Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin


    Cka mendoni per kete? Pra kjo profeci flet detajisht per ardhjen e Jezusit.
    Si mund nje njeri (Isaia) 700 vite para se te ndodhe nje ngjarje ta parashikoje (profetizoje) ate, madje detajisht?
    Kontradiktë termash.

    Përkundër pavleftësisë logjike të profecive që rezultojnë të kenë përbuzjën dhe mosshpërfilljën time për të 'diskutuar' mbi, komenti me kërkesën e temës pi meje del kshtu:
    10 Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante.ura ura.

    Dhe, detaj do të ishte ngjyra syve, shembull (dhe me këtë nuk e kam fjalën për 'zjarrin në sytë e tij'). Raporto këtë, mund ta fusin në edicionin e ardhshëm të biblës.

  2. #32
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Si i komentojnë ateistët, vargjet e Profetit Isaia 53?
    Meqënëse ti mesiaipërgjithmonshëm ke lexuar vetëm 1 pjesë të vogël, atë që të kanë ofruar barinjtë e tufës në të cilën blegërin, dhe meqënëse unë për fat të keq e kam lexuar pak besëlidhjen/dhjatën e vjetër, mendoj se do të ishte një përvojë e dobishme e ndërsjelltë, që të kishim shkëmbim eksperiencash në gjëagjëza.

    Unë, po filloj njëherë.


    Isaia 7


    13 Atëherë Isaia tha: "Dëgjoni tani, o shtëpi e Davidit! Mos është, vallë, një gjë e vogël për ju të lodhësh njerëzit, që doni të lodhni edhe Perëndinë tim?

    14 Prandaj vet Zoti do t`ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.

    15 Ai do të hajë ajkë dhe mjaltë deri sa të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën.

    16 Por para se fëmija të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, vendi të cilin ti e druan për shkak të dy mbretërve të tij do të braktiset".

    Një mendim i thjeshtë përgjigjet:

    Në ç'vend tjetër të mitologjisë judeo-biblike gjendet emri Emanuel? Ose akoma më direkte pyetja: A e ke lexuar gjëkundi në bibël që ndonjë njeri/shenjtor/apostull/magjistar/fatorino/hidraulik/peshkatar ta thërrasë Jezusin (të pandehurin shpëtimtar) para apo pas vdekjes/ringjalles me emërtimin kumbues Emanuel? Nëse po, a mund t'i paraqesësh 1 nga këto vargje?

    Disi e çuditshme të tingëllojë si profeci, kur, po i njëjti jehovah, nja dy vargje më poshtë harron seriozitetin që duhet ta karakterizojë ane e mbanë në bibël dhe i këput një fërshëllimë, që mund të shkaktojë zili të madhe tek shoqatat e bletërritësve, (bie fjala):

    Isaia 7-18 Atë ditë do të ndodhë që Zoti do t`u fërshëllejë mizave që ndodhen në skajet e lumenjve të Egjiptit dhe bletëve që ndodhen në vendin e Asirisë.
    zoti, ky entomolog i pa-arritshëm, që fërshëllen nga Bangles - Walk like an egyptian (pavarësisht se bletë e miza)


    Jehovahu judaik, kujtohet që është i gjithëfuqishmi, dhe si duket, duke kuptuar që fërshëllima e katandis në një imazh perëndie deri-diku jo shumë serioze, nuk vonon të sjellë vargjet e përhershme (vijojnë më poshtë) për ta kujtuar të gjorin njeri që ta ruajë vigjilencën, se ditë të tilla paskëtaj do të vinë (nuk e di a i ke lexuar ndonjëherë zotrote tek Isaia këto vargje):

    Isaia 13

    4 Dëgjohet zhurma e një turme të madhe ndër malet, e ngjashme me atë të një populli të pamasë; zhurma plot rrëmet e mbretërive, e kombeve të mbledhura. Zoti i ushtrive kalon në revistë ushtrinë gati për betejë.
    (!?)

    5 Vijnë nga një vend i largët, nga skaji i qiejve, Zoti dhe mjetet e zemërimit të tij, për të shkatërruar mbarë dheun.

    6 Bërtisni, sepse dita e Zotit është e afërt; ajo po vjen si një shkatërrim nga ana e të Plotfuqishmit.

    7 Prandaj të gjitha duart e njerëzve do të jenë të dobëta dhe çdo zemër e tyre do të ligështohet.

    8 Do t`i zërë tmerri, do të kenë spazma dhe dhembje, do të përpëliten si një grua që po lind, do të shikojnë njëri tjetrin në fytyrë si të hutuar, fytyrat e tyre do të jenë fytyra të zjarrta.

    9 Ja, dita e Zotit po vjen: një ditë mizore, indinjate dhe zemërimi të fortë, për ta bërë tokën shkretëtirë dhe për të shfarosur mëkatarët prej saj.

    16 Fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë para syve të tyre, shtëpitë e tyre do të plaçkiten dhe gratë e tyre do të dhunohen.
    Ç'pjesë mbushur me dashuri e mrekullueshme që na përcillet nëpërmjet librit tënd personal dhe të vetëm, nga babai jo-marangoz hapësinor i Jezusit. Si mendon, mesiaipërgjithmonshëm?


    A, po jehovahu nuk e lë me kaq.. sjell dhe dhurata të tjera:

    Isaia 34

    2 Sepse Zoti është zemëruar me të gjitha kombet, është indinjuar me të gjitha ushtritë e tyre; ai ka vendosur shkatërrimin e tyre, i braktis në masakër.

    3 Të vrarët e tyre do të hidhen tutje, kufomat e tyre do të qelben dhe malet do të shkrihen me gjakun e tyre.
    Këtu me konventat e Gjenevës është kryekëput në rregull. Luftëtarët në betejë, nuk gëzojnë të drejta!

    Por zoti i Isaias, ka dhe trille të çuditshëm (të cilët nuk besoj se i ke vënë re kur ke lexuar biblën, apo jo?).. shiko për shembull, sa qejf i ka paradat si ato të modës, por.. jo për të paraqitur rroba në këtë rast.. komplet e kundërta (!):



    Isaia 20

    2 Në atë kohë Zoti foli me anë të Isaias, birit të Amotsit, dhe i tha: "Shko dhe hiqe thesin nga ijët e tua dhe hiqi këpucët nga këmbët e tua". Ai veproi kështu, duke shkuar lakuriq dhe zbathur.

    3 Pastaj Zoti tha: "Ashtu si shërbëtori im Isaia shkoi lakuriq dhe zbathur gjatë tre vjetve si shenjë dhe paralajmërim kundër Egjiptit dhe Etiopisë,

    4 kështu mbreti i Asirisë do t`i çojë robërit e Egjiptit dhe të internuarit e Etiopisë, të rinj dhe pleq, lakuriq dhe të zbathur, vithezhveshur për turp të Egjiptit.
    hë, si të duket.. jo thjesht disa sekonda, por 3 vjet me rradhë, ky Isaia që profetizon që 000-vite Para Erës Sonë (p.e.s) sillet si model skulpturor anatomik.


    Por jehovahu, nuk ka vetëm trille..di edhe të shpërblejë si duhet. p.sh, Isaia bëhet i pari njeri në bibël, që mëson se pas vdekje do të ketë prapë jetë dhe rizgjim.. (zoti nuk vonon t'i shtojë Isaias, 2 lugë sheqer tek çaji pasi e ka mbuluar me batanije)

    Isaia 26

    19 Të vdekurit e tu do të rijetojnë, bashkë me kufomën time, do të ringjallen. Zgjohuni dhe gëzohuni, o ju që banoni në pluhur! Sepse vesa jote është si vesa e një drite që shkëlqen dhe toka do të nxjerrë në dritë të vdekurit.
    I ke hedhur ndonjë sy kapitullit 43 p.sh?

    Aty nga vargu 11, do shikosh sesi jehovahu hipën në tribunë, ia fillon me rreshta të tëra të shfaqë simptomat e delirium deus, dhe kulmi arrihet te vargu nr.21, në të cilën vetë ky lloj zoti judaik, pranon në një rast të rrallë ndershmërie, se ka krijuar/formuar 'të zgjedhurit izraelitë' sepse kishte nevojë për adhurimet e tyre.

    Simptomat e xhelozisë, janë gjithashtu tronditëse.. vini re vargjet, mesiaipërgjithmonshëm:

    Isaia 65

    11 Por ju që braktisni Zotin, që harroni malin tim të shenjtë, që përgatitni një sofër për Gadin dhe mbushni kupën e verës së droguar për Menin,

    12 ju caktoj shpatës; do të rrëzoheni të gjithë nga masakra, sepse kur ju thirra nuk dhatë përgjigje, kur ju fola nuk dëgjuat, por keni bërë atë që është e keqe në sytë e mi dhe keni zgjedhur atë që nuk më pëlqen"
    Vërtet i frikshëm..jehovahu të lë pa gojë..

    por, nuk e di përse kam përshtypjen që nuk para i ke lexuar mirë librat judaikë..





    apo e kam gabim (nuk i ke lexuar fare) ? Ndershmëria shpërblehet nga ai lart/poshtë/anash, mos harro..



    Përgjigje për vargjet e tua? A ka ekzistuar historikisht Jezusi?


    - - - - - - - - - - - - - - - - -

    Citim Postuar më parë nga xhamia
    po dal pak prej keti diskutimi dhe po kaloj pak me lart ne nje thenie qe plot personalitete jan mite ?
    dhe a ka dikush prej juve qe do te mund te argumentonte sot se ka jetuar bonaparta ose skenderbeu askush hiq sepse ata jan te vdekur dhe perpos librave te historis asgje tjeter nuk e tregon se kan jetuar keta dy ( i mora si shembull e jo per diqka tjeter ) . nese bazomi ne kesi sene per asnje personalitet smund te jemi 100 % sigurt per egzistencen e tij
    Jo xhamia, megjithë dëshirën tënde të pakuptueshme për t'i njësuar këto gjëra, kurrsesi nuk mundesh ta bësh dot. Bonaparti/Skënderbeu/Çezari, kanë shkruar vetë, kanë shkruar të tjerë për ta, kanë zhvilluar beteja që janë mbajtur nga kronikanë, kanë shkruar historianë TË KOHËS KUR këta personazhë HISTORIKË KANË JETUAR..

    Hidhi një sy referencave të Legjionit mbi Aleksandrin e Madh, dhe po deshe kurseji këto krahasime 'naive' herë tjetër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 26-10-2007 më 22:02
    Prektora

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01
  3. Vdekja e Profetit a,s
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:36
  4. Vargjet janë si njerzit!........
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-03-2003, 13:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •