Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mafia, Arkeologjia dhe Qeverria..

    Ne se gjeni shkrime per kte teme ju lutem sillini ketu..


    --

    balkanweb

    --

    Durres, Shkarkohet nga posti i drejtorit Apollon Bace

    Derguar me: 29/06/2007 - 16:09
    • Eshte shkarkuar per shkeljen ne ligjit per ‘Per trashegimine kulturore’ nga posti i drejtorit te Institutit te Monumenteve te Kultures Apollon Bace


    Pas shqetesimeve te ngritura nga struktura ne varesi te MTKRS, informacioneve te ardhura dhe pas verifikimit te gjendjes ne terren, per demtimin e trashegimise arkeologjike te qytetit te Durresit, u konstatua se ne zonen arkeologjike te ketij qyteti, jane dhene leje dhe jane ndertuar godina banimi shumekateshe, fakt qe bie ndesh ne menyre flagrante ne kundershtim me Ligjin “Per trashegimine kulturore”. Kjo ka qene dhe arsyeja e shkarkimit e Drejtuesit te Institutit te Monumenteve te Kultures, z.Apollon Bace i cili ka miratuar disa nga lejet dhe projektet e pallateve qe jane ndertuar ne kete zone. Nje nje njftim per shtyp behet e ditur qe Instituti i Monumenteve te Kultures ka anashkaluar Ligjin nr. 9048, “Per trashegimine kulturore” dhe rregullat ne fuqi duke keqperdorur, te drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe duke heshtur apo mosvepruar perballe shkeljes se vazhdueshme te ligjit.

    --

    gazeta sot

    • Pango shkarkon nga detyra Apollon Baēen

    29 June 2007
    Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango nėn masėn e njė sėrė shkeljesh flagrante jo konform ligjit “Pėr Trashėgiminė Kulturore”, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e institutit tė monumenteve tė kulturės, Apollon Baēe. Ky shkarkim ka ardhur pas shqetėsimeve tė ngritura nga struktura nė varėsi tė MTKRS, informacioneve tė ardhura dhe pas verifikimit tė gjendjes nė terren, pėr dėmtimin e trashėgimisė arkeologjike tė qytetit tė Durrėsit. Ndaj tė gjitha verifikimeve tė mundshme ėshtė konstatuar se nė zonėn arkeologjike tė kėtij qyteti, janė dhėnė leje dhe janė ndėrtuar godina banimi shumėkatėshe, fakt qė bie ndesh nė mėnyrė flagrante nė kundėrshtim me Ligjin “Pėr trashėgiminė kulturore”. Burime pranė zyrės sė shtypit tė kėsaj ministrie bėjnė tė ditur se pėrgjegjėsi pėr kėto shkelje mban Drejtuesi i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Apollon Bace i cili ka miratuar disa nga lejet dhe projektet e pallateve qė janė ndėrtuar nė kėtė zonė. Instituti i Monumenteve te Kulturės ka anashkaluar Ligjin nr. 9048, “Pėr trashėgiminė kulturore” dhe rregullat nė fuqi duke keqpėrdorur, tė drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe duke heshtur apo mosvepruar pėrballė shkeljes sė vazhdueshme tė ligjit. Pėr kėto arsye dhe tė tjera tė ngjashme me to, Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, me urdhrin nr.437 , dt.28.06.2007, ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Institutit te Monumenteve te Kulturės , Apollon Bace dhe do tė kėrkojė marrjen e masave pėr persona tė tjerė pėrgjegjės. Njėkohėsisht Ministri i Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve, Pango pėrveē se ka kėrkuar qė tė merren masat e duhura pėr ish-drejtorin Baēe, ai ka bėrė tė ditur se do tė verifikohen dhe do tė shkarkohen nga detyra edhe drejtues apo funksionarė tė tjerė tė kėsaj ministrie tė cilėt do tė kapen flagrant nė shkelje ligji ndaj institucioneve qė kjo ministri ka nė pėrgjegjėsi. Pėr mė tepėr, Pango nuk e ka lėnė me kaq ka kėrkuar edhe revokimin e lejeve tė dhėna nė kundėrshtim me ligjin.

    --

    pra..



    Pango padashje ka hapur nje muhabet interesant..
    I ka rene kokes Baces per pune qe pangua e di mire qe bacja ska fuqi ti ndreqe..

    Te shohim si do reagoje apollon baci..

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Gomari i Babatasit!!

    MENDOJ SE SATIRA E AT.GJERGJ FISHTA I SHKON MJAFTE PERSHTAT!!!

    JA SI I SPECIFIKON HOMERI SHQIPETARE TE GOMARI I BABATASIT.


    Gomari i Babatasit



    Pra nji here e pike ma s'parit
    Po i diftoj rodit t'Shqiptarit
    Se un ktu s'kndoj burrnin e t'parit
    As trimit e ndo'i luftarit
    Vec nji gac, nje zog gomarit,
    Qi, qyqari, per send tjeter
    -N'dashte i ri t'jet, ndashte i vjeter-
    S'duhet gja, vec me barte
    E me ngrane, t'thuesh, si Shqiptaret....
    M'thote, por, mendja se ndokujte
    Ka m'iu duke se un mifi n'uje
    Me kete kange, e se ma gjase
    Sod per mue do t'kishte pase
    Ndo'i send tjeter po t'kish'zgjedhe
    Torte me vjersha ktu me dredhe
    Po, por shka, se ata e dijne vete
    Qi ka cofe mikrobi i shkrete
    I burrnis e i trimnis,
    E qi sod ne Shqiptari
    Besa ka nje t'madhe zi
    Jo aq per buke e miredi
    Sa per burra-burra t'dheut
    Qi per komb e ndere t'atdheut
    Me jetue t'dijne e me deke
    Jo, po asht kot,besa, me u rreke
    Se po gjen fatos nder ne,
    Se po gjen fatos nder ne,
    Se po gjen burra n'kete dhe-
    Burra fjalet e atdhetare:
    Kta vec, Zot! kjoshim per fare;
    Se, per tjeter, mbyti n'uje;
    Gja-ha'i keq - s'i duhen kuje.
    E vertet qi njadisa
    Nder ne flasin fjale te mdha,
    E na mbahen se ata kjene
    Qi shptue na kane Atdhene:
    Sado qi, kur ishte puna
    Mu u shpetue Shqipni kercuna
    E per te n'lufte me qindrue,
    Ata rrijshin tue guksue
    Nper Stamboll e np'r Anadoll,
    A se vjellshin kund n'do'i stjoll
    T'ndo'i hoteli nper Evrope
    Alkool'n, me t'cilin ngope
    E ki'n barkun si bagtija,
    Der sa n'gjak lahej Shqipnija...
    Por, kujtoj,s'ka kund nevoje
    Qi un t'i za kta ndopak n'goje,
    Pse per ta "Dielli" i Bostonit
    Nje epoke ka shkrue tash s'vonit,
    Nje epoke me kaq do krype.
    Qi ma mire s'ke pse me e lype
    Prandaj mue nuk m'jete tjeter,
    Vec me kndue ndo'i fatos t'vjeter:
    Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastriot,
    Po, por shka, se sot me sot
    Edhe ktyne u ka dale fryma,
    E si t'ishin do gjygjyma
    Te pa fund, jane lane m'njan'ane
    E askush n'goje ma s'done me i zane,
    Kuje per ta nder mend s'i bjen.
    Der tash vone, qe, fjala vjen.
    Posta e jone pat perdorue
    Nji lloj pullash, m't'cilat shkrue
    Ishte ftyra e Skanderbegut,
    Nami e ndera e pare e Atdheut.
    Tash, kto pulla mbi sergji
    Na i kane hjedhe nje pale zotni,
    Qi ktu marre kane Posten ne dore,
    Kin'per organizatore,
    Et'kane qite do tjera pulla,
    Me kambe urash e me kulla,
    E me plepa e rrema shkjope,
    T'gjana e t'gjata si gjuhe lope.
    Ani pra Shqiptaret e sotit
    S'cajne fort kryet per pune t'Kastriotit,
    As per njat trimin e t'parit,
    Ke jane dhane mbas rrogash arit,
    Prandej thashe un se per s'marit
    Do t'tringlloje per veshe t'Shqiptarit
    Nje poem mbi i zog gomarit.
    Edhe kshtu, si fola s'parit,
    Vete me vedi kam mendue
    -Mbasi ngaeshem pace qillue-
    Mbi i gomar nje kange me shkrue,
    Here tue qeshe, here tue vajtue,
    "Simbas"rregllave t'Poezise,
    E nevojave t'Shqiptarise
    Eja, Zane, pra, prej Parnasit,
    E kaluer ti m'shpine t'Pegasit,
    Mendes s'eme shkundja ti blozen,
    E m'difto metamorfozen
    Enjatij gomarit t'ri
    Qi nja i vlershmi zuteni
    Babatasi bleu sivjet
    Ne Tirane, n'ate kryeqytet
    Ku ministra e deputeten
    -Ktyne Zoti jau rritet jeten-
    Qesin xhixha atdhedashtnije
    Per lulzimin te ksaj Shqipnije
    E per...kambe t'ndo'i sandalije,
    Sado qi, ma e shumta sish,
    -Si me thane mÄka mue nji dervish-
    Der dje kjene..nuk dij se shka...
    Kush n'"kapice" kush ne "qylah",
    Por qi sod, nper rroga arit,
    Na jane ba t'gjithe frote Shqiptarit,
    Edhe pshtetun mbi kolltuke,
    Kalamuq e si terrcuke,
    Fo mire barkun me "mastike",
    Pa llogjike-pa gramatike,
    Na pshtyjne dije e politike,
    E me "gisht" ngordhun perpjete
    I pijne gjakun Kombit t'shkrete
    Jo me hingze, por me sahana,
    Vec me shka, mori lum Zana,
    Kah te dirgjesh m'shpine t'Pegasit,
    Ziere'i vishkull n'pylle t'Parnasit-
    Vishkull t'holle e t'gjate zaranet;
    Pse ksaj here,besa,po m'kandet
    Me ja hjekun qafes dikuj,
    Per m'e ba qi za'n T'a shuej,
    Se t'jet'gjalle. Due t'a marri vesht,
    Se me buej s'kapet nji plesht.


    Gomari i Babatasit

    AKT I PARE

    Arkeologu

    Oda e Ministirit t' Arsimit ne Tirane

    MINISTRl
    (Tuj kendue "Rivisten Pedagogjike", thote me vedi)

    Mire... mire fort... ma mire nuk ka...
    .
    Pune e madhe!... (Drejtorit A)
    Kem me pa Shka do t'thote, tash, "Hylli i Drites"
    Edh' aj Frati i dheut t'Mirdites,
    Qi botue ka njat broshuer
    Mbi programin t'one shkolluer,
    Tuj e pru per t'patenzone.
    Kern' me pa, po, shka do t'thone
    Kur ky artiklli i Nebil Cikes,
    Shkrue mbas rregllave t'kritikes,
    T'u bjere n'dore. Me shum mjeshtri
    Ktu auktori ven n' qesti
    Pape e kishe e meshtari,
    E difton, me arsye ne dore,
    Se jane hasem e trathtore
    T' gjith njata, qi n 'toke shqiptare
    Duen qi shkolla elementare
    T'jete e lire. Sod afetare
    Qeverija ktu asht dishmue:
    S'ka pra ndryshej n'shkolle me msue,
    Vec se mbas programit t'one;
    Edh'un, po, heret a vone,
    Kam me i mbylle shkollat private.


    DREJTORI A

    Iu ngjatetjetazotnis s'ate:
    Mire kete pune mendue e ke.
    Vecse shka, zotni, n'kete dhe
    Po ka shum njerz fanatike -
    Ele Priftent katolike...

    MINISTRI

    Priftent, jo, par Fretent, thuej;
    Pse kta jane qi, pose gjithkuj,
    Po na jesin m'qafe.

    DREJTORI A

    Zotni,
    Ashtu punen si un e di,
    Jezuit, Priften e Freten
    T',gjith nji mendje p'rhere u gjeten
    Nder pune fejet e moralit:
    Pose ndonjaj fatziut, batallit,
    Qi t'kete mangut n'krye ndo'i hatull
    E qi vorr mos t'kete kund m'shpatull
    Tash ti pra, zotni, tue kene,
    Se morali i fes s'krishtene,
    S'njet gjithkund e s'njet gjithmone Me moral t'besimit t'one,
    Meshtarija kurdohere
    Ka me ba zhurme e-potere
    Per pune t' shkollave fillore, -
    Edhe kurr ne shkolle shtetnore
    Fmin e kshtene s'ka me i dergue.
    Per kete pune -si m' duket mue -.
    Thom do t'ishte fort ma mire
    N'Shqipni msimin m'e lane t'lire:
    Qi seici!li Shqipetar,
    A komunitet fetar
    Mund t'cile shkolla per komb t'vet N'dashte n'katund, n'dashte ne qytet.
    Par gjithmone -si rrjedhe prej vedit -
    Tuj u mbajte n'cark t'ligjve t'shtetit,
    Si n' Angli e n' Amerike,
    E at je n'France e ne Belgjike.
    Pse, zotni, me thane t'verteten,
    SOd me SOd Jezuit e Freten
    E kane shkollen ma zanat
    Se e kern' na. Sa per inat
    Gjithshka t'duem per ta mund t'thomi,
    Por e drejta asht, se kombi
    Shum prej sish ka pase dobi:
    Si ajo Shkodra e ban dishmi,
    Ku ka shkolla e strehe foshnjore,
    Ka gymnaze e qytetnore
    Me programe prendimore
    E me msim e me pune dore,
    Fort ma mire se shkollat t'ona,
    Per te cillat dy miljona
    Franga ar na vjete per vjete
    Kulihum i mbysim n'det;
    Pse, zotni, shkolla per ne
    Politike asht ase fe.
    Mujm m'e struke punen me prralla,
    Porse n'thes, besa, s'hin palla...

