Pushimet, Greqia hap kufijte per shqiptaret
E Marte, 03 Korrik 2007
Shqiptaret qe jetojne ne Greqi dhe nuk kane leje te rregullt qendrimi, mund te hyjne dhe dalin lirisht per ne vendlindjen e tyre gjate gjithe periudhes verore. Vendimin e ka marre qeveria helene dhe e ka publikuar ate zyrtarisht me 26 qershor, me synimin qe te hyje ne fuqi me 10 korrik te ketij viti. Komunikata zyrtare e Ministrise greke te Rendit Publik dhe Policise helene te Shtetit, sqaron se "lejohet hyrje-dalja e shtetasve te huaj nga data 10 korrik deri me 30 shtator te ketij viti, per ata te cilet kane deshire te kalojne periudhen e pushimeve verore prane te afermve te tyre ne vendlindje".
Sipas Policise greke te Shtetit, lejohet kalimi pa pengesa ligjore ne vajtje dhe ne kthim nga Greqia, per te gjithe periudhen verore nga korriku ne shtator, duke plotesuar disa kushte. Kjo per arsye se konsiderohen edhe ata qytetare te ligjshem deri sa administrate greke te pozicionohet per lejen e tyre te re te qendrimit.
Emigrantet duhet qe te kene kerkuar me pare se te nisen, leje qendrimi nga autoritetet e lokalitetit ku ata ndodhen ose kane deshire te aplikojne brenda territorit helen. Leja e qendrimit, kerkohet per motive te bashkimit familjar, punes, studimeve apo shtyrje te lejes ekzistuese. "Lejohen te hyjne e dalin lirisht, te gjithe ata shtetas te huaj te cilet posedojne nje leje qendrimi e cila i ka skaduar afati ligjor por per rinovimin e saj, eshte bere nje kerkese prane autoriteteve dhe kjo provohet me faturen perkatese", sqaron Ministria e Rendit Publik ne Greqi.
Per te hyre dhe dale te qete ne pikat kufitare qe lidhin Greqine me vendin tone, te gjithe shqiptaret qe plotesojne kushtet e mesiperme, duhet te kene me vete dhe te paraqesin disa dokumente. "Ne kufi duhet t'u vihen ne dispozicion punonjesve te atjeshem, pasaporta nderkombetare e paskaduar, leja e qendrimit e cila ka skaduar, fature-vertetim (Veveosi), se kane aplikuar per te rinovuar karten e tyre, para se ajo te skadonte, per nje nga kategorite qe perfshin ligji, si punesim i pavarur, punesim me punedhenes, pjesemarrje ne ndertime publike, biznes individual, bashkim familjar, studime, leje qendrimi perfundimtare apo martese mes shtetasit te huaj dhe atij grek-e, etj.
Urdheresa qe eshte botuar ne faqen e internetit te Ministrise greke te Rendit u eshte shperndare edhe pikave kufitare apo aeroporteve si dhe te gjitha porteve greke. Per te marre me shume informacion, cdo i interesuar mund te telefonoje ne numrin 0030 210 6977182 ose te komunikoje permes faksit, ne numrin tjeter, 0030 210 6929764. ED.KU
Kushtet per emigrantet, te ndare sipas kategorive:
Emigrantet te cilet do te udhetojne drejt Shqiperise per kete feste dhe qe do te kthehen, jane ndare ne disa nenkategori specifike dhe per secilen prej tyre behet e qarte se cfare dokumentesh do te duhet te disponojne.
A) Nenshtetasit shqiptare qe leja e tyre ka skaduar duhet te kene me vete.
- Pasaporten e cila nuk ka skaduar.
- Lejen e qendrimit qe ka skaduar.
- Vertetimin qe kane dorezuar dokumentet dhe kerkesen per marrjen e lejes se
re,para skadimit te se vjetres sipas kategorive qe parashikon ligji Ķ. 2910/2001 ose ai Ķ. 3386/2005
B) Nenshtetasit shqiptare te cilet kane kerkuar leje qendrimi per here te pare dhe qe nuk u eshte dhene akoma duhet te kene sipas paragrafit 11 te nenit 91 te ligjit Ķ. 3386/2005:
- Pasaporte qe nuk i ka skaduar afati.
- Vertetim qe kane dorezuar te gjitha dokumentet (me ngjyre blu) per dhenien e lejes se qendrimit
C) Per rastet e bashkimit familjar ,punesimit dhe studimeve duhet te kene.
-Pasaporte qe nuk ka skaduar
-Vulen e hyrjes qe kane marre per arsyet qe thame me siper pra per bashkim familjar, studime dhe punesim.
- Vertetim qe kane dorezuar te gjitha dokumentet per dhenien e lejes se qendrimit
D) Homogjenet te cilet kane bere kerkese per lejen e qendrimit dhe per karten e vecante te homogjenit duhet te kene.
-Pasaporte qe nuk ka skaduar.
- Vertetim qe kane dorezuar te gjitha dokumentet per dhenien e lejes se qendrimit dhe karte se vecante te homogjenit.
Kohajone
Krijoni Kontakt