Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    A jane lajmet objektive?

    Gezim Mekuli, Oslo

    Para se gjithash kjo varet nga politika dhe qeverite. Se dyti, nga dobesia, kundershtimet dhe joprofesionalizmi i gazetareve dhe se treti nga presioni-dhune gazetaresk. Nje perfundim i tille do te ishte ne nje antagonizem te ashper me detyrimet dhe obligimet qe ka publicistika dhe mediat ne pergjithesi. E kjo kuptohet edhe ne kodekset e shumta te gazetareve ku thuhet: Kujdesi dhe sinqeriteti i informimit te drejte te opinionit, eshte nje nder obligimet paresore dhe fondamentale e mediave.

    Lajmet jane tregti. Kete e dinin fillimisht dhe themeluesit e agjensive te para te lajmeve europiane. Ata ishin tregtare te thjeshte dhe nuk kishin kurrfare parapergatitje publicistike. Ata donin vetem nje gje, te fitonin sa me shume para. Ne vitin 1835 Charles Havas, themelon ne kryeqendren e metropolit evropian AFP-ne (Agjensine Frans Press). Qellimi i tij ishte qe te njejtin lajm, mundesisht ta shese ne sa me shume kliente. Gjithkund te jete i pari, kjo ishte endrra e Paul Julius Reuters, i cili ne vitin 1851 ne Londer, themeloi agjenturen e vet te pare te lajmeve "Reuters". Cdo lajm lajm ta dergoj e lancoj sa me shpejt e me "me kohe" se sa agjensite e tjera te lajmeve.

    Problemi i madh: Sa jane lajmet objektive?

    Duke pasur parasysh rezultatet e kerkimeve shkencore mbi lajmet dhe perforcuar nepermes vrojtimeve te mediave, shohim se ceshtja mbi realitetin dhe objektivitetin e lajmeve qendron gjithmone aktuale dhe fushe interesi per shume shkencetare mediash, politologe, gazetare, filozofe dhe vete konsumuesit e produkteve mediale. Sa ka mundesi qe reportazhi i mediave te ndermjetesoje nje pasqyre objektive e reale te ndodhive, duke pasur parasysh ndikimet shumedimensionale qe ekzistojne rreth seleksionimit dhe transmetimit te lajmeve?

    Nuk informohemi drejt

    Para se gjithash kjo varet nga politika dhe qeverite. Se dyti, nga dobesia, kundershtimet dhe joprofesionalizmi i gazetareve dhe se treti nga presioni-dhune gazetaresk. Nje perfundim i tille do te ishte ne nje antagonizem te ashper me detyrimet dhe obligimet qe ka publicistika dhe mediat ne pergjithesi. E kjo kuptohet edhe ne kodekset e shumta te gazetareve ku thuhet: Kujdesi dhe sinqeriteti i informimit te drejte te opinionit, eshte nje nder obligimet paresore dhe fondamentale e mediave. Rreth diskutimit mbi ceshtjen se sa jane dhe mund te jene lajmet objektive, ka diskutime, mospajtime dhe argumente te ndryshme. Rreth termit "objektivitet" lidhet se pari norma profesionale. Se dyti, kerkuesit dhe pretenduesit-politike dhe se treti problemi teorik. Shquar nga pikepmja e gazetareve profesionaliste, objektiviteti eshte pikesynim, eshte nje norme qe udheheq e con perpara. E qe ne menyre empirike "nuk mund" te vertetohet e as te falsifikohet. Norma profesionale ka per qellim e detyre, te siguroje sa e shume standarde te caktuara profesionale, te permiresoje kualitetin e informimit/reportazheve.

    Objektiviteti, cili eshte ne te vertete?

    Objektiviteti mund te pershkruhet me fjale te tjera si ceshtje jurispondence (vertetesia, relevanza) dhe si jopartishmeria, neutraliteti, balanca. Ne kete menyre, termi "objektivitet" dhe "realitet" mund te kuptohet edhe ne kodeksin ligjor dhe ate gazetaresk. Si pretendues/kerkues politik, shprehja "objektivitet" ka nje funksion instrumental. Pretenduesit politike tentojne qe seleksionimin e lajmeve ta bejne ne ate menyre, qe te ndikoje ne interesa te caktuara politiko/ekonomike. Dhe permes mediave mundesisht sa me shume te ndikoje ne ndryshimin apo edhe ne konservimin e shoqerise. Kjo behet posacerisht e qarte kur gjate fushatave parazgjedhore, mediat akuzohen se mbajne kete apo ate interes te partive te ndryshme politike. Vete shprehja "objektivitet" na drejton ne problemin teorik psh. ne literature, psikologji, sociologji, flilozofi. Kjo interpretohet ne menyra te ndryshme. Sipas gazetarit te njohur Lippmann, problemi qendron ne ate se bota reale eshte aq "shume e madhe dhe shume komplekse, multidimensionale, qe ajo te mund te kuptohet aq lehte dhe pa telashe".

    Lajmet dhe e verteta ndryshojne nga njera-tjetra

    Sipas teorise se Lippmann-it lajmet dhe e verteta ndryshojne shume nga njera tjetra. Ajo cka konsiderohet per mediat "ndodhi e ngjarje", nuk eshte asgje tjeter pos rezultat i seleksionimit dhe procesit te perpunimit te lajmeve. I gjithe ky proces i konstruksionit te realitetit udhehiqet, dirigjohet dhe perpunohet nga mediat. Nga kjo del se mediat ne funksionin e tyre mund te quhen "organe kolektive" qe realitetin e shoqerise e interpretojne dhe konstruktojne ne nje episod qe quhet lajm. Nga kjo lind dhe pyetja sa objektive jane lajmet, si seleksionohen ato, si ndertohen ato? Se fundi, a jane ne gjendje qe ato, pra lajmet te bejne interpretimin objektiv te kesaj bote reale, "shume te madhe e komplekse"? Lajmi eshte lajm atehere dhe vetem atehere, kur mediat ndodhin nga nje kend i larget i botes, ne menyre te padjallezuar opinionit ia afron dhe sqaron, ia ben ta shohe e degjoje ta "perceptoje e shijoje".


    *Autori eshte diplomuar ne shkencat e Mediave, Filmit dhe Komunikimit ne Universitetin e Oslo-s, Norvegji

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    mendimi im:
    se pari duhet te percaktohet qarte se cfare duhet te quajme lajm,
    cfare perben nje lajm

    sa per temen, ne ekranet tona pak lajme objektive ka dhe kjo vjen nga shume aresye,
    ndergjegja,
    aresyet politike,
    profesionalizmi ..........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hope31 : 23-08-2007 mė 04:21
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Tre lajmet e javės
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 23:27
  4. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •