Letrat e grave ēame Si na i vranė djemtė dhe burrat para syve
Telegramet drejtuar komisionit hetimor tė UNO-s, Athinė nga ēamėt e strehuar nė Delvinė
Popullata e shumėvuajtur ēame e vendosur nė Shqipėri nė mėnyrė spontane nuk vonoi tė kėrkonte tė drejtat e saj tek organizmat ndėrkombėtare, duke infromuar pikė sė pari, rreth asaj qė kishte ndodhur nė krahinėn shqiptare tė Ēamėrisė. Kėto dėshmi qė janė rrėnqethėse edhe nė leximin e sotėm, janė provat mė tė gjalla qė hedhin dritė mbi gjenocidin e ushtruar nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore mbi njė popullsi civile nė emėr tė asgjėje tjetėr veēse tė doktrinave shoviniste tė spastrimit etnik. Pėr tė evidentuar kėto tė dhėna, vetė popullsia ēame ngriti komisione tė karakterit hetimor, (puna e tė cilėve ėshtė e pėrmbledhur nė deklaratat qė do tė lexoni mė poshtė).
Shabane Azemi, Delvinė mė 26 shkurt 1947
Mė 18 shtator 1944 ikėm nga Filati dhe vajtėm nė katundin Spatar, atje erdhėn ushtarė zervista dhe mė morėn burrin, pas tre ditė bashkė me gra tė tjera shkuam nė Filat pėr tė parė burrat tė clėt ndodheshin nė burg. Nė kėtė kohė na vėnė edhe neve nė burg ku na lanė njė natė. Tjetrėn ditė na morėn dhe na shpunė nė ikotrofie dhe burrat na i vranė nė fushė tė Filatit. Midis tė tjerėve ishte edhe burri jem, Bajram Azemi, vjet 48, edhe kunati tim Lahe Halil Azem. Nė burgun tonė tė grave zervistat zgjidhnin gratė qė u pėlqenin dhe i ē nderonin. Pėr kėto vrasje dhe ē nderime kaq ēnjerėzore kėrkojmė nga ai komision qė tė shkojė nė vend dhe tė hetojė pėrsa sipėr.
Hava Jakupi
Mė datėn 14 qershor 1944 ushtarė zervista nė Filat mė morėn djalin tim Jakup Sulan dhe ma vranė nė Pleshevicė, ashtu edhe burrin tim Sulo Jakupin e vranė nė fushė tė Filatit bashkė me 48 tė tjerė dhe neve tė gjitha gratė dhe familjet ndenjėm nė ikotrofie tė Filatit. Tė mbyllura atje vdiqėn 56 fėmijė dhe gra dhe ēdo ditė vinin ushtarė zervista dhe na kėrcėnonin me thika dhe difeqe, ndėrsa nga ana tjetėr cila ishte mė e mirė nga neve gratė, e merrnin dhe e ē nderonin. Prej kėtyre grave mbaj mend Fahre Mehmetin dhe vajzėn e Madan Arifit nga katundi Spatar i Filatit. Prandaj kėrkoj nga ai Komision qė tė shkojė nė vend pėr tė hetuar mbi barbarizmat e sipėrme.
Xhemile Jakupi
Mė 10 gusht 1944 nė katundin Vrehon atė tė Gumenicės, ushtria zerviste mė vrau burrin tim Jakup Halitin dhe mė plaēkitėn dhe nuk mė lanė hiē asgjė. Prandaj kėrkoj nga ia komision tė shkojė nė vendin e ngjarjes.
(Materiali ėshtė shkėputur nga libri Masakra nė Ēamėri tė autorit Kastriot Dervishi)
Ky lajm ėshtė publikuar: 14/04/2009
ballkan.
Krijoni Kontakt