
Postuar mė parė nga
autori
Nga poetet e kinemase, ka shume me permend (Fellini, Bergmani, Kubricku, Hitchcocku, Kurosawa, Tarkovski, Godardi, Antonioni, Pazolini, Ozu-ja, Minelli, Mizogutchi, Rossellini, Cassavetes, Buńueli, Bressoni, Tati, Fassbinderi, Kieslowski, Visconti, de Oliveira, Hous Hsiao Hsieni, Kiarostami...).
Megjithate, duke marre parasysh qe, per dreq, kinemaja eshte art por dhe industri (duhet financuar nje film, gjithsesi), jo pak nga keta kane bere edhe filma te komanduara (porositura) nga kompani te medha (sidomos nga Hollywood-i) dhe kane arritur gjithsesi t'ja dalin mbane, duke u perpjekur ne maksimum te lene gjurmė personale edhe ne filmat e porositur:
Kisha pare disa filma te tij, por keto dite po shikoj nje retrospektive me filmat e nje gjeniu te epokes se arte te Hollywood-it, Vincente Minellit: te mrekullueshem !! Po aq poetike sa dhe cilido film tjeter personal i ndonje prej regjizoreve te lartpermedur.
Por kjo puna e poetikes ( e atyre qe rrefejne boten e tyre shpirterore ne filmat e tyre), eshte pak e ngaterruar, sepse nganjehere, mund te bihet ne perseritje (ne frengjisht thuhet - nombrilisme- qe do te thote. kėrthizė-izėm !), pra qe mund te perkthehej narcisizėm.
per shembull : Per mendimin tim, Fellini ne vitet e fundit te punes se tij, kish shume me pak frymezim sesa ne filmat e tij te pare. Ndersa John Ford, edhe pse punoi mė sė shumti per kompanite hollywood-jane te viteve 50-60, ka realizuar disa nga western-et mė poetike te historise se kinemase (qe personalisht, i adhuroj !!)
Krijoni Kontakt