    MINISTRI

    Jo, pra, ja! Shkollen n'Shqipni
    Nuk e baj kishe as xhami.
    Prandej shkollat fillestare,
    Qi mos t'jene qeveritare,
    Do t'i mbylli varg e vister,
    Mbasi ndodhe kam un Minister:
    S'due qi mosha e re e Shqipnise
    T'rritet n'dore te Meshtarise-
    Sidomos t'Fretn'e shqiptare.
    Kta, po, jane antikombtare,
    Njerz t'rrezikshem, fanatike,
    Marre gjithmone me politike,
    E qi munden me na i prishe
    Fmin me shkolle edhe me kishe,
    Tue na i rrite djelmt t'one trathtare,
    Ma fort t'huej se shqipetare:
    Si fort bukur Nebil Cika
    E ka shkrue nd er kto kritika,
    Qi aj ba i paska "Hyllit t'Drites".
    Jo, po, vete ne "rend te dites"
    Do t'a ve emnin e kti,
    Per m'epru ktu n'Ministri
    Inspektuer ase drejtuer,
    Edhe kta, po, sa ma pare,
    Shi p'r inat t'Fretn'e shqiptare, Qi"programin syntetik" -
    Syntetik e analytik -
    Keqas fort na kane po$htnue.

    DREJTORI A

    Po, zotni, si urdhnon e thue.
    Vec, ashtu si m' duket mue,
    Thom Nebili ka gabue
    Me qite n'drite kete lloj kritike,'
    Ne "Reviste Pedagogjike",
    Qi a 'i perkohshme fjesht zyrtare,
    Mbajte me mjete t'Kashes kombtare. Qeverija asht afetare.
    Prandej thom se zyrtarisht
    Edhe kshtu llapazanisht
    Nuk asht mire qi n'polemike
    T'hijme na sod me katolike.
    E t'u shajm Pape e Meshtare,
    T'u shajme Fene e Kishen mbare,
    Thue se Arsimi i jone kombtar
    Asht nji lozhe e masonise.
    Katoliket e Shqiptarise
    I' Na i kern' vllazen; edhe vete-
    Kish' me thane, se s' a' evertete,
    Qi atj: n'Shkoder Franceskajt
    T'hueje na i rrlsm kalamajt,
    E qi ata .tue kene shqiptare,
    T'jene, si thue ti, antikombtare.
    E po 'imend -t'ngjatet Zoti jeten! -
    Esad Pasha a thue nder Freten
    Ka zane shkolle?.: ArifHiqmeti
    A nder Freten apo njeti
    Aj kje rrite?...Haxhi Qamili
    T'thote shka t'thote, po, qaj Nebili -
    Osman Bali, Halit Lleshi
    E sa tjere, qi fati deshi
    I Armet t'i sjellin kundra Atdheut,
    Kundra flamrit t' Skanderbeut,
    As kta, besa -t'u ngjatet jeta! -
    S'i kane ba kndimet e vela
    N'-shkolle fretnore. A e din, zotni,
    Kushka zanun n'kete "skoli"?
    Qaj Preng Jaku, si harusha,
    Qaj Luce Nishi e qaj Prenge Tusha,
    Dy djelmo9a, dy skyfere,
    Si edhe ata oficjerat tjere,
    -Gjetun gati kurdohere
    Per Shqipni me ra m'potere -
    Qi mbas msimit t'Franceskanve,
    M' shpine u u Ishuen kta esadjanve
    Edhe i shtypen. Kta, po, jane
    Qi nder Freten shkolle kane zane.
    Prandej tham se Nebil Cika,
    Para se me shkrue kritika
    Kundra Fretn'e e kundra Fese,
    T'i a veje gishtin nji here krese
    E t'mendoje se "uhajan'lesh-
    Si tha imocmi -merret pshesh'


    MINISTRI

    Pse po thue per Nebil Ciken?
    Po ti kndoje 'i hefe kritiken,
    Qipert' madhe bukuri
    U ban Fretenve n' "Vllazni".
    Nji(e}S.(e)S. -kush asht s'edi:
    (Me gisht i diftova do vjersha, botue prej "Vllaznije" Nr 9 nen titullin "Vallja popullore".)
    A ke c'ndien?..,Ktu kish' me thane,
    Se njat Fratin n' goje ka zane,
    Qi dikur shkrou njat broshuer
    Mbi programin t'one shkolluer.
    E ktu poshte, si nper terthuer,
    Fjalet e ashpra t' ktij vjershtorit,
    Kish' me thane, se shi dreitorit
    T"'Hyllit t' Orites" i jane kushtue.

    DREJTORI A

    Ashtu m' duket edhe mue,
    Por;zotni, t'ngjatet Zoti jeten!
    Mos t' a zame ne goje gazeten
    "Vllazenija"; pse randsi.
    Kjo nuk ka kurrkund n'Shqipni.
    V ec ban mire me i shkrue vjershtarit,
    Qi ktu n' goje zen pune gomarit,
    Se aj gabon poetet me i nga;
    Pse kta uha -nuk lane pa la
    E t' a bajne, besa, me kja,
    Porsi vic djerre neper plish,
    Ka' e salvojne m' konop tre fish.
    (Hine Babatasi Drejtori A del).

    BABATASI

    T' u ngjatet jeta!-

    MINISTRI

    T' u ngjatet jeta,
    Si po shkoni?

    BABATASI

    Si do' zoti...
    Gjene mire.

    MINISTRI


    Asht edhe moti, ..
    Qi na kalbi. Kujtoj ka
    Ma se 'i muej qi shiu ,s' ka da.
    Me t' merzite! -
    -


    .BABATASI

    Shka t'i bajme pra.
    Vete ju fajin, thom, e kini,
    Qi bje shi.

    MINISTRI
    ,
    Na, pse?

    BABATASI

    Pse jini
    Ju njata, qi sod n' Shqipni
    Vrani e kthiellni.

    MINISTRI

    Nuk e di...
    Nejse ma...vec fjalet t' kam cue,
    Ktu me ardhe me u pjekun m' mue,
    Pse nji pune kam pase me ty.

    BABAT ASl

    Qe, tek m' ke -me kambe me krye;
    Urdhno e fol. Ku ti me sy,
    Aty "praf' un kambe e krye,
    Nper stomije e n-per "hendeqe".

    MINISTRI

    Babatas, mjaft pune e keqe
    Per nji shtet "okcidental".
    Si ky i joni, as n' fushe as n' mal
    Mos me pasun nji Muze;
    Jo, po asht turp, besa, per ne,
    Per njiket Shqipnine e re,
    Pa Muze vendinm'e lane.
    Tham, asht mire, qi ktu n'Tirane
    T' a ndertojm nji rare Muzeut.
    Per lulzim e ndere t' Atdheut,
    -Vjet ne Shndre pata fillue
    Nji Muze vete me ndertue,
    Edhe krejt e pata mblue:
    Por nji dite -si do t' keshe ndie -
    Ra do shi e u kaperdi
    U shemb mbrende, e e marroi Zoti.
    Shka me ba: e prishi moti.


    BABATASI

    Mire zotni; vec se po drue
    Se ende dita nuk ka ague
    T'ndertojm na Muzej n'Shqipni,
    Me kulete t'shpueme ne gji.
    Ti e di mire se as n'toke shqiptare ""-
    Muzejt s'ngrifen n'kambe pa pare;
    Jo, po, ktu edhe, n'toke t'Kastriotit
    Hece nji fjale qi kje thane motit:
    "Xhep e lep -more Rexhep!"
    Prandej vete kishe me thane
    Se, per tash, Muzeu do lane:
    Na s'po kemi buke me ngrane,
    Jo me ngrefe Muzej n'Tirane!...
    Po a njimend, more lum heu,
    Se, tu'u ngre.fe n'Tirane Muzeu,
    T' a ha mendja ty qi Atdheu -
    Qi Shqipnia, fushe e djerr,
    Tash na bahet Ingilterr,
    E, pjeke vedit pul at n'furre,
    F1uturim kane me na u tuffe
    Me na hi perdhuni n'goje?..
    Jo, zotni: s'asht gja ajo loje.
    Edhe tham se mire do t' ishte
    Per nji shtet ende ferishte,
    Si Shqipnia, nji Spital
    Me ngrefe kund n' ndo 'i fushe a mal,
    Per me shndoshun "pelivromin"
    Ase "dergjen" qi sod kombin
    , Jane tue e lshue shakull per dhe,
    E me u shporre Muzeut. Per ne,
    Qi nuk kemi buke me u ngi
    Sod Muzeu ä'i "kabuni",
    Qi nuk asht,jo, per dhambe t' one;
    .Pse Financa, si po thone,
    Sodka ardhe e asht ba teneqe

    MINISTRI

    S'ä e vertete. Asht pu ne e keqe
    Kshtu me folun, lum zotnija.
    Ti s'e din, por sod Shqipnija
    Ka mjaft pare n'kashe te vet:
    Si me pa mundet n"'budget",
    Qi Kole Tha9i e ka permbledhe
    Edhe bukur aj e ka dredhe,
    "Simbas urdhnit" qi ka pase.
    A din ti, se sivjet n' kase,
    (Si ky Kola e ka shpjegue) ,
    N' Finance t'one kane me u grumbllue, -Tane fysheke, ndry nder kashuj -
    Rrash njizetedy miljuj
    Franga ar. Prandej kuleta...


    BABATASI

    S'di gja Kola -t'u ngjatetjeta!-
    Po t' tham un, po, Babatasi.
    Po a dro m'pare kund aj hasi,
    Qi keshtu, n'hamende t'vet,
    Shton miljona ne "budget" ?..
    Fjala e tij nuk con kandar:
    Se atij kasha i ka qite bar,
    Edhe asht ba me dale me Iype,
    Qysh se rrogat i lane krype.
    Jo qi ka edhe 'i tjeter pune:
    Parja n 'kashe kurr nuk i bune;
    Pse, ke vete s' asht vec se 'i kukull,
    Ate shoket e bajne krejt sukull,
    , E ia shijne'paret perdhuni,
    Si n'Shqipni qi hece kanuni...
    Pose qi vetit s'i shef hall,
    Edhe krejt ka ra batall
    Me "budget" t'Pandel Vangielit,
    Qi n'dugaje t' Ali Kacelit
    S'la kund karta as envelopen,
    Ke po merr e ep me Europen,
    Tue cue Korsuj e Sefira
    Per gjith skuta e per gjith bira,
    Per m'ia u shti europjanve n' koke,
    Se na mend kemi me oke:
    Se Shqipnia, fushe e male,
    Asht ba sod "aksidentale"...
    Oesha t'thom "oksidentale":
    Si ajo Italja, si ajo Franca,
    Me aeroplana, orkestra e danca,
    Me "mocjone" e "interpelanca":
    "ferku" asht vetem nder "pjatanca"
    Ke at je rruejne, po, shepka e fllanxa,
    Na me mzi ktu buke e planca,
    Kur t'i kemi; pse Financa
    Ende ktu, si kje dishrue,
    S'mujt me u "oksidentalizue"
    V ec se shka, se do tregtare
    Mue m'kane thane se punet fort mbare Nuk .po i ki'n kta korcullare,
    Kta sefira t'one shqiptare,
    Ke qyqarve muej per muej
    Po u mbijne fjale me gjind te huej, Sidomos per qira t'shpise,
    Pose kasapit e furrxhise;
    Pse "xhaxhaj" PandeI V angjeli,
    Tash qi kasha pa gja ngeli,
    Nuk ka pare me u dergue.
    Prandej t'mjeret süd jane ngushtue
    Pa nji dysh, me thane, n'kulete,
    Me i shkue Europes poshte e perpjete;
    Si ku al pleq qi fshohen n'knete,
    Pa tagji -pa kashagi
    Perse askush nuk deI me i ble:
    Si mo' Zot! rna keq per ne,
    Qi gjithmone e kern' mate vrapin
    Ma te madh se kern' pase hapin.
    E vertete se ky Kole Thaci
    Vjet der m' gju kerrciket i zgaqi
    Edhe i ra detit pertej,
    Me do tjere financjer t 'mdhej:
    E nper Rome e... shishe t'Kjantit
    Na ka vojte ne banke t'Brabantit,
    , Diku larg atjen'Belgjike,
    Per me lypun metelike.
    Vec se rruga i vojt bihlude,
    Edhe i shkuen paret zollude;
    Pse "Brabanti", si un kam ndie,
    Po kish kene nji bastanxhi
    Qj epte vete, po, kastraveca
    Per sherqij, edh' epte speca
    Per tomate e patlixhana,
    Kshtu qi Kola -ate e paste nana! -
    Tane korrnarne e pune te mdhaja,
    Kthej n' Tirane me i kaIe mushkaja;
    E te mjeres moj Shqipni,
    Qi ministra e tevahi
    Do t'i laje me ar flori,
    Prap nper kambe iu vuer Jullari,
    Edhe i mbet nen bark samari.
    Tash qi kasha mbet filuze
    E bese kush s'na zen p'r'i rruze,
    Po na thone se ky Kole Thaci
    Ka cue kashen te kovaci,
    Thate ngarkue mbi dy shilurtha,
    Per me ndreqe me te do kurtha,
    Qi me i ngrefe mandej n'Shqipni,
    Do n'Gegni -e do n'Toskni,
    Ku ma fort t'ket gjase e ishkile,
    Se bjen mbrenda ndonji skile -
    Ndonji skile britanike,
    A ndo'i shqarth prej Amerike,
    T'cillve shtrejt po u bante lkura.
    Vec ka thane Ali Klisura,
    N'Parlament kur e kane pvete,
    Se kjo rune asht "peshk ne det't,
    E prej saj kurrgja n'kulete
    Nuk i hine s'mjeres Shqipni.
    Par po e zame, zotni, se Kola
    Po ka pare e po ka t'holla,
    Per me tnkambun kete Muze:
    Arkeologun, por,ku e ke?
    Pse un e dij, more bablok,
    Se muzeu pa Arkeolog -
    Arkeolog i dame me gisht,
    Asht si spata e re pa "bisht".


    .MINISTRI

    Un kete pune'e kam mendue,
    Edhe fjale prandej t'kam cue
    Per me ardhe me u pjeke me mue,
    Pse Arkeolog un t: kam emnue -
    Arkeolog edhe antikvar,
    Per me mkambe Muzen kombtar.


    BABATASI

    Ama".jarebi... Zotni,
    E ke gabim; pse un s'e di
    Se ku shpin 'ka Arkeologjia.
    Me shka m'duket, lum zotnija,
    Ti me mue po don me u talle.

    MINISTRI

    Jo ,pra, ja, s'po due me u prralle.
    A di' shka, more bablok,
    Me u ba nieri Arkeolog
    Pune evshtire nuk asht nder ne,
    Si Arkeolog, ti tjeter s'ke
    Vec;: me rmue, ndo'i here ne dhe,
    Me gjete vorba a palare,
    Me mbledhe shtamba e karratyqe
    Hekuraqe e helezy'qe:
    Me barte gur e shtylla t'thyeme,
    Megjete kund ndo'i xhybe t'shkyeme,
    Qi pat veshe rnotit ndo' i plake,
    Ndo'i stravece me e gjete t' pa thake:
    Me grurnbllue brisq e hiqake,
    Ndo' i topanxhe t 'veshne n 't.eneqe,
    A ndo'i "ltine" te pa ngaskeqe
    E njikso partallesh tjera,
    Qi edhe n'pleh gjinden herhera.
    Ase n'dore t'ndonji tellallit
    Kur ndokush, ngushtue prej hallit,
    Qet me shite fraget e t'et,
    A ndo'i tjeter mallimet.
    Sa per kaq, kishem me thane,
    Mjafte qi nieri te kete zane
    Ndo'i rrushdije -a iptadije,
    E ndo'i fjale edhe t'a dije
    ,A. latin ase greqisht
    -Par mjafton edhe turqisht
    Se Arkeologaj dei me nam.
    Pra kto fjale per tash po i larne.
    Ti n'Shqipni Arkeolog sod je:
    Qe dekretln tek e ke,
    Me nenshkrim te zyres s' nalte.
    Bote Tirana ka, edhe balte,
    Ka dibrane. jevk e ustallare;
    Pre qerpiq, e sa ma pare
    Hinia punes s'ketij Muzeut
    Per lulzim ndere t'Atdheut.
    T'u ngjatet jetal Ma s'mund t'rri,
    Pse do t'shkoj n'Kryerninistri,
    Ku Ministrat jane bashkue
    Per do cashtje me u kshillue
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TOKE GEGA : 28-08-2007 mė 19:03

  3. #3
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385

    Apollon Bace nuk reagoi!

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Ne se gjeni shkrime per kte teme ju lutem sillini ketu..


    --

    balkanweb

    --

    Durres, Shkarkohet nga posti i drejtorit Apollon Bace

    Derguar me: 29/06/2007 - 16:09
    • Eshte shkarkuar per shkeljen ne ligjit per ‘Per trashegimine kulturore’ nga posti i drejtorit te Institutit te Monumenteve te Kultures Apollon Bace


    Pas shqetesimeve te ngritura nga struktura ne varesi te MTKRS, informacioneve te ardhura dhe pas verifikimit te gjendjes ne terren, per demtimin e trashegimise arkeologjike te qytetit te Durresit, u konstatua se ne zonen arkeologjike te ketij qyteti, jane dhene leje dhe jane ndertuar godina banimi shumekateshe, fakt qe bie ndesh ne menyre flagrante ne kundershtim me Ligjin “Per trashegimine kulturore”. Kjo ka qene dhe arsyeja e shkarkimit e Drejtuesit te Institutit te Monumenteve te Kultures, z.Apollon Bace i cili ka miratuar disa nga lejet dhe projektet e pallateve qe jane ndertuar ne kete zone. Nje nje njftim per shtyp behet e ditur qe Instituti i Monumenteve te Kultures ka anashkaluar Ligjin nr. 9048, “Per trashegimine kulturore” dhe rregullat ne fuqi duke keqperdorur, te drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe duke heshtur apo mosvepruar perballe shkeljes se vazhdueshme te ligjit.

    --

    gazeta sot

    • Pango shkarkon nga detyra Apollon Baēen

    29 June 2007
    Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango nėn masėn e njė sėrė shkeljesh flagrante jo konform ligjit “Pėr Trashėgiminė Kulturore”, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e institutit tė monumenteve tė kulturės, Apollon Baēe. Ky shkarkim ka ardhur pas shqetėsimeve tė ngritura nga struktura nė varėsi tė MTKRS, informacioneve tė ardhura dhe pas verifikimit tė gjendjes nė terren, pėr dėmtimin e trashėgimisė arkeologjike tė qytetit tė Durrėsit. Ndaj tė gjitha verifikimeve tė mundshme ėshtė konstatuar se nė zonėn arkeologjike tė kėtij qyteti, janė dhėnė leje dhe janė ndėrtuar godina banimi shumėkatėshe, fakt qė bie ndesh nė mėnyrė flagrante nė kundėrshtim me Ligjin “Pėr trashėgiminė kulturore”. Burime pranė zyrės sė shtypit tė kėsaj ministrie bėjnė tė ditur se pėrgjegjėsi pėr kėto shkelje mban Drejtuesi i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Apollon Bace i cili ka miratuar disa nga lejet dhe projektet e pallateve qė janė ndėrtuar nė kėtė zonė. Instituti i Monumenteve te Kulturės ka anashkaluar Ligjin nr. 9048, “Pėr trashėgiminė kulturore” dhe rregullat nė fuqi duke keqpėrdorur, tė drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe duke heshtur apo mosvepruar pėrballė shkeljes sė vazhdueshme tė ligjit. Pėr kėto arsye dhe tė tjera tė ngjashme me to, Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, me urdhrin nr.437 , dt.28.06.2007, ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Institutit te Monumenteve te Kulturės , Apollon Bace dhe do tė kėrkojė marrjen e masave pėr persona tė tjerė pėrgjegjės. Njėkohėsisht Ministri i Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve, Pango pėrveē se ka kėrkuar qė tė merren masat e duhura pėr ish-drejtorin Baēe, ai ka bėrė tė ditur se do tė verifikohen dhe do tė shkarkohen nga detyra edhe drejtues apo funksionarė tė tjerė tė kėsaj ministrie tė cilėt do tė kapen flagrant nė shkelje ligji ndaj institucioneve qė kjo ministri ka nė pėrgjegjėsi. Pėr mė tepėr, Pango nuk e ka lėnė me kaq ka kėrkuar edhe revokimin e lejeve tė dhėna nė kundėrshtim me ligjin.

    --

    pra..



    Pango padashje ka hapur nje muhabet interesant..
    I ka rene kokes Baces per pune qe pangua e di mire qe bacja ska fuqi ti ndreqe..

    Te shohim si do reagoje apollon baci..
    Brari Apollon Bace reagoi vetem me nje deklarate te vaket dhe nje rekurs tek Presidenti i Republikes (asokohe Moisiu); Me tutje ai nuk ka reaguar. Me heshtjen e tij une kuptova nje pranim te akuzave nga Pango ndaj tij. Pas kesaj Prof. Bace nuk u morr me pasrtimin e figures se tij por donte te futej dhe si kandindat per postin e Presidentit te Republikes. Cfare ti themi kesaj?

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Toke gega,ēa bo lol,na zune t'gjith kompjutrin hahahahahaha(shaka)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema tė Ngjashme

  1. Akademia e filmit Marubi sfidon qeverine mbi pronesine e sheshit
    Nga Pratolini nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:07
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •