Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Zucchero: Do këndoja dhe me një artist shqiptar

    Zucchero: Do këndoja dhe me një artist shqiptar

    I veshur sportiv, me flokë të gjatë e syze të errëta, Zucchero përshkon qetësisht rrugën që të çon deri te salla e konferencave. Është pamja e tij tipike. Me të kanë ardhur vetëm pak vetë të stafit, tashmë pjesë e një turi të gjatë. Posterat e vendosur kudo e kanë përgatitur më parë mbërritjen e tij. Kurioziteti i shtyn njerëzit që të shohin nga afër Zuccheron, edhe atëherë kur ai zbret nga shkallët e Ministrisë së Integrimit, ku është takuar me ministren Majlinda Bregu. Këngëtari i njohur italian, i pranishëm që herët me muzikën e tij në Shqipëri, mbrëmë ka kënduar live në stadiumin "Selman Stërmasi". Për të është hera e dytë që mbërrin në Shqipëri. I ftuar në "Mis Europa" në 1996, ka kënduar vetëm disa këngë. Është rikthyer në një koncert të vërtetë. Këngë të albumit të fundit "Fly", por edhe hite të njohura si "Senza una donna", "Cosi Celste", "Con le mani", "Per colpa di ci" etj, kanë qenë më afër se kurrë publikut shqiptar. E në këtë atmosferë, si gjithmonë ka qenë i shoqëruar nga muzikantët e tij. Zucchero ka punuar një kohë të gjatë me ta. Por gjithashtu, ata shënojnë bashkëpunime me emra të njohur si Sting, Eric Clapton, Princ etj. Tirana është bërë pjesë e promovimit të albumit të tij të ri "Fly". Ka nisur më 3 maj në Paris dhe do të vazhdojë deri në shtator. Gjithsej arrin deri në 190 koncerte. Ka prekur shumë skena, por për të ka shumë rëndësi takimi i vërtetë me publikun. Këtë ka shpresuar edhe në Tiranë. "Pres që të ketë shumë njerëz. Të jetë një energji pozitive dhe për dy orë të rrimë bashkë e të harrojmë problemet. Është e rëndësishme që njerëzit të vlerësojnë muzikën dhe në fund të largohen me një shije të mirë", - është shprehur Zucchero, kur e ndanin edhe pak orë nga koncerti. Së fundmi, Zucchero është i prirur drejt vendeve ku koncertet e mëdha ende mungojnë. Në këtë listë, krahas Bullgarisë, Turqisë, Greqisë, Rumanisë etj, rendit edhe Shqipërinë. "Këto vende kanë kulturë të madhe dhe e respektojnë artin", - shprehet Zucchero. Mban mbi shpatulla disa vite karrierë e megjithatë, suksesi i tij vazhdon. Mbi 1 milion kopje të albumit të fundit janë shitur në Evropë. Ndërsa 3-4 këngë të reja janë ngritur hite. Për të qëndruar mes brezave nuk e ka pasur të lehtë. E pohon këtë, kur shprehet se "gjëja më e vështirë për një artist është të rigjenerojë veten ndër vite e sërish të mbetet i njëjtë". Fillimet e tij i ka nisur si një këngëtar i bluzit, edhe pse shprehet se gjithmonë ka qenë te një bluz i përzier me muzikë mesdhetare. Kjo bën pjesë në natyrën e tij eksperimentuese, të cilën shprehet se nuk e ka humbur edhe sot e kësaj dite. "Jam i hapur të eksperimentoj lloje të ndryshme muzike. Në Shqipëri nuk njoh asnjë këngëtar, por nëse dikush është muzikant i mirë dhe artist i madh, mund të tentoja drejt një bashkëpunimi", - është shprehur ai. E megjithëse ka kënduar me emra të njohur, mbetet ende një emër me të cilin do donte të organizonte një koncert. Eric Clapton. Por Zucchero nuk është vetëm një këngëtar i njohur. Ai ka si të gjithë jetën e një njeriu normal. Emri i tij i artit, Zucchero(sheqer) mund të përshkruajë vetëm një pjesë të tij. "Me personat e mirë, të vërtetë e të edukuar, mund të jem një mik shumë i mirë, që i dëgjoj dhe mund të jenë shumë të lirshëm. Me personat arrogantë dhe snobë jam vërtet shumë i keq". Kështu e përkufizon ai veten. Por, për fat të keq tregon se pothuajse çdo ditë i bie të takojë njerëz të këqij. Sot, Zucchero e lë Tiranën. Ai niset drejt Milanos. Atje e pret koncerti i radhës, që më pas do të pasohet me të tjerë në Amerikë, Kanada etj.
    Sui generis

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kur pirdhen kta si kengetare, vijne e japin koncert ne Shqiperi

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tingujt e Zucheros ushtojne ne Tirane


    Me se 2 ore, stadiumi "Selman Stermasi" ushtoi prej tingujve te hit-eve te ikones se muzikes italiane, Zuchero. Ritmet mesdhetare, te ngerthyera me ato te se ashtuquajtures "muzike e zeze", sollen bujshem Zuchero-n ne Tirane. Perkundje nen tingujt e atyre kengeve qe per vite me radhe kane "terbuar" edhe rinine shqiptare, ndonese shpesh fshehtazi. Muzike ritmike, jo vetem "Bajla Morena", por edhe "She is my baby", pushtuan fansat, qe s'munden te perkundeshin, brohorisnin e te ndizeshin fare pak metra larg skenes, ne te cilen Zuchero vijonte paraden e kengeve te tij me te mira nder vite.

    E kush mund ta imagjinonte qe ne kaq pak kohe, Tirana do te kthehej ne metropolin ku me radhe shkelen legjendaret e muzikes rok ne bote. Te paret qene "Europe", pastaj "Deep Purple", duke mahnitur fansat e tyre, mbeten edhe vet te mahnitur. E mbreme Zuchero, i cili mblodhi jo pak fansa te tij ne stadiumin "Selman Stermasi".

    Priten per me se nje ore fansat qe te shihnin ne skene kengetarin e tyre, dhe duke afruar ora 22 e mbremjes se djeshme, ai ikona e muzikes italiane dhe muzikantet qe e shoqeronin, e ndezen atmosferen. Jo vetem hitet me te fundit tij, ato te albumit "Fly", por sidomos, kenget e shnderruara ne hit-e te perbotshme si, "Senzza una donna", "Diamante", "Diavolo in me", "Cosi celeste", "Copla di chi", "Madre dolcissima", bene qe shqiptaret te brohorasin. Por, duket se edhe Zuchero mbeti jo pak i cuditur prej pritjes qe i beri publiku shqiptar, ndonese informacioni, qe edhe ketu e njohin, nuk i mungonte.
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •