Porn star, s'di ca te quaj ndryshe!
Kam vetem nje limit: qiellin!
"Kengetaret e Sotit: Me shumė ti kenaqin Sytė ,Se Sa Veshėt" (Sa per informim muzika ndegjohet)
"Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"
cfar eshte Porn star?
lol
shumica e femrave kte koment kan ber.. me habit fakti qe jeni kaq te perparuara ne boten e pornografise.
me fal qe mora si shembull komentin tend, por mos harro se Ēili mund te kete edhe te aferm qe mund te futen ne forum, edhe nuk eshte gje e mire ti vini nofken Porno star![]()
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babybell : 26-11-2007 mė 12:05 Arsyeja: shtova diēka
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Ka kaq shumė veshje dhe aksesorė, sa as ajo nuk di tė bėjė njė inventar tė saktė. Ama nuk pėrton aspak tė pozojė me mė tė preferuarat e saj, Dhe tė tregojė zgjedhjet e sezonit tė ri tė dimrit. Shumė tė ndryshme nga ato qė jemi mėsuar t’ia shohim nė skenė. Sepse vajza e spektakleve pėlqen elegancėn. Nuk e dinit? As ne
Klaudeta Skėnderasi
Nėse i kėrkon qė tė tė nxjerrė rrobat, kėpucėt, aksesorėt pėr t’i fotografuar, kjo do tė ishte gjėja mė e thjeshtė pėr kėdo tjetėr, vetėm pėr Ēiljetėn jo. Dhe kjo nuk ndodh sepse nuk ka dėshirė, por sepse do tė ishte njė lodhje e vėrtetė zbrazja e rreth tetėdhjetė kutive me kėpucė e sandale, shkarkimi i dhjetėra varėseve me rroba, zbrazja e po aq kutive plot me aksesorė. Nė shtėpinė e Ēiljeta Xhilagės vetėm veshjet nuk mund tė numėrohen. Vetėm dje ka blerė dy pallto, dy funde, njė kostum, dy xhaketa… Sezoni i ri sapo ka trokitur dhe kjo pėr tė do tė thotė blerje dhe vetėm blerje. Tė veshė rrobat e sezonit tė kaluar? Kjo nuk mund tė ndodhė. E meqė Ēiljetės i pėlqen qė pėr ēdo stinė tė pasurojė gardėrobėn me veshje tė reja, pėrfundimi s’mund tė jetė gjė tjetėr veēse njė pushtim kokė e kėmbė i shtėpisė ku ajo jeton bashkė me prindėrit. Rafte tė mėdhenj plot me veshje e kėpucė i pėrkasin vetėm asaj.
Nuk ėshtė nga ato qė lėnė kokėn pas modės. Nuk e gjen thuajse kurrė duke shfletuar revista pėr tė parė tendencat mė tė fundit tė sezoneve tė modės. As duke pyetur poshtė e pėrpjetė se ē’ngjyrė ėshtė kėtė vjeshtė nė modė, si kanė ndryshuar prerjet e fustaneve, ē’modele kėpucėsh kanė pagėzuar stilistėt. Nė gardėrobėn e Ēiljetės ligji bėhet vetėm prej saj. Moda ėshtė ajo qė i shkon dhe pikė. “Nuk ndikohem nga tendencat e modės. Pėr mua, ajo qė mė pėrshtatet dhe mė shkon ėshtė moda mė e mirė. Sigurisht qė ka elementė qė mė tundojnė, por jo tė mė prishin mendjen deri nė atė pikė sa tė vesh edhe gjėra qė nuk mė kanė pėlqyer kurrė”. Nė fakt kjo ėshtė e vėrtetė. Mund ta dėshmojė kushdo qė e ka parė tė paktėn njėherė nė skenė, tė paktėn njėherė nėpėr evenimentet e kryeqytetit apo qoftė edhe nė rrugė. Pėr tė, kėto janė moment e qė ndryshojnė shumė nga njėra-tjetra dhe detyrimisht veshja qė i pėrket njėrės nuk ngjan me tjetrėn. “Veshja pėr mua ėshtė njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme, prandaj nuk mund ta lė jashtė vėmendjes pėr asnjė moment. I jap ēdo rasti rėndėsinė e duhur, prandaj gjatė ditės jam mė sė shumti e veshur shumė thjesht, kurse nė skenė gjithēka ndryshon”.
E pėrditshmja
Mos u ēudisni, por gjatė paraditeve Ēiljeta u dorėzohet pa kushte xhinseve dhe atleteve, streēeve apo tutave, qė e bėjnė 100 pėr qind sportive. Njė grim i lehtė, flokėt mė sė shumti tė mbledhura dhe ndonjė aksesor shumė i thjeshtė. Takat e larta dhe veshjet e rėnduara nuk kanė fatin t’i qėndrojnė nė trup nė pėrditshmėrinė e saj. I pėlqen mė shumė qė tė ndihet rehat dhe pėrveē kėsaj di ta ndajė mirė njė ditė tė zakonshme nga njė rast i veēantė. Pėr tė mos folur pastaj pėr skenėn.
Skena
Kėtu pamja ndryshon me 360 gradė. Ekstravagancė me shumicė dhe njė guxim qė rrallė e provojnė vajzat e skenės. Por me Ēiljetėn ndryshon puna. Sepse tė qenit goditėse ėshtė njė nga armėt e saj mė tė forta, qė nuk ngurron ta pėrdorė sidomos nė skenė. Ėshtė vendi qė i lejon tė gjitha: transparencėn, shkėlqimin, ekzibicionizmin… Ua lė nė dorė mė sė shumti stilistėve imazhin e skenės. Dhe ata, duke i njohur mirė shijet e saj, i shtrohen punės pėr tė krijuar ca veshje tunduese, qė nuk ndodh t’i porosisė tjetėr klient veē saj.
Mbrėmja
Nė gardėrobėn e Ēiljetės, krahas bluzave tė tylta, minifundeve, gurėve e teminave, ka edhe kostume serioze, tė mbėrthyera deti nė grykė, pantallona e pallto deri nė fund tė kėmbėve. Ėshtė momenti kur Ēiljeta ia lė vendin finesės dhe sensuales. “Nė pėrgjithėsi ky ėshtė stili im i vėrtetė, pavarėsisht se nė skenė jam shumė ekstravagante”. Por sigurisht gjithēka e pėrshtatur sipas natyrės sė saj, qė nuk mund tė bėjė dot pa copat goditėse, ngjyrat qė bien nė sy, modelet joshėse.
Pėr sezonin e ri i ka marrė masat: dizenjo “animal print”, ngjyrė e kuqe dhe e zezė, detaje tė arta dhe kombinime peliēesh. Nuk ka shumė qė ka shijuar shopping-un e radhės. Dhe sigurisht ka harxhuar jo pak para. “Nė pėrgjithėsi mė ndodh qė tė harxhoj vėrtet shumė pėr veshjen time. Nuk mund tė rri dot pa blerė kėpucė dhe sandale. Janė tė preferuarat e mia”. E duket se ėshtė vėrtet kėshtu. Janė tė tė gjitha llojeve: elegante, chic, sportive, ekstravagante, me lule, me gurė, me rripa dhe tė tė gjitha ngjyrave, duke filluar qė nga mė tė ēmendurat e deri tek ato mė seriozet. E nėse mes atij ylberi nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptosh se cilat janė ngjyrat e saj tė preferuara: e zeza, e florinjta, e kuqja, e bardha. Ashtu siē nuk ėshtė aspak e vėshtirė pėr tė kuptuar se e ke prekur nė pikėn e saj mė tė dobėt: veshja. E kur vjen puna kėtu, ajo ėshtė gati tė pozojė me orė tė tėra para aparatit, tė provojė tė gjitha veshjet, tė performojė me ide tė ēmendura dhe tė provojė tė zbrazė varėset e rrobave dhe kutitė e kėpucėve. Ndonėse kjo ėshtė nuk ėshtė aspak e lehtė.
Burimi Kliko Ketu Revista Jeta
Friday, 28 December 2007
Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /
Krijoni Kontakt