Sjellja e vajzes, vetevritet i moshuari

E Diele, 01 Korrik 2007


Durres - Nje i moshuar u gjet i vrare me plumb ne banesen e tij, nderkohe qe policia dyshon se eshte vetevrasje ne kushte depresioni. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te se premtes ne fshatin Likmetaj te komunes Ishem te Durresit. Dyshohet se shkak per vetevrasjen e Islam Kajmakut, 62 vjec, eshte bere sjellja e vajzes se tij qe largohej shpesh nga shtepia me dite te tera dhe me te cilen kishte konflikt. Por nje piste e dyte eshte ajo e vrasjes dhe per kete qellim po kryhen hetime dhe merren ne pyetje deshmitare e te aferm. Policia vendore njoftoi se 62-vjecari Kajmaku eshte gjetur i vdekur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne banese.

Pas te shtenes se armes, nje telefonate e bere ne sallen operative te policise se Durresit, njoftoi per shtepine nga ku u degjua krisma. Policia ka hapur deren me force dhe u perball me faktin qe ne mes te shtepise, nje burre i shtrire ne dysheme kishte vdekur. Prane trupit te pajete te Islam Kajmakut, policia tha se gjeti nje pushke njezeteshe me dhjete fisheke, si dhe nje gezhoje qe ka rezultuar e qitur nga kjo arme. Zyrtarisht thuhet se, pas te dhenave paraprake ka rezultuar se i moshuari, ne nje moment depresioni, ka vrare veten me arme zjarri. Nga te dhenat qe grupi hetimor ka mbledhur ne fshatin Likmetaj, mesohet se i moshuari kishte konflikte te vazhdueshme me vajzen e tij, e cila zhdukej nga banesa edhe me dite te tera. Sjella e vajzes mund ta kete cuar te moshuarin e deshperuar deri ne marrjen e vendimit tragjik, por ka dyshime edhe per nje vrasje per te cilen po hetojne agjentet e policise se qytetit bregdetar.



kohajone