Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli, hetim emigrantëve për mashtrim të shërbimit social

    Angli, hetim emigrantëve për mashtrim të shërbimit social

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Një ndalesë e rastësishme nga policia gjatë një kontrolli të zakonshëm të dokumenteve të makinës ka zbuluar fakte të mëtejshme se si një emigrant shqiptar në Angli kishte plot nëntë vjet që merrte padrejtësisht ndihmë sociale. Burime pranë "Scotland Yard" thanë për gazetën "Shqip" se, shqiptarit të arrestuar iu gjetën në momentin e ndalimit në autostradën M25, 1200 sterlina. Sipas ligjit anglez, çdo shumë e gjetur dhe cilitdo person, që i kalon 1000 sterlinat, sekuestrohet dhe çështja i kalon gjykatës.

    Kontrolli

    Patrulla policore në autostradën M25 fillimisht ka kontrolluar dokumentacionin e makinës së emigrantit shqiptar, me inicialet A.S. (emri i tij nuk bëhet publik, pasi vazhdon të jetë ende nën hetim). Gjithçka ka qenë e rregullt. Por policët kanë dyshuar, ndoshta nga origjina e tij, duke i ushtruar kontroll fizik. Në portofol i janë gjetur 1200 sterlina (afro 2,1 milionë lekë), për të cilat tha se i kishte kursyer nga ndihmat sociale që merrte si i papunë. "Këto para i kam me vete, për të prerë biletat e avionit. Doja të shkoja në pushime me familjen time", mësohet të ketë qenë justifikimi i shqiptarit në momentet e ndalimit. Ishin disa vegla ndërtimi dhe rrobat e tij me llaç, që kanë vërtetuar të kundërtën e deklarimit të tij si person i papunë. Emigranti shqiptar është prangosur për t‘u dërguar më pas në stacionin e policisë së Enfildit, në veri të Londrës. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të ishte në marrëdhënie pune dhe se veglat e punës të gjetura në makinë ishin të një shoku. Edhe kjo alibi nuk ka funksionuar për shqiptarin, ndaj të cilit është ngritur akuza për mashtrim të autoriteteve britanike të shërbimit social. Policia vendosi më pas hetimin e emigrantit shqiptar në gjendje të lirë.

    Rasti

    Hetuesit britanikë, në bashkëpunim me shërbimet sociale, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e shqiptarit, baba i tre fëmijëve. Shtëpia ishte mobiluar tërësisht me sende të blera rishtazi: Dy televizorë me ekran të sheshtë (me vlerë 2600 sterlina), një kuzhinë me të gjitha pajisjet e reja, u inventarizuan në procesverbalin e kontrollit. Nga dokumentacioni i shërbimeve sociale rezultoi se emigranti shqiptar kishte nëntë vjet që merrte ndihma sociale. Nuk kishte derdhur asnjë lloj takse qëkur kishte shkelur në Angli. Atij i paguhej qiraja e shtëpisë, merrte ndihma sociale për vete, bashkëshorten dhe tre fëmijët në një vlerë të përgjithshme prej 900 sterlinash në muaj. Sipas përllogaritjeve, në nëntë vjet si emigrant në Britaninë e Madhe me dokumente të rregullta, ai kishte përfituar padrejtësisht 97200 sterlina (174,9 milionë lekë) si i papunë. Ai vazhdon të jenë nën hetim, pasi po verifikohen të gjitha transaksionet bankare gjatë viteve të qëndrimit të tij në Angli, për të zbuluar se në cilat kompani ka qenë i punësuar.

    DESHMIA
    Përkthyesja: Mashtrojnë si të sëmurë

    Një përkthyese shqiptare ka treguar për "Shqip" një metodë shumë të përhapur mes emigrantëve në Angli, atë të shtirjes si të sëmurë mendorë nga traumat e kaluara gjatë luftës në Kosovë. "Kam përkthyer me qindra herë për shqiptarë të ndryshëm në shërbimet sociale. Do të veçoja një rast, kur një grua nga Kosova kërkoi të përktheja për të, në mënyrë që t‘i shpjegonte punonjëses sociale se, krahas shumë ‘sëmundjeve‘ të mëparshme, tashmë ajo vuante nga një sëmundje e re. Shqiptarja në fjalë merrte 450 paund ndihmë sociale (income support), por ajo kishte studiuar me vëmendje rregullat e sistemit", shprehet përkthyesja. Më tej, ajo ka vazhduar së treguari një tjetër metodë mashtrimi, që u bëhet shërbimeve sociale. Sipas saj, për të marrë sa më shumë para nga ndihmat sociale, vihet re një tendencë e lindjes së disa fëmijëve radhazi nga çifte shqiptarësh në Angli. "Ka nga ato çifte që kanë lindur në Angli tre ose katër fëmijë, vetëm e vetëm për të marrë ndihma sociale. Në vitin 1998, kur erdhën në Angli, shumë prej tyre nuk kishin fëmijë, ndërsa tani i gjen me nga tre ose katër fëmijë", shton përkthyesja, e cila ka punuar më parë si punonjëse sociale në lindje të Londrës.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2005
    Postime
    35
    Turp e faqja e zeze , sjellje gabelesh (me gjithe respektin per komunitetin Rom , kjo ehste vetem nje shprehje klishe) , tipa te tille te bejne te zezen , une jam 24 skam pature ndihma as per shtepi as per buke as per shkolle as per diktorre ka tani 4 vjet dhe sigurisht me duhet et punoj ne te zeze po ama une paguaj taksat gjithesesi , se ky vend po te jep mundesine dhe sigurine qe nuk ke patur ne Shqiperi , por ty qe te jep ndihma dhe te mban femijet dhe ate lopen qe ti e quan grua pse shkon dhe do te hapesh b***** duke punuar ne ane? qe te hapesh k**** neper kafene ? me sa shof une zoteria ne fjale nuk paska pasur nevoje per buke por per plasma tv , per udhetime pushime etj etj , te me jap mua ky shtet te drejten e punes , apo vetem qofte te shkollimit do te isha aq mirenjohese se une perkunder zoterise ne fjale e respektoj gjakun nga vij dhe vlerat e verteta te Shqiptarit !

    I denoj keto veprime qe Shqiptaret bejne (perfshij ketu dhe te gjithe ata asylum te shteteve te tjera qe bejne te njejten gje ) sa keq sa keq me keni lene pa shtepi pa familje pa shtet , Anglia nuk ehste shtepia apo shteti im , dhe Shqiperia nuk mund te jete sepse ehste shume e ulet me veprimet e Shqiptareve ketej e andej .

Tema të Ngjashme

  1. Në ç'moshë kini mësuar të ngisni makinën
    Nga BaBa në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 10-05-2007, 19:40
  2. Reformim i shpejte i Sherbimit Gjeologjik
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:17
  3. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  4. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54
  5. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •