Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    Zgjedhje midis banesës dhe jetës?!

    Ore bashkepatriote kudo qe jeni, a e keni vene re qe teksa flasim per jete bashkekohore trurin na ka ngelur tek llaci dhe tullat? U beme copash te fitojme ca para jashte e brenda shqiperise dhe me vrap ose ndertojme ndonje "kulle" ne fshat per ti treguar te tjereve qe djemte e filanit punuan jashte dhe u bene te pasur e tani po e bejne shtepine keshtjelle, ose e zhvendosim familjen nga barraka me teneqe( ne maje te malit apo cep te fushes) ne ndonje apartament me cmime marramendese ne tirane dhe i leme pleqte te hane bishta prasi mes kater mureve moderne. Po aq para sa hidhen per nje keshtjelle ne fshat apo apartament ne Tirane(apo ne qytetet kryesore te vendit) mund te behen pikenisje per nje bisnes te sukseshem or bashkepatriote. Sikur te mos kishim fare pallate shumekateshe ne Tirane apo keshtjella ne fshat dhe ato para te hidheshin per te mbjelle token,apo per sera, apo per punishte prodhimi, e ken idene se ku do te ishte Shqiperia sot? Raporti ndermjet godinave te banimit dhe investimeve fitimprurese eshte tragjikisht i zhdrejte.Mentaliteti yne eshte tejet mesjetar o bashkeatdhetare. Boll te kemi nje shtepi dhe pastaj kismet zotit cna ngelet per te bere ndonje bisnes. Nuk eshte budalla cifuti qe thote se:dyqani te ben me shtepi por shtepia nuk te ben me dyqan. Po i dendet me para ata qe ndertojne dhe e rrisin cmimin cdo dite mor te gjore, teksa mund te investonit per makineri dhe teknologji per ti shumefishuar parate. Vetem ndertimi ha buke ne shqiperi dhe shesim tangerllek per shtepite qe mobilojme dhe hame prase mor te gjore. Jeta nuk eshte kater mure si ne mesjete, por investim per te shumefishuar vleren. Jemi cmendur dhe tere qefin nuk e kemi se cprodhojme por cmakine shtepi e celular perdorim. Na hengert mortja me keq nga cna ka ngrene.

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    E kuptoj shqetesimin tend,adidu,por duhet te kuptosh edhe shqetesimin e njerezve qe ke cilesuar maniake betoni"...mos kerkon te thuash se me 20 apo 30 mije euro mund te hapim nje biznes dhe ky te shnderrohet ne nje biznes te suksesshem?!...a e di Adrian se biznesi i vogel po shkon drejt falimentimit...a e di se prodhimi vendas po qelb kanalet pasi,e para,fshatari nuk ka mjete transporti,nuk ka mundesi tregetimi,dhe ceshte me e keqja,nuk ka rruge per te transportuar prodhimin drejt qytetit...per te mos folur pastaj per produktet e importit te cilat konkurojne prodhimin vendas...a e di adriani qe qerate e shtepive
    shkojne sa dy rroga mujore...c'te bejne keta njerez?..sa mundesi mendon se kane per te kursyer dicka nga rrogat qe marrin...ato pak kursime qe kane,perpiqen si e si te ngrene nje kalidhe per te futur koken,jo per mani,por per nevoje te pashmangshme strehimi...duhet te kuptosh adrian se rregullatori kryesor ne kete pike eshte shteti.....dyshoj se ky i yni mund te quhet shtet...c'mund te beje individi ne te tilla kushte?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku

    Me vjen keq qe pikerisht ti qe kam shume respekt flet keshtu. Se pari neper shtepi nuk jane hedhur 20 dhe 30 mije euro por disa fish me shume. Por qofte edhe me kaq sa thua ti, nje bisnes familjar mund te funksionoje, por jo dikush te rrije ne nje shtepi me kaq euro sa thua dhe te prese qe shteti te behet shtet. Prodhimi vendas po qelbet jo se fshatari nuk ka mjete transporti, por se pari mendon te bleje nje mjet(veture) per te shitur mend dhe pastaj nje kamioncine per te tregtuar prodhimin e tij. Se dyti dhe me e rendesishmja eshte se nuk arrijne disa fermere te mblidhen bashke dhe te konkurojne tregun e huaj, perkundrazi, e lene prodhimin te kalbet dhe vetem ankohen se pse prodhimet e huaja shiten me lire se ato vendase. Ne autostraden e Lushnjes dalin dhe shesin karrota me te njejtin cmim qe shiten ne tregun e tiranes mor mik. Ne pazar tani qe po flasim nje kg pjeshka vendi shitet me shtrenjte se sa nje kg pjeshka greqie, sepse tregtaret abuzojne megjithese e marin nga fshatari shume me lire. Ne kete pike shteti nuk mund te nderhyje tek privati dhe ti caktoje cmimin, pasi jemi ne ekonomi tregu. Duhet qe silogjet e fshatrave te bashkepunojne dhe te dalin me nje emerues te perbashket perpara tregtareve. Pra formula numer nje e ekonomise se tregut nuk eshte shteti, por kerkese - oferta. Kur ti prodhon disa hektare pjeshka apo karrota dhe pjesa tjeter e parave hidhet per tulla dhe llac, natyrisht qe eshte e veshtire te konkurosh fqinjet qe prodhojne nga mijera hektare. E di ti qe edhe lakra vjen nga maqedonia? Sepse prodhuesi vendas e ka manine te mos lodhet dhe ta mbjelle aren me kanabis dhe i quan fshataret maqedonoas budallenj? Apo qe ne cep te rruges ndertojne nje motel dhe ne katet e siperme flene dhe katet e poshteme i japin me ore duke afruar edhe prostituta? Kalo pak nga Lushnja ne Fier dhe shih motelet rruges dhe arat djerre pas kurrizit te tyre. Eshte kollaj te kerkosh qe te behet shteti shqiptar qe eshte vertet i rrenuar dhe korruptuar, por ky shtet nuk mund te behet kurrsesi nga lart poshte,por nga poshte lart. Eshte iniciativa e lire qe per interesat e saj lufton dhe bashkepunon dhe ja fut kembet ne nje kepuce deputetit qe i dha para per tu zgjedhur dhe nuk eshte deputeti qe i tregon rregullat e shtetit per ti detyruar te bashkepunojne. Amerika nuk mbahet mbi rregullat e shtetit por mbi potencen e fuqishme te ekonomise se tregut qe ja fut administrates shteterore kembet ne nje kepuce. Duhet te kesh degjuar per trekendeshin e shenjte te kupoles ne ndertesen e Rokfelereve.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Per sqarim po them se shteti ka mangesite e veta pa fund, madje plluskon per te abuzuar mbi difektet qe konstaton ne ekonomine e tregut, sepse kjo ju vjen per shtat individeve qe fitojne para me thase nga agrumet, frutat, apo zarzavatet qe vine nga jashte. Keta individe kryesisht ministra, por edhe deputete e marin parane te qeruar ne dore nga tregtaret dhe nuk ju bie ndermend per fshataret prodhues, sepse keta te fundit jane te paorganizuar dhe te shperndare kashte e ****. Panvaresisht nga kjo kendveshtrimi im ka te beje me raportin tulla dhe beton per te futur koken, me ate qe investohet ne bujqesi apo ne industrine ushqimore. Eshte raport tejet i zhdrejte dhe i llahtarshem. Sa per shembull po i referohem birrave te vendit qe ja futen shtetit kembet ne nje kepuce. Dikur birrat e huaja ishin mbret ne shqiperi dhe benin si te donin.Sot qe nga iniciativa private prodhohet birra Tirana, Stela, norga, Korca etj shteti i "thirrri mendjes" dhe jo vetem nuk "krruhet" por sa vjen dhe rrit referencat per birrat e huaja. Ne rast se nuk do te ishin keta prodhues te cilet hodhen parate per teknologji prodhimi, shteti do te vazhdonte te promovonte prodhimin e huaj dhe as qe do ti binte ndermend te ndihmonte prodhimin vendas me qellim qe ti krijonte kushte per tu ngritur. Te mos beheshin keto fabrika qindra miliona euro, por te ktheheshin ne pallate me tulla dhe beton cdo te ishim sot? Majmuner qe pine birren qe vjen nga jashte, ne pritje qe shteti te nxjerre ligje per te krijuar kushte per prodhimin vendas. Prodhimi vendas eshte nje fakt qe shtetin e korruptuar e ve perballe me faktin.

  5. #5
    Tema duket sikur sheh vetem nje aspekt (ne titull), por po te shohesh vazhdimin, ka marre nje rrjedhe realiste kritike. Megjithate, dua te qendroj paksa tek "tullat" dhe "betoni".
    Kur kam qene femije, garderoba ime nuk i kalonte dy pale kepuce ne vit. Jo se nuk doja, por se nuk kisha mundesi t´i kisha. Me pelqente shumellojshmeria e tyre...kombinimi me pjeset e tjera te veshjes, por ishte e pamundur. Sot, garderoba ime, numeron dhjetra pale. Kepuce, qe s´i kam veshur, apo mbase s´do te me bjere rasti t´i vesh ndonjehere.Megjithate, rendesi ka qe i kam...madje, madje, jam kthyer ne manjake te tyre. Shpesh here e lidh me faktin, e "pangopjes" se dikurshme.
    Pse ne shqqiptaret nuk jemi praktike ne veshje?
    Pse rinia jone, del e pispillosur rrugeve ne oret e para te mengjesit, nderkohe qe bota apo rinia e huaj jane me praktike.
    Kjo ka te beje me "pangopshmerine" qe ka pas ekzistuar. Dhe dicka e tille n´a ka lene me mangesira.
    Doja te beja nje analogji me kete rast, me "tullat".
    Le t´a "diagnostikojme" edhe kete "semundje".
    Eshte shnderruar shqiptari ne "manjak" ndaj mureve, kullave apo shtepive?
    Po!
    Sa e sa nga prinderit tane, tregojne qe ka qene pothuajse e pamundur per te pervetesuar nje apartament. Sa e sa prinder tregojne, qe kane punuar ne disa pallate, per te arritur te marrin nje shtepi. Madje edhe grate, kane bere punen e rende te ndertimit dhe shpesh kane perfunduar me duar "bosh", sepse shtepite i takonin "Komitetit" apo "Lagjes".
    Ndaj sot, me sa duket iu erdhi dita. O burra, te kemi muret qe i kemi enderruar per dhjetra vite. Te kemi nje shtepi tonen, pa s´ka rendesi asgje tjeter. Te kemi dhoma pa fund, sepse dikur ne nje dhome e guzhine mblidhej nje familje me 2 - 3 femije (mesatarja) per te mos thene edhe me 4 femije.
    Te bejme mure, sepse dikur kur vinte miku nga larg, nuk kishte dhome ku te flinte.
    Ngushtice vertete, por edhe nje brez qe rritej dhe perjetonte gjithcka. Ndaj ky brez eshte sot rrugeve te botes. Mbase do t´i plotesoje familjes, ate enderr qe ishte e pamundur dikur. Nje shtepi...

    Pastaj, vijme tek mangesite kulturore, mangesite ne projektime, tolerimet e ndertimeve pa leje etj...ku shteti eshte pergjegjesi kryesor i cili "kursen" ne menyre te vetedijshme ligjin, ku korrupsioni ben parade, ne cilen rruge do.

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    E ka fajin vjerra e gruas per ate pune...lol

    Citim Postuar më parë nga adidu
    Ore bashkepatriote kudo qe jeni, a e keni vene re qe teksa flasim per jete bashkekohore trurin na ka ngelur tek llaci dhe tullat? U beme copash te fitojme ca para jashte e brenda shqiperise dhe me vrap ose ndertojme ndonje "kulle" ne fshat per ti treguar te tjereve qe djemte e filanit punuan jashte dhe u bene te pasur e tani po e bejne shtepine keshtjelle, ose e zhvendosim familjen nga barraka me teneqe( ne maje te malit apo cep te fushes) ne ndonje apartament me cmime marramendese ne tirane dhe i leme pleqte te hane bishta prasi mes kater mureve moderne. Po aq para sa hidhen per nje keshtjelle ne fshat apo apartament ne Tirane(apo ne qytetet kryesore te vendit) mund te behen pikenisje per nje bisnes te sukseshem or bashkepatriote. Sikur te mos kishim fare pallate shumekateshe ne Tirane apo keshtjella ne fshat dhe ato para te hidheshin per te mbjelle token,apo per sera, apo per punishte prodhimi, e ken idene se ku do te ishte Shqiperia sot? Raporti ndermjet godinave te banimit dhe investimeve fitimprurese eshte tragjikisht i zhdrejte.Mentaliteti yne eshte tejet mesjetar o bashkeatdhetare. Boll te kemi nje shtepi dhe pastaj kismet zotit cna ngelet per te bere ndonje bisnes. Nuk eshte budalla cifuti qe thote se:dyqani te ben me shtepi por shtepia nuk te ben me dyqan. Po i dendet me para ata qe ndertojne dhe e rrisin cmimin cdo dite mor te gjore, teksa mund te investonit per makineri dhe teknologji per ti shumefishuar parate. Vetem ndertimi ha buke ne shqiperi dhe shesim tangerllek per shtepite qe mobilojme dhe hame prase mor te gjore. Jeta nuk eshte kater mure si ne mesjete, por investim per te shumefishuar vleren. Jemi cmendur dhe tere qefin nuk e kemi se cprodhojme por cmakine shtepi e celular perdorim. Na hengert mortja me keq nga cna ka ngrene.

  7. #7
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga adidu
    Po aq para sa hidhen per nje keshtjelle ne fshat apo apartament ne Tirane(apo ne qytetet kryesore te vendit) mund te behen pikenisje per nje bisnes te sukseshem or bashkepatriote. Sikur te mos kishim fare pallate shumekateshe ne Tirane apo keshtjella ne fshat dhe ato para te hidheshin per te mbjelle token,apo per sera, apo per punishte prodhimi, e ken idene se ku do te ishte Shqiperia sot? Raporti ndermjet godinave te banimit dhe investimeve fitimprurese eshte tragjikisht i zhdrejte.Mentaliteti yne eshte tejet mesjetar o bashkeatdhetare. Boll te kemi nje shtepi dhe pastaj kismet zotit cna ngelet per te bere ndonje bisnes. Na hengert mortja me keq nga cna ka ngrene.

    Doja te theksoja se mbi te gjitha njeriu ka nevoje per nje strehe ku te fute koken.
    pak a shume te gjithe sot rrojne mire(hane e vishen mire),por te kesh nje shtepi
    me kushtet bashkekohore eshte gje e madhe.
    bisneset e vogla ne vendin tone mesa po shohim,dita dites po falimentojne.

    kush e merr guximin dhe me ato lek qe i ka nxjerre me djerrse te shkoje e ti
    hape nje bisnes qe si dihet fundi?kur nje shtepi e bukur dhe e re mbetet prone e tij?

    per ty mik kam vetem nje pyetje;

    KE JETUAR NDONJEHERE NE FSHAT TI?

    KE PUNUAR NDONJEHERE TOKEN????

    Ja ku po te them,ec e jeto jo me shume,por vetem 2 vjet ne fshat.

    edhe mbille token,hape edhe sera(kuptohet po te kesh fat,mos te ti prishi bresheri serat),edhe te te bjeri raskapi duke shkulur patatet,dhe kur te vije puna mos i shesesh dot,se konkurron malli i huaj ,edhe te te pyes une pastaj.e ke idene ku eshte shqiperia sot???

    ose.....hap nje punishte prodhimi dhe paguaj te gjitha taksat dhe tatimet,
    qe te kerkon shteti,ky shtet....dhe te shohim se a do i nxjerresh leket qe shpenezove per kete bisnes???

    po mortja (sic e ke thene ti) te haje qeveritaret,qe mbushin xhepat e tyre.....

    nuk e di se cfare moshe ke,dhe se sa ke jetuar ne kohen e monizmit,
    po pyet nje here me te moshuarit,sa vuanin per te ndertuar ose blere nje shtepi,
    e ta kishin te tyren????

    pastaj ec e hape kete teme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga zhorzhi : 03-07-2007 më 05:14
    dont worry be happy

  8. #8
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Nuk eshte se bejne keq te shkretet emigrante qe me parate e djerses mundohen te ndertojne dicka, cfaredoqofte, kulle, kala, barrake etj . Faji eshte i politikes shqiptare qe nuk ka asnje lloj plani te dukshem deri tani per menaxhimin ne menyre te duhur te parave qe hyjne ne shqiperi prej emigracionit. Nuk them qe qeveria te kushtezoje njerezit ku te kontribojne por duhet krijoje mundesi qe te balancohen kushtet ekonomike. Zonat rurale te jugut dhe te veriut si epiqender te ardhshme per te jetuar kane qendren e shqiperise e cila eshte bere nje metropol i vertet i pisllekut papunesise dhe parregullesise. Kjo sepse zonat rurale jane lene mbas dore. Shqiperia nuk eshte vetem Tirana dhe Durresi. Dhe kjo eshte drama e dhimbshme qe ka pasoja te renda. Me te vertet sot jemi te rinj dhe punojme si ciraker ne fabrikat dhe guzhinat e perendimit dhe bejme disa lek per te bere nje shtepi diku ne shqiperi. Por neser nese kthehemi per ne nuk ka pune.

  9. #9
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga MF1RR
    Dhe kjo eshte drama e dhimbshme qe ka pasoja te renda. Me te vertet sot jemi te rinj dhe punojme si ciraker ne fabrikat dhe guzhinat e perendimit dhe bejme disa lek per te bere nje shtepi diku ne shqiperi. Por neser nese kthehemi per ne nuk ka pune.

    Po pikerisht kjo eshte katastrofa shqiptare,se duam te punojme dhe nuk ka pune ne shqiperi.......

    dhe nqs.nje dite do te kthehen te gjithe emigrantet ketu,do haje njeriu njerine..
    dont worry be happy

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga zhorzhi
    Doja te theksoja se mbi te gjitha njeriu ka nevoje per nje strehe ku te fute koken.
    pak a shume te gjithe sot rrojne mire(hane e vishen mire),por te kesh nje shtepi
    me kushtet bashkekohore eshte gje e madhe.
    bisneset e vogla ne vendin tone mesa po shohim,dita dites po falimentojne.

    kush e merr guximin dhe me ato lek qe i ka nxjerre me djerrse te shkoje e ti
    hape nje bisnes qe si dihet fundi?kur nje shtepi e bukur dhe e re mbetet prone e tij?

    per ty mik kam vetem nje pyetje;

    KE JETUAR NDONJEHERE NE FSHAT TI?

    KE PUNUAR NDONJEHERE TOKEN????

    Ja ku po te them,ec e jeto jo me shume,por vetem 2 vjet ne fshat.

    edhe mbille token,hape edhe sera(kuptohet po te kesh fat,mos te ti prishi bresheri serat),edhe te te bjeri raskapi duke shkulur patatet,dhe kur te vije puna mos i shesesh dot,se konkurron malli i huaj ,edhe te te pyes une pastaj.e ke idene ku eshte shqiperia sot???

    ose.....hap nje punishte prodhimi dhe paguaj te gjitha taksat dhe tatimet,
    qe te kerkon shteti,ky shtet....dhe te shohim se a do i nxjerresh leket qe shpenezove per kete bisnes???

    po mortja (sic e ke thene ti) te haje qeveritaret,qe mbushin xhepat e tyre.....

    nuk e di se cfare moshe ke,dhe se sa ke jetuar ne kohen e monizmit,
    po pyet nje here me te moshuarit,sa vuanin per te ndertuar ose blere nje shtepi,
    e ta kishin te tyren????

    pastaj ec e hape kete teme.
    Tani se e njeh ti fshatin kaq mire sa me tregon se cdo te thote te punosh token, nuk do te thote qe domsdoshmerisht ta kem provuar edhe une dhe qe ti domosdoshmerisht ke te drejte. Me vjen sinqerisht keq qe ta ka rene kurrizi duke punuar token(kete kuptoj nga menyra se si shprehesh) por kam shume miq qe megjithese ishin betuar se nuk do te ktheheshin(nga emigrimi) ne fshat per te punuar token erdhi nje dite qe u kthyen dhe kane bere sera, kane mbjelle vreshta, peme frutore dhe ju del shume me mire se atje ku kane qene te shfrytezuar barbarisht deri ne palce. Natyrisht qe vuajne agjentet atmosferike dhe mbi te gjitha hanxharin e ketij shteti te qelbur qe kemi, por ama jane zot te vetes dhe luftojne per te fituar. Po ashtu sic po te bej te qarte se sot Shqiperia mbijeton me emigrantet,bisnesin e vogel dhe buxhetoret.
    Natyrisht qe per moshen qe kam, sistemin e shkuar e kam perjetuar ne te gjitha aspektet dhe sa per dijeni po te them se ne ate kohe 90% e popullsise jetonte ne shtepite e shtetit i cili i mbante varur. Por nuk eshte kjo ceshtja. Mesa duket nuk me ke kuptuar aspak, sepse une nuk jam kundra nje shtepie, por kundra manise per te patur nje shtepi dhe te tera parate ti hedhesh vetem per te. Se kane patur nje ahhh..ne shpirt prinderit tane per nje shtepi te tyren nuk do te thote qe ne te jetojme dhe te kemi si objeksion ahun e tyre. Nga ky mentalitet, bisnesi i vetem primar ne Shqiperi eshte ndertimi, teksa ne vendet e civilizuara dhe te zhvilluara eshte komplet e kunderta. Pikerisht ketu abuzon bisnesi i ndertimit dhe shteti shqiptar(apo segmente), sepse nga mania jone per te pasur nje shtepi ku te fusim koken, kerkese oferta ka arritur majat me te larta duke shkuar metri katror ne Tirane me shume se ne Njujork. Pa llogaritur materialet e ndertimit, qe nuk po rri te ti llogaris, sepse ne raport me cilesine jane me nje kosto marramendese. Po e them edhe nje here, se ne rast se te pakten gjysma e parave(te hedhura per nje partament) do te hidhej ne prodhim(shqiperia eshte e virgjer ne kete aspekt) e sigurte qe fitimet individuale do te ishin me te medha dhe metri katror i nje apartamenti do te ishte pergjysem. Nuk them se eshte e lehte te ngresh nje bisnes ne shqiperi, madje eshte shume e veshtire, por ne behemi pre e mentalitetit per te pasur nje shtepi tonen dhe si rezultat pre e Edi Rames dhe shume bashkiakeve te tjere(fut edhe pushtetin qendror ketu) qe po plluskojne ne korrupsion nga kjo mani. Per hir te veshtiresise per te hapur nje bisnes, ne gjejme formen me te thjeshte prenotimin me cmime marramendese te nje apartamenti, apo blerjen me cmime marramendese te materialeve per te ndertuar nje shtepi. Shqiperine nuk e shpeton ndertimi i apartamenteve, por lufta per te prodhuar, sepse raporti i importeve me prodhimin e brendshem eshte katastrofal. Me kete ritem do te vije nje dite qe shtepite e blera sa frengu pulen, nga inflacioni qe mund te pllakose mund te vlejne sa nje pakete cigare dhe do tjua blejne ata qe jua shiten. Do te thuash qe nuk e shes dhe le te rrije aty deri sa ti hype serish vlera, por mos harro se uria eshte e eger dhe jo te gjithe kane te aferm qe jetojne jashte vendit per ti ndihmuar. Bisnesi i ndertimit ne shqiperi eshte forma e re e firmave piramidale. Me kete nuk dua ti jap atributet e profetit vetes, por ama qe nje furtune e re po i vjen shqiperise nga papergjegjshmeria e shtetit dhe nga kollajlleku qe ne mendojme se investojme per nje apartament, eshte e qarte si drita e diellit. Me pak fjale te tere shqiptaret do te jetojne ne shtepite e tyre dhe 30 buke(nga nje ne dite per nje muaj) do te kushtojne sa shtepia qe peshtyne gjak per ta blere me punen e viteve te tera. Kete te fundit e permblodha banalisht per ta bere te qarte sistemin e ri piramidal qe do te vuajme.
    Respekte gjithsesi, megjithese me sfidove"pastaj ec e hape kete teme". Temen nuke kam hapur per ti dhene mend askujt e aq me pak per ta sfiduar, por thjesht per te paralajmeruar nje katastrofe qe do te na dhembe pas disa vitesh.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Meidani: PS ka shumë pak shanse pë të fituar në zgjedhje
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 05:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •