Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    POHIMII GJASHTĖ

    DISA POHOJNĖ SE ALKOOLI E AKTIVIZON MENDJEN DHE I MUNDĖSON NJERIUT QĖ TĖ PUNOJĖ DHE TĖ JETĖ I QĖNDRUESHĖM NĖ PUNĖ.

    MENDIMI I MJEKĖSISĖ: Sistemi nervor qendror, ku bėn pjesė edhe truri, kon¬side¬ro¬het si aparati trupor qė i pari i ekspo¬zohet ndikimit tė alko¬olit. Gjatė pirjes sė alkoolit njeriu ndien entuziazėm, ngase alkooli zgjeron venat e trurit, me ēka rritet sasia e gjakut qė vjen nė tru, gjė qė sjell deri te sy¬ēeltėsia kohėshkurtėr e cila zhduket shpejt dhe kalon nė apati dhe plogėshti. Pasojat e kėsaj i vuajnė shumė qendra nė tru, tė cilat janė pėrgjegjėse pėr funksionet vitale tė trupit, siē janė qendrat pėr kujtesė, pėr lexim, pėr tė folurit, pėr sjellje, pėr lėvizje etj.
    Alkooli shkatėrron njerėzinė te njeriu, pasi shka¬tėrron turpin dhe rrėnon murin e turpit dhe ai, pėr shkak tė alkoolit, bėn vepra pėr tė cilat do tė turpėrohej sikur tė ishte i ve-tėdijshėm. Po kėshtu, alkooli ndikon drejtpėrdrejt nė trurin e vogėl, tė cilit All-llahu i Lartmadhėrishėm i ka dhėnė funksionin e koordinimit tė lėvizjeve tė muskujve dhe tė mirėmbajtjes sė barazpeshimit dhe pėr shkak tė alkoolit njeriu e humbet baraz-peshėn dhe kontrollin mbi tė.
    Nė rastin kur rritet pėrqindja e alkoolit nė gjak, mund tė ndikojė nė qendrėn pėr frymėmarrje nė tru dhe mund tė shkaktojė pushimin e punės sė saj e pastaj vdekjen e njeriut.
    Libri “Alkoolizmi” (Alkoholism) pėrmend se deri mė sot nuk dihet sasia e saktė e alkoolit prej sė cilės shkaktohet sėmundja e alkoolizmit. Mirėpo, ajo qė dihet me siguri, ėshtė se sa mė e gjatė tė jetė koha (periudha) e pirjes sė alkoolit tė alkoolistit, tek organet e trupit ndikon sasia mė e vogėl e alkoolit. Dijetarėt konsiderojnė se nuk ka ndonjė sasi tė caktuar nėn tė cilėn njeriu do tė ishte i sigurtė nga rreziku i pijeve dehėse.
    Libri nė fjalė vėrteton se shkatėrrimi i indeve pėr shkak tė pir¬jes sė alkoolit mund tė jetė shkatėrrim pėr¬fundimtar (i pėrhershėm), i cili nuk mund tė shėrohet mė.
    Prandaj disa dijetarė thonė se pirja e njė ose dy gotave tė cilėsdo pije alkoolike ndonjėherė shkakton vdekjen e disa qelizave tė trurit.
    Ky pohim e rrėzon mendimin se sasia e vogėl e alkoolit nuk bėn dėm, meqė alkooli, qoftė edhe nė sasi tė vogėl, shkak¬¬ton dobėsimin e vullnetit tė gjykimit tė shėndoshė dhe zmadhon reaksionet shpirtėrore. Pėr kėtė arsye nėse alkoolisti nuk ėshtė i aftė qė tė pėrmbahet nga sasia e vogėl e alko¬¬olit, atėherė si do tė jetė gjendja kur tė bėhet alkoolist kronik?!
    Doktor Umer El-Bajir Salihu thotė: “Shkenca ka vėrtetuar se gjendja e ekstazės, e fatit dhe e gėzimit, qė nxiten nga gotat e para tė alkoolit, ėshtė vetėm mashtrim. Alkooli nuk ėshtė stimulant por, nė realitet, ėshtė narkotik, kurse shken¬ca sqaron esencėn e ekstazės sė rrejshme nė kėtė mėnyrė: Dihet se truri i njeriut shquhet nga ekzistimi i qendrės sė pėrbėrė nga disa qeliza tė ndieshme, qė kryejnė funk¬sio¬nin e “inspektorit” (mbikėqyrėsit) mbi gjithēka qė vjen nga qen¬drat mė tė ulėta tė trurit dhe i bėn ato tė hajthme e subtile dhe tė pėrshtatshme pėr njeriun, duke ruajtur kontinuitetin e jetės.
    Kur njeriu pi alkool, kėto qeliza tė ndieshme shtangohen, veprimtaria dhe kontrollimi i tyre pushon dhe kėshtu qendrat mė tė ulėta bėhen tė lira dhe ndikimet e tyre shprehen pa kurrfarė kufizimi e kontrolli. Ky ėshtė shkaku qė e sheh dikė qė ka qenė i heshtur e turpshėm ditėn, sesi po i rro¬tullohet gjuha me shpejtėsi tė kompjuterit pasi ka pirė alkool. Kėshtu personi i trashė hyn nė arenėn e vallėzimit dhe e dredh prapanicėn e vet sikur tė ishte anėtar i ndonjė grupi vallėzues; nje¬riu me zė tė ngjirur fillon tė kėndojė dhe gjen hapėsirė pėr atė qė nuk do tė duhej tė thuhej ose tė bėhej, e kėshtu me radhė.
    Mirėpo, kur rritet numri i gotave, atėherė fillon numė¬ri¬mi dhe qendrat e trurit dėshtojnė njėra pas tjetrės dhe shkak¬to-hen ērregullime nė ecje, vėshtirėsi nė tė folur, shtohet pėr-mjerr¬ja dhe ndodh qė alkoolisti tė flejė nė vendin (karrigen) e vet porsi i drobitur.

