Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2006
    Postime
    17

    Ēamerian Genocide by Greece

    Ēamerian Genocide by Greece

    The genocide that aimed ethnic cleansing of the Chameria Albanians started on June 27, 1944. The EDES gangs led by General Napolyon ZERVAS killed 2900 young and old men, 214 women, 96 children; raped 745 women, kidnapped 76 women, slaughtered 32 children younger than 3 years old, destroyed and burnt down 5.800 houses and places of worship.


    http://www.youtube.com/watch?v=SdQv-EOq6tQ

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e B U R R I
    Anėtarėsuar
    23-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU...
    Postime
    35
    Ne vend te Korabit,po jap pershtatjen ne shqipenocidi dhe pastrimi etnik per shqiptaret cam filloi ne 27 qershor 1944.Bandat e E D E S ,te sjella aty nga gjenerali N.Zervas vrane 2900 te rinje e prane kesaj moshe,214 gra,96 femije,perdhunoi 750 femra,rrembeu 76 gra,theri 32 foshnje te moshes 3 e me pak vjec,shkatrroi e dogji 5800 shtepi e objekte kulti. .....Mendimi im: A mund te quhen te asimiluar camet?Une them: jo;Shprese-? Pak .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga B U R R I : 16-09-2008 mė 17:12
    100/100 + .... - SHQIPTAR.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e B U R R I
    Anėtarėsuar
    23-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU...
    Postime
    35
    Ne vend te Korabit,po jap pershtatjen ne shqip: Genocidi dhe pastrimi etnik per shqiptaret cam filloi ne 27 qershor 1944.Bandat e E D E S ,te sjella aty nga gjenerali N.Zervas vrane 2900 te rinje e prane kesaj moshe,214 gra,96 femije,perdhunoi 750 femra,rrembeu 76 gra,theri 32 foshnje te moshes 3 e me pak vjec,shkatrroi e dogji 5800 shtepi e objekte kulti. A mund te quhen te asimiluar camet?Une themo;Shprese- ? Pak .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga B U R R I : 16-09-2008 mė 17:09 Arsyeja: dy here
    100/100 + .... - SHQIPTAR.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    une mendoj se drejtesia duhet te shkoje ne vend por kam besim se shume shpejt dhe ceshtja came do te zgjidhet , fuqite e medha e dine kete padrejtesi qe i eshte bere camerise
    tani qe me Kosoven cdo gje u zgjidh e ka rradhen ceshtja came te marri drejtim .
    do apo sdo greqia ajo eshte toke shqiptare dhe ka zot .

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar mė parė nga King_Arthur Lexo Postimin
    une mendoj se drejtesia duhet te shkoje ne vend por kam besim se shume shpejt dhe ceshtja came do te zgjidhet , fuqite e medha e dine kete padrejtesi qe i eshte bere camerise
    tani qe me Kosoven cdo gje u zgjidh e ka rradhen ceshtja came te marri drejtim .
    do apo sdo greqia ajo eshte toke shqiptare dhe ka zot .
    ky postim me sjell ne mendje kohen e femijerise kur degjoja bisedat e pleqve qe edhe ata si une e kishin degjuar nga pleqte kur kishin qene femije ... :
    " ... Veshtire do te jete per te marre Kosoven, shume e veshtire... por me te marre Kosoven... puna e Camerise do te jete si te marresh kutine e duhanit qe ishte ne tavoline e ta fusesh ne xhep "
    Ndoshta duket pak si qesharake .... por eshte e jetuar..
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #6
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ēamėri
    Postime
    315
    Genocidi grek, obelisk pėr Ēamėrinė pas 64 vjetėsh

    Elbasan - Klithma e njė gruaje nė krahėt e sė cilės ende "gjallė" njė trup pa kokė dhe krah. Duket se ende dėgjohen tė qarat me vajė e kujė tė nėnave ēame. Ky pėrjetim dhe nė tė njėjtėn kohė si thirrje pėr drejtėsi mbetet simbolika e njė memoriali qė ėshtė pėruruar dje nė qytetin e Elbasanit. Nė shenjė mirėnjohjeje pėr popullin elbasanas, bashkia e kėtij qyteti nė bashkėpunim me komunitetin ēam dhe shoqatėn e tyre, ka ngritur nė sheshin "1 Maji" tė qytetit tė Elbasanit, njė memorial nė kujtesė tė genocidit grek, pagėzuar me emrin "Klithma".
    Shumė pėrfaqėsues tė kėtij komuniteti, kryetari iPDI-sė , Tahir Muhedini, prefekti i qarkut tė Elbasanit, Shefqet Deliallisi, nėnkryetari i bashkisė sė Elbasanit, Serafin Papa, pėrfaqėsues tė kėshillit bashkiak, si dhe intelektualė elbasanas, kanė marrė pjesė dje nė mesditė nė ceremoninė e inagurimit tė kėtij memoriali. Ai kujton ditėn e genocidit grek ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė si dhe mirėnjohjen e elbasanasve, tė cilėt pritėn me bujari popullin ēam. I punuar nga skulptori elbasanas, Vladimir Caridha, memoriali ėshtė financuar nga Bashkia e Elbasanit si dhe nga vetė komuniteti ēam, me njė vlerė prej 2.5 milion lekė. Memoriali "Klithma" ėshtė zbuluar nga nėnkryetari i bashkisė, Serafin Papa, si dhe prefekti i qarkut tė Elbasanit, Shefqet Deliallisi. Ky i fundit, nė fjalėn e tij pėrshėndetėse tha se kjo ditė ėshtė shumė e rėndėsishme jo vetėm pėr komunitetin ēam, por pėr tė gjithė Shqipėrinė, sepse kjo ditė do tė jetė e paharruar pėr dy ngjarje. Makabra ndaj komunitetit ēam si dhe mikpritja qė i bėri populli i Elbasanit kėtij komuniteti. "Ju ftoj qė duke mos harruar asnjėherė tė shkuarėn, tė shikojmė drejt tė ardhmes pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė komunitetit ēam",- tha Deliallisi.
    Obelisku mbetet njė kujtesė e hidhur e 27 qershorit tė vitit 1944, ditė kur shovinizmi grek detyroi me forcė dhe masakroi pjesėn mė tė madhe tė popullsisė ēame nė trojet e veta nė Greqi. Pėrshėndetje kanė bėrė edhe kryetari i Shoqėrisė Politike Atdhetare "Ēamėria", Ardian Tana, i cili falenderoi tė gjithė komunitetin elbasanas, por edhe pushtetin vendor, qė gjithnjė e kanė mbėshtetur kėtė komunitet.
    ĒAM 24 KARAT

  7. #7
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ēamėri
    Postime
    315
    Flet pėr masakrat e Napoleon Zervės 80-vjeēarja Kadrie Jakupi

    Njė jetė plot dhimbje, njė jetė plot lot dhe tashmė, e lodhur nga ky kalvar i gjatė dhimbjesh dhe malli, loti i ka ngrirė dhe heziton tė flasė pėr atė qė kurrė nuk do ta kujtojė. Masakėr, dhimbje, fėmijė, nėna, baballarė, tė moshuar u pėrfshinė nė atė qė tashmė njihet nga tė gjithė si “gjenocidi ndaj ēamėve”.

    Rrėfimi...

    Rrėfen dhe druhet tė tregojė shumė gjėra, pasi kėrkon t’i harrojė, edhe pse e ka tė pamundur: vegimet, ėndrrat e natės e rikthejnė nė ato vite tė vegjėlisė sė saj, tė pafajėsisė sė saj, moshė qė e pėrballi me situata tė frikshme, por ajo mbijetoi…

    Ėshtė plot 80 vjeē, rrethohet nga fėmijė, nipėr e mbesa, rrudhat i kanė pėrshkruar tėrė pjesėt e trupit, por vuajtjet e kanė mėsuar tė jetė e fortė. Kadrie Jakupi, e njohur nga tė gjithė me pseudonimin “Dea”, do tė rrėfehet pikėrisht pėrpara mbesės sė saj, e cila bashkė me tė do tė hynė nė atė botė qė rinia e sotme e pagėzon me emrin “bota e vrasjes”. “Isha vetėm 15-vjeēe, pikėrisht nė vitin 1944. Jetoja nė fshatin Nihuar tė qytetit tė bukur Paramthi. Napoleon Zerva, ‘Banditi’, tė paktėn me kėtė emėr e njihnim nė fshat, pushtoi Paramthinė. Nėna mė kishte vdekur dhe unė jetoja me babanė dhe vėllanė, qė ishte vetėm 5 vjeē. Zerva pushtoi qytetin, theri gra, fėmijė, burra dhe u drejtua pėr nė fshatin Nihuar. I gjithė fshati u grumbullua nė Nimin (qendra e fshatit), aty isha dhe unė me babanė dhe vėllanė tim. Mė kujtohet se nė kėtė qendėr mblidheshim gjithmonė kur kishte alarm dhe, edhe pse isha e vogėl, kuptova se diēka e keqe po ndodhte me ne popullin ēam. Ikėm fshat mė fshat, nga Minina nė Varfaj, nė Spatar dhe aty na kapi Napolon Zerva me ushtarėt e tij. I mori tė gjithė burrat dhe u tha se do tė shkonin nė njė xhami shumė pranė Spatarit. Por nė tė vėrtetė mė pas dėgjuam se burrat i burgosi nė njė burg tė Filatit, dhe pas njė kohe shumė tė shkurtėr i vrau. Shumė u vranė me armė, shumė tė tjerė u bėnė copa me thika e sėpata. Mė morėn edhe babanė, i cili mbaj mend se mė puthi nė ballė dhe mė tha: ‘Mos u nda nga turma dhe ik… ik…Mos e lėsho nga dora vėllanė.’ Me lot nė sy, e humba babanė tim dhe kurrė nuk e pashė mė. E vrau Zerva atje nė burg, e kėshtu mbeta fillikat, e vetme. Pasuria ime ishte vėllai dhe unė gjithashtu isha e vetme pasuri e tij. Isha me fat, sepse dija greqisht dhe dėgjova ushtarin, i cili nė njė gjuhė tė egėr greke tha: Parta vrosta tuta ta korica! (“Merri kėto vajzat pėrpara!”), ndėrsa dėgjova ushtarin tjetėr, qė ia ktheu: Ine mikra (“Janė tė vegjėl”). Dhe kėshtu u detyrova tė pushoja vėllanė, i cili nisi tė dėneste, dhe u nisa drejt. Ecja, ecja, pa e ditur ku shkoja. E zbathur, e lodhur, pa ngrėnė, me vėllanė herė nė krahė dhe herė pėr dore, ndiqja turmėn e madhe me gra e me vajza, qė po shkonin drejt kufirit, nė Konispol. Ikėm fshat mė fshat, nga Minina nė Varfaj, Spatar, flinim nė rrugė, pinim ujė moēali, shumė fėmijė vdiqėn rrugės, shumė tė moshuara patėn tė njėjtin fat. Por unė ecja e ecja, shikoja krime, masakra, tė vrarė, tė sėmurė, tė plagosur, tė cilėt kanė vdekur mė pas dhe nuk mund tė ndalonim. Zerva mund tė vinte pas nesh dhe ne mund tė kishim tė njėjtin fat. Ushtarėt e Zervės kishin vetėm njė qėllim: tė na vrisnin. Duke ecur me ditė tė tėra, dėgjoja ngjarje nga mė tė ndryshmet: nėna pa dashur hodhi fėmijėn nė humnerė, fėmija vdiste nga e pangrėna dhe nga etja, burrat, gratė shtatzėna vdisnin nė rrugė bashkė me fėmijėt e tyre nė bark. Dhe pas shumė vuajtjesh, mes dhimbjesh, se vėllai im ishte shumė i sėmurė, munda tė shpėtoja dhe tė arrija nė Konispol. Me qindra ēamė kishin ngritur ēadrat dhe munda tė gjeja xhaxhanė tim, i cili kishte mė shumė se pesė ditė qė mė kėrkonte. Isha shumė e vogėl pėr tė marrė ndonjė gjė nga shtėpia me vete. I vetmi kujtim ishte njė shami e babait, tė cilėn atė ditė qė u ndava ma dha pasi lotėt mė rridhnin ēurg. Kisha shumė nevojė pėr tė, i cili pas vdekjes sė nėnės asnjėherė nuk na kishte lėnė vetėm. Por gjithsesi shpėtova, xhaxhai u kujdes pėr ne tė dy, pėr mua dhe vėllanė. Pasi ndenjėm njėfarė kohe nė Konispol, erdhėm kėtu ku jetojmė sot. Kurrė nuk dua tė shkoj mė atje! Torturat qė pėrjetuan njerėzit e mi atje, edhe sot e kėsaj dite mė dalin pėrpara syve.
    Ajo tokė, po tė shtrydhet, nxjerr veē gjak.
    Ne populli ēam jemi tė zotė, uroj qė njė ditė tė marrim vatanin tonė, uroj qė fėmijėt e mi tė gėzojnė atė qė nuk e gėzova dot unė, por unė uroj qė atė ditė tė prehem e qetė dhe tė mos kthehem mė atje, ku nė ēdo rrugė, nė ēdo fshat, nė ēdo shtėpi prehen shumė shpirtra, shumė njerėz, tė cilėt vdiqėn padrejtėsisht nga njė barbar.
    ĒAM 24 KARAT

  8. #8
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ēamėri
    Postime
    315
    Nga Kėze (Kozeta) Zylo

    Ēamja fisnike nė moshėn 86 vjeēare Znj.Kadrije Pronjo rrėfen me lot nė sy tmerret qė pa nga genocidi grek. Nga ai mallkim nuk mbeti pa u ndėshkuar as plaku, as i riu, as gruaja, as fėmija.

    Ju keni lindur ne Ēamėri, sot nė vitet e pleqėrisė, c’mund tė kujtoni nga jeta pėr atė kohė nė qytetin tuaj tė lindjes dhe nė gjithė Ēamėrinė?

    Po e filloj me qytetin tim tė lindjes qė quhet Paramithi qė nė shekujt e mėparshėm quhej Ajdonat. Ėshtė njė qytet i vendosur nė shpatin e Malit Kurilla, mbrapa tė cilit shtrihet edhe pjesa tjetėr shqiptare, ajo e Sulit. E vlen tė kujtoj se bejlerėt Ēamė veēanėrisht Pronjatė ku isha martuar, mbanin gjithmonė miqėsi me Suliotėt. Qė nė kohėn e Ali Pashait ata ishin bėrė vllamė me Suliotėt dhe i kanė ndihmuar vazhdimisht ata.
    Kjo ėshtė dhe arsyeja, qė mbesa e Ali Pashait, u martua nė Pronjatėt, e cila ishte njė zonjė e vėrtetė, ndaj dhe njerėzit e respektonin dhe e donin pėr dashurinė dhe mėncurinė qė ajo shfaqte nė komunikim me ta.
    Nė majė tė malit janė ende rrėnojat e Kėshtjellės sė Ajdonatit prej nga duket qartė madhėshtia dhe bukuria e qytetit. Shtėpitė e bardha me dy ose tre kate, tė ndėrtuara me gure dhe me oxhaqe tė larta tregojnė fisnikerine e banoreve te saj.
    Nė shumė nga ato shtepi kishte pjesė qė quheshin sellamllėqe. Aty strehoheshin fshatarėt qė vinin pėr tė bėrė pazarin.
    Ata gjenin aty mikpritje e ngrohtėesi, bile kishte raste qė i zoti i konakut as nuk i njihte se kush hynte e dilte nė ato selamllėqe. Oborret e shtėpive ishin tė shtruara me pllaka guri anash dhe tė lyera me qėlqere tė cilat ishin mbushur me vazo lulesh me aromė qė edhe sot nuk mė hiqet nga mendja. Shpesh nė to mbilleshin lule tipike tė krahinės sonė si Manxurana dhe Vasilikoja. Rrugėt e shtruara me kalldrėme nuk mbanin as shi as borė dhe gjithmonė shkėlqenin nga pastėrtia
    Ato rrugė dhe ato shtėpi llamburisnin si brenda dhe jashtė nga nikoqiret ēame, unė kėshtu e mbaj mend atė qytet si 25 vjecare kur jam dėbuar me dhunė nga Genocidi Grek!

    Kur u larguat nga Ēamėria dhe pse u larguat?

    Ah, si erdhi ajo kohė e mallkuar e vitit 1944 qė rrėnoi ėndrrat dhe shpresat e njė krahine tė tėrė shqiptare. Nga ai mallkim nuk mbeti pa u ndėshkuar as plaku, as i riu, as gruaja, as femija.
    Ishte luftė nė gjithė botėn, por jo tek ne, lufta bėhej larg atė e bėnin tė mėdhenjtė Gjermani, Inglizi, Rusi dhe jo ne. Ne me tė krishterėt ishim nė vėllazėri, bile njė nga ne i ndjeri A. Pronjo ishte i martuar me njė tė fesė sė tyre. Kanė lėnė edhe dy fėmijėe.
    Por kisha greke sė bashku me qeveritarė na kishin halė nė sy.
    Ata pėrveē rrėmbimit tė pronave tona mijėera vjeēare mbanin gjithmonė tė ndezur urrejtjen dhe mezi pritėn rastin e luftės pėr tė na dėbuar nga shtėpiat e pronat tona.

    Cilat jane disa nga pamjet mė tmerruese qė i keni akoma para sysh nė ato vite tė Genocidit Grek?

    Nuk mė hiqet nga mendja ndarja me Zonjėn Asije Hanėmin, vjehrrėn time.
    Duke mė pėrqafuar e shtrėguar qante me lot dhe mė kėshillonte qė tė shpėtonja vajzėn disa muajshe Makbulen duke mė thėnė nuse nė xhenet do piqemi.
    Mu rrėnqeth mishi dhe i gjithė trupi mė dridhej, ndėrsa vajza qante me dėnesė.
    Me vajzėn nė krahė dhe njė bohce ndėrresash pėr tė, vrapova tek babai, shtėpitė ishin prane.
    Babait i kishte rėnė nje tis i verdhė, ishte bėrė si meit, mezi qėndronte nė kėmbė, kėrkoi t’i marr pak erė kokės leshverdhė tė mbesės sė tij.
    Tmerr i pa harruar ėshtė kur djalit 4 vjeēar tė kunatit tim, Z. J.Pronjos zervistat deshėn t’i prisnin kokėn. Por pėr fat komshiu ynė Nikolla Sotiri, njė njeri shumė I nderuar e shpėtoi, megjithėse deri vonėi mbeti shenja e thikės nė fyt.
    Po njė tmerr qė ėshte vėshtirė tė pėrshkruhet, megjithėse nuk mund tė harrohet, i ndodhi komshijes Znj.Heteme, ishte e ere , andartet e zerves, mbasi ja shqyen rrobat me bajonetė dhe e bėnė lakuriq sic e kishte bėrė nėna, e morėn me vehte dhe mbas disa orėsh e nxorrėn jashtė pėr ta vrarė.
    Kėtu del komshia e saj, e shoqja e Cavos dhe ua shkėputi nga dora duke u thėnė, ma lģni mua se do ta marr nuse pėr djalin tim Mitron.

    A keni pasur tė vrarė, tė masakruar nga familja juaj, apo miqtė tuaj?

    Babain tim tė shkretė Avdon., njė burrė i mencur e trim e vranė duke e qėlluar mbas shpine nė oborrin e shtėpise dhe bashkė me tė edhe tezen time Hadife.
    Vjehrren time, kur morėn vesh se ishte Pronjate, nje familje fisnike shumė e nderuar qė i ka dhėnė Ēamėrisė shqiptarė trima e udhėheqės tė njohur si Mustafa e Islam Pronjon,
    (nė Gjirokastėr pėrmendet njė shprehje pėr Pronjatet: “Ua mos u mbaj aq larte, sikur je nga Pronjatė.”) duke e goditur me tyta pushkėsh nė kokė i kėrkonin se ku ishin fshehur florinjtė e shumtė.
    Mbas vuajtjesh tė pa pėshkruara sė bashku me vajzėn e saj Fatimen vdiq nė burgun e Paramithisė.

    Kush ju strehoi kur erdhėt nė Shqipėri dhe cilat ishin momentet e para tė takimit?

    Mbas udhėtimeve natėn mbėrritėm nė periferi tė Korēės sė bashku me familje tė tjera
    Ēame.
    Nė burime freskoheshim , pinim ujė dhe piqnim ndonjė misėr nga arrat e
    pakorrura . Nė Korēė gjetėm njė shtėpi me qira ku u strehuam tre familje.
    Qyteti ishte i pastėr, shumė mikpritės dhe i kamur, aty gjetėm ēfarė na duhej pėr tė jetuar. Njerėzit ishin shumė tė sjelleshėm, na ndihmonin e na trajtonin si miq te vėrtetė.
    Mbasi morėm vesh se Anglezet, kishin shpėtuar mbas shumė muajsh vuajtje nė burgun e Paramithisė shumė gra e fėmijė, burri im me shumė mundime, bashke me ēamė tė tjerė, kaluan rrugė pa rrugė pėr tė takuar njerėzit e tyre qė mund tė kishin shpėtuar nga tmerri shovinist.
    Por fatkeqėsisht nėna dhe motra e tij nuk ishin mė ndėr tė gjallėt.
    Ai nė kushtet e dimrit u sėmur rėndė dhe mbas spitalit nė Vlorė e sollėn nė atė tė Tiranės. Me gjithė kujdesin e treguar, nga mungesa e ilaēeve por edhe e ushqimeve ai nuk rezistoi, dhe vdiq ne moshen 33 vjecare.
    Kėshtu qė mbeta e ve me vajzėn time disa muajshe .
    Pra jeta ime u nxi nga shovinistėt grekė dhe u detyrova sė bashku me vėllezėrit e mij tė punoj pėr tė jetuar.
    Vite shumė tė vėshtira nė kalvarin komunist qė e kemi kaluar sė bashku me gjithė vėllezėrit shqiptar.

    Ju keni toka, shtėpi e varret e prindėrve nė Ēamėri, a keni pasur mundėsi t’i vizitoni ato?

    Atje kam njė pasuri tė pafund, kam varret e tė parėve te mij; por fatekeqėsisht, me gjithė dėshirėn nuk mė ėshtė lejuar asnjėherė per t’i vizituar mė, as mua as ndonjė ēami tjetėr. Kjo bėhet nga grekėt, per t’i treguar botės se atje nuk ka mė shqiptarė.
    Vetėm kėshtu ata mund tė kėrkojnė pretendime tė padrejta pėr atė pakicė minoritarėsh qė i kemi mbajtur me bukė pėr tė na punuar ēifliqet tona.
    Por dua tė ndalem pak nė kėtė pikė.
    Mbasi erdhi demokracia nė Shqipėri, aty nga viti 1992, nje diėe pėr ēudi, mė vinė pėr vizitė nė shtėpi disa gra tė krishtera nga Paramithia.
    Ishte Popi, vajza e H.Paskos bashkė me dy shoqe tė tjera te vajzėrisė sime tė hershme.
    U bė njė takim shumė i pėrmallshėm, kaluam sė bashku njė ditė duke kujtuar fėmijėrinė dhe rininė tonė, kėmbyem dhurata dhe u ndamė si mikesha tė vėrteta qė ishim.
    Pronat e Pronjatėve si vreshta, ullishte, livadhe janė tė shumta, bile para disa vitesh kur vajza ime ishte pėr turnė nė Europe, nė British Museum te Londrės, gjeti tė ekspozuara disa statuja bronxi me shumė vlerė “tė zbuluara mė 1792,
    nga fshatarė shqiptarė pranė Paramithisė nė vendin e quajtur Gropė” edhe kjo pronė e tyre.

    Ju nė njė moshė madhore patė me sytė tuaj njė emigrim tė dytė kur erdhėt nė Amerikė; c’ju detyroi qė emigruat pėrsėri, dhe cili ėshtė ndryshimi midis emigrimeve qė keni kaluar?

    Ah, ju lutem mos ma quani kete emigrim, kėtu gjeta njė atdhe tjetėr tė vėrtetė.
    U largova nga Shqipėria sepse atje filogrekėt nuk duan dėshmitarė okularė tė spastrimit etnik qė bėnė me ne nė Ēamėrinė tonė Shqiptare.
    Nga ato pak gjėra qė marr vesh, grekėrit duan tė marrin edhe Shqipėrine e Jugut.
    Kėtu e kanė qėllimin e mohimit tė Ēamėrisė sonė.
    Dhe pėr turpin e tyre, heshtje pėr problemin Ēam mbajnė dhe qeveritarėt qė janė vendosur me ndihmėn e grekėve.

    Si po e kaloni kohėn kėtu nė Amerikė, dhe cila ėshtė rutina e pėrditshme?

    Ju thashe edhe mė parė, kėtu gjeta njė atdhe tė vėrtetė nė kuptimin e plotė tė fjalės. Megjithse nė Shqipėri punova afro 30 vjet mė japin nje pension afro 100 $ nė muaj(faktikisht ato ja kam lėnė nipit nė Tiranė), kėtu me pensionin qė mė japin mund tė ha e tė vesh cfarė tė dua e tė gjezdis ku tė mundem.
    Pra nuk mė mungon absolutisht asnjė gjė. Pėr kėtė i falem Amerikės per natė.
    Ėshtė vend me tė vėrtetė i bekuar nga Zoti madh..
    Pėr kėtė duhet ta falėnderojne gjithė shqiptarėt. Me sa ndigjoj
    Amerikanėt po ndihmojnė vėllezėrit tanė tė Kosovės, inshallah njė ditė tė ndihmojnė edhe ne Ēamėt pėr tė drejtat tona. Inshallah!.

    Pėr mbesat e mia Betullėn dhe Albėn, do tė them vetėm qė janė shumė te mira dhe nė jetė shumė tė suksesshme. Stėrnipi im , Lisi dhe stėrmbesa Dea, qė janėe lindur kėtu, flasin gjuhėn tonė shumė bukur dhe recitojnė vjersha nė shqip.
    Ata do tė bėhen njerėz tė mirė dhe do ta duan si Amerikėn ashtu edhe Shqiperinė e vertete!

    Ju urojmė pleqėri tė bardhė dhe ju faleminderit pėr intervistėn!
    ĒAM 24 KARAT

  9. #9
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Deshmia

    Nga Shefki Hysa

    DĖSHMIA


    - Tregim -


    Fatija u drodh kur zėri i nuses i preu fillin e mendimeve. Njėlloj sikur ta kishin llahtarisur nė gjumė. Fundja njėfarė gjumi ėshtė edhe rėnia nė mendime, pėrhumbja nė sterrėn e vetes ku janė mbledhur pikė e pikė dhimbjet, hidhėrimet, tėrė vuajtjet dhe hallet e jetės. S'ka ilaē mė tė mirė pėr tė qetėsuar plagėt pa shėrim, plagėt e lėndura pa dashje. Kuturisesh nė mendjen tėnde, e shtjell dhe e tjerr atė tė shkretė ashtu ngadalė si shtėllungėn e leshit, siē ia ka ėnda dhe shtriganes pleqėri. Po ē'tha nusja vallė? E gjora ajo qė e pandeh tė lajthitur kėrcuren plakė!
    - Tė ndjeva zėnė apo mė bėnė veshėt, bijė? - iu kthye tė resė qė po grinte ca lakra nė njė tepsi tė vjetėr bakri.
    Gjysmare ēdo gjė nė atė kasolle ku kishin gjetur strehė pas mėnxyrės qė i ndoqi kėmba-kėmbės gjer te portat e kufirit shqiptar. Dhe, si tė mos mjaftonin kujtimet e lemerishme qė i lėvrinin herė pas here nė sytė e mendjes, na edhe varfėria, si njė grusht gjembash mė shumė.
    - Njė komision thashė, ka ardhur njė komision me ca tė huaj, - pėrsėriti nusja, nė fytyrėn e sė cilės mėma dalloi haptas keqardhje.
    Ndjeu tė rrėnqethura nėpėr trupin e plakur e tė zhubrosur si njė topth leckash, mė shumė tė rėgjuar prej marazit se prej pleqėrisė.
    - Tė huaj the? Po ē'duan tė huajt kėtu?! - sa s'klithi e tėra e ngjethur, pa kuptuar nė se ishte prania e tė huajve apo diēka tjetėr qė i ndillte urrejtje.
    - Thonė se janė njerėz qė na e duan tė mirėn, moj nėnė. Mbledhin dėshmira pėr krimet e gjaksorėve tanė… Thonė se do t’i dėnojė bota zervistėt grekė, qė dogjėn, vranė e prenė Ēamėrinė tonė, - e ėmbėlsoi zėrin e reja, si tė kishte pėrpara tė voglin e saj trevjeēar qė duhej patjetėr pėrkėdhelur.
    - Mirėsi zeza e tė huajit! Ah!… I huaji i huaj mbetet, moj bijė. Kije nga mėma kėtė… Po ē'kėrkojnė ata?… Ma thuaj edhe njėherė se sikur mė gjėmojnė veshėt! – theksoi mėma, sa mosbesuese dhe kureshtare, e shndėrruar sakaq si flaka qė shpėrthen nė njė zjarr bubullues.
    - Janė mbledhur njerėzia nė shtėpinė e Rexho Plakut dhe u tregojnė pėr tė kėqijat qė na kanė bėrė grekėt, sesi na vranė e na pėrzunė nga shtėpitė, na grabitėn e na dogjėn pasuritė, na lanė muhaxhirė pa atdhe, - tha e pėrlotur nusja.
    - Ashtuuu?! - mėrmėriti mėdyshas mėma dhe sikur i shkrepi edhe nėpėr skutat e shpirtit tė vrerosur njė dritėz.
    Iu kujtua se kishte kaluar mė shumė se njė vit nga ajo ditė e mallkuar kur mortja, me pamjen e tė pabesėve zervistė grekė, ishte turrur nė fshatin e tyre, atje nė Ēamėri, shtėpi mė shtėpi, i kishte ngulur thonjtė e vet, tėrbimthi, nė jetėn e njerėzve tė pafajshėm, theri, griu e pėrgjaku burra, djem e fėmijė… Mortje burracake qė nuk kursente as gratė!…
    "Oh, mallkim, vetėm mallkim! – brofi qenia e saj e rebeluar nė vetvete. - Mallkuar nė jetė tė jetėve! Tė huajt! Ata qė na vranė natėn e na qanė ditėn!… Kėshtu dhe ngaherė, kėshtu… Mbase qė kur ėshtė krijuar kjo botė… I huaji vret dhe me thikė, edhe me tė qeshurėn e vet, me plumb dhe me bukė. Po, po, tė merr mė qafė edhe buka e tė huajit! Tė ngec m'u nė fyt, tė mbyt e prapė s'tė beson kush… Prandaj edhe pėrsėritet e pėrsėritet pafund historia me tė huajt… Si nė Ēamėrinė tonė… Jo, o tė huaj, nuk ju zė dot besė… Tė paktėn unė, korba plakė. Se ishit ju qė mė katandisėt kėshtu, kallogre"…
    Mėma e egėrsuar njė copėherė, si ata qė i zė gjaku dhe e humbasin toruan, u harrua pėrballė skenave tė tragjedisė, qė ndėrtonte e rindėrtonte vazhdimisht imagjinata e sa e topitur, gjersa e shkundi zėri i nuses nga ajo vetėshushatje. E pėrjetonte ditė e natė kėtė gjendje shtangieje qė i sillte nė sytė e mendjes, si me magji, tėrė tė vdekurit dhe ajo i hakėrrohej mortjes me krahėt e pėrfytyrimit, e zbonte larg, shumė larg, pastronte plagėt e frikshme tė viktimave dhe bisedonte e bisedonte pa u lodhur me ta… Qanin hallin e pėrbashkėt…
    Nė fund tė fundit, kredhja nė tė kaluarėn, sado torturuese, ishte e vetmja kėnaqėsi qė e ngushėllonte mėmėn, pėrveē nipit trevjeēar qė e donte si dritėn e syve. I ngjante djalit tė saj ajo fėmijė dhe, nėse i gėzohej dritės sė syrit, i gėzohej pikėrisht pėr atė trashėgimtar…
    - The gjė, bijė? Se mua po mė lėnė edhe veshėt, tė keqen, - u ndje mėma dhe padashur vuri re se edhe e reja, megjithėse nuk i kishte mbushur tė tridhjetat, po rrudhej dhe po zbardhej para kohe, si shumė vejusha.
    - Thashė se ata tė huajt sikur nuk po u besojnė dėshmive gojore tė njerėzve tanė. U duken fantazira…
    I theri zemra Fatijes, si ta kishte goditur edhe atė thika e zervistėve. Iu err vėshtrimi dhe u shushat pėrsėri. U deshėn duart e nuses kėsaj here pėr ta shkulur nga ajo gjendje tė fikėti. Njėlloj asfiksie logjike.
    - Kujdes djalin, nuse, - tha befas mėma dhe u ēua me mundim, nė kėmbė.
    Duart nuk ia shqiste prehėrit tė tumaneve si tė ishte nuse shtatzanė dhe tė priste fėmijėn e parė. Nė kokė i zukaste i vetmi mendim se i huaji mbetet i huaj. Dhe i dridhej i tėrė trupi si nga ethet…
    Nė udhė e sipėr vuri re se gjethet e bajameve ishin zverdhur. Mbi kryet e saj varej njė qiell i trazuar vjeshte. Ishte vjeshtė e vitit 1946. Poshtė Konispolit, nė Vasilikua tymosnin ende zjarret e muhaxhirėve tė Ēamėrisė. Nė Qafėbotė zbardhnin gurė varresh. Ende s'ishte tharė dheu mbi ato varre…
    Plaka zbriste drejt mesit tė fshatit duke u mbajtur nėpėr trungjet e ullinjve dhe bajameve. Hepohej pėr t'u rrėzuar e nuk rrėzohej. Shpresat e mbanin nė kėmbė…
    Ajo e pa qė larg grumbullin e njerėzve, edhe ata e panė atė. Tė huajt, ndonėse u pėrkthehej gjithshka me hollėsi, vazhdonin tė tundnin kokėn mosbesues, u dukej si njė gogol mė tepėr i sajuar se sa njė e vėrtetė e jetuar vrasėse, persekutuese, pėrndjekėse, masakra qė pėrshkruanin dėshmitė gojore. Mospėrfillja po i nxehte konispolitėt e ēamėt e mbledhur pėrballė komisionit.
    Fatija qė e merrte me mend, pak a shumė, rrjedhėn e bisedimeve, u dha nė krye tė sheshit. Pėr ēudi, njė lloj force e zgjuar diku brenda saj ia bėnte mė tė sigurt hapat. I huaji mbetet i huaj, i vetmi mendim refren pėrbrenda kafkės sė saj, mbėshtjellė me shaminė e bardhė lidhur ndėn gushė. Dhe urrejtja ia valonte trupin e tkurrur e tė kėrrusur nga llahtara e mėnxyrės. Ashtu e kėrleshur, nė dukje, shtrėngonte ende, me duart qė i dridheshin, prehėrin e tumaneve. Njerėzit e irrituar heshtėn, duke i hapur udhė, sikur ajo po sillte njė provė tė madhe qė pėrmbante nė vetvete tė gjitha provat, faktet e dėshmitė, ato qė thanė e qė do tė thonin… Atėherė tė huajt nuk do tė guxonin t'i lėviznin mė kryet me mosbesim…
    Sytė e tė gjithėve njėherėsh u mbėshtetėn nė prehėrin e tumaneve, nė njė pritje tė ankthshme, sikur nga barku i saj do tė lindte, aty pėr aty, njė fėmijė qė do tė rritej nė ēast pėr tė dėshmuar me shenjat e plagėve, me klithmat e tmerrit pėrballė torturave tė vdekjes, gjithēka kishin vuajtur, parė e dėgjuar ēamėt e pėrvėluar…
    Edhe njerėzit e komisionit sikur parandien diēka. Ata heshtėn dhe ia ngulėn vėshtrimet plakės si njė dėshmie tė gjallė tė sajuar, ashtu si njė nyje vuajtjesh, dhimbjesh e varfėrie tė papėrceptueshme nga mendjet e tyre.
    Mėma po afrohej ngadalė si njė ceremoni e pėrzishme. Njė hop ajo u mėdysh: tė ndalej apo tė shkonte gjer nė fund tė atij korridori njerėzish, ku rrinin tė huajt. Fytyra po i shtrembėrohej, hera-herės, si dikur nė nusėrinė e saj nga dhimbjet e lindjes sė djalit, tė birit tė vetėm qė ia masakruan pėrpara syve xhelatėt zervistė. Askush nga ata qė e rrethonin nuk guxonte tė pipėtinte, t'i thoshte qoftė edhe njė fjalė tė vetme.
    Kur u afrua para tryezės sė tė huajve ndjeu se iu rėndua frymėmarrja, lotėt qė u kishin shterur prej kohėsh syve tė saj tė thelluar, sikur u rrokullisėn e i zunė lėmshas fytin. Megjithatė i ngriti sytė nga barku i saj dhe u hodhi njė vėshtrim tė egėrsuar tė huajve, nga duart iu shkėput, befas, njė shtėllungėz flokėsh qė u hap pėrmbi shkresurina me pamjen makabre tė njė lėkure tė rrjepur nga njė kokė njeriu…
    Tė huajt hovėn pėrpjetė dhe u zbrapsėn me llahtarė. Njė klithmė si prej korbi u ngrit nga kraharorėt e njerėzve. Vėshtrimi pėrbuzės i mėmės i pėrfshiu tė gjithė dhe u ndal mbi tė huajt. Ata s'bėzanin, si tė tromaksurit prej njė ndėshkimi qė mund t'ia behte nga ēasti nė ēast.
    - Donit dėshmi pėr kriminelėt dhe krimet e tyre? Ja ku e kini! Flet vetė pėr tėrė atė gjėmė qė na hodhėn nė kurriz tė pabesėt, - tha dhe zėri iu kėput si nga njė goditje e beftė.
    Lotėt i rrodhėn nėpėr brazdat e faqeve tė rreshkura. Heshti pak pastaj nisi tė rrėfente, mė shumė si pėr vete se pėr tė tjerėt.
    - Njė krakurimė e ethshme kėpucėsh me gozhdė u ndie nėpėr shkallėt e gurta. Ngrimė nė pritje. Parandjenja e sė keqes apo hija e atij troku ogurzi, qė po i turrej si kurrė ndonjėherė shtėpisė sonė dykatėshe, si njė kala e gurtė nė njė shpatull bregu atje nė Ēamėri, na e vuvosi gojėn. Seē kishim njė gėzim atė ditė, nuk mbaj mend mirė, por po qeshnim me djalthin qė kolovitej nė supet e tim biri. I ngriu edhe fėmijės e qeshura nė buzė. Nusja e djalit, dyllė e verdhė, sikur e nxiti gjė, arriti tė rrėmbente mashanė nė vatėr dhe mbeti me sytė e tromaksur nga dera. Graburitja u ndėrpre, fare pak, aq sa i duhet njė njeriu pėr t'u mbushur mirė me frymė, nė sheshin nė krye tė shkallėve, pastaj njė goditje shkelmi dhe dera u pėrplas si rrufe pas mureve, njėri kanat i dalė nga mentesha u anua me njė gėrvimė ankuese. Nė prag u dhanė dy ushtarė tė Zervės, dy mjekėroshė, njėri mė zdap se tjetri. Ai mė i gjati kish njė sy tė kuq, tė egėrsuar nga tė pirėt a ndoshta nga pagjumėsia, me njė vėshtrim si tė qenit tė tėrbuar. Shkuli sakaq kamėn nga brezi dhe ashtu vėngėrosh na u kėrcėnua tė mos lėviznim vendit, tė mos ulėrinim, po tė na dhimbsej lėkura. Nusja vuri tė dy duart mbi fytyrė pėr tė mbytur klithmėn qė i shpėtoi prej lemerisė. Ushtari tjetėr, njė kokėtul, qė dinte vetėm tė zgėrdhihej, ia vuri majėn e kamės nė fyt asaj nė ēastin qė po matej t'i binte me masha pėr t'u mbrojtur. U sula midis ushtarit dhe nuses dhe i shtyva larg e larg e tmerruar. Zemra mė rrihte si daulle nė gjoks. Djalthi, megjithėse nė duart e babait tė tij, i lemerisur nga ardhja brutale e atyre tė panjohurve, ia plasi befas tė qarit me britma. Pushoje atė kulish se ia kėputa kokėn si tė zogut, iu gėrmush tim biri vėngėroshi dhe po i afrohej me sytė qė i vetėtinin ligėsi. U lėshova prapė midis gjakėsorit dhe djalit. Ishin pothuaj mosha e tim biri ata tė dy, tė paemrit, as njėzetvjeēarė dhe mizorė si pjellė djalli. Na detyruan tė mblidheshim nė qoshe tė dhomės djalė, nuse dhe unė qė i mbroja me trupin tim nga maja e urryer e asaj kame nė duart e vėngėroshit. Kokėtuli, qė mbante tė dy pushkėt dhe njė kamė, vėrdallisej nėpėr shtėpi, me atė tė qeshurėn e vet tė pėshtirė, pa zė, si e njė tė sėmuri prej damllasė. Dyshemeja e vjetėr prej dru rrapi rėnkonte e bubullonte prej atyre kėpucėve tė rėnda qė mbanin ata tė mallkuarit. Vėngėroshi pėmbysi stivėn me dyshekė e jorganė, sepetet, dollapėt, e bėri rrėmujė tėrė shtėpinė, duke e kthyer gjithēka sė prapthi. Kėrkonte flori, kurse kokėtuli s'na i ndante sytė tek vinte rrotull e gjuante me majėn e kėpucės rrobat e pajės sime. Im bir mezi e pėrmbante veten, por unė ia prisja hovin, duke e pickuar tė heshtėte dhe duke i ndenjur pėr ēdo rast pėrpara. Vėngėroshi qė s'po gjente asgjė tė vlefshme, shfrynte e hungėronte mbyturazi. Sa s'po pėlciste nga inati. I nxinte balli. E ndiqja me ankth ēdo lėvizje tė tij dhe atė ēast do tė doja ta kisha vėrtet njė grusht flori pėr ata kokudhė vetėm tė mos mė preknin djalin, nusen dhe fėmijėn e tyre, xhanin tim, flori e shkuar floririt. Po nė njė ēast vėngėroshi drejtoi trupin dhe e urdhėroi kokėtulin tė na lidhte. Oh, ai ēast! Si ia dridhte qerpikėt e syve ligėsia atij krimineli. Si i shtrėngonte nofullat dhe dhėmbėt, si turfullonte ai dac i zi zemėrak. O Perėndi, ē'krijesė e shėmtuar mbi dhe! Iu hodh pėrsipėr tim biri, ia shkuli nga duart foshnjen e lebetitur, e flaku nė grumbullin e rrobave dhe i vuri kėmbėn nė grykė gati pėr ta mbytur. Djali im u shkėput nga duart e kokėtulit dhe hovi pėr tė shpėtuar fėmijėn. U kacafytėn me vėngėroshin, i cili iu kthye me grushta e shkelma. E kapi pėr flokėsh dhe zuri ta zvarriste nėpėr dhomė. Unė e nusja, lidhur bashkė, bėrtisnim tė pamundura pėr ta shpėtuar. Kokėtuli e mbante pėrkrahėsh tim bir dhe vėngėroshi e qėllonte gjithė egėrsi me kėpucėt e rėnda, nė bark. Sytė i ishin pėrgjakur nga tėrbimi. Kur u kėput e ra nė shesh trupi i tim biri, gati pa jetė, vėngėroshi i pangopur, i nguli kamėn nė zemėr, e shkuli dhe ashtu tė pėrgjakur e nguli prapė e prapė e prapė… U ndez edhe kokėtuli… Me bajonetė… Ia bėnė trupin vrima-vrima… Nusja i humbi menjėherė ndjenjat, kurse unė ashtu si nėpėr mjegull, me zemrėn e copėtuar, gati nė tė fikur, e pashė tėrė atė llahtarė se si klithte im bir: "Oh, nanė, mė vranė"! Se si hidhej e pėrdridhej kufoma ende e ngrohtė; si rridhte gjaku currila-currila, spėrkati murin dhe rrobat e gjakėsorėve, u derdh nėpėr dysheme, njė pjesė kullonte nėpėr njė tė ēarė poshtė nė errėsirėn e katoit, kurse pjesa tjetėr u mblodh e ngriu te kėmbėt e mia…
    Po se mos u mjaftuan me kaq?! Kokėtulit nuk i shqitej nga buzėt ajo e qeshur lugati, kurse vėngėroshi seē mė bėrbėliste, duke m'u zgėrdhirė nė hundė me thikėn qė pikonte gjakun e djalit tim… Mė ishte tharė goja. Ashtu me sy tė shqyer nga ajo llahtarė e paparė dhe e padėgjuar, nga ajo mėnxyrė tepėr e rėndė pėr supet e mia prej nėne tė thinjur, e kisha humbur pothuajse fare ndjeshmėrinė… Isha si njė kufomė e gjallė… Kurse katilat, qė donin tė mė torturonin edhe mė, pasi ma therėn djalin, si bagėtinė, ia rropėn kokėn dhe lėkurėn e pėrgjakur ma rrasėn nė prehėr tė tumaneve… Atėherė m'u err edhe ajo pak dritė e syve dhe s'pashė mė… Kur erdha nė vete ata kishin ikur…
    Shtėpinė e larė nė gjak e lava edhe njėherė me lotėt e mi dhe mora udhėn pėrtej kufirit, tė paktėn, tė shpėtoja djalin e nusen nga kthetrat e flamės qė na hodhi mbi krye Zerva me atė bandė burracakėsh tė mallkuar…
    Turma, qė dėgjonte e nemitur, si pakuptuar u ndez nė njė murmurimė rebelimi qė po e mblidhte grusht pėrqark mėmės. Ashtu e njėsuar ajo masė njerėzish, dikur e pėrdhunuar, rrezatonte dėshirėn e ethshme pėr drejtėsi, pėrballė tryezės sė komisionit…
    Tė huajt, qė tashmė e kishin mbledhur veten, sikur e thithėn nėpėr ēdo qelizė tė trupit tė tyre mizorinė qė kishin vuajtur kėta njerėz, revoltėn qė u shkaktonte gjymtimi ende i pashpaguar… E drejta ishte po nė mes tyre, e masakruar…
    Shkrepėn disa herė aparatet fotografike, si pėr tė fiksuar nė celuloid zemėrimin njerėzor, seē shkruan nė ato kartėrat e tyre, i mbyllėn me nxitim nėpėr ca ēanta tė zeza dhe u larguan me makinėn qė i kishte sjellė…
    Mėmė Fatija mori me pėrkėdheli dhe dhimbje lėkurėn e kokės sė tė birit, e mbėshtolli tėrė kujdes e merak, shkopsiti polkėn dhe e rrasi nė gji, pranė zemrės, si tė donte t'i jepte jetė nga jeta e saj…
    I vėshtroi edhe njėherė njerėzit me sytė e pėrlotur dhe ashtu me duart pėrmbi kraharor u kthye pėr tė ikur…
    Njerėzit i hapėn udhė pa folur. Ajo po largohej, megjithatė mbeti si njė plagė e re e pashėrueshme nė zemrat e tyre, njė plagė mė shumė pėrkrah plagėve tė sapolėnduara tė pafajėsisė qė u ndriēonte fytyrat…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 07-12-2008 mė 09:40
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Arvanitasit, tė parėt tanė qė emigruan nė Greqi ne Mesjete!
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-09-2010, 13:43
  2. Shqiptaret dhe Keqtrajtimet e tyre ne GREQI
    Nga klossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2006, 19:40
  3. Grekėt: Shqiptarja mos prekė flamurin
    Nga zeus nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Epiri ne lashtesi dhe sot/Epirus in ancient times and today
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 01:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •