E keqja eshte se une te gjithe filmat i shoh nga dy here, pervec atyre te merzitshmeve. Nuk eshte puna tek marramendja (kjo mund te jete shume e vertete); puna eshte tek repetition, repetition, repetition. Nuk ka nevoje te ngujohesh dy ore per te mesuar dicka qe ishte me se e qarte qe ne dhjete minutat e para (e ta pyesesh me pas veten: Ok, e morra vesh, e pastaj cfare?)hmmm, kjo puna e "te dukurit" ("ajo qe eshte duket !" - thua ti) eshte pak me e ngaterruar se sa kujton ti dhe une bashke !
Pikerisht, ti duhet te loxosh mesazhin tim te mesiperm (damn ! harxhova nje ore per ta shkruajtur !! ) dhe do ta kuptosh qe, siē thoshte Tarkovsky, ne kinematografi, shume gjera te mira nuk duken ... ( e kam "hallin" qe te afrosh sa me shpejt diten qe, kur ta rishikosh "Shanghai flowers", te me thuash: master-piece !!
Prape po pres per ato gjerat e vogla une, te dukshme e te padukshme. Leri metaforat e mi shpjego me fjale te shjeshta, perndryshe do te mendoj se nuk ekzistojneTi me the te pyes Korcarin por ai nuk e flet gjuhen time; i duket poetry.
ah i gjori ti! kjo sentenca me duket kaq e lezecme se eshte kaq naive. my friend, man PERFORMED before he started to write, madje do te thosha edhe para se ti jepte trajta te qarte gjuhes (si mjet nderlidhes komunikimi). Ta thashe ne anglisht se s'po i gjeja dot fjalet ne shqip. Ka qene si te thuash nje nevoje jetesore, por me e bukura eshte se teatri, ne cdo moment te kujton se (sado i domosdoshem) arti eshte nje mashtrim!Per ta mbyllur, nese kinematografia ka te beje me nje art tjeter, deri diku do te ishte piktura (meqe behet fjale per imazh). Por jo letersia, apo teatri (kete te fundit e urrej cerebralisht : nje here te vetme qe vura kembet ne teater, dola ne krye ne 30 minutave !! - te betohem !
Mire qe e urren teatrin, por si ja ben per filmat e Bergmanit qe s'bejne gje tjeter vecse aludojne mbi teatrin? Kurosawa too, me gjithe dashurine e tij per "silent era."? (ka shume por s'me vijne nder mend tani). Ti duhet ta kesh pare Autumn Sonata; eshte kaq tipik sa pa frike do te thosha se bie ne klasifikimin aristotelian (koha, vendi, rrjedha e ngjarjeve etj). Tani te kujtohet skena kur dy grate (nene e bije) luajne ne piano nje nga preludet e Chopin? Ne fillim e bija, pastaj e ema? Ajo skene eshte KREJT PA FJALE, mirepo eshte filmuar me aq intensitet sa te thote gjithcka. Jam e sigurt se, edhe sikur te mos e kishe pare filmin qe nga fillimi, vetem nga kjo skene do te ishte ne gjendje te beje nje interpretim te sakte. Pra, sigurisht qe "kinemaja eshte me teper se kaq" are you kidding?
Imazh dhe ze? Tani, pothuajse te gjithe bien dakort qe ndoshta i vetmi revolucion qe na ndodhur ne artet vizuale ka qene fotografia. Madje thone qe filmat duhet te kishin filluar me ze, dhe perfundonin pa ze (ne kohet moderne kjo po ngjet me duket).Ne te dyja rastet, pergjigja ime: po ē'te presesh tjeter nga kinemtografia ? Imazh dhe zė. Gjithe puna eshte se si i perdor ! Mjere ata qe mendojne se mrekullia qendron tek kamerat e shpejta, montazhi marramendes e i shpejte, efektet speciale apo historite qe te lene pa mend !
Ndersa une them: "Mjerre ata qe s'e kane pare diellin nga ylli Sirius, se gjithmone kane per te besuar se ai vertitet rreth tokes.(lol)
Medemek, ti po thua qe, po adhurove madonat e Rafaelos, e ke te pamundur te adhurosh prostitutat e Pikasos. Ose, sa gomar qe paskam qene kur mendova se madonat e Rafaelos ishin pikture e mirefillte! vetem kur pashe demoiselle-t e Pikasos e mora vesh qe nje pikture e mirefillte nuk eshte realiste por avantgardiste! te siguroj se ne pikture, hunda e ka vendin prapa veshit, ndersa syte prapa cackes se kokes. (lol)Sigurisht qe eshte "great movie" , se eshte shume here me i thjeshte per t'u "gelltitur" (Hollywood kinez eshte aman, ose siē thua ti, "S'besoj se do ta klasifikoja "poetik" ). Edhe une gomari, e kam pelqyer qe ē'ke me tė dikur, kur doli ne kinema (ne '93-shin, sa kisha mberritur ne vendin ku jetoj tani). Nejse, aq merrja vesh asokohe, aq e kisha dozen e ē'infektimit, ndaj dhe filmi mė zuri. por te siguroj se film hollywoodjan kinez eshte, as me shume as me pak !
Me kete nuk dua te them qe s'me pelqen arti avant-garde apo Pikaso (I very much like them!) por pergjithesime te tilla nuk me duken te sakta. Per me teper, ne shumicen e rasteve njerezia shkojne me ate qe eshte ne "mode" per kohen qe jetojne. Meqe turmat pelqejne filmat me aksion, une duhet te pelqej ata pa aksion, ti bashkohem "elites" medemek. Aj aj aj! kam frike se, artistic genius (i cfaredo fushe qofte) ka qene me teper popullor sesa elitist. Ne fakt, gjenite gjithmone kane shkuar kunder elites, pasi jane konvencionet e saj qe ata kane mundur te thyejne (ose munduar te thyejne). Kjo nuk do te thote qe gjithcka qe pelqen turma eshte veper gjeniale. Eshte koha ajo qe zgjedh turmen.
E zgjata ca si shume por, nga sa kam mundur te shoh me syte e mi, me eshte mbushur mendja qe arti origjinal (apo i mirefillte, quaje si te duash) nuk eshte rreth te pathenave, por te sterthenave te thena ndryshe.
ps. ta ktheva oren borxh. se mos ma masesh me kursin e kembimit te dollarit ore, se do me duhet te paguaj interes per reston :P
Krijoni Kontakt