INTERVISTA/ Flet Elda Shabani, ose Madona shqiptare: “Lodhjen nuk e njoh pasi puna mė mban gjallė”

Sfida e re, albumi i ri “Njė jetė kemi ne”

Albert ZHOLI

Elda Shabani, e njohur pėr publikun shqiptar me pseudonimin “Madonna shqiptare”, ėshtė kėngėtare, aktore, drejtuese e spektakleve nė tv shqiptare, fituese e ēmimit tė parė nė Festivalin “Kėnga e dasmės”, ku fitoi diskun e artė me kėngėn “Luni luni me sevda”. Kėtė Disk tė Artė pati nderin t’ia dorėzojė ambasadori turk nė Shqipėri. Pas njė kohe tė gjatė mungese nė Shqipėri, publiku shqiptar i bėri njė pritje fenomenale nė kėtė koncert. E bukur, e freskėt, engjėllore, pamja e saj mund tė themi se, sfidon vajzat e moshės 20 -vjeēare. Ajo vazhdon t’i rezistojė fortė konkurrencės tė bukurosheve shqiptare. Ajo ka njė karrierė shumė tė suksesshme nė Shqipėri duke filluar nga mosha 17 vjeēe e deri tani. Madona ėshtė duke pėrgatitur njė album tė ri nė Zvicėr, ku akoma nuk i ėshtė gjetur titulli i albumit. Gjithēka do tė jetė tepėr serioze si nė CD dhe videoklipet e saj, pra Madona i thotė stop ekstravagancės dhe mbetet tek e bukura e thjeshtė.

-Si do ta komentonit albumin e ri?
Albumi i ri “Njė jetė kemi ne” ėshtė suksesi i fundit. Pėr realizimin e tij kam pasur bashkėpunim me kompozitorė tepėr profesionalė, si p.sh me tė madhin Alban Arifi, i cili mė ka mbėshtetur me njė durim shumė tė madh. Ai ka punuar mė sė miri dhe unė e kam ndjerė veten shumė mė lirshėm se herėt e tjera. Albani ėshtė djalė korrekt dhe me njė disiplinė nė punė e tij. Njėkohėsisht kam punuar me kompozitorin Artur Qerimi pėr kompozimet e tij plot sharm dhe filmimet e klipeve. Kėtu dua tė pėrmend dhe njė studio tė re profesionale “Art Studio Records”.
-Nė kėtė kėngė kėndoni nė duet apo jo?
Po. Isha duet. Dua ta bėj publik emrin e tij, pasi dhe pse ėshtė kėngėtar i ri po debuton me shumė sukses. Njė djalė i dėgjueshėm i respektueshėm, i cili quhet Eli.
-Thuhet se kėnga e re me Elin po kthehet nė njė hit?
Ėshtė e vėrtetė, kėnga qė kemi bėrė sė fundmi ėshtė kthyer nė njė hit pėr tė gjitha radiot shqiptare. Ajo deri tani ėshtė realizuar vetėm si zė, pa klip. Kėtė kėngė po e pėlqen shumė rinia. Tashmė po punojmė pėr realizimin e klipit.
-Po tekstet e kėngėve tė albumit nga kush janė bėrė?
Tekstet nė pjesėn dėrmuese janė bėrė nga unė. Nė tė gjitha tekstet unė jam munduar tė pėrcjellė njė pjesė tė jetės time. Atė qė kam pėrjetuar nėpėr vite. S’ėshtė hera e parė qė bėj tekste kėngėsh. Tashmė dua qė pjesėn mė tė madhe tė teksteve ta bėj vetė, pasi dua ta ndjej jetėn si e kam jetuar.
-Po klipi kur mund tė dalė?
Besoj se klipi do tė dalė nga fundi i shtatorit. Klipi po realizohet nga dj. Blero me mbėshtetjen e Ressa Blu” nė Tiranė, ku pėr 13 katet e saj ėshtė bėrė njė kontratė pėr paraqitjen nė klip. Ambientet e realizimit tė klipit janė shumė moderne. Ambiente tė bukura dhe tepėr klas....
-T’i kthehemi jetės familjare. Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė sa fėmijė ka Madona?
Unė kam dy fėmijė, dy engjėj, dy yje. Zoti mė ka bekuar me ta. Kam djalin Xhej 13- vjeēar dhe vajzėn Livian 5 -vjeēare. Jeta ime merr kuptim tjetėr me ta. Ata mė nxisin pėr shumė projekte nė jetė. Dua tė pėrkujdesem deri nė detaj dhe kur kam kohė tė lirė kthehem nė njė amvisė shembullore.
-Ju keni jetuar njė kohė tė gjatė nė Amerikė. Si ka qenė jeta atje?
Kam jetuar 3 vjet nė Amerikė, ku dhe kam debutuar nė shumė koncerte madhėshtore. Midis tyre kam organizuar koncerte kushtuar Nėnė Terezės, ku kam kontribuar me ndihma pėr fėmijėt jetim. Madje, jam diplomuar anėtare e shenjtėrisė “Nėnė Tereza”.
-Kjo do tė thotė se besoni shumė nė zot?
Po, besoj shumė. Ēdo arritje timen ja dedikoj zotit dhe Nėnė Terezės, ata janė nxitėsit dhe mbrojtėsit e mi.
-Nė skenė jeni tepėr vitale dhe alegro, po nė jetėn e pėrditshme si ėshtė Madonna shqiptare?
Unė respektoj kohėn qė pėrjetohet sot. Me kėtė dua tė them se nė jetėn e pėrditshme jam vajzė e heshtur, e respektuar, korrekte.
-A e ndjeni lodhjen e kėtyre lėvizjeve tė shumta nė jetėn artistike?
Lodhjen nuk e njoh pasi puna mė mban gjallė. Duke qenė nė lėvizje si zor se kuptohem se ku jam, nė lėvizjet apo koncertet e shumta qė zhvilloj nė tė gjithė botėn. Ēdo koncert apo punė e kam kryer me njė sukses shumė tė veēantė.
-Sa albume ka deri tani nė treg Madonna?
Deri tani nė treg kam vetėm 6 albume tė gjitha tė suksesshėm. Gjithmonė kam projekte nė kėtė drejtim.
-Ju keni marrė pjesė dhe nė evente muzikore nė Zvicėr. Ēfarė mund tė na tregoni mė shumė?
Jam pjesėmarrėse nė Super Star nė Zvicėr, ku deri sot jam e vetmja shqiptare qė kam marrė pjesė nė njė spektakėl tė madh televiziv nė njė vend qė artin e ka primar. Nė kėtė spektakėl, qė transmetohet nga televizioni mė i mirė i Zvicrės SF- 1, ndjeva kėnaqėsi pasi nė juri ishte mbreti i kėngės dj. Bobo. Publiku zviceran mė ka pritur nė mėnyrė tė shkėlqyer sikur tė isha nė Shqipėri.
-Me cilėn kėngė morėt pjesė nė kėtė spektakėl-konkurs?
Ishte kėnga e Maria Carey. Kėngėn e kėndova nė anglisht.
-Sa kohė keni qė jetoni nė Zvicėr dhe si e kaloni kohėn e lirė atje?
Kam 10 vjet qė jetoj nė Zvicėr, me dy fėmijėt e mi Xheji dhe Livia. Kohėn e lirė e shfrytėzoj me kurse tė ndryshme, si kurs vallėzimi, bely dance, shkoj nė palestėr… Jam duke punuar pėr njė projekt tė ri nė studiot zvicerane dhe me njė producent tė ri.
-Cili vend mendoni se ka mbetur ku nuk jeni prezantuar?
Nė Kosovė. Aty nuk kam hyrė ende, por kam disa ftesa nga tv tė ndryshme. Ėshtė synimi im, tregu i Kosovės.
-Dihet qė ju jeni njė familje artistėsh. Motra juaj vazhdon nė rrugėn e artit?
Po. Jam motra e kėngėtares shumė simpatike Enki, pra siē njihet Enki i Kafazit tė Artė 2005. Enki ėshtė shfaqur me njė vidioklip tė bukur, i cili titullohet “Nuk je vetėm ti”. Enki po ndjek rrugėn e bukur tė artit si motra e saj. Ne jemi njė familje artistėsh.
-Cilat kėngė ju pėlqejnė tė kėndoni?
Mė pėlqen tė kėndoj kėngėt e Shqipėrisė sė Mesme pasi vetė jam tironce (qesh). Pra, kėto kėngė vijnė nga tradita familjare, por nuk do tė thotė qė i lė mėnjanė kėngėt e zhanreve tė tjera. Kėndoj po me aq pathos kėngėt e muzikės sė lehtė dhe kam dėshirė qė sė shpejti tė konkurroj nė festivalet e Kosovės.