Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Letrat e grave ēame “Si na i vranė djemtė dhe burrat para syve”

    Letrat e grave ēame “Si na i vranė djemtė dhe burrat para syve”


    Telegramet drejtuar komisionit hetimor tė UNO-s, Athinė nga ēamėt e strehuar nė Delvinė




    Popullata e shumėvuajtur ēame e vendosur nė Shqipėri nė mėnyrė spontane nuk vonoi tė kėrkonte tė drejtat e saj tek organizmat ndėrkombėtare, duke infromuar pikė sė pari, rreth asaj qė kishte ndodhur nė krahinėn shqiptare tė Ēamėrisė. Kėto dėshmi qė janė rrėnqethėse edhe nė leximin e sotėm, janė provat mė tė gjalla qė hedhin dritė mbi gjenocidin e ushtruar nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore mbi njė popullsi civile nė emėr tė asgjėje tjetėr veēse tė doktrinave shoviniste tė spastrimit etnik. Pėr tė evidentuar kėto tė dhėna, vetė popullsia ēame ngriti komisione tė karakterit hetimor, (puna e tė cilėve ėshtė e pėrmbledhur nė deklaratat qė do tė lexoni mė poshtė).
    Shabane Azemi, Delvinė mė 26 shkurt 1947
    Mė 18 shtator 1944 ikėm nga Filati dhe vajtėm nė katundin Spatar, atje erdhėn ushtarė zervista dhe mė morėn burrin, pas tre ditė bashkė me gra tė tjera shkuam nė Filat pėr tė parė burrat tė clėt ndodheshin nė burg. Nė kėtė kohė na vėnė edhe neve nė burg ku na lanė njė natė. Tjetrėn ditė na morėn dhe na shpunė nė ikotrofie dhe burrat na i vranė nė fushė tė Filatit. Midis tė tjerėve ishte edhe burri jem, Bajram Azemi, vjet 48, edhe kunati tim Lahe Halil Azem. Nė burgun tonė tė grave zervistat zgjidhnin gratė qė u pėlqenin dhe i ē nderonin. Pėr kėto vrasje dhe ē nderime kaq ēnjerėzore kėrkojmė nga ai komision qė tė shkojė nė vend dhe tė hetojė pėrsa sipėr.
    Hava Jakupi
    Mė datėn 14 qershor 1944 ushtarė zervista nė Filat mė morėn djalin tim Jakup Sulan dhe ma vranė nė Pleshevicė, ashtu edhe burrin tim Sulo Jakupin e vranė nė fushė tė Filatit bashkė me 48 tė tjerė dhe neve tė gjitha gratė dhe familjet ndenjėm nė ikotrofie tė Filatit. Tė mbyllura atje vdiqėn 56 fėmijė dhe gra dhe ēdo ditė vinin ushtarė zervista dhe na kėrcėnonin me thika dhe difeqe, ndėrsa nga ana tjetėr cila ishte mė e mirė nga neve gratė, e merrnin dhe e ē nderonin. Prej kėtyre grave mbaj mend Fahre Mehmetin dhe vajzėn e Madan Arifit nga katundi Spatar i Filatit. Prandaj kėrkoj nga ai Komision qė tė shkojė nė vend pėr tė hetuar mbi barbarizmat e sipėrme.
    Xhemile Jakupi
    Mė 10 gusht 1944 nė katundin Vrehon atė tė Gumenicės, ushtria zerviste mė vrau burrin tim Jakup Halitin dhe mė plaēkitėn dhe nuk mė lanė hiē asgjė. Prandaj kėrkoj nga ia komision tė shkojė nė vendin e ngjarjes.

    (Materiali ėshtė shkėputur nga libri “Masakra nė Ēamėri” tė autorit Kastriot Dervishi)

    Ky lajm ėshtė publikuar: 14/04/2009

    ballkan.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #12
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    “Bota shqiptare” ka botuar sė fundi librin “Bashkėpatriotė tė padėshiruar”, tė historianit grek, Jorgos Margaritis

    ĒAMĖRIA


    Vitrinės tė librit shqip i ėshtė shtuar njė tjetėr vėllim me mjaft interes. Bėhet fjalė pėr historinė dhe ngjarje tė rėndėsishme, tė cilat kanė shkatėrruar minoritete tė ndryshme nė Greqi, e mes tyre flitet edhe pėr ēamėt e Ēamėrinė, madje sipas botuesit shqiptar, me tepėr objektivitet. “Dalja nė qarkullim e librit tė historianit Jorgos Margaritis ‘Bashkėpatriotė tė padėshiruar’, tė dhėna mbi shkatėrrimin e minoriteteve tė Greqisė ėshtė ngjarje jo vetėm se plotėson njė boshllėk nė botimet pėr kėtė problem, por edhe se vjen nga njė historian i vendit fqinj”, shprehet botuesi Genti Gjonaj pėr gazetėn “Korrieri”. Ai vijon mė tej se “Pėr fat tė keq, ndryshe nga botimet letrare, lexuesi shqipar ėshtė mė pak i njohur me veprat e historianėve, grekė e veēmas me ato qė trajtojnė marrėdhėniet mes dy vendeve e popujve tanė apo fatin e minoritetit shqiptar ēam nė Greqi.” Ndryshe nga qėndrimet e Athinės zyrtare apo pseudo-shkencėtarėve tė indoktrinuar, tė cilėt ngulmojnė qė Greqia nuk pa pasur kurrė ndonjėherė probleme me komunitetet, historiani Jorgos Margaritis sjell fakte mbi tė kundėrtėn, duke dėshmuar kėshtu ndėrhyrjet dhe padrejtėsitė qė shteti grek ka kryer ndaj minoriteteve ndėr vite dhe diskriminimin e vazhdueshėm tė tyre. I mbėshtetur nė tekste tė botuara dhe burime tė shumta arkivore, historiani Margaritis trajton fatet e komunitetit hebre dhe minoritetit shqiptar ēam nė Greqi. Kjo trajtesė vjen nė rrafshin historiko- kronologjik, qė pas kryengritjes sė vitit 1821, pavarėsisė sė shtetit grek dhe deri nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Besnik i parimit tė tė vėrtetave qė jep historia, larg ndikimit tė politikės dhe nacionalizmit ekstrem, autori konkludon se shteti i pavarur grek qė nė fillimet e jetės sė tij nuk u mėsua tė jetojė me komunitetet dhe minoritetet e tjera, pra me fe tjetėr dhe me origjinė tjetėr kombėtare. Sa i takon pėrmbajtjes tė kėtij libri, pjesa e parė me kapitujt “Antisemitizmi grek: njė udhėtim, 1821, 1891, 1931”, “Shfarosja e hebrenjve tė Greqisė: Ideologjia, tensionet shoqėrore dhe koniuktura”, “Hebraizmi grek dhe Rezistenca Antifashiste”, “Kisha Ortodokse Greke dhe Holokausti”, Jorgos Margaritis paraqet fakte tronditėse qė dėshmojnė mbi shkatėrrimin gradual tė komunitetit hebre nė Greqi, i cili arriti kulmin gjatė luftės sė Dytė Botėrore, veēanėrisht nė qytetin e Selanikut. Sipas historianit helen, nė Selanik antisemitizmi grek mori formėn e tij mė luftarake dhe njėkohėsisht mė politike e teorike, duke ofruar nė kėtė mėnyrė materialin e parė pėr zhvillimin e organizatave me karakteristika nacionaliste, por edhe naziste. Qyteti i Selanikut u bė epiqendra e dramės sė hebrenjve nė Greqi, e pasuar nga Janina, ishulli i Korfuzit, Volos etj. Hebrenjtė e Greqisė, padyshim u bėnė pjesė e “zgjidhjes pėrfundimtare”, tė cilėn e frymėzuan, e organizuan dhe e realizuan nazistėt nė shkallė mbarė evropiane. Gjithsej, nga afro 70. 000 hebrenj grekė nė vitin 1940, mė shumė se 50. 000 prej tyre u shfarosėn nė kampet e vdekjes, pra shumė qė e tejkalon 70%. Shifrat, shkruan autori parashtrojnė pyetje tė caktuara vendimtare, pėrgjigjia e tė cilave i referohet tėrthorazi ose drejtėpėrdrejt shoqėrisė greke, klimės qė mbizotėronte nė tė, si dhe koniukturat gjatė periudhės sė pushtimit. Ndėrsa nė pjesėn e dytė tė librit, “Peripecitė e ēamėve deri nė dėbimin e tyre gjatė dhjetėvjeēarit tė 40-ės”, Margaritis e njeh lexuesin me fatin tragjik tė minoritetit tjetėr historik nė Greqi (ēamėt). Periudha sė cilės i referohet autori janė vitet 1912-1944. Historiani ndjek nė rrafshin historiko-kronologjik, politikėn e qeverive tė ndryshme greke ndaj minoritetit shqiptar tė Ēamėrisė, dėbimet sistematike tė kėtij minoriteti, egėrsinė e tmerrshme tė nacionalistėve grekė nė kurriz tė ēamėve deri nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Sipas historianit grek, shkatėrrimi i minoritetit ēam pėrbėn njė ngjarje unike nė Greqinė e vitit 1940. Shkatėrrimi i kėtij minoriteti, dhuna e pėrdorur, dėbimi masiv i ēamėve nuk mund tė krahasohet me shkatėrrimin e komuniteteve hebraike, vepėr e nazistėve gjermanė nė kuadrin e “zgjidhjes pėrfundimtare”, me gjithė veprimet dhe bashkėveprimet pasive tė faktorėve grekė nė kėtė proces. Madje sipas tij, ndoshta ky akt i shėmtuar nuk mund tė krahasohet as me fatet e sllavomaqedonasve gjatė sė njėjtės periudhė, i cili u lidh me konfliktet e pėrgjithshme nė hapėsirėn greke dhe veēanėrisht me Luftėn Civile. “Fati i ēamėve, shkruan Margaritis, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt as me peripecitė e asaj kohe tė autonomistėve vllahė dhe as me ato tė myslimanėve tė Trakės.” Del qartė se kemi tė bėjmė me spastrim etnik ose mė saktė njė shpėrthim tė dhunės, qė synonte mbylljen e ēėshtjeve tė minoriteteve me metodėn mė radikale, zhdukjen e popullsive minoritare. Tė rėqethin faktet tronditėse jo vetėm tė muajve tė parė tė vitit 1913 (pas rėnies sė Janinės dhe kur Ēamėria u pushtua nga ushtritė greke), tė viteve 1923-1926, 1930-1940, por veēanėrisht ato qė Jorgos Margaritis, jep pėr qytetin e Paramithisė mė 27 qershor 1944: “Me gjithė premtimet, mė 27 qershor qyteti u kthye nė thertore. Me qindra e qindra vetė, numri ėshtė i panjohur, por ndoshta afrohet rreth pesėqind personave, u vranė me mėnyrat mė ēnjerėzore brenda dhe pėrreth qytetit. Keqtrajtimi i pėrgjithshėm i grave dhe rrėmbimi i pasurive, e plotėsonin kėtė kuadėr.” Gjithashtu, historiani Margaritis flet nė kėtė vėllim edhe mbi spastrimet e bėra nga grekėt mbi fshatrat myslimane nė jug tė Kalamait, me dėbimin e banorėve nė veri tė lumit dhe kryesisht nė zonėn e Sajadhės e tė Filatit. Mė tej trajtohet rikthimi i shumė ēamėve nė dhjetorin e vitit 1944 dhe akti final i tragjedisė sė tyre; Pas marrėveshjes sė Varkizės, grupet e Lidhjes Demokratike Kombėtare Greke, qė ishin strehuar nė Korfuz, si grupe tė Gardės Kombėtare, u kthyen nė Ēamėri. Ata vazhduan veprėn kriminale tė lėnė pėrgjysmė dhe masakruan qindra ēamė tė tjerė nė Filat dhe nė rrethinat e tij. “Kėshtu mbyllet sipari i tragjedisė ēame, bashkėqytetarėve tanė tė vjetėr qė u vranė barbarisht nė emėr tė spastrimit kombėtar dhe fetar”, shprehet historiani grek. Pėr ata qė nuk e njohin, historiani Jorgos Margaritis lindi nė Athinė nė vitin 1954. Ai jep historinė moderne nė degėn e shkencave politike nė Universitetin “Aristoteli” tė Selanikut. Nė veprat e tij, Margaritis, ėshtė marrė kryesisht me Luftėn e Dytė Botėrore nė Greqi, Rezistencėn Greke si dhe me njė nga periudhat mė tragjike tė popullit grek, Luftėn Civile.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Arvanitasit, tė parėt tanė qė emigruan nė Greqi ne Mesjete!
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-09-2010, 13:43
  2. Shqiptaret dhe Keqtrajtimet e tyre ne GREQI
    Nga klossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2006, 19:40
  3. Grekėt: Shqiptarja mos prekė flamurin
    Nga zeus nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Epiri ne lashtesi dhe sot/Epirus in ancient times and today
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 01:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •