Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Moody’s: Shqipëria mbetet me vlerësimin B1 per kreditmarrjen

    Aftesite kredimarrese, Shqiperia merr note kaluese
    Blerina Hoxha
    E Shtune, 30 Qershor 2007

    Shqiperia ka marre noten kaluese ne lidhje me kapacitetet per te marre borxh ne tregun nderkombetar. Nje nder kompanite me te medha ne bote te vleresimit te huadhenies, Moody's, pas nje inspektimi qe i eshte bere zhvillimeve ekonomike te vendit tone dha noten "B1", e cila e ben mjaftueshem te besueshme qeverine tone per te marre hua ne tregun nderkombetar.

    Kjo eshte hera e pare qe vendi yne i nenshtrohet nje procesi vleresimi me kerkesen e qeverise shqiptare dhe eshte nje standard kualifikimi qe perdoret nga kompanite e medha financiare ne te gjithe globin per te marre vendime investimi.

    "Kjo note e Moody's eshte nje vleresim i progresit ekonomik dhe fiskal qe Shqiperia ka bere gjate viteve te fundit dhe nje tregues tjeter shume i rendesishem i progresit te vendit tone drejt integrimit ne komunitetin financiar nderkombetar", tha ministri i Financave, Ridvan Bode. Duke pranuar kete vleresim, qeveria konfirmon se eshte e gatshme te gjykohet me te njejtat kritere dhe njekohesisht pranon te gjitha standardet financiare dhe ekonomike si ato te vendeve te tjera. Ministria e Financave, nga ana e saj siguron se me perfundimin e vleresimit nga Moody's, do te krijohet mundesia e hapjes se tregut nderkombetar te kapitaleve per Shqiperine, duke siguruar hapesira te medha financimi per projektet e zhvillimit ne te ardhmen.

    Nisur nga nje marreveshje me Fondin Monetar Nderkombetar, Shqiperia duhet te ule nivelin e pergjithshem te borxhit te Shqiperise ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto. Per nje periudhe 3-vjecare, pra deri ne fund te vitit 2008 eshte rene dakord per nje limit ne kreditimin e ekonomise se brendshme ne teresi, per nje vlere prej 680 milione euro si kredi tregtare. Ndersa hapi i pare ne kete drejtim eshte bere.

    Ende pa u marre vleresimi nga Moody's ne tregun monetar nderkombetar, qeveria ka marre nje hua me terma tregtare prej 230 milion USD me destinacion ndertimin e rruges se re Durres-Kukes.

    Moody's: Shqiperia strukture jo te favorshme per borxhin

    Renditja e Shqiperise ne nivelin B1 reflekton faktet se, Shqiperia eshte ne tranzicion per te krijuar nje ekonomi tregu nga nje ekonomi teresisht e izoluar dhe me te ardhura shume te uleta per frymw" eshte shprehur per Revisten Forbes, zv/presidenti i Moody's, Jonathan Schiffer. Tavani i huamarrjes se qeverise shqiptare i vleresuar B1, ka gjasa qe perkohesisht vendi te mos kete aftesi pagese, ka vleresuar Moodys.

    Nderkohe qe, kane marre vleresime mw pozitive, tregues te tjere ne lidhje me kapacitetet depozituese te bankave."Shqiperia eshte nje vend me treg tw pazhvilluar kapitalesh dhe gjithashtu ka nje strukture jo te favorshme te maturimit te borxhit, por ana pozitive eshte se elita politike eshte pro biznes", tha zyrtari i larte i Moodys. Ai shtoi se, perfitimet e Shqiperise jane afatgjata, nderkohe qe prurjet e emigranteve jane duke ndihmuar financimin e deficitit te larte tregtar dhe ne forcimin e monedhes vendase. Moody's gjithashtu beson se implikimet e kreditimit te Shqiperise mund te rrezikohen nga situata jo e favorshme gjeopolitike nw Ballkan.

    Borxhi i qeverise, c'monopolizohet tregu

    Marrja e huave ne tregun nderkombetar per te plotesuar nevojat per shpenzime qe nuk mund te sigurohen nga te ardhurat, pritet t'i siguroje qeverise financime me interes me te bute. Aktualisht shumica e nevojave per shpenzime plotesohen me borxh te brendshem, por interesi qe ofrojne bankat vendase eshte i larte. Kjo per shkakun se deri me tani ky treg ka qenw monopol, pasi mundesine e blerjes se obligacioneve qeveritare i kane vetem pak banka te nivelit te dyte. Per shkak te kesaj situate, interesi qe bankat vendase marrin nga letrat me vlere te qeverise eshte shumefish me i larte se, ne tregun nderkombetar. Vleresimi i Moody's pritet t'i krijoje mundesi qeverise qe te plotesoje nevojat per financime edhe ne tregun nderkombetar, me kushte shume me te favorshme.




    kohajone
    #VamosArgentina

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Moody’s: Borxhi publik rrezikon Shqipërinë drejt falimentimit

    Agjensia e Lajmeve 27 Mars 2012
    Moody’s: Borxhi publik rrezikon Shqipërinë drejt falimentimit

    Sipas parashikimeve nga Moody’s borxhi i lartë publik që ka Shqipëria e vë përballë një rreziku të nivelit mesatar ndaj falimentimit. Sipas Moody’ theksohet më tej se ky parashikim nuk vjen papritur. Sinjalin e parë për kohë të vështira në ekonominë e Shqipërisë e dha në fillim të këtij viti FMN. Në raportin “Një vështrim në ekonominë botërore, 2012”, FMN e rendit Shqipërinë ndër 26 vendet më të rrezikuara nga kriza në eurozonë, që pritet të kenë tkurrje të mëdha të rritjes saj ekonomike” nënvizonte raporti në fjalë. FMN parashikon që Shqipëria këtë vit do të ketë një rritje ekonomike prej 0,5 %, më të ultën në gjithë Europën Jug- Lindore, që pritet ta ketë 0,7 %.

    Shkakun kryesor për këtë tkurrje të rritjes ekonomike FMN e gjen në transferimin në Shqipëri të krizës së eurozonës dhe sidomos asaj në dy vendet fqinjë, Greqi dhe Itali, partnere kryesore ekonomike të Shqipërisë. Si pasojën më të dukshme dhe më të dëmshme për ekonominë e Shqipërisë FMN paraqet uljen e dërgesave monetare- remitancave- në Shqipëri nga rreth 1 milion emigrantët shqiptarë, në Greqi dhe Itali, dërgesa që prej 20 vitesh kanë qënë karburanti kryesor i rritjes ekonomike të Shqipërisë.

    Në këtë kuadër të parashikimit nga FMN për kohë të vështira në ekonominë e Shqipërisë vendoset edhe vlerësimi i agjensisë Moody's “për një rrezik mesatar për falimentim.” Sipas kësaj agjensie rreziku vjen nga borxhi i lartë publik, financat e dobëta të qeverisë dhe nga një situatë ekonomike të përshkruar prej saj si të tillë ku “edhe pse ekonomia mbeti relativisht e qëndrueshme gjatë krizës botërore 2008- 2009, Shqipëria ende nuk ka nisur rimëkëmbjen ekonomike”.

    Prof. Dr. Zef Preçi, ekspert i pavarur në fushën e ekonomisë, Drejtor i Institutit të Studimeve Ekonomike me seli në Tiranë mbështet pjesërisht këtë analizë të Moody's dhe rendit edhe faktorë të tjerë që vënë në rrezik ekonominë.
    “Ekonomia shqiptare ka filluar ngritjen pas krizës botërore të 2008- 2010-ës. Borxhi publik është kaq i lartë sa qeveria nuk ka asnjë mundësi për ta rritur atë më tej. Ka një ngurtësim, frenim apo tkurrje të kërkesës agragate të brendshme. Kjo do të thotë që bizneset kanë vështirësi në mbajtjen në punë të punëtorëve, shitjen e prodhimit dhe si pasojë në sigurimin e fitimeve. Kjo situatë çon pastaj në vështirësi të autoriteteve fiskale për të marrë nga bizneset taksat dhe tatimet për të siguruar kështu të ardhurat në buxhetin e shtetit,”thotë Zef Preçi.

    Rrezik i dyfishtë nga faktorë ekonomikë dhe politikë
    Në vlerësimin e Shqipërisë si një vend me një risk mesatar për falimentim luajnë rolin e tyre edhe faktorë politikë. Kriza e gjatë politike, bllokimi i reformave, mosplotësim i 12 prioriteteve të BE kanë sjellë refuzimin për dy vjet rrjesht të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ky refuzim dëmton nga mjëra anë imazhin e Shqipërisë në vendet e BE dhe përtej tyre dhe nga ana tjetër largon në një kohë të pacaktuar financimet e BE për vendet që marrin këtë status.

    “Tensioni i vazhdueshëm mes partive kryesore politike ka dëmtuar përpjekjet e Shqipërisë për t'u pranuar si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian”, vëren agjensia Moody's në vlerësimin e saj për Shqipërinë. Ajo arrin në përfundimin se rreziqet për faliment janë të dyfishta pasi vijnë nga faktorët ekonomikë dhe nga ato politikë. Borxhi publik i qeverisë dhe ngadalësimi i ritmeve në procesin e integrimit europian konsiderohen nga kjo agjensi si rreziqet kryesore për mundësinë e shkarjes së vendit drejt falimentimit.

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Dulle, per te mbeshtet nje analize kaq "kompetente" duhet te sjellesh edhe analizen origjinale te Moody's si edhe vlersimin e saj nder vite te Shqiperise.

    Ty aktualisht te mungon elementi kryesor, nota akttuale qe ve Moody's.

    Je mjaftuar vetem me nje koment te thate, qe per kedo eshte me shume se nonsense, sigurisht perveç militanteve te PS.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Megjithate gjendja ne shqiperi eshte serioze.
    Vetem papagajte e regjimit nuk e ndjejne se i jep shteti ca fara zogjsh.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2009
    Postime
    131
    Keto agjensite e famshme eshte e kote qe ti marresh ne konsiderate.Ne itali sa here qe agjensite deklasonin Italine Bursa shkonte 2 deri ne 3 % pozitive.Por dicka te vertete ka.Fakti qe borxhi eshte i brendshem na ben pak imun.Por po plasi ndonje panik ,nga keto agjensite e famshme apo nga ndonje papagall komunisto - fashist ,97 do te na duket lule ne krahasim me ate qe mund te ndolle.
    Ne fakt kriza Greke beri qe Shqiptaret nga frika te merrnin gjithe kursimet e tyre e tu mbyllnin ne bankat ne Shqiperi.Njoh shume persona qe kane bere kete veprim.Shpresoj qe te mos te kemi ik prej shiut ne Bresher.

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Megjithate gjendja ne shqiperi eshte serioze.
    Vetem papagajte e regjimit nuk e ndjejne se i jep shteti ca fara zogjsh.


    Ty t'kapi paniku sa lexove postimin e Dulles.

    Vetem klyshet e Vrromes jane hedh me mish e me shpirt per te hap panik. Motivi, kockat qe Vrroma i hedh per t'i lepire ndonjehere ne 3 muaj ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Aftesite kredimarrese, Shqiperia merr note kaluese

    Moody’s: Shqipëria mbetet me vlerësimin B1

    Agjencia e vlerësimit, Moody’s (Mood’s Investors Service) në raportin e saj të fundit, publikuar sot, e vlerëson vendin tonë në nivelin B1, pa ndryshim nga vlerësimi i mëparshëm.

    Moody’s evidenton dhe vlereson faktin se Shqiperia i rezistoi presioneve te krizes financiare ne Evrope dhe me gjere, duke menaxhuar te kete rrijte ekonomike dhe reforma te rendesishme per te ardhmen e vendit. Po keshtu vlereson progresin drejt proceseve integruese te vendit e sidomos ligjet e miratuara se fundmi.

    Nderkohe vleresohet fakti qe qendrueshmeria makroekonomike e vendit ka qene pozitive dhe potenciali per rritje ekonomike do kete me shume materializim gjate gjysmes se dyte te vitit 2013 e ne vazhdim, duke dhene keshtu nje optimizem realisht te bazuar.

    Vazhdimesia e progresi i reformave e permiresimeve ne disa sektore, forcimi i metejshem i institucioneve do te ishin drejtimet – thekson Moody’s, qe do te sillnin jo vetem materializim te potencialit ekonomik, por edhe rritje te metejsme te vleresimit te kreditit te vendit.

    Panorama

Tema të Ngjashme

  1. Cilat janë aftësitë dhe paaftësitë tuaja?!
    Nga Dito në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:31
  2. Profesori Nezir Balla, seks në shkëmbim të një note kaluese
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 21-07-2007, 05:11
  3. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 18:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •