
Postuar mė parė nga
Qerim
Mos m`u tremb dashuri
Me shtrojne ne shtreter cmendurie,
Se merrem me vjersha dhe ngre gota .
Pas ijesh te hijshme bukurie,
Me duket se fshihet gjithe bota.
Imazhet me joshin ne deshira,
Sa humbas ne jerm si femi.
Shungulloj i teri neper marrezira,
Dhe dukem se s`njoh as perendi.
Djallushkat me bejne ziliqar,
Ne c`hone me hedhin se di ?!....
Nese bota me quan mekatar ,
Ti mos m`u tremb dashuri !
Macja e poetit
Ne kujtim te mikut tim poet ,Piro Kuqit
Gjemimet shkojne me tej,
Shqetesimi dhe nata nje trup.
Piros qe mbeti i vetem,
Dhe macja kish nisur t`i humb.
Yjet peshperisnin ne fikje,
Dimri poetit ju qas.
Macja i ndiqte sikur,
T`u lypte pak drite ,pak gas.
Dukej se rrekej ne udhe,
Pas ndjenje ta grishte ndokush.
S`kerkonte as uje ,as buke,
Vec doret t`ia shkonin mbi push.
Qekur s`pat pare me grua,
Oborrit dhe rrotull shtepise.
Syte kater ,sovrane larushja,
Pergjonte nga maja e catise.
Dhe heshturazi dersa dyndej,
Me muzgun vetmonte pasketaj.
Saken sa guxonte te futej,
perbrenda pa zotin e saj.
Sapo pikaste mes heshtjes,
Gerhimen e celesit ne porte.
Nga maja e catise i feksnin,
Rrezellites dy sy beseplote!
Me bishtin gjithhere lekundur,
Sqimtare afrohej per pak.
Pastaj harbohej e perhumbur,
Ne preher me ledhe si vajze!
Krijoni Kontakt