"Po të mos e kishe mbytur atë, ai kishte për të vdekur"
E Hëne 02 Korrik 2007

Ndodhia e nipit të Muhamed bin Abdeluehabit
Nga: Shejh Ahmed Musa Xhibril

Është sunet i Allahut (azzavexhel) që më së shumti ishin dhe do të jenë të sprovuar ata të cilët Ai i ka nderuar me bartjen e mesazhit të Tij tek njerëzimi. Ata janë të cilët më së shumti ikin që mos të jenë të dyshimtë, dhe mos të futen në çështjet e dyshimta të epshit, dhe pengojnë që të bëhen akuzime. Sidoqoftë, prej kohërave të njohura ata janë më të akuzuarit dhe më të dyshuarit.

Allahu (azzauaxhel) thotë:

" A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët." [29:2-3]

Pejgamberi (SalaAllahu alejhi ueselem) ka thënë: "Më të sprovuarit janë të dërguarit e Allahut dhe ata që i pasojnë ata, njëri sprovohet sipas besimit të tij, nëse besimi i tij është i paluhatshëm ai sprovohet edhe më shumë."

Në Kuran ka shumë ajete të cilat tregojnë për shembuj se si Pejgamberi (SalaAllahu alejhi ueselem) dhe shokët e tij u sprovuan për shkak të virtytit të bartjes të mesazhit të Allahut tek të gjithë. Si rezultat, nëse ndonjëri ia obligon vetit davetin, ai duhet ta bart çmimin e tij ose të dështojnë në test - sikurse shumica që e bëjnë.

Për shembull, Pejgamberi (SalaAllahu alejhi ueselem) u akuzua se është njeri i cili bënë përçarje, i cili i përçan familjet duke i ndarë bijtë prej baballarëve të tyre dhe grat prej burrave të tyre. Ai është akuzuar se bënë magji të zezë, se është mentalisht i sëmur, se është rrenacak se është pas pasurisë dhe prestigjit. Njashtu, gruaja e tij gjithashtu është akuzuar se ka bërë amoralitet.

Njëherë derisa Pejgamberi (SalaAllahu alejhi ueselem) po falej, një grup i mosbesimtarëve Kurejshit vendosën në shpinën e tij mitrën e përgjakur të devesë. Ngjashëm, Pejgamberi (SalaAllahu alejhi ueselem) i cili konsiderohet të jetë njeriu më i mirë të ketë ecur në sipërfaqen e tokës, dhe njeriu më i mirë pas të dërguarve, Ebu Bekri, u bë një i ikur i kërkuar për një shpërblim prej 200 deve për ata (i barabartë me miliona dollar sot). Strehimi i tyre ishte thjeshte në një shpellë!!

Nëse Pejgamberi (SalaAllahu alejhi ueselem) është akuzuar për këto të këqija dhe është sprovuar me sprova të atilla të ashpra, atëherë njëri duhet ta përgatit vetën e tij se askush nuk është më i mirë se ai (SalaAllahu alejhi ueselem).

Është me rëndësi se duhet të vërehet se Kurejshitët as që e akuzuan Pejgamberin (SalaAllahu alejhi ueselem) se është përpjekur ta përhap islamin, as që e akuzuan që është përpjekur të sjell drejtësi, apo që të ia jap të drejtat e tij të dobëtit. Përkundrazi, ata e akuzuan për vepra për të cilat ata besuan se populli do të mendoj se ai është mizore dhe i keq.

Edhe pse akuzimet kundër tij ishin të njëjtat vepra kundër të cilave ai predikonte, ata filluan që ta keqtrajtojnë me eliminimin e karakterit të tij posa u bënë të vetëdijshëm se njerëzit filluan ta pasojnë porosinë e tij dhe bëheshin musliman.

Ata që bënë këto akuzime kundër tij janë armiqtë e vërtet të Allahut (azzauaxhel), dhe ata ende ekzistojnë edhe sot.

Sprovat dhe fitoret

Në të vërtet thirrësi duhet ta paguaj një çmim të rëndë për përhapjen e mesazhit të islamit.

Një ditë një grua po ecte drejt rrethinës së Mekës. Ajo ishte ngopur me krizat që po ndodhnin në Meke pas proklamimit të Pejgamberit (SalaAllahu alejhi ueselem) se islami duhet të jetë besimi i të gjithë banorëve të Mekës. Ajo i besonte të gjitha akuzimet që i kish bërë Kurejshitët kundër Pejgamberit (SalaAllahu alejhi ueselem) dhe kishte vendosur që ta braktis Mekën.

Kur ajo ishte duke ecur, një njeri e pa atë duke shkuar dhe filloj që të ec me atë. Ai e pyeti atë, se ku është duke shkuar dhe arsyen e saj për braktisjen e Mekës. Ajo tha, "Për shkak të atij njeriut Muhamedit. Ai po i përçan familjet, po i shfrytëzon të dobëtit dhe po shkakton të këqija në Meke."

Njeriu vazhdoj që ta shoqëroj në ecje. Ai i tregoj asaj për islamin, dhe e vëri në pyetje besimin e saj në zotat e rrejshëm të Kurejshëve. Në përfundim të bisedës, gruaja e pyeti se si ishte emri i tij. Ai iu përgjigj por ajo nuk e dëgjoj emrin qartazi. Ajo e pyeti përsëri. Ai u përgjigj, "Muhamed." Në atë moment, ai (SalaAllahu alejhi ueselem) u bë shkak dhe gruaja filloj të kthehet në Meke që të jetoj jetë islame si një muslimane.

Siç shohim, pa marr parasysh se çka akuzuesit bëjnë, sjellësi i lajmit të gëzuar të Allahut do të jetë fitimtarë. Shpërblimi në botën e ardhshme nuk ka kufij prej më Bujarit Allahut (azzauaxhel).

Edhe në këtë jetë, ata gjithashtu janë të shpërblyer. Hidhe një shikim në historinë e të gjithë dijetarëve të famshëm dhe të respektuar të kohës së kaluar dhe të tashmes, emrat e të cilëve i dëgjojmë çdo ditë sikurse të 4 imamëve, atyre para tyre dhe atyre pas tyre sikurse Imam Buhariu dhe Ibn Tejmija. Ata të gjithë ishin të torturuar, të burgosur dhe të akuzuar rrejshëm. Allahu (azzauaxhel) prej tyre bëri legjenda emrat e të cilëve do të dëgjohen dhe do të luten për ata deri në Ditën e Gjykimit për arsye se ata ju bënë ballë sprovave të tyre me durim dhe pa-luhatshmëri për në të vërtetën.

Allahu (azzauaxhel) thotë:

" Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijës) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur." [32:24]

Në të kundërtën, do të ketë të atillë që do të bëhen si liderë dhe legjendë e kohës së tyre derisa armiqtë e Allahut bëjnë reklama për ta. Ata janë të cilët mund të paraqiten si lojal tek muslimanët por në fakt, tradhtarë tek Allahu (azzauaxhel). Ata janë të cilët "shkojnë me rrjedhat", ata të cilët i tradhtojnë muslimanët, dhe i lakojnë dhe i përdredhin mësimet e islamit për të ju përshtatur nevojave të tyre.

Ata e jetojnë jetën e tyre në këtë mënyrë, por kur varrosen, emrat e tyre do ti torturojnë ata në varret e tyre. Nëse dhe kur të ceken emrat e tyre pas vdekjes së tyre, ata do të cekën me komente nënçmuese apo me mallkime të muslimanëve. Kjo është çka Allahu (azzauaxhel) ka caktuar për ata.

Një shembull i vërtet

Një shembull i atyre imamëve i cili jetoj jetë të përpjekjeve dhe i cili u mbyt në rinin e tij ishte njeriu i quajtur me emrin Sulejman, i biri i Abdullahut, i biri i Muhamedit, i biri i AbdulUehabit. Ai ishte nipi i rilindësit të islamit, Imam Muhamed bin AbdulUehabit (rrahimullah).

Imam Sulejman është shumë i famshëm për librin e tij "Tejsir Al-Aziz Al-Hamid". Ky punim dijetarësh ishte një sqarim dhe komentim i librit të shkruar prej gjyshit të tij të quajtur "Kitab El Teuhid" (Libri i Teuhidit). Që të dy libra prej gjyshit të tij dhe komenti i Imam Sulejmanit janë shumë të përhapura, të përkthyera dhe i mësohet sot studentëve të diturisë anembanë botës muslimane.

Imam Sulejmani ka lindur më 1200 A.H. - 1785 C.E. në qytetin e quajtur Direih në Gadishullin Arabik. Në atë kohë ky ishte një qytet i diturisë dhe vendbanim i njerëzve të cilët ishin shembuj për dituri islame. Imam Sulejmani u bë një student i jashtëzakonshëm i diturisë ku e memorizoj Kuranin, e zotëronte diturin e testamentit, diturin e hadithit (e kishte memorizuar atë, i kishte studiuar shkencat e autentikes), Fikhun dhe Usulin. Ai gjithashtu ishte kaligrafisti më i mirë i asaj kohe.

Ai njëherë është cituar duke thënë, "Unë i di njerëzit e transmetimit të hadithit në zinxhirin e hadithit më shumë se sa që i di emrat e fiseve të mia."

Përpos librit të tij "Tejsir Al-Aziz Al-Hamid", ai shkroi edhe disa libra të tjerë. Një ishte prej 3 vëllimeve në lidhje me fikun, një broshurë në lidhje me fikun e Xhumasë, dhe një tjetër e quajtur "Fakti për mohimin e politeizmit."

Ai ka qenë i njohur për vendosmëri e tij për urdhërimin në të mirë dhe largimin nga e keqja, dhe ka qenë i njohur për xhelozin mbrojtëse ndaj jurisprudencës islame kur ajo nënvlerësohej apo kur nuk përfillej.

Më 1233 A.H. - 1818 C.E. një lider i Egjiptit i quajtur Ibrahim Pasha e okupoj Dirieh sipas kërkesës të Britanikëve. Ibrahim Pasha ishte biri i liderit të njohur të Egjiptit me emrin, Muhamed Ali Pasha, ku së bashku me birin e tij që të dy ishin agjentë Britanik. Kërkesa erdhi pasi që njerëzit e Dirieh të cilët u emëruan si Uahabist u bashkuan me njerëzit e Kauasimit që sot quhen Emiratet e Bashkuara Arabe. Britanikët kishin marrë fjalë se njerëzit e Dirieh dhe Kausim kishin për ti sulmuar anijet britanike të cilat po kalonin aty pari për në rrugë për në Indi.

Pas shumë sulmeve kundër Diriehit, njerëzit nuk patën zgjidhje tjetër ndërmjet të dyjave ose ti dorëzohen Ibrahim Pashës apo të vdesin. Ata zgjedhën që të dorëzohen. Më pastaj për shkak të frikës, njerëzit u bën informatorë të Ibrahim Pashës kundër atyre që shiheshin si kërcënim ndaj sundimit të tij.

Njëri prej tyre që përshkruhej si i rrezikshëm ishte Imam Sulejmani.

Ibrahim Pasha e kapi Imam Sulejmanin, dhe i urdhëroi të tjerët që tu bien instrumenteve muzikore në mënyrë që ta shqetësoj Imamin. Ibrahim Pasha e dinte se Imam Sulejmani besonte fuqishëm në ndalimin e muzikës.

Për arsye se torturimet fizike dhe mentale nuk patën sukses, Ibrahim Pasha urdhëroi që Imam Sulejmani të kryqëzohet në varrezat e qytetit. Ai gjithashtu urdhëroi që ata të vazhdojnë që ta gjuajnë atë derisa mishi i tij të copëtohet.

Imam Sulejmani qëndroj i durueshëm dhe i paluhatshëm në të vërtetën. Edhe pse jeta e tij ishte më pak se 33 vjet, punimet e tij shkollare lexohen, studiohen dhe aplikohen sot prej miliona muslimanëve. "Tejsir Al-Aziz Al-Hamid" është burim i diturisë së Teuhidit për shumicën e botës islame.

Babai i tij (Abdullahu) ishte gjallë gjatë kohës kur ndodhi kjo. Ibrahim Pasha e thirri Abdullahun dhe i lavdërohej atij se si ja ka mbytur të birin. Abdullahu iu përgjigj duke i thënë, "Po të mos e kishe mbytur atë, ai kishte për të vdekur."

Ibrahim Pasha u befasua me durimin, dedikimin e paluhatshëm, dhe determinizmin e Abdullahut, babait të Imam Sulejmanit. Allahhu pastë mëshirë në Imam Sulejmanin, babin e tij, dhe gjyshin e tij, dhe na bashkoftë neve në lartësinë e xhenetit. Amin!

Në të vërtet është ironike që gjatë këtyre kohërave shohim ata të cilët nuk besojnë në Botën e Ardhshme mbajnë qëndrime më shumë heroike ndaj asaj që besojnë deri në atë masë sa që ajo është bërë pjesë e tyre sikurse mishi dhe gjaku, ndërsa ata që e pohojnë për vetën e tyre xhenetin e ahiretit që është më i madh se sa qielli dhe toka struken dhe largohen duke u dridhur.

Njeriu duhet të jetë i vendosur në atë që e beson edhe nëse dhimbja dhe vuajtja e arrin kulminacionin e saj. Njeriu duhet të ketë përkushtim ndaj besimit të tij edhe nëse ata për rreth tij largohen dhe e braktisin atë. Një-kështu njeriu ka sukses në sprovë, një test i ngjashëm të cilin Allahu (azzauaxhel) e dërgoj mbi të Dërguarit e Tij.

O Allah, vërtet ne kërkojmë ndihmën Tënde, ne besojmë në Ty, ne të mbështetemi Ty dhe ne të lavdërojmë Ty dhe ne nuk jemi jo-fisnik ndaj Teje. O Allah, ne vetëm Ty të adhurojmë dhe Ty të falemi dhe të bëjmë sexhde, për Ty ne përpiqemi. Ne shpresojmë për mëshirën Tënde dhe kemi frikë prej dënimit Tënd, se dënimi Yt me siguri do ti arrij mosbesimtarëve. O Allah, dënoj mosbesimtarët e Popullit të Librit (krishterët dhe jehudit) të cilët po i pengojnë të tjerët që ta pasojnë rrugën Tënde. Amin!

Ahmed Musa Xhibril

Jaumul Xhuma, 10 Dhul-Kadah 1424
www.botaislame.com