Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Policia arreston pedagogen që merrte bakshish për një notë kaluese

    Tirane, arrestohet pedagogia e infermierise, merrte 100 euro per cdo note kaluese

    TIRANE (1 Dhjetor)-I kerkonte cdo studenti nga 100 euro per cdo note kaluese, por ka perfunduar ne prangat e policise se kryeqytetit. Pedagogia e infermierise 29 vjecarja Violeta Hysenbegasi(Zanaj) eshte prangosur ne flagrance se bashku me bashkeshortin e saj dhe nje student te infermierise teksa po numeronin leket e marra. Ne momentin arrestimit te akuzuarit gjendeshin ne nje internet-kafe ne rrugen e Dibres ne kryeqytet, prone e bashkeshorit te pedagoges, 32 vjecarit Gazmir Hysenbegasi.

    I arrestuari i trete, Ilir Poloska, 31 vjec, student ne vitin e trete te fakultetit te infermierise luante ne te njejten kohe rolin e sekserit per zonjen Hysenbegasi, e cila jepte lenden e infermieristike te kirurgjise, traumatologjise e infektivit. Ndaj te tre ketyre personave rendon akuza per korrupsion aktiv dhe pasiv kundrejt studenteve te infermierise.

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-04-2012 më 10:11

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Shtet me te neveritshem dhe me paradoxal se ky i yni, vetem andej nga kontinenti i Apes i gjen. Kush e arrestoi kete pedagogen e shkrete?! Ato police qe kane hy n'pune me dy qylyma dhe nje qengj te dhuruar shefit? Kush do e hetoje ceshtjen e pedagoges? Ato hetues e prokurore qe po t'ja shposh kafken me trapan nuk prek dot ne tru, sepse tallazhi u ka mpiksur tere damaret dhe shkollat e diplomat i kane marr duke pi kafe te Santa Lucia dhe qe as e kane haberin se ku ndodhet juridiku? Mos te dal me tek gjykatesit, deputetet dhe te tjeret me rradhe, te cilet kane nga 3 diploma te marra 10 here me ndyre se kjo pedagogia e vockel dhe nuk jane gje tjeter vec kanceri qe ka pushtuar progresin e Shqiperise...

    Neveri me krijon kur lexoj qe merren me pleshta te vegjel akoma. Ma nxirrkan edhe ne gazete pale. Na erdhi edhe ne forum...

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Tirane, arrestohet pedagogia e infermierise, merrte 100 euro per cdo note kaluese

    TIRANE (1 Dhjetor)-I kerkonte cdo studenti nga 100 euro per cdo note kaluese, por ka perfunduar ne prangat e policise se kryeqytetit. Pedagogia e infermierise 29 vjecarja Violeta Hysenbegasi(Zanaj) eshte prangosur ne flagrance se bashku me bashkeshortin e saj dhe nje student te infermierise teksa po numeronin leket e marra. Ne momentin arrestimit te akuzuarit gjendeshin ne nje internet-kafe ne rrugen e Dibres ne kryeqytet, prone e bashkeshorit te pedagoges, 32 vjecarit Gazmir Hysenbegasi.

    I arrestuari i trete, Ilir Poloska, 31 vjec, student ne vitin e trete te fakultetit te infermierise luante ne te njejten kohe rolin e sekserit per zonjen Hysenbegasi, e cila jepte lenden e infermieristike te kirurgjise, traumatologjise e infektivit. Ndaj te tre ketyre personave rendon akuza per korrupsion aktiv dhe pasiv kundrejt studenteve te infermierise.

    Ehhhh, sa arrestime duhet te behen ashtu jo vetem per nota kaluese, por edhe per note te larte.
    Per noten e larte e di se me ka lenduar ne xhep, lol. Kishte nja ca profesore vellai ne juridik, qe s'ta leshonin nenten per qamet, se 10 e shikon me dylbi. Keshtu qe, vu leket motra e shkrete lol.

    T'i zesh te gjithe me rradhe, sa profesore te pakorruptuar mbeten neper universitete? 50%, 40%???

  4. #4
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Turp mesueseve qe e bejn, po vk.. nga halli, eshte all about survival.. me rroge 300 mije leke ne muaj c'do presesh, detyroen ta bejne ate gje..

    Turp sic tha Deus mesiper, e kush po i arreston e po i denon, degjeneratat e Shqiperise, qe rrin pine kafe e fernet tere diten e dites... amooooooon, zoti na rujt!
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Edhe une i kam marre nja 2 provime duke i bere shantazh 1 pedagogu te cilin e rregjistrova kur me kerkonte para per te me vene nje note kaluese, biles i morra dhe leket qe me kishte kerkuar per te me dhene 2 provime te shkuara.
    Nuk e denoncova per shume arsye, por me kryesoret ishin se ne universitetet tona peshku qelbet nga koka dhe se nuk kisha shume besim tek sistemi i drejtesise.

    Ka patur plot raste kur pedagoget jane denoncuar nga studentet dhe kane dale pa lagur nga drejtesia. Ne keto raste studentet e hane gjithmone sepse nuk kane se c'bejne ndaj hakmarrjes se pedagogut.

    Ndersa kjo pedagogja qe eshte arrestuar ka per tu bere shembull vetem se ka dale ne televizor se po te mos kish dale nuk e gjente gje jo.

    90% e pedagogeve ne fakultetin qe kam studiuar une, kerkonin para per noten kaluese.

  6. #6
    CIA Maska e Tekanjozja
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Here, there, everywhere!!
    Postime
    106
    Bobobob cte degjojn veshet mer zot, te hapin barkun, po edhe keto te shkretet ka halli e bojn jo ka malli , po puna esht si ajo shprehja skam hall se kalon miu kam fryk se ma ben rrug ,ene kto te pangop nje dit do ta han ........
    Ne boten e fjaleve qeshim
    Ne boten e fjaleve qajme
    Ne boten e fjaleve heshtim
    Dhe gjithe boten ne boten e fjaleve e mbajme..........

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nuk mbulohet "ai... me ate..." qe mos ta them fjale per fjale une, besoj se e mbani mend kete shprehje te popullit.

    Mamaja ime eshte pedagoge ne universitet, dhe s'merr asnje cent nga nxenesit per nje note, por jep kurse private. Vertete mesuesit kane rroga te uleta, faktikisht shume nenpunes te shtetit kane rroge te uleta kur krahasohen me standartet e jetes ne Shqiperi, por nuk zgjidhet duke marre leke nga nxenesit. Ai/ajo qe ka leke me shume dmth merr diplomen edhe pse dalin pyke nga shkolla. Ndersa njerezit pa leke i bie te mos begenisin fare te fillojne universitetin, edhe pse mund te kene tru me shume.

  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Arsyeja qe harxhova kohen dhe shkrova dicka me lart, nuk eshte aspak sepse dua te mbroj nje pedagoge te korruptuar, e cila duke i dhene mundesine nje studentjeje te shnderrohet ne nje infermiere te ardhshme inkompetente, ne nje fare menyre ka vene jete njerezish ne rrezik...aspak! Mua me shqeteson (me plas komplet) qe nuk kuptojme qe qelbjen e kemi ne kokat qe na drejtojne dhe duke u marr me peshq te vegjel si puna e kesaj zonjes me lart, na hedhin valle dhe na bindin qe gjoja drejtesia ka filluar te zbatohet dhe krimi po luftohet.

    Ne udhehiqemi nga derra (derra me 'rr' pijaneci) dhe injorante qe nuk e kane shokun, duke filluar qe nga kryeministri kryeidiot dhe duke i marr me rradhe cdo karrige, ne te cilen ulen te ashtuquajturit, parlamentare, perfaqesuesit e cdo komune, mendjet e ndritura qe na perfaqesojne neve. Ky eshte kanceri qe ka gerryer dhe po vdes Shqiperine...

    Ne menyre qe te bindeni per kete qe ju them, po ju sjell dhe disa video...ndoshta me shani me pak pasi ti keni pare! (shikojini deri ne fund)

    [youtube]njdXWaCLUNk[/youtube]


    [youtube]tgSQPTR7YkE[/youtube]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-12-2006 më 06:15

  9. #9
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Citim Postuar më parë nga ildushja
    Turp mesueseve qe e bejn, po vk.. nga halli, eshte all about survival.. me rroge 300 mije leke ne muaj c'do presesh, detyroen ta bejne ate gje..

    Turp sic tha Deus mesiper, e kush po i arreston e po i denon, degjeneratat e Shqiperise, qe rrin pine kafe e fernet tere diten e dites... amooooooon, zoti na rujt!
    Ne fakt per te kritikuar mesuesit shoke te vetes jane ata qe kritikojne por po t'a analizoni mire situaten jane vete studentet qe i frymezoje mesuesit,duke i ngrohur xhepin,te arrijne ne veprime perfituese,sepse nje pjese e mire e studenteve e marin shkollen duke paguar,dhe jo ne saje te perpjekjeve te tyre per te studiuar.Kshuqe faji per skena te tilla eshte i dyanshem.E me pas kur e mbarojne shkollen,kur dalin ne jete me pas hasin veshtiresi ,prej faktit qe nuk kane studiuar sic duhet per degen qe kane zgjedhur,por kane paguar per te mare shkollen

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nuk eshte ndonje gje per tu çuditur.
    Ne Shqiperi me 2000 € behesh avokat,ekonomist,doktor,kirurg e çfare deshiron.
    Nje pjese e mire e deputeteve jane me diplome juridiku kur ne te vertet nuk dijne te lidhin dy fjale.
    Ky eshte problemi i vertete.
    Korrupsioni ben te veten,injoranca,etja per pasuri jane vetem disa aspekte.
    Mjere populli qe po vuan nen keta gjakpires politikane.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 18:22
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-11-2004, 12:22
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •