas biznesit tė naftės, “Taēi Grup” vitet e fundit ėshtė zgjeruar dhe nė media pėrmes blerjes sė televizionit “Alsat”, tashmė tė shndėrruar nė “Albanian Screen”, ku ka investuar ndjeshėm pėr ndryshimin e formatit televiziv dhe nė arsim pėrmes shkollės private “Nobel”. Nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimeve ai rezulton si aksioner nė 15 kompani, ndėr tė cilat edhe Banka Credins. Gjatė pesė viteve tė fundit, Rezart Taēi ia ka dalė qė tė shndėrrohet nė biznesmenin kryesor tė naftės nė tregun e pakicės, ndėrsa nė total nė kėtė treg ai renditet pas “Kastrati & Kaspetrol” dhe “Elda Petroleum”, qė janė dy shoqėritė mė tė mėdha tė naftės nė vend nė bazė tė xhiros vjetore dhe mbizotėrojnė nė tregun e shumicės.



    Vetro Energy, ja aksionerėt e konsorciumit

    Aksionerėt e “Vetro Energy” janė “YPO Holdings” dhe “SilkRoad Equity”. “SilkRoad Equity” ėshtė njė firmė globale investimesh me portofola tė diversifikuar tė kompanive publike dhe private. Nė dekadėn e fundit kompania ka realizuar transaksione nė vlerė 5 miliardė dollarė. Qendra e saj ėshtė nė Ēikago. Ajo rezulton aksionere me 49 pėr qind tė aksioneve nė ‘Vetro Energy’. Ndėrsa “YPO Holdings” zotėrohet nga aksioneri kryesor Rezart Taēi, i cili ka 51 pėr qind tė aksioneve nė “Vetro Energy”. Dy partnerėt menaxhues tė konsorciumit janė “Huddleston Energy Advisors” dhe “Home Creek Energy”, tė dyja kompani me pėrvojė nė fushėn e naftės dhe tė inxhinierisė gjeologjike, e para e pėrqendruar nė analiza pėr naftėn e gazin dhe vlerėsime gjeologjike dhe e dyta, njė operator direkt nxjerrės i naftės dhe i gazit natyror. “Home Creek” ka pėr president dhe njėkohėsisht drejtor tė pėrgjithshėm ekzekutiv Anthony Maye. Ndėrsa, “Huddleston” ka si president Peter Huddleston dhe ėshtė njė kompani qė operon nė treg qė nga viti 1967, – njofton vetė kompania. “Vetro Energy” ėshtė e certifikuar me ISO 9001, duke plotėsuar kėshtu kėrkesėn bazė tė ligjit pėr formulėn e privatizimit, pa tė cilėn, pavarėsisht nga shuma e lartė e ofertės, komisioni nuk mund tė jepte ‘OK’-in pėr vijimin e saj nė fazat e mėpasshme tė tenderimit.



    Plani i investimeve tė kompanisė 220 milionė USD nė “Albpetrol”


    -Rritjen graduale tė prodhimit pėrmes riaktivizimit tė puseve joaktive (1048 puse) –Aplikimin e metodave moderne tė nxjerrjes sė naftės.

    Pėrmirėsimit tė kushteve mjedisore nė fushat naftėmbajtėse pėrmes:

    -Ndalimit tė rrjedhjes sė naftės bruto nė mjediset e hapura

    -Pėrmirėsimit tė situatės teknike tė puseve pėrmes zėvendėsimit tė pompave dhe pjesėve tė tyre, pastrimit tė sipėrfaqes sė tokės, rrethimit tė puseve etj.

    -Parandalimit tė emetimit tė gazit nė atmosferė, duke krijuar njė sistem tė mbyllur tė rezervuarve tė akumulimit pranė grupeve tė puseve, njėsive tė dekantimit dhe qendrave tė transportit.

    - Aplikimit tė praktikave dhe metodave mė moderne tė largimit tė mbetjeve tė ngurta.

    Pėrmirėsimit tė efektivitetit nė prodhim dhe aplikimit tė metodave kompjuterike tė kontrollit tė prodhimit.

    -Vlerėsimit tė rezervave aktuale tė naftės.

    - Pėrmirėsimin e kushteve teknike tė puseve aktive (nė prodhim)

    -. Krijimin e njė sistemi tė menaxhimit tė informacionit tė gjeneruar nga procesi i prodhimit

    - Aplikimin e teknologjive tė reja tė prodhimit

    - Pėrmirėsimin e kushteve ekzistuese tė transportit dhe depozitimit tė naftės bruto

    - Pėrmirėsimin e cilėsisė sė prodhimit

    Rritja e sigurisė sė punonjėsve dhe komunitetit qė jeton pranė fushave

    Zėvendėsimit tė tubacioneve tė amortizuara dhe tė dėmtuara

    Pėrpunimit tė ujėrave tė ndotura, tė shkarkuara nga njėsitė e dekantimit

    Mbrojtjen e ujėrave nėntokėsore dhe mbitokėsore

    Rehabilitimit tė qendrave tė transportit tė naftės bruto

    Administrimit mė tė mirė tė fushave naftėmbajtėse



    Armitage: Privatizimi i Albpetrolit, mundėsi e artė pėr ekonominė


    Drejtoresha Rajonale e Bankės Botėrore, Jane Armitage e vlerėsoi dje privatizimin e Albpetrolit si njė rast unik, qė duhet pėrdorur pėr tė ulur deficitin dhe stokun e borxheve

    Banka Botėrore kėshillon Shqipėrinė qė paratė e privatizimit tė Albpetrolit tė pėrdoren pėr uljen e borxheve dhe deficitit. Drejtorja Rajonale e Bankės Botėrore pėr Europėn Juglindore, Jane Armitage, nė vizitėn e saj nė Shqipėri pėr kremtimet e bashkėpunimit 20-vjeēar BB-Shqipėri, e konsideroi privatizimin e Albpetrolit si njė mundėsi tė artė pėr ekonominė shqiptare. Nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės” ajo tha se privatizimi i Albpetrolit ėshtė njė rast unik qė duhet pėrdorur pėr tė ulur deficitin dhe stokun e borxheve. “Ne besojmė se privatizimi i Albpetrolit, i cili sapo u njoftua, i ofroi vendit njė mundėsi tė artė pėr tė pėrdorur kėto fonde, sė pari dhe mbi tė gjitha pėr tė paguar disa detyrime tė grumbulluara me kalimin e kohės. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr Shqipėrinė dhe pėr shumė vende tė tjera. Ėshtė shumė e rėndėsishme pėr sektorin privat qė tė paguhen detyrimet e mbledhura gjatė dy vjetėve tė fundit, nė mėnyrė qė tė rifinancohen dhe tė shpėrblehen pėr shėrbimet e kėrkuara nga qeveria”, – tha zonja Armitage. Drejtorja Rajonale e Bankės Botėrore pėr Europėn Juglindore, Jane Armitage tha se Shqipėria dhe vende tė tjera tė Ballkanit Perėndimor janė shumė tė prekura nga kriza ekonomike qė vazhdon nė Europė. Pėr shkak tė kėsaj, rritja ekonomike ėshtė shumė e ulėt nė Shqipėri, ndėrsa disa vende janė nė recesion. Ajo theksoi ndėrkaq se rritja ekonomike e Shqipėrisė pritet tė jetė midis 0.5 deri nė 1 pėr qind, ēka ėshtė jashtėzakonisht e ulėt. “Ulja e varfėrisė ndaloi dhe ajo po rritet nė disa zona, po ashtu po rritet edhe papunėsia. Kėto nuk po ndodhin vetėm nė Shqipėri, por edhe nė tė gjithė rajonin, – shtoi zyrtarja e BB. Tashmė ka edhe probleme fiskale kur rritja ekonomike shkon poshtė, ulet mbledhja e taksave. Tė gjithė vendet, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, kanė njė nivel tė lartė deficiti. Shqipėria e ka nivelin e deficitit nė masėn 60 pėr qind, i cili ėshtė edhe kufiri ligjor. Kjo duhet pėrmirėsuar dhe deficiti duhet ulur. Nuk ėshtė e lehtė tė arrihet nė njė kohė me rritje tė vogėl ekonomike”, – shtoi mė tej ajo. Sipas saj, vite mė parė Shqipėria ka ecur mirė, por tani po bėhet gjithēka mė e vėshtirė pėr shkak tė krizės nė eurozonė, sepse shumica e investitorėve janė europianė dhe kanė kaq shumė pasiguri dhe rreziqe. Zonja Armitage tha se investitorėt po diskriminohen kudo dhe ėshtė shumė e vėshtirė nė kėto kushte qė njė vend tė bėhet tėrheqės pėr investime dhe tė konkurrojė me fqinjėt, sepse tė gjithė duan t’i tėrheqin kėta investues. Nė kėtė drejtim, pėrmirėsimi i klimės sė biznesit, forcimi i menaxhimit makro-ekonomik, duke nisur me reduktimin e deficitit, pėrmirėsimin qeverisjes; tė gjitha kėto janė kushtet pėr investime tė huaja, sepse investitorėt janė shumė nervozė nga diskriminimi dhe nga pėrballja me rreziqet kritike”, – tha Drejtorja Rjonale e BB.



    Arkėtimi nė buxhet i 850 milionė eurove, brenda vitit

    Javėn qė vjen qeveria do tė nisė negocimin e kontratės me ‘Vetro Energy’. Sipas Taēit, si aksioneri kryesor nė ‘Vetro’, qeveria ka vendosur njė kusht, sipas tė cilit, pagesa do tė bėhet me njė kėst. Por pėrpara se tė bėhet pagesa, theksoi ai, duhet tė kalojnė disa hallka dhe qeveria duhet tė plotėsojė disa kushte, ku njė nga kėto ėshtė inspektimi i kontratave koncesionare. Nėnshkrimi i kontratės bėhet brenda 30 ditėve pas shpalljes sė fituesit, me tė drejtė shtyrje edhe njė muaj tjetėr. Kėshtu, negocimi nė tėrėsi mund tė zgjasė deri nė fund tė muajit nėntor. Nė fund tė negociatave, ‘Vetro Energy’ duhet tė nėnshkruajė kontratėn me ministrinė dhe tė dorėzojė garancinė e kontratės. Garancia e kontratės do tė jetė 20% e ēmimit tė blerjes ose 170 milionė euro dhe do tė jetė sipas formatit tė pėrcaktuar me ligj. Kontrata, pasi nėnshkruhet nga ministri pėrgjegjės dhe blerėsi, miratohet nga Kėshilli i Ministrave dhe ratifikohet nga Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė. Miratimi nė kėto hallka do tė bėhet gjatė muajit dhjetor. Pas miratimit nga Kuvendi, e gjithė shuma prej 850 milionė eurosh do tė derdhet nė buxhet me njė kėst. Sipas kėtij kalendari, e gjitha vlera do tė shpėrndahet pėr pėrdorim nė buxhetin e 2013-ės.

    MAPO

  10. #130
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Albpetroli, sot firmoset kontrata 850 mln, METE: Asnjė ankesė

    Blerina Hoxha

    Kompania amerikane Vetro Energy u shpall fituese pėr blerjen e Albpetrol. Deklarimi i kompanisė fituese u bė nga Kryeministri Sali Berisha ditėn e sotme nė mbledhjen e qeverisė. Kompania fituese ishte dhe kompania me ofertėn mė tė lartė. Vetro Energy renditet i pari me 97. 79 pikė. Edhe sipas konsulentit Patton Boggs’ ka marrė 97,79 pikė, ku vlerėsimi teknik ėshtė 22,79 pikė dhe financiar, 75 pikė”. Kjo kompani ofroi nė tender ofertėn financiare mė tė lartė prej 850 milionė euro. Kjo kontratė jep tė drejtėn e nxjerrjes dhe shfrytėzimit tė naftės, “Ky privatizim synon para sė gjithash, rritjen e eficensės sė fuqsiė nxjerrėse dhe eksploruese tė vendit. Pėr ata tė cilėt u servirin shqiptarėve mendėsitė e tė shkuarės lidhur me koncesionet dhe kompanitė private dua tu kujtoj shqiptarėve se nė kėtė kontaratė, nė kėtė konscension dhe nė cdo kontratė tjetėr qeveria jep tė drejtėn e shfrytėzimit, qė nafta dhe gazi qė mund tė jetė i fjetur nė nėntokėn shqiptare tė mund tė nxirret dhe tė kthehet nė vlerė pėr ekonominė shqiptare”, tha Berisha.


    Ministria e Ekonomisė bėri me dije se nuk ėshtė regjistruar asnjė ankimim pėr renditjen, ndėrkohė qė afati ka skaduar dje. Sot pritet miratimi i ofertės 850 mln euro nga qeveria

    Dy kompanitė, ‘Win Bussines’ dhe ‘Bankers Petrolium’ qė janė renditur nė vend tė dytė dhe tė tretė pėr privatizimin e Albpetrolit nuk kanė ankimuar pėr rezultatin qė Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave dha duke renditur tė parėn konsorciumin ‘Vetro Energy’, e cila ofroi vlerėn mė tė lartė prej 850 milionė eurosh. Ministria e Ekonomisė bėri me dije se dje skadoi afati pėr ankimimin e vendimit tė Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave dhe nuk ėshtė regjistruar asnjė ankimim pėr renditjen. Ndėrkohė qė Kėshilli i Ministrave gjatė mbledhjes sė sotshme pritet tė shpallė fitues konsorciumin ‘Vetro Energji’, duke i hapur rrugė arkėtimit tė shumės prej 170 milionė eurosh si garanci pėr negocimin e kontratės. Tashmė qeveria ka tė siguruara edhe 85 milionė euro si garanci pėr ofertėn, tė cilat janė tė konfirmuara. Bashkė me garancinė e kontratės kjo shumė shkon 255 milionė euro, tė cilat do tė jenė tė arkėtueshme pėr qeverinė nėse dėshtojnė bisedimet pėr nėnshkrimin e kontratės. Pas vlerėsimit tė ofertave, komisioni pėrgatiti vendimin, nė tė cilin u pėrfshinė renditja e kandidatėve dhe kandidatėt e skualifikuar. Komisioni vendosi tė lėrė nė garė 3 kompani qė plotėsonin tė gjitha kushtet e kėrkuara. Nė garė janė ende konsorciumi ‘Vetro Energy’, qė renditet i pari me 97. 79 pikė. “Edhe sipas konsulentit ‘Patton Boggs’ ka marrė 97,79 pikė, ku vlerėsimi teknik ėshtė 22,79 pikė dhe financiar, 75 pikė”. Kjo kompani ofroi nė tender ofertėn financiare mė tė lartė, prej 850 milionė eurosh. Sipas procedurave tė garės, kundėr vendimit tė komisionit, kandidatėt mund tė paraqesin ankim brenda 5 ditėve nga data e marrjes sė njoftimit, pranė ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės. Ky afat ka mbaruar dje. Mė pas Kėshilli i Ministrave miraton raportin e vlerėsimit tė ofertave dhe shpall kandidatin fitues. Pėrpara pėrfundimit tė afatit tė vlefshmėrisė sė ofertės, ministria do tė njoftojė kandidatin fitues dhe do tė fillojė negocimin e kontratės me tė. Nėnshkrimi i kontratės bėhet brenda 30 ditėve pas shpalljes sė fituesit. Kandidati fitues duhet tė nėnshkruajė kontratėn me ministrinė dhe tė dorėzojė garancinė e kontratės. Nė tė kundėrt, negocimet do tė fillojnė me kandidatin e klasifikuar i dyti dhe pastaj me kandidatėt e tjerė, tė klasifikuar pas tij, nė pėrputhje me tė njėjtėn procedurė. Afati mund tė shtyhet sipas marrėveshjes ndėrmjet palėve pėr 30 (tridhjetė) ditė, por jo mė shumė se njė herė. Garancia e kontratės ėshtė 20% e ēmimit, nė rastin konkret 170 milionė euro. Garancia e kontratės do t’i kthehet blerėsit pas pagimit tė plotė tė ēmimit tė kontratės, sipas kushteve tė pėrcaktuara nė kontratė. Kontrata, pasi nėnshkruhet nga ministri pėrgjegjės dhe blerėsi, miratohet nga Kėshilli i Ministrave dhe ratifikohet nga Kuvendi



    Qeveria ka tė siguruar 85 milionė euro si garanci pėr ofertėn, tė cilat janė tė konfirmuara. Bashkė me garancinė e kontratės kjo shumė shkon 255 milionė euro, tė cilat do tė jenė tė arkėtueshme pėr qeverinė nėse dėshtojnė bisedimet pėr nėnshkrimin e kontratės.



    FMN dhe Bode: Albpetroli zgjidh ngėrēin e borxhit, shlyhen faturat e biznesit

    Privatizimi i Albpetrolit do tė zgjidhė tė gjitha problematikat qė ka buxheti aktualisht”, – tha dje ministri i Financave, Ridvan Bode, nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr mediat bashkė me Misionin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe Guvernatorin e BSH-sė, Fullani. “Kemi njė axhendė intensive pėr privatizimet nė sektorė energjetikė, tė cilėt do tė mundėsonin hapėsira tė reja pėr mbėshtetjen ekonomike nė periudhėn afatmesme”, – u shpreh Bode. Ai tha se njė pjesė e kėtyre tė ardhurave do tė pėrdoren pėr uljen e borxhit. Tė njėjtėn kėshillė ka dhėnė edhe pėrfaqėsuesi i ri i Misionit tė FMN-sė, Nadeem Lahi, i cili vlerėsoi se pjesa mė e madhe e parave tė grumbulluara nga privatizimet duhet tė pėrdoret pėr shlyerjen e faturave qė qeveria ka ndaj kontraktorėve privatė. Sipas pėrfaqėsuesit tė FMN-sė, me kėtė mekanizėm qeveria do tė zgjidhte disa problematika qė janė krijuar nė ekonominė e Shqipėrisė. Sė pari, sipas Lahit, duhet tė shlyhen detyrimet me privatėt. Kėto likuiditete kompanitė mund t’i pėrdorin pėr investime nė ekonomi ose do tė shlyenin kreditė nė banka, duke ndihmuar nė kėtė mėnyrė edhe nė uljen e kredive tė kėqija. Siē duket, qeveria dhe FMN-ja kanė gjetur mirėkuptim nė kėtė pikė. Ministri Bode tha se “mendohet qė pėrmes axhendės sė privatizimeve, suksesit nė kėtė axhendė, ėshtė synuar tė zgjidhen problemet qė kanė tė bėjnė me disa prapambetje nė likuidimin e detyrimeve tė buxhetit ndaj disa kontratave. Sigurisht, do tė japė njė impakt nė uljen e mėtejshme tė presionit mbi borxhin publik, pra njė zbutje tė borxhit publik, ulje tė tij”. Sipas tij, ky mekanizėm do tė pėrdoret pėr tė nxitur ekonominė shqiptare pėrmes njė axhende nė mbėshtetje tė prodhimit. Privatizimi i Albpetrolit, nga i cili pritet tė arkėtohen nė buxhet rreth 1.1 miliard dollarė, duket se ka relaksuar qeverinė dhe ministrin e Financave. Shuma ėshtė e mjaftueshme pėr tė shlyer tė gjitha detyrimet ligjore tė qeverisė me palėt e treta dhe gjithashtu tė kryejė edhe investime nė infrastrukturė. Mirėpo Misioni i FMN-sė dhe kreu i Financave nuk ndajnė pritshmėri tė njėjta pėr rritjen ekonomike tė vendit. “Rritja pritet tė ngadalėsohet nė 0.5% nė vitin 2012 dhe mund tė ngrihet vetėm nė mėnyrė modeste me 1.3% nė 2013-ėn, ndėrsa kėrkesa vendase do tė fillojė ngadalė tė marrė veten”, – tha pėrfaqėsuesi i FMN-sė. Ndėrsa Bode tha se pritjet janė pėr njė rritje rreth 3 pėr qind. Zyrtari i FMN-sė kėshilloi qė nė vitin 2013, buxheti duhet tė synojė tė ruajė tė pandryshuar nivelin e borxhit ndaj PBB-sė. Konsolidimi fiskal do tė kėrkojė rritjen e tė ardhurave dhe reduktimin e shpenzimeve korrente, ndėrkohė qė duhet tė mbėshteten shpenzimet kapitale dhe shpenzimet sociale tė destinuara pėr shtresat nė nevojė. Ai tha gjithashtu se sistemi bankar i Shqipėrisė e ka pėrballuar krizėn mirė edhe falė mbikėqyrjes sė kujdesshme. Bankat mbėshteten nė depozitat vendase dhe kanė nivel tė lartė likuiditeti dhe kapitali. Megjithatė, problemi i rritjes sė nivelit tė kredive nėn standard duhet tė adresohet nėpėrmjet njė ekzekutimi mė tė mirė tė kolateralit dhe pagesės sė faturave tė prapambetura tė qeverisė. Zyrtari i lartė i FMN-sė kėshilloi qė “forcimi i tė drejtave tė pronėsisė dhe zbatimi i kontratave do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e klimės sė biznesit dhe do tė rrisė investimet. Njė fleksibilitet mė i madh nė punėsimin formal do tė ndihmonte nė uljen e punės informale”, – tha ai.

    Privatizimi i Albpetrolit, nga i cili pritet tė arkėtohen rreth 1.1 miliard USD, duket se ka relaksuar qeverinė dhe Ministrinė e Financave. Shuma ėshtė e mjaftueshme pėr tė shlyer tė gjitha detyrimet ligjore tė qeverisė me palėt e treta dhe gjithashtu tė kryejė edhe investime nė infrastrukturė.


    MAPO

Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bashkim Kopliku: Votoni per te keqen me te vogel, votoni per PS
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 23-02-2013, 14:33
  2. Berisha: Nga 1 maji, dyfishim rrogave e pensioneve
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 12:21
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 16:41
  4. Mėnyra e re e pagesės sė punonjėsve buxhetorė krijon probleme!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 21:51
  5. Zv. kryeministri Dokle me dosje ne Sherbimin Informativ Shqiptar
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2004, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •