Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 210
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Privatizimi i Albpetrol: Anulohet privatizimi, procesi rinis pas zgjedhje

    Ruli: Privatizimi i “Albpetrol”-it do tė trefishojė pagat e punonjėsve

    Ministri Ruli tha dje, gjatė njė takimi me sindikatat e naftėtarėve se, privatizimi i kompanisė “Albpetrol” do tė sjellė futjen e tyre nė treg, duke trefishuar pagat e punonjėsve. Ndėrkaq, efekti i daljes sė njė pjese tė madhe tė punėtorėve nga puna do tė mbulohet nga shteti me anė tė asistencės sociale

    Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, u premtoi dje punonjėsve tė “Albpetrol”- it, tė cilėt do tė mund tė preken nga reformat nė sektorin e nxjerrjes sė naftės, se do t’i mbėshtesė me asistencė. Ministri Ruli pati dje njė takim me pėrfaqėsues tė grupimit sindikal tė naftės dhe Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė, ku u diskutua pėr problemet qė hasin nė punėn e tyre punonjėsit e naftės, si dhe pėr problemet qė pritet tė bien mbi njė pjesė tė punonjėsve tė kėtij sektori, si rezultat i reformave qė do tė zhvillohen nė kėtė sektor. Si rezultat i reformave pritet qė njė pjesė e mirė e punonjėsve tė kėtij sektori tė dalin pa punė, gjė qė ka qenė ndėr shqetėsimet kryesore tė sindikatave. Pėrfaqėsuesit e grupimeve sindikale kanė kėrkuar prej ministrit trajtim mė tė mirė financiar pėr punonjėsit qė do tė shkėpusin marrėdhėniet e punės me shoqėrinė “Albpetrol”, si rezultat i marrėveshjeve hidrokarbure me firmat e huaja apo edhe reformave tė herėpashershme nė kėtė sektor. Siē u shpreh ministri, me privatizimin e shoqėrisė “Albpetrol”, njė pjesė e mirė e punonjėsve do tė duhet tė dalin pa punė, pėr arsye se nė kėtė shoqėri ka patur njė numėr rreth tre herė mė tė madh punonjėsish nė raport me prodhimin e naftės. Kjo sipas Rulit, kjo ka sjellė qė edhe pagat e kėtyre punonjėsve tė jenė trefish mė tė ulėta sesa ajo qė ata duhej tė merrnin nė realitet, nėse administrimi i kompanisė do tė ishte bėrė siē duhej. Nė kėtė mėnyrė, ministria mendon se privatizimi i kompanisė do tė sjellė tė paktėn trefishimin e pagave tė punonjėsve tė kėsaj kompanie. Sipas saj, privatizimi i “Albpetrol”-it ėshtė i pashmangshėm dhe se reforma nė kėtė sektor ėshtė e domosdoshme. Kjo vjen pasi, sipas minsitrit, deri mė tani kėto kompani nuk janė administruar si biznese tė mirėfillta, por si skema tė asistencės sociale. Nė kėtė mėnyrė, privatizimi do ta fusė “Albpetrol”-in nė treg, duke bėrė qė administrimi i kėsaj kompanie tė jetė produktiv. Megjithatė, ministra ka marrė parasysh problemet sociale tė hapura nga procesi i privatizimit, duke premtuar asistencė sociale ndaj punėtorėve qė do tė mbeten pa punė nga ky proces. Madje, ministria ka kėrkuar edhe pjesėmarrjen e sindikatave nė procesin e bėrjes sė njė kalkulimi tė mundėsive reale tė “Albpetrol”-it pėr pagesėn e asistencės. Pėrfaqėsuesit e sindikatės kanė rėnė dakord qė vetėm pas pėrllogaritjeve tė kėtyre mundėsive, do tė mund flitet se pėr ēfarė afati kohor do tė paguhen punonjėsit, pasi tė ndėrpresin marrėdhėniet e punės me kėtė kompani. Pėrfaqėsuesit e grupimit sindikal tė naftės (ku bėjnė pjesė Sindikata e Punonjėsve tė Naftės sė Shqipėrisė, Sindikata e Punonėsve tė Naftės Patos, Sindikata e Lirė QPN Gorrisht Vlorė, Sindikata e Pavarur QPN Kuēovė dhe Sinditata Autonome e Naftės Patos), e kanė vlerėsuar kėtė takim tė parė njohės tė problemeve tė tyre, duke u shprehur tė gatshėm tė dialogojnė me qeverinė nė plotėsim tė kėrkesave tė tyre.

    Tema

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kompania amerikane “Patom Bogs” konsulente pėr privatizimin e “Armo”-s

    “Patom Bogs” ėshtė njė ndėr kompanitė mė tė njohura nė botė nė dhėnien e konsulencės juridike dhe financiare pėr privatizimin e kompanive qė operojnė nė fushėn e naftės. Parashikohet qė brenda vitit tė pėrfundojė konsulenca dhe privatizimi i kompanisė “Armo”. Vlera e saj nė treg llogaritet nė rreth 110 milionė dollarė

    Kompania amerikane “Patom Bogs” ėshtė pėrzgjedhur pėr tė kryer konsulencėn pėr privatizimin e kompanisė publike tė pėrpunimit dhe tregtimit tė naftės, “ARMO”, bėnė me dije, dje, zyrtarė tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės. Ata thanė se, aktualisht po punohet pėr kushtet e kontratės sė shėrbimit me kėtė kompani.

    “Patom Bogs” ėshtė njė ndėr kompanitė mė tė njohura nė botė nė dhėnien e konsulencės juridike dhe financiare pėr privatizimin e kompanive qė operojnė nė fushėn e naftės. Parashikohet qė brenda vitit tė pėrfundojė konsulenca dhe privatizimi i kompanisė “Armo”, qė ėshtė planifikuar nė objektivat e METE-s, thanė burimet. Siē dihet, kompania shtetėrore “Armo” ėshtė nė njė proces tė gjerė ristrukturimi pėr tė hyrė nė procesin e privatizimit, proces i cili mendohet tė nisė qė kėtė vit me shpalljen e tenderit ndėrkombėtar. Kompania shtetėrore “Armo” mendohet se mund tė hyjė nė tender pėr njė shifėr mbi njėqind e dhjetė milionė dollarė, por tė dhėnat nga Ministria e Ekonomisė bėjnė me dije se, qėllimi kryesor ėshtė qė kjo kompani tė privatizohet nga njė investitor serioz, i cili do tė rrisė investimet dhe do ta bėjė atė njė kompani tė fuqishme dhe tė rėndėsishme nė ekonominė e vendit.

    Edhe ristrukturimi i saj dhe konsulenca qė do tė kryejė kompania e njohur amerikane ka pėr qėllim vetėm kėtė fakt, tėrheqjen e sa mė shumė tė interesuarve tė biznesit tė huaj, tė cilėt do tė jenė tė aftė tė ofrojnė njė kontratė tė tillė tė rėndėsishme dhe me kushte tė mira pėr ekonominė e vendit dhe mė sė pari pėr fuqizimin e kompanisė.

    Procesi i privatizimit tė ndėrmarrjeve tė mėdha publike ėshtė nė njė fazė tė rėndėsishme dhe nė tė janė pėrfshirė njėherazi korporata e energjisė KESH me sektorin e saj tė transmetimit, “INSIG”-u, etj. Pak ditė mė parė pėrfundoi privatizimi pėr telefoninė fikse, ku kompania shtetėrore “Albtelecom” iu shit njė kompanie turke “Ēalik Enerji”. “INSIG”-u ėshtė nė proces dhe brenda kėtij viti privatizimi i tij pritet tė jetė fakt.

    Ndėrkohė, pėr divizionin e transmetimit tė korporatės sė energjisė procedurat janė po ashtu nė proces dhe po vijon konsultimi me Bankėn Botėrore pėr kėtė gjė.

    Tema

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Albpetrol del nė shitje, qeveria miraton formulėn e privatizimit

    Qeveria u ėshtė rikthyer edhe njėherė privatizimeve strategjike dhe kėtė herė bėhet fjalė pėr Albpetrolin. Dje, nė mbledhjen e radhės tė Kėshillit tė Ministrave ėshtė diskutuar lidhur me formulėn e privatizimit tė kompanisė publike tė nxjerrjes sė naftės. Deklaratat pėr kėtė proces kanė vite qė bėhen, por dje, kreu i Ekzekutivit, Sali Berisha, dha edhe detajet lidhur me procedurėn qė do tė ndiqet. Nė fjalėn e tij ai u shpreh se privatizimi i Albpetrolit do tė bėhet sipas ligjit tė miratuar nė ’98-n pėr privatizimin strategjik. Kompania e nxjerrjes sė naftės nuk ėshtė e vetmja qė do tė privatizohet. Aktualisht qeveria ka nė proces INSIGU-n, qė ėshtė njė nga rastet ku ofertat nuk kanė qenė tė shpeshta. Sakaq, Albpetroli, pavarėsisht sektorit tė rėndėsishėm qė pėrfaqėson, ka njė tė kaluar me borxhe dhe me probleme, por vitin e kaluar kompania shleu ndaj buxhetit 8.1 miliardė lekė pėr 4 muaj. Nė kohėn kur ministėr i Ekonomisė ishte Dritan Prifti, u bėnė deklarata se pėr vlerėsimin e kompanisė dhe auditit do tė merrej konsulencė ndėrkombėtare. Njė dilemė e madhe qė i ėshtė shtruar qeverisė mė herėt ka qenė ajo e shitjes te privati apo e dhėnies me koncesion tė kompanisė. Gjithsesi, me kalimin e vendimit pėr miratimin e formulės sė privatizimit, detajet pritet tė zbardhen nė vijim. Qeveria kohėve tė fundit i ka mėshuar fort pjesės sė privatizimeve, ku njė nga frazat mė tė lakuara ka qenė ajo e privatizimit tė gjithēkaje, me pėrjashtim tė shkollave, hidrocentraleve dhe spitaleve.

    INSIG nė proces privatizimi

    Kompania shtetėrore “INSIG” ėshtė prej kohėsh nė proces privatizimi. Pak kohė mė parė u bė dhe ndryshimi i ēmimit dysheme, i cili nga 40 milionė euro qė ishte, u ul pasi interesi i investitorėve pėr privatizimin e kėsaj kompanie ka qenė shumė i ulėt. Pėrveē kompanive tė huaja, tani oferta mund tė bėjnė edhe kompanitė shqiptare pėr privatizimin e INSIG-ut.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-12-2011 mė 21:47

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Komisioni i Ekonimisė, OK privatizimit tė Albpetrol

    TIRANE- Komisioni pėr Ekonominė dhe Financat miratoi sot pa votat e opozitės projektligjin e ministrisė sė Ekonomisė pėr privatizimin e shoqėrisė publike tė naftės Albpetrol sh.a. Patos. Gjatė diskutimeve opozita u shpreh kundėr privatizimit tė shoqėrisė Albpetrol sh.a, duke kėrkuar qė shoqėria tė jepej me konēesion.

    Mė herėt Komisioni pėr Ēėshtjet Ligjore, Administratėn Publike dhe tė Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Pėr pėrcaktimin e formės dhe tė strukturės sė formulės sė privatizimit tė shoqėrisė “Albpetrol”, sh.a. Patos”.

    Nėpėrmjet kėtij procesi, qeveria synon tė sigurojė investime private pėr zhvillimin e sektorit tė naftės , tė pėrmirėsojė teknologjinė dhe sistemin e menaxhimit, standartet mjedisore nė kėtė sektor, si tė dhe krijojė kushtet pėr liberalizimin e tregut tė hidrokarbureve.

    Panorama

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qeveria privatizon naftėn nėn tokė
    2011-12-16

    Bashkė me Albpetrol” shitet edhe qiraja e puseve qė i janė transferuar koncesionarėve

    Kuvendi miratoi dje me 72 vota shitjen e “Albpetrol”, por nga ana tjetėr qeveria nuk ka publikuar asnjė tė dhėnė ēfarė burimesh nafte dhe asetesh disponon shoqėria. Nė Shqipėri dihet qė ka gjithsej 230 milionė fuēi (1 ton baras me 6.2 fuēi) naftė tė nxjerrshme me teknologjinė aktuale, por kjo naftė gjendet pothuajse tėrėsisht nė duart e kompanive private. Kėto shoqėri qė shfrytėzojnė puset e naftės tė “Albpetrol” me anė tė koncesionit paguajnė te qeveria rreth 1/6 e ēmimit tė fituar nga shitja.

    Privatizimi i “Albpetrolit” po bėhet paksa ndryshe. Edhe pse qeveria nuk jep asnjė tė dhėnė se sa janė rezervat e kėsaj kompanie, fakti ėshtė se privatizimi i saj sjell edhe privatizim tė rezervave. Nė historinė e Shqipėrisė, pasuritė natyrore janė dhėnė me koncesion, por nuk janė shitur kurrė, as nė kohėn e Ahmet Zogut.
    Faktet mbi naftėn

    Shumė spekulime janė hedhur mbi rezervat e naftės nė vend dhe legjendat mbi depozitat me vlerė disa miliardėsh dollarė, por nga ana tjetėr faktet tregojnė se shteti nuk ka fituar aq sa duhet nė raport me pritshmėritė. Pavarėsisht se tė ardhurat e kompanive koncesionare arrijnė nė qindra milionė dollarė nė njė vit, shteti shqiptar nga renta minerare, sipas ministrit tė Ekonomisė, nė 4 vitet e fundit ka pėrfituar vetėm 90 milionė dollarė.

    Specialistėt e Ministritė sė Ekonomisė paraqitėn dje nė Kuvend disa shifra jo fort tė qarta. “Rezervat gjeologjike tė vlerėsuara nė vendburimet ekzistuese janė rreth 440 milionė tonė naftė nė shtresė. Kėto nuk janė tė nxjerrshme teknikisht, por sasia e nxjerrjes sė tyre kushtėzohet nga teknologjitė qė pėrdoren pėr nxjerrjen e kėtyre rezervave. Nė vlerėsimet e bėra deri nė 2008, rezerva tė nxjerrshme konsiderohen 84 milionė tonė. Nga kėto deri nė 2010 janė nxjerrė rreth 53 milionė dhe janė pėr t'u nxjerrė 30 milionė tonė rezerva nafte. Pra nėse nė vendburimin e Patoz-Marinzės janė rreth 250 milionė tonė, qė i bie tė jetė vendburimi mė i madh i naftės nė tokė nė Europė. Nga kėto rezerva janė tė nxjerrshme 18 milionė tonė”, thotė Stavri Dhima, drejtor nė METE pėr sektorin e hidrokarbureve. Nisur nga shifrat e paraqitura nga specialisti i ministrisė, me ēmimin e tregut tė naftės nė bursa, 18 milionė tonė rezerva tė mbetura vlejnė rreth 7 miliardė dollarė, por nga ana tjetėr nuk sqarohet se kujt i takojnė kėto rezerva, “Albpetrolit” apo kompanive aktuale koncesionare, si “Bankers” apo “Stream Oil” etj. Aktualisht qeveria i merr kompanive nė formė takse 10 pėr qind nga shitja e naftės bruto, kurse 1 pėr qind shkon pėr “Albpetrol”, sikurse me ligj shoqėritė duhet tė derdhin edhe 50 pėr qind tė fitimit tė krijuar, por kjo nuk para ndodh, pėr shkak se janė nė fazė investimi.
    Naēo: Pse po e shesim

    Pėr mė shumė se katėr orė diskutime, rreth 30 deputetė debatuan dje me njėri-tjetrin lidhur me projektligjin “Pėr pėrcaktimin e formės dhe tė strukturės sė formulės sė privatizimit tė shoqėrisė “Albpetrol SH.A Patos”. I takonte ministrit tė Ekonomisė, Nasip Naēos tė jepte sqarimet e duhura se pse qeveria zgjodhi ta shiste kompaninė 100 pėr qind dhe jo ta kalonte te privati me koncesion. “Nga shitja totale bėhet e mundur qė pėr shtetin shqiptar tė sigurohet edhe njė sasi e konsiderueshme e vlerave monetare qė nė fillim tė kėtij operacioni, nėpėrmjet privatizimit tė aseteve qė administron ‘Albpetrol’, siē janė toka dhe ēdo pus dhe objekt tė trupėzuar qė aktualisht janė nė inventar, duke pėrfshirė edhe tė drejtat dhe lejet qė shoqėria disponon, tė cilat nė vetvete kanė njė vlerė tė konsiderueshme nė treg”, tha Naēo. Sipas tij, tė gjitha ato asete qė ndėr vite u janė dhėnė koncesionarėve pa shpėrblim, sot nėpėrmjet kėtij ligji, kėrkohet qė tė shiten me tender tė hapur ndėrkombėtar pėr tė marrė njė vlerė tė maksimalizuar fitimi dhe pėr tė arkėtuar direkt nė buxhetin e shtetit. Gjithashtu do tė vazhdohet tė merren edhe tė ardhura nga shfrytėzimi i rezervave hidrokarbure si renta minerare, tatimfitimi, taksa tė ndryshme, tė cilat do tė arkėtohen direkt nė buxhetin e shtetit.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte sterprovuar ne keto 70 vjetet e fundit qe nafta e Ballshit eshte nje nafte qe ka nje kosto te larte rafinimi dhe sipas studimeve qe kam lexuar, edhe kompania aktuale kanadeze qe ka marre ARNO ka thene se cmimi i nxjerrjes se nje fucie nafte ne ballsh eshte $70. Nje cmim teper i larte ne fakt. Qe do te thote, qe nje fuci nafte ne tregun boteror duhet te jete me i larte se $70 ne menyre qe kjo kompani te nxjerri nje fitim.

    Arsyeja perse privatizimi eshte gjeja me e mire eshte se:

    1. Do te afroje ne Shqiperi korporata gjigande te naftes qe jane gjithmone te interesuara te privatizojne puse dhe jo te marrin me koncension. Investimi fillestar qe kerkon nafta eshte teper i larte dhe eshte e veshtire te marresh me koncension nje pus per 20 vjet, me shpresen se do te rekuperosh investimin fillestar qe mund te kapi shifra disa miliard $ brenda 20 vjetesh, e te nxjerresh edhe nje fitim. Kini parasysh qe cmimi i naftes nuk eshte fiks, por diktohet nga tregu nderkombetar. Rritja e konkurences se privatizimin e Albpetrolit do te rrisi edhe vleren e privatizimit te kesaj ndermarrje publike.

    2. Privatizimi i Albpetrol do te sjelli ne vend teknologjine me te fundit si ne nxjerrjen e naftes nga nentoka, edhe ne rafinimin e saj. Sic e zura ne goje me lart, keto investime jane shume te medha, dhe kane per qellim qe te rrisin si sasine e naftes qe nxirret nga nentoka, edhe do te pershpejtoje edhe shitjen e kesaj nafte ne treg. Privati do te jete gjithmone i interesuar qe te nxjerri sa me shume nafte ne nje kohe sa me te shkurter, pasi kjo dikton edhe fitimin e tij.

    3. Privatizimi eshte ne interesin e shtetit shqiptar, pasi shteti do te vjeli te ardhura te mira jo vetem nga privatizimi, por edhe nga perqindja qe shteti mban nga cdo fuci nafte qe privati nxjerr ne treg. Sa me shume nafte prodhohet ne Ballsh nga privati, aq me shume para ne buxhetin e shtetit nga shitja e kesaj nafte. Keto te ardhura te konsiderueshme te buxhetit te shtetit do te financojne prioritetet e tjera te qeverise sic jane infrastruktura e arsimi.

    4. Prania ne Shqiperi e korporatave gjigande te energjise, do te ndihmoje ne konsolidimin dhe zgjerimin e kesaj industrie ne vend. Korporatat do te investojne ne gjithe territorin e vendit per te kerkuar burime nafte e gazi natyror. Keto korporata sjellin jo vetem eksperiencen, teknologjine, tregun, por sjellin edhe kapitale eksploruese: shteti shqiptar nuk ka as kapitalet dhe as teknologjine per te bere dicka te tille.

    5. Konsumatori shqiptar do te perfitoje nga privatizimi pasi sa me e larte sasia e naftes se prodhuar ne vend ne treg, aq me i ulet do te jete cmimi ne tregun shqiptar. Shqiptaret do te shpetojne nga kostoja e korrupsionit: vjedhja qe u behet resurseve natyrore nga ministrat e burokratet shteterore sic ka ndodhur ne keto 20 vjet. Privati nuk ka lidhje me ministrat e qeveritaret, dhe eshte gjithmone i prirur per ti sherbyer sa me mire konsumatorit. Arsyeja tjeter perse konsumatori do te perfitoje nga ky privatizim, eshte se do te shkaterrohen me ne fund monopolet e naftes ne vend dhe do te rritet ndjeshem konkurenca mes naftes se importuar e prodhuar ne vend. Nga konkurenca, fiton gjithmone konsumatori pasi cilesia e sherbimit do te rritet, cmimi i naftes do te bier.

    6. Perfitimi tjeter i madh do te jete konsolidimi i industrise se naftes ne vend. Deri me sot, kjo industri ka qene e lene pas dore dhe e mbarsur me vjedhje dhe korrupsion. Me hyrjen ne treg te korporatave private, do te rriten rrogat e punetoreve te Albpetrol, do te rritet eksperienca dhe kultura e tyre e punes, do te rritet kerkesa e ketyre kompanive per krahe pune te kualifikuara, do te rriten kerkesat ne universitetet shqiptare per studente qe studiojne ne kete fushe. Shtysa do te jene pagat e larta krahasimisht me profesionet e tjera ne vend.

    Privatizime te tilla, nuk i shohin me sy te mire, vetem ata njerez te korruptuar ne politike dhe ne administraten e shtetit, qe duan ti kene keto ndermarrje publike ne duart e tyre, qe sa here qe vijne ne pushtet, te mund ti vjedhin e perdorin per interesat e tyre. Arma me e mire ndaj korrupsionit ne vend eshte privatizimi.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-12-2011 mė 12:06

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha nė Francė pėr privatizimin e Albpetrol

    Kryeministri Sali Berisha ka shfrytėzuar punimet e seminarit “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi” pėr tė ftuar investitorėt e huaj tė marrin pjesė nė privatizimin e Albpetrolit. Kreu i qeverisė u pyet nė kėtė seminar pėr zhvillimin e vendit, si dhe pėr krizėn ekonomike. “Gjithsecili duhet tė bėjė mė tė mirėn. Prandaj unė besoj qė duhet forcuar fibra kombėtare e reformave tė ēdo vendi dhe duhet proceduar me reforma tė thelluara. Kjo ėshtė rruga e vetme e pėrballimit tė krizės dhe e zhvillimit. Duke pėrfunduar, edhe diēka tjetėr, nė Shqipėri janė duke u ndėrtuar 63 hidrocentrale. Nė vendin tonė ka kompani ndėrkombėtare si “Statkraft” qė po investon nė energji. Janė duke punuar dhjetėra kompani nga Izraeli deri nė Norvegji. Ju ftoj tė shihni dhe tė ndiqni shumė seriozisht privatizimin e afėrt tė Albpterolit qė ka nisur”, u shpreh kreu i qeverisė. Sipas Berishės, synimi i qeverisė ėshtė qė Shqipėria tė bėhet njė vend i gjelbėr. “Po punojmė nė pyllėzimin e vendit nėpėrmjet drurėve frutorė. Vendi im ka shumė pak tokė bujqėsore, pėr momentin ka 1800 m pėr frymė, mė e ulėta nė Europė. Por potenciali ėshtė shumė i madh nėse zbatojmė pyllėzimin nėpėrmjet drurėve frutorė, sepse vendi im ėshtė njė vend ideal pėr arrorėt. Prandaj ne kemi vendosur tė mbjellim 250 milionė drurė arrorė tė tė gjitha llojeve tė arrorėve. Po mbjellim 50 milionė ullinj”.

    Panorama

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Fazlliē mbėrrin pėr Albpetrolin.

    Fazlliē mbėrrin pėr Albpetrolin. Shoqėrohet nga seksioni VIP nė aeroport


    I mirėnjohuri si sekser i Familjes nė pushtet, Damir Fazlliē, ka mbėrritur tė enjten nė orėt e vona me linjėn e Alitalia-s, pėr tė qenė prezent nė hapjen e ofertave tė shitjes sė Albpetrol-it. Fazlliē, i cili ka lobuar pranė qeverisė nė favor tė Gazprom-it rus, arriti nė Rinas rreth orės 12:00 tė natės. Pėr shkak tė disa kamerave qė prisnin nė holl tė aeroportit, ai u mor nga njerėz tė afėrt tė kryeministrit me veturė brenda aeroportit, nga seksioni i VIP-ave, dhe shmangu filmimet.

    Edhe pse Fazlliē nuk ėshtė zyrtar i lartė i shtetit shqiptar dhe as diplomat, shoqėrimi i tij formal si VIP bėhet vetėm pėr shkak tė lidhjeve me familjen Berisha.
    Albania Uber Alles

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pas HEC-eve shtyhet dhe privatizimi i Albtelekomit

    Kur dukej se qeveria e kishte me urgjencė privatizimin e aseteve tė mbetura “pezull” pėr tė krijuar sa mė shumė tė ardhura, duket se strategjia ka ndryshuar. Pas hyrjes sė afatit tė privatizimit tė katėr hidrocentraleve, tani ėshtė vendosur qė edhe paketa qė qeveria zotėron te kompania “Albtelekom” tė shitet nė muajin dhjetor, afat qė ėshtė lėnė pėr prezantimin e ofertave. Supozohej se kjo shitje, nė fakt, duhet tė bėhej nė muajin maj, por tashmė njoftimi ėshtė zyrtar. “Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės njofton zgjatjen e afatit kohor pėr paraqitjen e ofertave tė ankandit publik pėr shitjen e paketės sė aksioneve tė zotėruara nga shteti nė Albtelekom sh.a, nga 02 maji 2012, ora 12:00, nė 10 dhjetor 2012, ora 12:00″, thuhet nė njė njoftim tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Energjetikės. Qeveria zotėron 24 pėr qind tė aksioneve tė Albtelekomit, ndėrkohė qė 76 pėr qind e tyre janė blerė vite mė parė nga njė grup turk. Albtelekomi ėshtė ndėr tė paktat privatizime tė mbetura “pezull” dhe qė kanė kohė qė diskutohen lidhur me shitjen e aksioneve qė qeveria ka nė kėto kompani. Nė kohėn kur “lumit” tė privatizimeve po i vjen fundi pėr shkak se njė pjesė e mirė e tyre kanė pėrfunduar, qeveria po pėrpiqet qė tė maksimizojė fitimet tė paktėn nga ato asete qė ende kanė mbetur. Pėrveē shitjes sė hidrocentraleve Ulzė, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, qė do tė bėhen nė muajin shtator, janė edhe njė sėrė privatizimesh tė tjera nė diskutim e sipėr, siē ėshtė INSIG-u, Albpetroli apo edhe Albtelekomi. Privatizimet duket tė jenė shpresa e vetme e qeverisė pėr tė ulur deficitin qė ka nė buxhet si rrjedhojė e mosarkėtimit tė tė ardhurave nė planet e parashikuara. Nė jo pak raste ėshtė diskutuar mundėsia e ndryshimit tė buxhetit, shkurtimet e tė cilit pėr kėtė vit janė mė tė vonuara sesa nė vitet e kaluara. Nėn zė ka pasur deklarime se njė ndryshim buxheti do tė bėhet nė njė moment tė dytė pas rezultateve tė privatizimeve, por kjo nuk ėshtė konfirmuar asnjėherė nga Ministria e Financave, e cila ka lėnė tė hapur mundėsinė pėr ndryshime. Pėrveē privatizimeve tė rėndėsishme, paralelisht qeveria vijon edhe me privatizimet e njė sėrė godinave tė listuara mė herėt nga institucione si Ministria e Mbrojtjes apo tė tjera, tė cilat nuk i kanė mė nė pėrdorim. Lidhur me kėto privatizime ėshtė Ministria e Financave ajo qė bėn edhe lajmėrimet pėr datat e zhvillimit tė ankandeve.
    Haxhinasto fton bullgarėt nė garėn pėr HEC-et
    Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės u ka bėrė thirrje investitorėve bullgarė qė tė investojnė nė Shqipėri, duke u sjellė atyre nė vėmendje privatizimin e katėr hidrocentraleve, qė pritet tė bėhet nė shtator. Gjatė njė takimi tė zhvilluar me ambasadorin e Bullgarisė nė Shqipėri, Dimitar Arnaudov, Haxhinasto e ka fokusuar fjalėn e tij te sektori i energjisė. Muajt nė vijim pritet qė tė zhvillohen edhe njė sėrė aktivitetesh tė pėrbashkėta me biznesin bullgar dhe atė shqiptar. “Muajt nė vazhdim do tė bihet dakord pėr njė datė tė pėrshtatshme lidhur me zhvillimin e sesionit tė radhės sė Komisionit tė Pėrbashkėt me Bullgarinė, qė do tė zhvillohet nė Tiranė. Ky sesion do tė shoqėrohet dhe me njė forum biznesi shqiptaro–bullgar”, ėshtė shprehur Haxhinasto.

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Albpetrol, ofertat do paraqiten mė 7 shtator

    Ofertat e kompanive tė interesuara pėr privatizimin e Albpetrolit do tė paraqiten mė datė 7 shtator. Ministria e Ekonomisė, ashtu sikurse pritej, ka shtyrė datėn e paraqitjes sė ofertave duke e lėnė kėtė pas verės, njėlloj sikurse ka vepruar edhe me privatizime tė tjera. “Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės njofton se data e paraqitjes sė ofertave, e specifikuar nė Dokumentet Standarde tė Tenderit pėr privatizimin e kompanisė ‘Albpetrol’ Patos, shtyhet nga 26 korriku 2012, ora 12:00 mė 7 shtator 2012, ora 12:00″, thuhej nė njė njoftim tė METE-s. Shtyrja e datės sė paraqitjes sė ofertave pėr Albpetrolin nėn zė u bė me dije 10 ditė mė parė, dhe kjo, edhe pse e argumentuar se ėshtė kėrkuar nga kompanitė, mė shumė tingėllon si njė strategji e qeverisė pėr ta “kuotuar” shtrenjtė Albpetrolin nėn ndikimin e kohės dhe rritjes sė numrit tė kompanive pjesėmarrėse. Pėrfaqėsues tė Ministrisė ditėt e fundit kanė deklaruar se numri i kompanive pjesėmarrėse qė kanė shprehur interes pėr privatizimin e Albpetrolit ėshtė rreth 14, ndėrkohė qė deklarimi i njė numri kaq tė lartė flet pėr njė pritshmėri tė lartė tė ardhurash tė gjeneruara nga ky privatizim. Albpetroli mbetet aktualisht “shpresa” e qeverisė pėr tė ardhura tė majme, pasi cilėsohet si njė privatizim strategjik, por kjo mbetet pėr t’u parė. Vala e privatizimeve pritet tė fillojė nė muajin shtator, duke u hapur me Albpetrolin e duke vazhduar mė pas, mė datė 10, me hidrocentralet Ulzė, Shkopet dhe mė datė 13 me hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Kėtė valė pritet qė ta mbyllė privatizimi i paketės qė ka qeveria tė Albtelekomi, e lėnė pėr paraqitje ofertash mė 10 dhjetor.

    Panorama

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bashkim Kopliku: Votoni per te keqen me te vogel, votoni per PS
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 23-02-2013, 14:33
  2. Berisha: Nga 1 maji, dyfishim rrogave e pensioneve
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 12:21
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 16:41
  4. Mėnyra e re e pagesės sė punonjėsve buxhetorė krijon probleme!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 21:51
  5. Zv. kryeministri Dokle me dosje ne Sherbimin Informativ Shqiptar
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-01-2004, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •