Deputeti zviceran, Dik Marti, paraqet raportin ne Asamblene e Pergjithshme te Keshillit te Evropes, te mbledhur ne Strasburg: Avioni me te dyshuarin Khaled El-Masri fluturoi nga Kabuli ne aerodromin ushtarak shqiptar
Sherbimi sekret amerikan ka perdorur aerodromin ushtarak te Kucoves, ne afersi te Beratit, per te kryer fluturime gjate transportimit te te dyshuarve per terrorizem. Ne kete perfundim ka mberritur raporteri i Keshillit te Evropes, zvicerani Dik Marti. Ai e paraqiti raportin e tij dje ne Asamblene e Pergjithshme te Keshillit te Evropes, ne Strasburg, pas nje pune disamujore mbi burgjet sekrete te Agjencise Qendrore te Inteligjences (CIA) dhe transferimet ilegale te te burgosurve. Te dhenat e Keshillit te Evropes dhe ne vecanti te Komitetit per Ceshtjet Ligjore, kane treguar se burgjet sekrete te CIA-s per te ashtuquajturit "te burgosur te rendesise se larte" ishin ngritur ne Poloni e Rumani gjate periudhes 2002-2005. Por, ne vitin 2004, sipas raportit qe ka siguruar "Koha Jone", CIA ka perdorur edhe aerodromin ushtarak te Kucoves, 64 km ne jug te Tiranes, per te transferuar elemente te rendesishem, te cilet dyshoheshin per aktivitet terrorist.
Rasti "El-Masri"
Raporti i Keshillit te Evropes permend rastin e te dyshuarit nga autoritetet amerikane Khaled El-Masri, qytetar gjerman, me origjine nga Libani, i cili eshte mbajtur nga sherbimet sekrete te SHBA dhe ato maqedonase. Nga 1 janari 2004 deri me 28 maj 2004, El-Masri ka qene ne duart e UBK (kunderspiunazhi maqedonas) dhe CIA-s ne Afganistan. Raporteri Dik Marti ka shkruar ne dokumentin e tij se eshte ne gjendje te provoje perfshirjen e CIA-s ne transferimin e El-Masrit ne Afganistan, duke bere lidhjen mes fluturimeve ne avionin me kodin N313P. Ky avion, sipas raportit, ka fluturuar nga Shkupi ne Bagdad (Irak) dhe me tej ne Kabul (Afganistan) me 24 janar 2004.
"Pas mberritjes se El-Masrit ne Afganistan, ai eshte mbajtur ne vend sekret prane Kabulit, per nje periudhe prej kater muajsh", ka shkruar deputeti zviceran. Gjate kesaj periudhe, sipas tij, CIA nuk zbuloi elemente per te ngritur akuze ndaj qytetarit gjerman. Vete El-Masri u ka treguar raportereve te Keshillit te Evropes per lirimin e tij me 28 maj 2004, duke u perpjekur te lidhe te gjithe detajet qe mbante mend. Megjithate, raporti ka pranuar se disa pyetje mbeten pa pergjigje, pasi CIA nuk i kishte thene atij se cfare po ndodhte. Khaled El-Masri nuk kishte mundur te shihte per ku do te udhetonte dhe nga kush shoqerohej.
Udhetimi Kabul-Kucove
Kerkimi disavjecar i Keshillit te Evropes dhe vete rrefimi e perpjekjet ligjore te El-Masrit kane ndihmuar raporterin Marti te rindertoje rrugen e kthimit te shtetasit gjerman nga Afganistani. "Ai (El-Masri) ka lene Kabulin me 28 maj 2004 ne bordin e nje carteri te CIA-s me avionin e 'Gulfstream', me numer N982RK ne nje baze ushtarake ne Shqiperi, te quajtur Aerodromi Berat-Kucove", ka theksuar ne raport deputeti i KE-se. Ai ka sqaruar se baza ajrore e Kucoves mban kodin e fluturimeve LAKV dhe ndodhet 64 kilometer larg kryeqytetit. "Baza ajrore ka pasur nje rinovim midis viteve 2002 dhe 2004, ne menyre qe te arrinte standardet e NATO-s, ndersa Shqiperia eshte pjese e procesit te anetaresimit", eshte shkruar ne raport.
Komiteti per Ceshtjet Ligjore i KE-se ka deklaruar se keto te dhena jane marre nga tre burime te ndryshme, duke publikuar edhe levizjet e avionit te perdorur per transportimin e Khaled El-Masrit. Avioni i operatorit "Richmor Aviation" i ulur ne Aerodromin e Kucoves gjate paradites se 28 majit 2004, ka levizur me pas drejt Sarajeves, per t'u rikthyer drejt Uashingtonit. Megjithate, ne aeroportin e Sarajeves, avioni i mberritur nga Kucova eshte regjistruar si i ardhur nga Ishujt Solomon. Regjistrat e aeroportit kane shenuar se eshte leshuar "leje diplomatike per avione shteterore" me date 28 maj 2004, qe perkonte me diten e leshimit te El-Masrit.
Pse u zgjodh Shqiperia
Raporti i Keshillit te Evropes ka analizuar edhe arsyet, te cilat kane shtyre CIA-n te perdore Shqiperine per te transportuar nga Afganistani, Khaled El-Masrin dhe me pas per ta derguar me ane te nje fluturimi tregtar nga aeroporti "Nene Tereza" drejt Frankfurtit. Ai ka marre nje karte bordi per fluturimin drejt Frankfurtit dhe nje vule shqiptare per largimin nga vendi me 29 maj 2004.
Dokumenti i Strasburgut ka permendur se fillimisht nga autoritetet amerikane ishte kerkuar leje nga Maqedonia per leshimin e El-Masrit. Por, Shkupi ka refuzuar prere: "Nuk ka arsye per ta rikthyer problemin". Arsyeja e dyte e zgjedhjes se Shqiperise nga sherbimi sekret amerikan mendohet te kete qene edhe lehtesia gjeografike, duke mbajtur te hapur variantin se El-Masri mund te transportohej menjehere pas mberritjes ne kufirin maqedonas. Nje rast i tille, sipas raportit, do te corientonte vete El-Masri, i cili do te ndodhej befas i lire, duke pakesuar besueshmerine e rrefimeve te tij, ne rast se do te vendoste ta bente publike historine. Ne te njejten kohe, Tirana zyrtare eshte gjykuar nje partnere besnike e perpjekjeve antiterror te Shteteve te Bashkuara.
Raporti ka vleresuar se El-Masri eshte pyetur nga policia, ne ate qe atij i eshte dukur si pika e kalimit te kufirit mes Maqedonise dhe Shqiperise. Nga ky moment, qytetari gjerman ka udhetuar perreth gjashte ore drejt Tiranes per te mberritur me pas ne Gjermani.
Krijoni Kontakt