    TRAJTIMI ISLAM: Nga Aishja radijall-llahu anha transmeto-het se ka thėnė: “I Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Ēdo gjė qė deh ėshtė haram. Ajo qė deh nė sasi prej njė fe¬reku, ėshtė haram edhe nė sasi prej njė grushti.”
    Dhe i Dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam ka thėnė: “Ajo qė deh nė sasi tė madhe ėshtė haram edhe nė sasi tė vogėl.”
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #12
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Fisniku sa mire qe nuk je lodh duke be kaq shume copy-paste?

    Sa per temen: Ti thua qe alkoholi eshte i demshem dhe mund ta fitosh kancerin nga ai kurse mua me ka then nje mjek qe eshte shum e mire per shendet dhe ta pastron organizimin nje got raki ne dite (nje teke kur zgjohe ne mengjes)
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga *Babygirl*
    Fisniku sa mire qe nuk je lodh duke be kaq shume copy-paste?

    Sa per temen: Ti thua qe alkoholi eshte i demshem dhe mund ta fitosh kancerin nga ai kurse mua me ka then nje mjek qe eshte shum e mire per shendet dhe ta pastron organizimin nje got raki ne dite (nje teke kur zgjohe ne mengjes)
    eh po teknologjia po e lehteson lodhjen...

    e ke pergjijgen rreth ketij dyshimi me lartė...

    mos keqkuptoni keto postime jan thjesht vetem keshilla dhe jo imponime ...

    ti vendos per veten tende un jo...

    keshtu qe ti mund ti pranosh keto keshilla dhe te mos i pranosh...

    pershendetje...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar mė parė nga *Babygirl*
    Fisniku sa mire qe nuk je lodh duke be kaq shume copy-paste?

    Sa per temen: Ti thua qe alkoholi eshte i demshem dhe mund ta fitosh kancerin nga ai kurse mua me ka then nje mjek qe eshte shum e mire per shendet dhe ta pastron organizimin nje got raki ne dite (nje teke kur zgjohe ne mengjes)
    Ani ti vazhdo pije, fryma te zoft.

    Si duket as qe i paske lexuar shkrimet e fisnikut.
    Demet e alkoolit jan me te medha se dobit, pra nese ne ndonje pjes te trupit ndikon pozitivisht, ne pjes tjera te trupin mund te ndikoj x here negativisht, kete e ka vertetuar shkenca.

    Per me shum rreth kesaj lexoj shkrimet me lart, me te vertet shum te dobishme per njerez si ti.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  5. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga *Babygirl*
    kurse mua me ka then nje mjek qe eshte shum e mire per shendet dhe ta pastron organizimin nje got raki ne dite (nje teke kur zgjohe ne mengjes)
    Do deshiroja te diskutoja me at doktor...se ku bazohet ne at keshillė...

    Nuk ka doktor qe guxon te te jep recept qe te autorizon ta konsumosh alkoolin me arsye se te sheron nga ndoj semundje...per kete garancen e ke nga unė
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #16
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Celyy me tu s'kam c'far te flas sepse shifet kush je sa e ke vendos ate firm aty lart.
    Normal se s'jam e cmendur te lexoj gjith ato budalliqe lart qe ka be cop-paste ky se kam pun me te rendesishme per te be.
    Frymen ta zeft ty zoti e jo mua sepse un kam te drejte te pi dhe te ha c'far te dua un
    Fisniku me siguri ai mjek s'ka qen i fes Islame...
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  7. #17
    Citim Postuar mė parė nga *Babygirl*
    Celyy me tu s'kam c'far te flas sepse shifet kush je sa e ke vendos ate firm aty lart.
    Normal se s'jam e cmendur te lexoj gjith ato budalliqe lart qe ka be cop-paste ky se kam pun me te rendesishme per te be.
    Frymen ta zeft ty zoti e jo mua sepse un kam te drejte te pi dhe te ha c'far te dua un
    Fisniku me siguri ai mjek s'ka qen i fes Islame...
    Ska lidhje i fese islame apo jo,ketu behet fjale per demin e shendetit....nuk ka mjek me mend ne koke qe te keshillon te pish alkool,mund ta perdore ne forma tjera si anestetik perndryshe po ta keshilloj ta pish mund ta paditesh dhe e sheh pastaj,eshte e ndaluar me ligj qe nje mjek te jap alkool per te pire.

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga *Babygirl*
    Fisniku me siguri ai mjek s'ka qen i fes Islame...[/I]
    Qfardo qoft a eshte mjek fetar apo ndoj UFO ,ai nuk guxon te te autorizoj ne menyre zyrtare qe ti ta konsumosh alkoolin ne saje te keshilles mjekėsore te cilen e posedon nje mjek zyrtar...

    ke te drejt qe thua se nje mjek te ka dhene nje keshill te ketill,kam ndegjuar edhe unė shum gojedhena te tilla,ne lidhje me sherimin qe bene alkooli ndaj veshkeve dhe debimin e gurtheve nga veshket...kjo eshte vetem gojedhene dhe si e till bie ne kundershtim me vet mjekesin bashkohore dhe shkencen e mjeksise e cila ka vertetuar se nuk existon nje gje e till nga kjo gojedhene e pandeergjegjeshme...mirpo perkundrazi ka vertetuar se alkooli ka efekte kundersheruese d.m.th kontribuon ne semundje te veshkeve dhe demtimin e saj...

    Perfundim : Asnje doktor zyrtar dhe doktor qe ka bere betimin e hipokratit dhe ne menyre te vetedijshem nuk guxon te jap kesi lloj keshilla pacientit te tij...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 21-08-2007 mė 04:07
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    " :-) " ....kjo gje mund te kritikohet me shumė se sa nje... "i/e regjistruar"

    sepaku kush i kupton keto gjera...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    POHIMI I SHTATĖ

    DISA POHOJNĖ SE ALKOOLI NXIT DHE FORCON NEVOJĖN PĖR SEKS

    MENDIMI I MJEKĖSISĖ:
    Alkooli zgjon afshin pėr seks (afro¬di-ziak), por zvogėlon vetė aktin e seksit nė kėtė mėnyrė: Alkooli ndikon nė testise, meqė alkooli shkakton tė fishkurit (atrofinė) te mash¬kulli, pra: a) rė¬nien e sekretimit tė hormoneve tė mash-kullit – testosteronin; b) zvogėlimin e numrit tė sper¬ma-to¬zoide-ve dhe zvogėlimin e sasisė sė qumėshtit te mėndesha.
    Nė raportin e Fakultetit Britanik pėr Mjekė tė vitit 1987, nėn titullin “Kobi i madh dhe i rrezikshėm”, shkruhet: “Pirja e vijueshme e alkoolit shkakton ērregullim nė funksionet seksuale te meshkujt dhe femrat pėr shkak tė ndikimit tė drejtpėrdrejtė tė alkoolit nė testise dhe nė vezore, nė pjesėn e trurit nėn dho¬mėzėn e pėrhimtė (hypothalamus) dhe nė gjėndrėn jargore pėr¬gje¬gjėse pėr sekretimin e hormoneve seksuale (gonadotro¬pins), tė cilat nxisin testiset dhe vezoret.
    Ėshtė zbuluar gjithashtu se pėrqindja e hormoneve mash-ku¬¬llore (testosteroneve) te mashkulli alkoolist ėshtė nė rėnie e sipėr, ndėrsa te femra alkooliste zvogėlohen hormonet femėro¬re (estrogjenet).
    Ndėr problemet mė tė mėdha tė sistemit gjenital te mash¬kulli bėn pjesė si vijon: humbja e nevojės pėr seks, impo-ten¬ca, atrofia (tė fishkurit) e testiseve, zvogėlimi i organit gje-ni¬tal, zvogėlimi i aftėsisė apo pamundėsia e testisit qė tė pro-dho¬jė spermatozoide, pastaj rėnia e qimeve pėrreth organit gje¬¬nital dhe ndėrrimi i formės sė njohur tė testiseve.
    Pėr sa u pėrket atyre tė cilėve u ėshtė sėmurė mėlēia nga ci¬roza pėr shkak tė pirjes sė alkoolit, tek ata ndodhin ērregu¬lli-me nė barazpeshimin e hormoneve, qė sjell deri te rritja e gjinj¬ve (sisave) etj.
    Statistikat flasin se 40-90% e alkoolistėve janė tė sėmurė nga humbja e nevojės pėr seks, ndėrsa testiset te 10-75% tė sėmu¬rėve janė tė sėmura nga atrofia.”
    Nė raport mė tej thuhet: “Pėr sa u pėrket problemeve mė kryesore qė ndodhin nė sistemin gjenital tė femrės, si rezultat i alkoolit, janė si vijon: ērregullimi nė funksionin e vezoreve, humbja e nevojės pėr seks dhe ērregullimet nė ciklin mujor tė cilat sillen nė mes rritjes sė sasisė sė gjakut dhe mungesės sė plotė e gjakut. Po kėshtu, atrofia ‘futet’ nė vezore, nė gjinj dhe nė organet e jashtme gjenitale dhe duke ndėrprerė sekretimin e sekrecioneve vaginale. Njė hulumtim ka konfirmu-ar se 75% tė alkoolisteve janė tė sėmura nga atrofia e sisave.
    Disa hulumtime tregojnė se gjendja te 25-50% e alko¬olis-tėve, tė cilėt kanė pushuar krejtėsisht sė piri, ėshtė pėrmirė-suar, veēanėrisht tek ata testiset e tė cilėve nuk kanė qenė tė sėmura dhe nė hormonet seksuale tė tė cilėve nuk kanė ndodhur ērregullime.”
    Raporti i pėrgatitur (botuar) nga Fakulteti Mbretėror pėr Psikiatėrit, nė vitin 1986, tregon se nė kohėt mė tė reja ėshtė vėr¬¬tetuar se pirja e alkoolit nė masa tė kufizuara mund tė shkak¬tojė sterilitetin (shterpėsinė). Kėtu ka arritur hulum¬tuesi Morgan, nė vitin 1982, pasi i ka vėzhguar rreth 100 meshkuj, tė cilėt janė paraqitur nė ordinanca pėr shė¬ri¬min e sterilitetit. Ai ka zbuluar se te 40% e kėtyre meshkujve shkaku i sterilitetit ka qenė zvo¬gė¬limi evident i spermatozoideve, ndėrsa gjatė hulumtimit ka zbuluar se ata kanė pirė rreth 30-50 gram alkool nė ditė, qė i pėrgjigjet pėrafėrsisht 2-3 gota birre, kurse kėta nje¬rėz nuk kanė qenė alkoolistė. Te gjys¬ma e kėtyre mesh¬kujve gjendja ėshtė pėrmirėsuar pas ndėrprerjes sė pijes, ndėr¬sa numri i spermatozoideve u ėshtė kthyer nė mesataren e rėndomtė.
    Doktor Morijer Kafitisi thotė: “Alkooli nxit afshin seksual, porse ēdo gjė ka ēmimin e vet. Pirja e alko¬olit, i cili ėshtė narkotik, ka aftėsinė qė t’i dobėsojė ose t’i kufizojė ndjenjat. Duke qenė se ushtrimi i seksit ėshtė njė proces me plot ndjenja dhe se organet qė marrin pjesė nė kėtė akt, janė tė ndieshme, alkooli, me vetitė e veta, mund tė shkak¬tojė mossukses nė tė dyja anėt.”
    Dhe nė fund, dikush mund tė pyesė e tė thotė: Nėse alkooli ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin, pėrse atėherė ėshtė i pėrhapur nė tė gjitha pjesėt e botės dhe shumica e muslimanėve e pi atė e nuk sėmuren nga shumė sėmundje qė pėrmendin librat e mjekė¬sisė?
    Duke u mbėshtetur nė All-llahun, unė them: Nėse njeriu bėn diēka qė ėshtė e dėmshme dhe nga kjo vetė nuk ka ndonjė dėm, ky nuk ėshtė argument qė tė mohojmė ekzistimin e dėmit nė atė gjė.
    Njerėzit e dinė se ēfarė dėmi sjell pirja e duhanit, por megji¬tha¬tė njė pėrqindje e madhe njerėzish e pinė atė. E dinė edhe dėmin nga prostitucioni, por megjithatė ka tė atillė qė e bėjnė kėtė dhe i nxisin tė tjerėt, e ngjashėm me kėtė.
    Ekzistojnė shumė gjėra pėr shkak tė tė cilave disa alkoolistė nuk sėmuren, e unė do tė pėrmend si vijon:
    All-llahu i Lartmadhėrishėm e ka krijuar njeriun dhe ia ka dhėnė aftėsinė qė tė mbrohet nga tė gjitha sėmundjet. Mirėpo, ēdo gjė ka kufirin e vet. Nėse njeriu e kalon kėtė kufi, fuqia e tij pėr t’i kundėrvėnė sėmundjeve do tė shkatėrrohet dhe ai do tė bjerė si theror i sėmundjes. Gjithash¬tu aftėsia e durimit (tė sėmundjes) ndryshon nga personi nė per¬son dhe ti sheh se njė sėmundje e cila ka goditur njė person gjatė njė kohe tė shkurtėr kėrkon njė periudhė kohore mė tė gjatė qė tė para-qitet te njė person tjetėr. Alkooli shquhet me faktin qė shumica e ndikimeve tė tij nė organi¬zėm paraqiten vetėm pasi tė kalojė njė periudhė kohore, e cila ndonjėherė ėshtė dhje¬tė e ndoshta edhe mė shumė vjet. Gjatė kėsaj periudhe kohore organizmi reziston me gjithė fuqi¬nė qė i ėshtė dhuruar, derisa vjen deri te kufiri kur e humbet fuqinė e vet dhe atėherė kėto sėmundje fillojnė tė paraqiten.
    Tabiatet e njeriut me rastin e pirjes sė alkoolit janė tė ndryshme. Ka njerėz qė alkoolin e pinė nė sasira tė vogla, e ka edhe tė tillė qė, thjesht, e gėlltisin atė, e disa tė tje¬rė e pinė deri nė kufirin e helmimit. S’ka dyshim se llojlloj¬shmėria e kėtyre tabiateve luan njė rol tė rėndėsishėm nė paraqit¬jen e simptomave tė cilat vėnė nė pah se organizmi ka rėnė nėn ndikimin e alkoolit. Sa mė e madhe tė jetė sasia e pirė alkoolit nė njė kohė tė shkurtėr, aq mė shumė organizmi bie nėn ndi-kimin e alkoolit.
    Ata qė punojnė nė fushėn e shėndetėsisė mė sė miri e njohin madhėsinė e ndikimit qė ka alkooli tek alkoolisti. Pran-daj, mund tė shohėsh se te njerėzit e thjeshtė mungon kup¬ti-mi i madhėsisė sė kėtij problemi, pėrveē nėse dikush prej tyre lexon nga hulumtimet ose statistikat qė janė bėrė nė lidhje me kėtė ēėshtje.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Alkooli
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 19:03
  2. Alkooli ne fene Islame
    Nga brooklyn2007 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 07:29
  3. Varėsia Nga Alkooli
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 13:46
  4. Gjermania, leje qėndrimi pėr emigrantė ilegalė
    Nga Davius nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 13:24
  5. Disa sėmundje dhe ilaēi pėr to
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 13:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •