Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,857
    Postimet në Bllog
    18

    Vetëm 2 vitet e fundit, 2000 shqiptarë heqin dorë nga shtetësia shqiptare

    Dyndje në Presidencë për “të hequr qafe” nënshtetësinë shqiptare

    Habjon Hasani

    Shqipëria është ndoshta vendi me numrin më të madh në Europë të qytetarëve që kërkojnë heqjen dorë nga shtetësia e tyre. Vetëm katër ditë më parë, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka dekretuar lënien e shtetësisë për 56 persona, ndërkohë që në Arkivën e Presidencës zbulon se vetëm në dy vitet e fundit, më shumë se dy mijë shqiptarë kanë vendosur “të mos jenë më” të tillë. Specialistët e çështjeve legale shpjegojnë se motivi kryesor dhe më i hasuri në këto vite lidhet me pamundësinë ekonomike të shqiptarëve, të cilët, në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim, nuk ngurrojnë të sigurojnë jetesën jashtë vendit në këmbim të “dorëzimit” të përkatësisë shtetërore shqiptare. Ndërkohë që nga institucioni i Presidencës mësohet se gati çdo javë në këtë institucion vijnë listat e përpunuara me kërkesat e qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë lënien e shtetësisë së tyre, duke u zhveshur tërësisht nga detyrimet ligjore të shtetit shqiptar. Ndërsa shifra e personave që kanë siguruar lënien e shtetësisë në dy vitet e fundit përllogaritet në më shumë se 2 mijë persona, të dhënat zyrtare tregojnë se kërkesat janë gati tri herë më të larta, por shumë prej këtyre qytetarëve janë skualifikuar për shkak të disa rregullave të vendosura me ligj për mënyrën e lënies së shtetësisë.
    Ligji
    Nenet 15 dhe 16 të Ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, përcaktojnë kushtet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për të rriturit dhe të miturit, duke nënvizuar premtimin ose dhënien e shtetësisë së vet nga një shtet tjetër, rezidencën në atë vend, mungesën e ndjekjes penale dhe detyrimeve ligjore të pashlyera në Shqipëri, marrëveshjen prindërore. Neni 15, për mbarimin e shtetësisë shqiptare shprehet: “Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të personit, kur ai plotëson kushtet e mëposhtme: 1. Ka mbushur moshën 18 vjeç. 2. Nuk mbetet pa shtetësi si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare, meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garanton se do të fitojë shtetësi të huaj. 3. Është rezident në një shtet të huaj. 4. Nuk është në ndjekje penale për vepra penale, për të cilat, sipas legjislacionit shqiptar, parashikohet dënim me burgim jo më pak se 5 vjet. 5. Nuk ka detyrime ligjore ndaj autoriteteve shtetërore, personave juridikë dhe fizikë. Vendimi për njohjen e faktit të heqjes dorë nga shtetësia shqiptare mund të revokohet, kur vërtetohet se ish-shtetasi shqiptar, me vetëdije, ka përdorur të dhëna të sakta ose dokumente të falsifikuara për lënien e shtetësisë”.
    Shtetet kryesore që u garantojnë shtetësinë e vet shtetasve shqiptarë, si Gjermania, Austria, Holanda apo edhe shtete të tjera, u japin atyre një afat dyvjeçar për përgatitjen e dokumentacionit dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Të gjitha procedurat zgjasin në një afat kohor prej gjashtë deri në tetë muaj, që nga bërja e kërkesës deri në miratimin apo revokimin e saj. Në rastin e parë, shtetasit njoftohen për të drejtat dhe detyrimet që kanë si shtetas të vendit që kanë përfituar shtetësinë, por edhe të vendeve ku qëndrojnë përkohësisht.
    Dyshtetësi për minoritarët
    Dhënia e dyshtetësisë, me vendim të qeverisë, të minoritarëve që jetojnë në Shqipëri, hapi debate të mëdha në vendin tonë. Parlamenti shqiptar, në qershor të 2003-shit është shprehur kundër dhënies së shtetësisë kolektive, pasi një gjë e tillë do të destabilizonte Ballkanin. Me sa duket, që atëherë gjërat kanë ndryshuar, po ashtu edhe pozicionet e partive, të cilat kanë pushtetin. Dhënia e dyshtetësisë, në fakt u paralajmërua menjëherë pas vizitës që kryeministri shqiptar Sali Berisha pati në Athinë, në shtator të këtij viti. Në lidhje me këtë çështje, kryeministri Berisha tha se “unë e mirëpres dyshtetësinë. Të kesh dyshtetësinë apo të marrësh edhe nënshtetësinë e shtetit ku jeton e punon, ku shkollon fëmijët e t’u, nuk cenon aspak patriotizmin. Përkundrazi, është një akt për të fituar të gjithë të drejtat që të takojnë në shtetin ku edhe jeton”. Lejimi i dyshtetësisë në vendin tonë, edhe pse lejohet, sipas detyrimeve që rrjedhin nga një dekret i miratuar nga Presidenti i Republikës vite më parë, mund të krijojë probleme përsa i përket të drejtës së votimit për shtetasit që e gëzojnë atë. Juristët sqarojnë lidhur me vendimin e marrë dje nga qeveria e Greqisë, për t’u dhënë të drejtën e nënshtetësisë greke minoritarëve etnikë grekë që jetojnë në Shqipëri, se një gjë e tillë u krijon mundësi kësaj kategorie që të votojnë si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi. E nisur nga kjo, sipas juristëve, ndonëse dyshtetësia është një e drejtë ligjore, minoritarët grekë, që parashikohet të përfitojnë edhe nënshtetësinë greke, mund të kenë pretendime për të krijuar një parti politike me bazë etnike. Por edhe ky pretendim mund të mbetet në tentativë, pasi Kushtetuta edhe në këtë pikë, e ndalon një veprimtari të tillë, pra krijimin e partive politike me bazë etnike ose krahinore. “Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit, ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë, janë të ndaluara sipas ligjit”, thuhet në pikën 2, të nenit 9 të Kushtetutës. Vlen të theksohet se aktualisht Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, përfaqëson më së shumti politikisht të drejtat e minoritarëve grekë në Shqipëri. Nga ana tjetër, heqja dorë nga shtetësia shqiptare mund të realizohet me dëshirën e vet personit, sipas pikës 2, të nenit 19 të Kushtetutës, gjë që në këtë rast ka pak gjasa të ndodhë, pasi shtetit grek nuk do t’i interesonte, që me dhënien e nënshtetësisë greke, të pakësohej numri minoritarëve grekë në Shqipëri.
    Box
    Më 1992-shin Berisha dha nënshtetësinë për njeriun e “Al Kaedas”
    Fjala është për Dekretin nr. 328, datë 21 nëntor 1992 të presidentit të kohës, Sali Berisha, për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Abdyl Latif Saleh. Së bashku me 40 shtetas të tjerë, Saleh ka marrë nënshtetësinë shqiptare dhe vetëm katër ditë më pas është regjistruar nga Ministria e Rendit Publik për dhënie dhe lejim të nënshtetësisë shqiptare. Media ka zbuluar gjithashtu se praktikën me anë të së cilës është kryer kjo dhënie nënshtetësie, si dhe veprimet që janë dashur për të çuar deri në fund kërkesën e biznesmenit jordanezo-saudito-sirian. Nga dokumentet e botuara pak kohë më parë del se Abdyl Saleh e ka paraqitur kërkesën për marrjen e nënshtetësisë më dt. 17 shtator 1992 pranë Presidencës së Republikës, me anë të shkresës që mban numrin e protokollit 816. Tejet i çuditshëm është fakti që po atë ditë, pra më 17 shtator, me anë të shkresës nr. 816/1, Presidenca fillon procedurat formale, duke i kërkuar mendim Ministrisë së Rendit Publik. Brenda javës, pra më 24 shtator 1992, Ministria e Rendit Publik jep mendim pozitiv për dhënien e nënshtetësisë, me anë të shkresës nr. 816/2 regjistruar në protokollin e Presidencës. Ndërkohë, po kaq e çuditshme është edhe procedura e brendshme e Presidencës së Republikës për miratimin e nënshtetësisë së zotit Saleh. Sipas dokumenteve që po botojmë, figuron se aprovimi formal i kërkesës së Saleh ka kaluar nëpër duart e stafit presidencial, i cili ka dhënë përgjigje pozitive, porse kjo praktikë nuk mban asnjë detaj apo të dhënë personale. “Aparati mendon t’i jepet nënshtetësia shqiptare”, thuhet në shkresën që i sugjeron presidentit Berisha që të miratojë kërkesën në fjalë.

    Gruaja e ministrit të Jashtëm hoqi dorë nga shtetësia në vitin 2004

    Bashkëshortja e ministrit të Punëve Publike, Lulzim Basha, nuk është një shtetase shqiptare dhe ky është një vendim i asaj vetë. Neni 4 i Ligjit 8398, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” shprehet se “Askujt nuk mund t’i hiqet arbitrarisht shtetësia shqiptare. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare me kusht që të ketë një shtetësi tjetër, të ketë fituar një shtetësi tjetër, apo t’i jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit të huaj dhënia e një shtetësie tjetër”. Me dekret të Presidentit të Republikës, numër 4117, asaj i është lejuar lënia e shtetësisë. Emri i Aurela Xhaferr Isufit është i dhjeti në listën e emrave që u është lejuar lënia e shtetësisë me këtë dekret të vitit 2004, në mbështetje të nenit 92, pika “c”, të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të Ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, bazuar edhe në propozimin e ministrit të Rendit Publik. Procedurat parashikojnë që kërkesa për lënien e shtetësisë të bëhet në komisariatin e policisë që mbulon zonën ku banon aplikanti, ose nëse kërkesa bëhet nga toka e huaj në përfaqësinë konsullore ose diplomatike ku jeton në kohën e aplikimit kërkuesi. Një fakt i tillë mund të tingëllojë i çuditshëm dhe madje i pahasur në eksperienca të tjera të qeverive shqiptare apo ato të huaja, por lehtësisht i verifikueshëm në dokumente zyrtare. Bashkëshortja e ministrit të Basha ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe bashkë me të nga çdo e drejtë dhe detyrim që rrjedh nga kjo shtetësi. Nuk dihet arsyeja se pse Aurela Isufi (Basha) ka kërkuar të mos i përkasë më shtetësisë shqiptare, edhe pse si çdo shtetase e Shqipërisë, të paktën derisa dekreti i Presidentit ka miratuar lënien e kësaj shtetësie, ka të drejtën, në bazë të Kushtetutës, për të bërë një veprim të tillë. Në fakt janë me qindra ata qytetarë që për një arsye apo për një tjetër lënë shtetësinë e tyre shqiptare, por në listat e gjata që nga viti 2002 e në vazhdim, nuk gjen ndonjë bashkëshorte ministri, apo gruan e ndonjë politikani të premtuar për ministër. As zyrtarë të shtetit dhe as familjarë të tyre që nga ky vit nuk kanë kërkuar lënien e shtetësisë shqiptare. Ndërkaq, Aurela Isufi (Basha) lëviz nëpër Shqipëri me një dokument të përkohshëm, që nuk është pasaportë, por një leje qëndrimi që merret në komisariat të policisë.

    Albania
    3 Korrik 2007

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Albo

    Me Fal qe te citoj , por ben nje pyetje , ky perfundim per dy vjetet e fundit vetem per Shqiperine vlen apo per te gjith shqiptaret edhe per ne ketu ne Maqedoni ???
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •