Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 91
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Postime
    29

    "Sayat Nova" (Color of pomegranate) 1968 - Sergei Parajanov

    In the temple of the cinema there are images, light and reality. Sergei Parajanov was the master of that temple...
    Jean-Luc Godard

    "Color of pomegranate" by Parajanov, in my opinion one of the best contemporary film directors, strikes with its perfections of beauty...
    Michelangelo Antonioni


    Takimi i pare, le ta quajme keshtu, me Parajanovin ndodhi pothuajse 2 vjet e gjysem me pare (dhjetor 2004) ne edicionin e dyte te Tirana Film Festival (absolutisht edicioni me i mire per mendimin tim)..ate vit autoret e festivalit kishin vendosur ti kushtonin nje panorame te vecante ketij regjisori duke bere te mundur shfaqjen e te gjitha filmave te tij me metrazh te gjate...fatkeqsisht (sot kur e kujtoj me ben te cmendem fare) arrita te shoh vetem njerin prej tyre dhe ky nuk ishte filmi qe do komentoj ne fare pak rrjeshta, por nje tjeter, "Shadows of our forgotten ancestors". Kete te fundit e pashe me nje grup miqsh qe shume shpejt u trashen dhe filluan te linin sallen nje nga nje, madje dhe sot e kesaj dite nuk ma harrojne ate mbasdite qe i “detyrova” te kalonin. Atmosfera qe u krijua ndikoi disi dhe tek vete mua duke me bere te humbja interesin per kete regjisor gjate festivalit, per me teper ne ate periudhe kisha shume pak, per te mos thene fare, njohuri mbi traditen e madhe te kinematografise sovjetike, ruse dhe regjisoreve te saj me perfaqsues…kohe me vone, pothuajse nje 1 vit me pare, mu dha rasti te “ritakohem” ne 2 te nates me kete regjisor…kesaj rradhe i takonte te ishte “Sayat Nova”, i konsideruar nga te gjithe si filmi i tij me arrire si dhe nje nga kryeveprat kinematografike me te harruara te historise se kinemase…filmi rrefen jeten e Sayat Nova poetit armen te shekullit te 18 dhe kete e ben ne mungese te plote te nje strukture te mirefillte narrative…qofte dhe nje varg i vetem i vepres se tij poetike s’permendet ne film, qofte dhe nje pipetime nuk na degjojne veshet nga aktoret e saj, qofte dhe nje melodi e heshtur muzikore s’ndjehet..mjaftojne vetem nje seri tablosh sekuencash filmike per ti dhene jete, nen driten e imagjinates se regjisorit, poezise se tij…






  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    filmin ne dvd e pashe, por jam e sigurt qe jepet edhe ne kinema. pse c'na kujtoni ju andej, se ne ketej shofim vec xhon travolta e brus uills. ?
    po jo moj ēupke, kush ta tha nje gje te tille ? perkundrazi, une kam shkruajtur ne kete forum shpesh here qe, kur kam qene per pushime me USA, i kam pare me syte e mij kinemate indipendente. Sigurisht qe duhet te jepet edhe ne kinema, qe shfaqin retrospektiva te filmave te vjeter cilesore.



    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    sigurisht qe ne shkurt do te shfaqin nga shtate here Casablancen
    nuk e kuptoj lidhjen midis muajit shkurt dhe filmit "casablanca"



    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Ajo fotoja me duket shume ekspresioniste, nga dizajni, eshte pak si teper spaciale , dhe vetem njerzit bekan hije,
    ekzakt. per ate e kisha fjalen




    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Hiroshima, Mon Amour e kam nisur ta shoh kohe me pare, por nuk e di si ishte puna qe nuk e perfundova. Me kujtohet qe imazhet e fillimit ishin shume "disturbing." Do ti kthehem edhe nje here kur te kem kohe.
    Tani na e prishe qejfin. nje film, ose fillohet, ose nuk fillohet. Per me teper, siē e kishe shpjeguar aq bukur pershtypjen qe te kish lene (po te citoj : "Te krijon pershtypjen sikur je rrezuar ne nje cmendine dhe s'del dot", shpresoj qe kur e rifillove kete rradhe, e rifillove nga fillimi. Mos na zhgenje tani per hiēgjė :-)




    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    I have truly loved. Fellini duhet te jete nga poetet me origjinale (nese imazhi konsiderohet poezi). A nuk ishte ai qe improvizonte skenat ne fillim dhe pastaj fillonte te mendonte per dialogun?
    Cuditerisht, nuk jam shume fan i Fellinit. Ok, me pelqejne shume filmat e tij te pare "la dolce vita" dhe "la strada", pra periudha e viteve 50), por jo ato autobiografike, dmth 60-70 (Roma, Satiricon, Amarcod)

    Eshte nje tjeter italian bashkekohor i Fellinit qe me pelqen tejet : Michelangelo Antonioni. Nejse, pune shijesh, gustosh, por edhe Fellini ka qene i mire shume.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga fuorisync
    problemi qendron ne faktin se industria hollyvudiane nuk ka lene pas nje tradite kinemaje te vertete poetike ne sensin qe keta regjisore te kene lene nje firme te vertete autoriale ne krijimtarine e tyre...psh flitet per kinemane tarkovski-ane, bunuel-iane apo bergman-iane por a mund te flitet dot me te tilla prapashtesa per autoret hollivudiane? ...
    sigurisht qe po !! Biles ne ate mase sa, kinemaja e vertete ne shkalle boterore, qofte dhe ajo poetike siē e quan ti (dmth, me prapashtesa), prurjen me te madhe e kishte nga USA dmth nga Hollywood-i: Kot nuk quhet periudha e arte e Hollywood-it.

    Per shembull, ja disa prapashtesa : sigurisht qe flitet per kinema Lubitsch-iane ( nga dhe ka dale shprehja e famshme "Lubitsch's touch", ose Hitchcock-jane ; po ashtu, filmat e Mankievitch-it, Howard Hawks apo John Fordit dallohen nga 100 metra larg qe jane bere nga ata. Melodrama te tilla (siē edhe beri ), vetem Duglas Sirk dinte tė bente !! Melodramat franceze te asaj kohe ishin per te zene te qarėt, jo nga emocioni, por nga debilllėku

    Pastaj, eshte edhe pune periudhash. Ti flet per filma poetike europiane dhe permend me te drejte Tarkovskin apo Bergmanin, krijimet e te cileve jane kryesisht te viteve 60-70-80, pra kur mbaron edhe faza e hollywood-it te famshem per te cilen fola mė lart (Ford, Minelli, Hawks, Kazan, Mankievicz - per filmat e ketij te fundit jam fan e shkuar fanit !!!).

    Por mos harro se ne te njejten peridhe, pra 60-70-80, nese ne Europe shijohej Bergmani, Tarkovski, Godard-i, Fellini, edhe ne USA lindi nje vale e re autoresh qe ishin ose totalisht indipendente dhe poetė e shkuar poeteve (shembulli me i shkelqyer ishte Cassavetes), ose poete qe gjithsesi perpiqeshin ta merrnin keshtjellen (hollywood-in) nga brenda : Coppola, Cimino, Scorsese;

    P.sh, Michael Cimino e vuajti artin e tij ne USA po aq ndofta sa e vuajti artin e tij Trakovski, ne URSS: kuptohet ne nje forme tjeter . Michael Cimino-sė nuk i afrohej mė asnje prej kompanive te medha hollywodjane dhe u lą totalisht i papune, pas deshtimit katastrofik financiar te filmit te tij te mrekulleshem "Heaven's Gate", edhe pse ky film vinte fill pas nje suksesi planetar financiar dhe artistik te nje tjetri film te tijit, "The deer hunter"- palmė e arte ne Kanė ne 1978-en dhe film simbol amerikan i viteve 70-80.

    Poetė, gjysem poetė, apo treēerek poetė, edhe USA ka nxjerre. Thjesht qe atje gjerat jane pare disi mė ndryshe se ne Europe, meqe tradita atje eshte dhe me e gjate.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    Megjithese "Andrej Rublovi" me duket e arritur me e madhe se "Nostalgjia", por nuk kam arritur ta siguroj nje kopje te mire ende.
    Personalisht, te kuptoj drejt : edhe per mua, Andrej Rublov qendron me lart se Nostalgia. Megjithate, jam kategorisht i bindur se STALKER-i i tij eshte vepra me e madhe kinematografike e Tarkovskit, dhe SA PER MUA, FILMI ME I BUKUR QE KAM PARE NE JETEN TIME. Problemi eshte se edhe "The mirror" (Zerkallo) eshte i persosur, megjithate mbetem me ate qe kulmi i tij eshte STALKER.

    Thene ndryshe, nese do guxoja te beja nje top me preferencat e filmave te Tarkovskit, do ti rendisja :

    STALKER
    The Mirror (Zerkalo)
    Andrej Rublev
    The Sacrifice
    Nostalgia
    Ivanovo detstvo (Femijeria e Ivanit)
    Solaris

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Postime
    29

    "Sayat Nova" (Color of pomegranate) 1968 - Sergei Parajanov

    "In the temple of the cinema there are images, light and reality. Sergei Parajanov was the master of that temple..."
    Jean-Luc Godard

    "Color of pomegranate" by Parajanov, in my opinion one of the best contemporary film directors, strikes with its perfections of beauty..."
    Michelangelo Antonioni


    Takimi i pare, le ta quajme keshtu, me Parajanovin ndodhi pothuajse 2 vjet e gjysem me pare (dhjetor 2004) ne edicionin e dyte te Tirana Film Festival (absolutisht edicioni me i mire per mendimin tim)..ate vit autoret e festivalit kishin vendosur ti kushtonin nje panorame te vecante ketij regjisori duke bere te mundur shfaqjen e te gjitha filmave te tij me metrazh te gjate...fatkeqsisht (sot kur e kujtoj me ben te cmendem fare) arrita te shoh vetem njerin prej tyre dhe ky nuk ishte filmi qe do komentoj ne fare pak rrjeshta, por nje tjeter, "Shadows of our forgotten ancestors". Kete te fundit e pashe me nje grup miqsh qe shume shpejt u trashen dhe filluan te linin sallen nje nga nje, madje dhe sot e kesaj dite nuk ma harrojne ate mbasdite qe i “detyrova” te kalonin. Atmosfera qe u krijua ndikoi disi dhe tek vete mua duke me bere te humbja interesin per kete regjisor gjate festivalit, per me teper ne ate periudhe kisha shume pak, per te mos thene fare, njohuri mbi traditen e madhe te kinematografise sovjetike, ruse dhe regjisoreve te saj me perfaqsues…kohe me vone, pothuajse nje 1 vit me pare, mu dha rasti te “ritakohem” ne 2 te nates me kete regjisor…kesaj rradhe i takonte te ishte “Sayat Nova”, i konsideruar nga te gjithe si filmi i tij me arrire si dhe nje nga kryeveprat kinematografike me te harruara te historise se kinemase…filmi rrefen jeten e Sayat Nova poetit armen te shekullit te 18 dhe kete e ben ne mungese te plote te nje strukture te mirefillte narrative…qofte dhe nje varg i vetem i vepres se tij poetike s’permendet ne film, qofte dhe nje pipetime nuk na degjojne veshet nga aktoret e saj, qofte dhe nje melodi e heshtur muzikore s’ndjehet..mjaftojne vetem nje seri tablosh sekuencash filmike per ti dhene jete, nen driten e imagjinates se regjisorit, poezise se tij…

    http://www.parajanov.com/images/ColorOfPomegranates.jpg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fuorisync : 02-07-2007 mė 13:30

  6. #16
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar mė parė nga autori
    nuk e kuptoj lidhjen midis muajit shkurt dhe filmit "casablanca"
    kam vene re qe, ju meshkujt, po nuk ja u thane troc, mazallah se i merrni vesh gjerat. edhe flasim ketu per poetike pale; poetika mund te jete gjithcka, vec e drejtperdrejte nuk eshte Thashe qe e transmetojne filmin aty rreth dates 14 shkurt, dites se te dashuruarve. Me merr vesh tani?

    Mire, mire, por mua me ka mbetur merak nje film rus qe e kam pare shume kohe me pare. The Cranes Are Flying - Mikhail Kalatozov (1957). Gjithmone kam dashur ta shoh perseri por akoma si ka erdhur rasti. Nuk e mbaj mend mire me detaje, por ca imazhe s'me jane shqitur nga mendja, sidomos ajo skena e fundit, kur Veronika vrapon neper turmen e ushtareve qe jane kthyer nga lufta me shpresen se do te takoje Boris (te dashurin e saj), kur takon nje tjeter qe me sa duket e le te kuptoje se Boris ka vdekur. Veronika refuzon ta besoje, dhe ashtu perlotur vrapon e humbet mes turmes ku njerzit perqafohen. Me sa me kujtohet, kamera ngrin ne nje cast teper emocional; veronika, qe thelle ne zemer e ka ndjere qe Boris nuk eshte kthyer, shfaqet e perhumbur, nga dhimbja me teper, ndersa ne duar mban nje tufe lulesh.
    Nese e kini pare filmin, me siguri e dini per c'fare flas. Nese nuk e kini pare, duhet ta shikoni. S'kini per tu zhgenjyer. Te rralle jane ata filma ku imazhet "ulerijne" per ate qe po perjeton karakteri. Filmi me lart eshte nje prej tyre.
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Postime
    29

    nje pyetje

    si i behet ne kete forum te uploadosh foto..po perpiqem te vendos foto ne postimet e mia por pa rezultat...me shfaqet thjesht url kurse fotoja jo....

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Postime
    29
    Citim Postuar mė parė nga autori
    sigurisht qe po !! Biles ne ate mase sa, kinemaja e vertete ne shkalle boterore, qofte dhe ajo poetike siē e quan ti (dmth, me prapashtesa), prurjen me te madhe e kishte nga USA dmth nga Hollywood-i: Kot nuk quhet periudha e arte e Hollywood-it.
    Pavaresisht se nje pjese te mire te filmave hollyvudiane te kesaj periudhe per te cilen ti flet une se kam pare gjithsesi kjo nuk me pengon te dyshoj fuqimisht ne kete qe ke shkruajtur dhe per nje arsye fare te thjeshte…keta regjisore qe ti permend paguheshin nga studiot e medha hollyvudiane dhe s’do shume mend per te kuptuar se talentin e tyre ja kishin nenshtruar kesaj makinerie gjigande e cila s’ka bere gje tjeter por vecse ka prodhuar ne shumice dhe seri filma a thua jemi duke folur per nje supermarket ne te cilen shiten domate, veze apo ku di une tjeter…jam shume konservator ne kete pike dhe nuk dua te marr aspak mbi vete rolin e ekuilibristit…per mua hollyvudi ka qene dhe mbetet nje fatkeqsi, mallkim per kinematografine

    Citim Postuar mė parė nga autori
    Pastaj, eshte edhe pune periudhash. Ti flet per filma poetike europiane dhe permend me te drejte Tarkovskin apo Bergmanin, krijimet e te cileve jane kryesisht te viteve 60-70-80, pra kur mbaron edhe faza e hollywood-it te famshem per te cilen fola mė lart (Ford, Minelli, Hawks, Kazan, Mankievicz - per filmat e ketij te fundit jam fan e shkuar fanit !!!).
    dmth perpara viteve 60 shyqyr qe kishim hollyvudin se perndryshe….cuditerisht harron se ka ekzistuar nje periudhe e famshme ne kinematografi ajo e ekspresionizmit gjerman e cila morri jete perpara viteve 20 dhe vazhdoi per pothuajse 15 vjet deri ne ardhjen ne fuqi te Adolf Hitlerit…harron nje Fritz Lang qe u shnderrua ne nje karikature te vetes teksa, fill mbasi emigroi ne USA, filloi te xhironte filma per Hollyvudin…harron kinematografine e lire sovjetike te hershme te viteve 20-30…pse e lire, sepse askush (dhe ketu behet fjale per Stalinin) nuk e detyroi Dziga Vertov-in te xhironte neper rruget e Moskes nje nga dokumentaret me eksperimental dhe utopik te historise se kinematografise apo te tjere te medhenj si Dovzhenko apo Eseinstein-i te qe te shpalosnin talentin e tyre…thjesht keta njerez besonin me zemer dhe mendje te lire ne ate sistem qe sovjetet ishin duke ngritur…harron levizjet e tjera kinematografike europiane, te po kesaj periudhe, te cilat kulminuan ne periudhen e arte te neo-realizmit Italian…



    Citim Postuar mė parė nga autori
    Por mos harro se ne te njejten peridhe, pra 60-70-80, nese ne Europe shijohej Bergmani, Tarkovski, Godard-i, Fellini, edhe ne USA lindi nje vale e re autoresh qe ishin ose totalisht indipendente dhe poetė e shkuar poeteve (shembulli me i shkelqyer ishte Cassavetes), ose poete qe gjithsesi perpiqeshin ta merrnin keshtjellen (hollywood-in) nga brenda : Coppola, Cimino, Scorsese;.

    as qe e ve ne dyshim ekzistencen (ka ekzistuar dhe ekziston ende) e kinematografise indipendente amerikane por ketu nuk ka me vend te flitet per Hollyvud…pastaj nuk u besoj atyre kinse poetve, qe sic thua ti, perpiqen ta marrin keshtjellen nga brenda…dy kunguj ne nje sqetull s’mbahen…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fuorisync : 03-07-2007 mė 06:08

  9. #19
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga fuorisync
    per mua hollyvudi ka qene dhe mbetet nje fatkeqsi, mallkim per kinematografine
    Si u be kjo dynja mer jahu, si u be kjo dynja... (Buēko, ta kam pa te keq, po levize pak bizelen qe ke ne koke para se te flasesh bizel-lleqe.)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Postime
    29
    Citim Postuar mė parė nga korēar
    Si u be kjo dynja mer jahu, si u be kjo dynja... (Buēko, ta kam pa te keq, po levize pak bizelen qe ke ne koke para se te flasesh bizel-lleqe.)
    o korcari a ke ndonje gje me te bukur per te thene?!

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Marie de France -- mesjeta ne France
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 21:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •