BDI e mban fjalėn se jo mahi!- Bardhyl Mahmuti


Nė Emisionin “Rruga Drejtė “ tė Alsat –M, deklaruat se “Ja kemi dhanė fjalėn Nikolla Gruevskit se nuk do t’i hapim kėto ēėshtje dhe ne nuk mund tė bėhemi tė pafytyrė me te”!

Po. Kėtu e keni dėshmuar veten! Ju e mbani fjalėn dhe nuk mund tė jeni tė pafytyrė karshi atij qė shtyp shqiptarėt!

Po me ēfarė fytyre do tė dilni tė kėrkoni edhe njė herė mandatin e popullit?!!


Pas mandatit tė parė qeveritar nė koalicion LSDM, udhėheqėsit e BDI-sė deklaruan se nuk i kishte realizuar asnjė nga premtimet e veta elektorale pėr shkak tė gjoja “sugjerimeve tė ndėrkombėtarėve qė tė mos ia ulė rejtingun LSDM-sė”.

Nė kėtė shkrim nuk do tė analizoj implikimet e kėtij arsyetimi sepse hapen hipoteza tė shumta pėr motivet e krijimit tė kėsaj partie politike. Po kufizohem vetėm nė disa fakte qė patėn implikime tė drejtpėrdrejta nė jetėn e popullit shqiptar nė Maqedoni.

- Nė vend tė respektimit tė ligjit pėr amnisti, term qė nuk ėshtė adekuat pėr luftėtarėt e lirisė, burgosje masive tė ish ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare;

- Nė vend tė rregullimit tė statusit tė dėshmorėve tė kombit dhe pėrkujdesjes institucionale tė familjarėve tė dėshmorėve tė tyre, privilegje tė panumėrta pėr “branitelėt”;

- Nė vend tė riparimit tė dėmeve materiale tė luftės, zhdukėt gjurmėt e 500 milion euro qė Konferenca e Donatorėve nė Bruksel i ndau Maqedonisė pėr zonat e dėmtuara nga lufta e vitit 2001;

- Nė vend tė ndarjes proporcionale tė buxhetit, asnjė investim nė vendbanimet shqiptare;

- Nė vend tė paqes dhe sigurisė, dhunė e paparė (mbi 500 shqiptarė u vranė dhe u plagosėn nė rrethana ende tė pandriēuara gjatė mandatit tuaj katėrvjeēar);

- Nė vend tė lirisė sė premtuar......Maqedonia u shndėrrua nė njė burg tė vėrtetė kolektiv pėr shqiptarėt.

Pas refuzimit qė Nikola Gruevski ta merr nė qeverisjen e tij tė parė, BDI-ja aktivizoi kartėn nacionaliste dhe nga njė parti qytetare u shndėrruat nė “parti radikale” pėr realizimin e tė drejtave tė shqiptarėve.

- Premtuan pėr dy vite rresht se nėse edhe njė herė merrni mandatin e popullit do tė zyrtarizoni gjuhėn shqipe; do tė rregulloni statusin e dėshmorėve tė kombit; do tė pėrkujdeseni pėr gjendjen e mjerueshme tė familjarėve tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės; do tė abrogojė vendimin pėr ndalimin e pėrdorimit tė lirė tė flamurit kombėtarė; do tė bashkoni Kėrēovėn me komunat rurale qė ky qytet shqiptar tė mbetet shqiptar; do tė lironi tė gjithė tė pafajshmit nga burgjet maqedonase (madje spotin kryesor tė fushatės elektorale e ndėrtuat me pamjet tragjike tė Masakrės sė Brodecit); se do t’i jepni fund varfėrisė sė shqiptarėve nė Maqedoni; se do tė punėsoni mbi 100.000 persona tė papunė....

- Ju premtuat se e mbani fjalėn! Madje, kjo moto e pėrsėritur deri nė bezdi, disa muaj mė vonė u bė moto e fushatės elektorale pėr pushtet lokal!

Sapo u ulėt “nė pushtetin e Gruevskit” harruat premtimet e dhėna!;


- Ju shkatėrruat Institutin pėr Trashėgimi Kulturore Shqiptare, si i vetmi institucion ku

duhej tė pėrcaktohej mėnyra e sistemimit tė vlerave historike dhe kulturore, pa gjykuar

pėr statusin politik tė shqiptarėve, dhe krijuat « Muzeun e Lirisė » !

A ka tallje mė tė madhe se njė populli tė robėruar t’i servohet « Muzeu i Lirisė » ?!


- Nė vend tė bashkimit tė Komunės shqiptare tė Kėrēovės ju miratuat vendimin e vendosjes sė 600 ushtarakėve maqedonas dhe familjeve tė tyre nė kėtė qytet pėr tė ndryshuar pėrqindjen e strukturės sė popullsisė;

- Nė vend tė lirimit nga burgu i shqiptarėve qė padrejtėsisht janė dėnuar, montim i

procese tė reja tė gjyqėsore dhe apel qė ish ushtarėt e ish UĒK-sė, ata qė kanė mbetur

tė pa arrestuar deri tani, tė mbledhin reliket e rezistencės dhe t’i

dorėzojnė nė « Muzeun e Lirisė » - Paradhomėn e Burgut tė Idrizovės!

BDI-ja ėshtė nė pushtet ! BDI-ja ju garanton procese gjyqėsore tė drejta !

- Rikthim i rasteve tė ish ushtarėve tė UĒK-sė, qė Gjykata e Hagės i hodhi si tė pabaza;

- Ekstradim i ish ushtarit tė UĒK-sė, Shkodran Idrizit nga Gjermania nė Shkup pėr t’u gjykuar;

- Dėnimi i civilėve tė pafajshėm pėr Rastin e Brodecit me 190 vjet burg;

- Dėnimi me burg tė pėrjetshėm tė tre ushtarėve tė ish UĒK-sė, Ismail Etemin, Bashkim Bajramin dhe njėrin nga udhėheqėsit e luftės,z. Harun Aliun (Komandant Kushtrimin, nėse e keni harruar!);


BDI-ja ėshtė nė pushtet ! BDI-ja ju garanton procese gjyqėsore tė drejta se jo mahi! BDI-ja e mban fjalėn!


- Nė vend tė zyrtarizmit tė gjuhės shqipe ju caktuat prioritet programor nė Kongresin e fundit dhe votuat vendimin qė nxėnėsve shqiptar t’u imponohet mėsimi i maqedonishtes nga klasa e parė e arsimit fillor, si hap i parė drejtė maqedonizimit tė arsimit shqip nė Maqedoni.

Ju e mbani fjalėn se jo mahi!



Tani deklaroni se “nuk jemi nė komunizėm ku shteti ndėrtonte fabrika dhe punėsonte nga 15000 punėtorė. Tani jemi nė treg tė lirė dhe secili duhet tė gjendet vet”!

Keni tė drejtė. Nuk ėshtė kohė e komunizmit! Shpenzimet qindra milion euro pėr pyllėzimin e territoreve shqiptare me kisha ortodokse maqedonase nė kohėn kur varfėria e skajshme ka kapluar shumicėn e popullit ėshtė nė pėrputhje me kohėn e mesjetės! Apo edhe mė larg. Me kohėn e Faraonėve!

Ku mbetėn premtimet elektorale pėr 100000 punėsime tė reja!

Ju e mbani fjalėn se jo mahi! Secili duhet tė gjendet vet! Vizat u hoqėn!Shqiptarėt mund tė shkojnė ku tė duan!


Mund tė vazhdoj pafund me ilustrimin e kuteve tė dyfishta qė pėrdorni kur jeni nė opozitė dhe kur jeni argat tė pushtetit antishqiptar nė Shkup. Por, konkluzionin mė tė mirė dhe domethėnien vėrtetė tė motos sė fushatės elektorale “Ne e mbajmė fjalėn!”e sqaruat vet.

Pėr herė tė parė ishit tė sinqertė para opinionit publik shqiptar kur si mysafir i Emisionit “Rruga Drejtė “ tė Alsat –M, deklaruat se Nikola Gruevskit i keni premtuar se nuk do tė hapni ēėshtjen e zyrtarizmit tė gjuhės shqipe, ēėshtjen e pėrdorimit tė flamurit kombėtare dhe asnjė ēėshtje qė kishit premtuar nė fushatė elektoratit shqiptar. Dhe me arrogancė tė paparė ju drejtuat gazetarėve. “Ja kemi dhanė fjalėn Nikolla Gruevskit se nuk do t’i hapim kėto ēėshtje dhe ne nuk mund tė bėhemi tė pafytyrė me te”!

Po. Kėtu e keni dėshmuar veten! Ju e mbani fjalėn dhe nuk mund tė jeni tė pafytyrė karshi atij qė shtyp shqiptarėt!

Po me ēfarė fytyre do tė dilni tė kėrkoni edhe njė herė mandatin e popullit?!!

Mbes me shpresė se shumė patriot dhe anėtarė tė BDI-sė, tė cilėve u ka mbetur ndėrgjegje kombėtare, do t’ju thonė njė ditė: MJAFTĖ se e tepruat argatllėkun nė kėtė politikė zullumqare ndaj popullit shqiptar!

Mjaftė se na lodhėt me “Muzeun e Lirisė”!

Populli shqiptar ende mbetet i robėruar nė Maqedoni dhe luftėtarėve tė lirisė u ėshtė rezervuar burg i pėrjetshėm nė kėtė shtet ferr pėr shqiptarėt.

Mos harroni fjalėn e urtė popullore shqiptare: Ēdo gjė kėputet prej sė holli! Vetėm zullumi prej sė trashi!

Edhe kėtij zullumi do t’i vij fundi siē do ti vij fundi edhe censurės qė keni imponuar ndaj mendimit ndryshe !