Veprimet e koheve te fundit te disa segementeve te poltikes dhe kishes greke jane shume shqetesuese per sigurine dhe paqen ne Shqiperi dhe me gjere. Siguria dhe paqja ne keto momemente per mendim tim rezikohet nga shovinizmi i disa segmenteve te politikes greke, te Kishes Orthdokse Greke dhe kreut te Kishes Autoqefale Orthodokse te Shqiptareve.(KOASH).
Ne jemi nje komb qe kemi ne perbejre nje popullsi qe beson kryesisht ne tre fe. Megjithese me tre besime te ndryshme fetare gjysherit dhe prinderit tane kane ditur te shmangin konfliketet nderfetare dhe te jetonej ne harmoni, ne dryshim nga shume popuj te tjere te botes, qe kane te njeten perberje fetare si tonen. Historia jo pak here e ka vene popullin shqiptar para provave te veshtira te cilat populi yne ka ditur ti kaloj me suskses. Arma me e forte per ne shqiptaret ne keto prova ka qene qe pavarsisht nga feja te gjithe jane shqiptare dhe si te tille ne jemi ne radhe te pare shqiptare pastaj fetare.
Keshtu gjate dhjete vjecarit te pare te shekullit te kaluar shqiptaret perballeshin me te njetin rrezik qe perballen edhe sot. Ne nje krah shovinistet greke nepermjet forces dhe propagandes perpiqeshin te indentifikonin popullsine orthodokse ne Shqiperi si popullsi greke, ndersa mbeturinat e perandorise turke nen parullen Dum Babem dhe ne emerin e fese islamike kerkonin zhdukjen e popullsise orthodokse nen pretesksin se ata ishin greke. Ishte populli shqiptar qe me perpjektjet e tij ariti te krijonte Kishen Autoqefale Orthodokse te Shqiptareve me qellim qe te shkeputeshin nga kisha greke qe i indentifikonte orthodokset shqiptare si greke dhe tu tregonte ekstremisteve islamike Turq se orthodokset shqiptare ishin dhe jane shqiptare dhe jo greke.
Edhe sot kemi te njeten situate. Por mendoj me e rrezikshme se ne ate dhjetvjecar. Ne qofte se ne vitet 1914 egzistonte nje vacum ne kishen shqiptare, vacum qe populli yne e perdori per te krijuar KOASH-in sot ky vakum nuk egziston. Sot KOASH -nepermjet drejtuesit te saj Hieresise se tij Janullatos ( me origjine, kombesi dhe nenshtetesi greke) eshte bere vegel e kesaj politike te rrezikshe per Shqiperine dhe rajonin. Ashtu si atehere edhe sot segmente te caktuara te politikes greke dhe te Kishes Greke i jane kthyer synimeve shoviniste te prishjes se kesaj harmonie, kesaj balance kaq delicate, duke kercenuar keshtu me nje lufte vellavrase brenda Shqiperise dhe me gjere ne rajon. Lufte qe per keto segmente shikohet si mundesi e realizmit te synimeve te tyre shoviniste.
Shembujt per kete veprimtari shoviniste luftenxitese dhe perpjekjet mbinjerezore te popullit tone per ta shmangur kete lufte jane te shumta. Une do te sjell vetem disa duke menduar me respekt se te tere jemi mire te informuar rreth keaj situate.
Me 4 Tetor 1998, kur tere komuniteti nderkomtar ishte perfshire ne perpjekjet per te shmangur spastrimin etnik te shqiptareve nga Kosova, kur populli shqiptar i Shqiperise mbeshteti ne menyre te natyrshe vellezerit e tij Kosovare, Hiresia e tij Imzot Janullatos si perfaqsues i orthodokseve shqiptare deklaron gjate nje vizite ne Moske se eshte kunder nderhyrjes se NATO-s ne Kosove. Ky veprim krijoj indinjate te madhe ne radhet e popullit shqiptar. Dhe si gjithmon kishte dhe zera qe indentifikonin veprime te ketij personi me pjesen e popullsise qe ai perfaqson. Qeveria shqiptare dhe parlamenti shqiptar i asaj kohe per te shmangur nje konflikt nderfetar heshti dhe e kaloj ceshtjen pa ndone reagim.
23 Mars 2007. Perfaqsuesi i nje organizate politike per pakicat greke ne Shqiperi shprehet hapur se Vorio Epiri duhe te jete i pavarur si Kosova. Ne shqiptaret i dime lidhjet e kesaj organizate me segmenet shoviniste te politikes greke dhe Kishes Greke. Dihet qe ceshjta e Kosoves eshte kryekeput ndryshe nga ajo e minorieti grek ne Shqiperi dhe per kete nuk ka nevoje te zgjatem, por ajo qe me shqeteson eshte se ka qarqe te tilla qe kerkojne artificialisht ta fryjne kete ceshtje dhe kerkojne zgjidhje te ketioj problemi artificial ne te njejten menyre si ajo e Kosoves. Shteti shqiptar perseri per t'ju shmangur nje gjakderdheje heshti rreth kesaj deklarate megjithese ajo ishte ne kundershtim te plote me ligjin shqiptar, Ne te njeten kohe policia shqiptare arrestoj dy te rinj qe te indinjuar nga kjo deklarate dogjen ne vende publike flamurin grek
29 Maj 2007. Nje gazete shqiptare zbulon se ne disa shkolla greke ne Shqiperine e jugut, te financuara keto nga Qeveria Greke, edukojne nxenesit me fryme shoviniste nacionalste greke duke ju mesuar nxenesve se jugu i Shqipersie eshte toke Greke dhe se Shqiperia pa te drejte e ka aneksuar kete toke. Shteti Shqiptar u perpoq ta mbulonte kete te shkelje te ligjit Shqptafr, perseri per ti u shmagur gjakderdhjes, dhe kohet e fundi po perpiqet ne menyre paqesore dhe te bute ta zgjidhe kete problem me nje komisjon te perbashket Greko-Shqiptar.
Ngarja e fundit qe me detyroj tju shkruaj keto rjeshta eshte ajo e perkujtimit te masakres Came nga shovinistet greke me 1944. Me rastin e pervjetorit te kesaj masakre komuniteti Cam organizoj nje perkujtimore ne te cilen sipas traditesh shqiptare u ftuan dhe drejtuesit e tre feve qe jane ne Shqiperi si perfaqsues fetare te tere populit Shqiptar.( Tradite e krijuar per te ruajtur harmonine fetare ne Shqiperi) Hiresia a tij Imzot Janullatos e refuzon ftesen ne kundershtim me tere deklarat e tij te meparshme per mbrojtjen e harmonise nderfetare Per popullaten shqiptare orthodokse dhe jo orthodokse, karigia bosh e rezervuar per hiresine e tij ne kete aktivitet, ishte nje shuplake e rende. Ky refuzim demtoj shume harmonine nder fetare, ate balancen tejet te komlikuar dhe delikate, qe deri me sot e ka mbajtur Shqiperine qe te mos kthehet ne nje Liban apo Irak te dyte.
Si keto ka shume shembuj. Qellimi i veprimeve te shovinizmit Grek eshte qe te coj deri ne kufite e fundit durimin tone, me shprese se ne te tejngopur nga ky durim te kryejme ndonje veper jo civile e jo demokratike qe te coj ne vetvrasje te ceshtjes sone kombetare.
Shqetesohem sot dhe tere duhet te shqetesohemi, kur si rezultat i ketyre veprimeve shoviniste lexojme neper bloge intereneti apo bisedojme me individe qe inentifikojne veprimet e ketyre segmenteve te vecanta shoviniste me popullsine qe ata perfaqsojne. Mendoj se ky koncept eshte jo i verterte dhe i rrezikshem. Orthodoksit shqiptare jane po aq patriote e po aq shqiptare sa edhe tere shqiptaret e tjere sepse jane ne rradhe te pare shqiptare pastaj orthodokse ashtu si Shqiptaret Myslimanet apo ata Katoliket jane se pari Shqiptare dhe pastaj fetare. Populli grek eshte nje popull me tradita, paqedashes, pavarsisht nga politika shoviniste e disa segmenteve te politikes apo kishes greke. Eshte nje popull mikprites qe ka hapur deren e ka pritur vellezerti tane qe nga varferia kane mare rrugen e kurbetit , pavarsisht nga sjelljet kriminale te disa policeve apo qeveritareve greke ndaj vellezerve tane ne Greqi. Ashtu si Hiresia e tij Janullatos mde veprimet e tij nuk perfaqson orthodoksit Shqiptare, as segmenet shoviniste te politikes apo kishes greke nuk perfaqspjne tere popullin grek .Koncepet e kunderta me keto, krijojne nje natyre te favorshme ne te cilen mund te ritet e orgnizohet ekstremi fetar, rezultatet e te cilit i kemi pare ne shume vende te botes.
Mendoj edhe nje here se ne si populli kemi bere, po bejme e do te bejme, perpjekje mbinjerezore, per te shmangur kete te keqe. Nje aspek qe me bind per kete jane te drejtat qe ju kemi siguaruar pakicave kombetare brenda Shqiperise qe une pa frike se gaboj mund te them se jane nga me te mirat ne tere rajonin e Ballkanit dhe me gjere duke mare parasysh ketu se jemi populli me i varfer ne Evrope. Jam i bindur se ne Shqiptaret edhe kete radhe do te dime tu shmangemi ketyre provokimeve djallezore te shovinizmit grek kudo qe ato shfaqen , ne politiken grek,e ne kishen greke apo dhe ne Kishen tone Orthodokse .
Do tju drejtohesha per ndihme tere institucioneve nderkombetare qe jane ne Shqiperi, tere ambasadave te huaja te akredituara ne Tirane, te na ndihmojne ne kete pike. Do tju lutesha qe te nderhynin prane qeverise greke qe ajo te ushtroj influencen e saj ndaj elmenteve te politikes Greke dhe te Kishes Greke, qe keto aktivitete shoviniste te minimizohen ne rast se shikohet e pa mundur eleminimi i tyre i plote.
Mendoj se nderhyrja e tyre do ti sherbene sigurise dhe paqes ne ballkan, siguri dhe paqe per te cilen te gjithe jemi te interesuar.
Ashtu sic do ti lutesha popullit tim qe interesat e tij kombetare ti mbroj derin ne fitore me rruge paqesore pa u bere preh e ketyre qellimeve djallezore shoviniste qe kerkojne nga ne shqiptaret te vetvrasim ceshtjen tone kombetare.
Tomi Korca
Krijoni Kontakt