Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Miratohet projekti për ndërtimin e një godine të re Parlamenti

    Rozeta Rapushi
    E Premte, 29 Qershor 2007

    Parlamenti do te dominoje mbi dy institucionet kryesore te shtetit, Presidences dhe Kryeministrise. Nje ndertese teper e ndricuar, qe do te ngrihet disa metra me lart dy institucioneve kryesore te shtetit dhe do i jape nje pamje krejt tjeter bulevardit "Zogu i Pare". Keshtu do te jete, kompleksi i ri parlamentar qe pritet te nise te ndertohet vitin e ardhshem dhe qe do te respektoje dhe vizualisht formen e regjimit te shtetit shqiptar, Republike parlamentare. Juria nderkombetare perzgjodhi dje si fituese firmen Zvicerano-Shqiptare qe eshte nje bashkepunim mes arkitekteve Mario Campi, Fabio Reinhart dhe Agron Jano. Kjo firme duke ju pershtatur Kushtetutes qe e percakton Shqiperine si Republike Parlamentare, ka marre persiper te nxjerre shume ne dukje kompleksin e ri parlamentar, qe do te qendroje mbi institucionet e para te shtetit qe jane Presidenca e Kryeministria e ndodhen afer tij. Eshte ende heret per te nxjerre shifra se sa do te kushtoje godina e re e stermadhe e Parlamentit, nga rikonstruksioni e ndryshimi i se ciles do te dalin ne "qiell te hapur" shume institucione te tjera, si Kontrolli i Larte i Shtetit, Avokati i Popullit apo Gjykata Kushtetuese. Arkitekti shqiptar, Agron Jano, fitues i konkursit te djeshem per ndertimin e kompleksit parlamentar tha per gazeten "Koha Jone" se kostoja e ndertimit te kompleksit te ri parlamentar, do te varet disi dhe nga fondi i buxhetit qe shteti do te percaktoje per kete strukture si dhe materialet qe do te perdoren. Procedura e kerkon qe nga projekti i paraqitur dje, nga firma zviceriano-shqiptare e deri ne venien ne zbatim si ide te tij, kerkohet nje periudhe gjashte-mujore. "Perzgjedhja e projektit fitues u be nga nje juri nderkombetare e perbere nga emrat me ne ze te arkitektures boterore. Fakti qe studiot ishin nga me prestigjiozet dhe juria ishte po aq prestigjioze, me ben te mendoj se kompleksi i ri parlamentar do te jete po ashtu i kesaj kuote dhe i ketij niveli", tha pas shpalljes se firmes fituese, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit uroi qe te jete ajo qe do te vendose gurin e pare te godines se re te Parlamentit, nderkohe qe u shpreh se nga pikepamja arkitektonike po e orientojme Shqiperine drejt nje te ardhmeje evropiane. Ne konkursin nderkombetar per kompleksin e ri parlamentar, paraqiten kerkesat per pjesemarrje 45 studio arkitekture nga te gjitha shtetet fqinje, por dhe nga Gjermania, Anglia, Franca, Belgjika, Spanja, SHBA, Malajzi e Japoni. Pas shqyrtimit te kerkesave te paraqitura, Komisioni i Vleresimit te Ofertave, i ngritur me vendim te Kryetares se Kuvendit, perzgjodhi 10 studio, te cilat paraqiten projektet e tyre ne seance publike.

    Epersia

    Shume shpejt Parlamenti do te jete nje nga institucionet qe do te bien me ne sy ne vend. Nga struktura e miratuar dje, kompleksi i ri parlamentar do te jete me i shndritshem dhe me i larte se dy institucionet kryesore te shtetit shqiptar, Presidences dhe Kryeministrise. Kjo ka lidhje disi dhe me Kushtetuten e cila e percakton Shqiperine si nje Republike Parlamentare. Do te jete nje objekt i shndritshem, i cili do te nxjerre jashte loje disa institucione qe kane qene "strehuar" ne kete godine.

    Fituesi

    Studio e arkitektures zviceriano-shqiptare me arkitektet Mario Campi, Fabio Reinhart dhe Agron Jano fituan dje, konkursin per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Kjo u perzgjodh mes 10 studiove qe ishin ne gare per te marre persiper ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Ne vend te dyte, ishte studio CoopHimmlblau Prix & Seiczinky & Dreibholz ZT Gmbh, nga Austria dhe ne vend te trete u shpall Mario Cucinella Architects S.r.l dhe Politecnica-Ingegneria e Architettura SCRL, Itali.

    Ndertimi

    Ndonese u perzgjodh dje, studioja, e cila do te projektoje ndertimin e kompleksit te ri parlamentar eshte ende heret per te folur mbi nje periudhe, se kur do te nisin realisht punimet. Gjashte muaj eshte procedura, qe projekti i paraqitur nga studioja zviceriano-shqiptare te zbatohet ne realitet e me pas do te mund te nisin punimet. Kostoja varet nga fondi qe qeveria shqiptare do te jape per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Ndersa fondi, ende nuk eshte percaktuar nga qeveria shqiptare.

    Studiot qe konkurruan

    AMA Architecture dhe Daudre-Vignier architecte France

    CoopHimmlblau Prix & Seiczinky & Dreibholz ZT Gmbh Austri

    E.M.B.T sl, ODB Architects, HORMA AND Spanje/Angli/ Itali

    GMP, RA Consultino S.r.l (Itali) Gjermani/Shqiperi

    Hijjas Kasturi Associates Sdn Malajzi/Itali/Angli

    Irlande/Shqiperi

    Ishimoto Architectural & Engineering (Tokyo) Japoni/Itali

    Mario Campi, Fabio Reinhart, Agron Jano. Zvicer/Shqiperi

    Mario Cucinella Architects dhe Politecnica-Ingegneria Itali

    Samyn and Partners Ingegneria Belgjike/Itali

    Studio Architetto Mario Botta Zvicer
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    #VamosArgentina

  2. #2
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Te gjitha i kishte Selimeja, mungonte ferexheja!


    Nje ndertese teper e ndricuar ne nje vend ku akoma nuk ka drita 24 ore.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 10:34
  2. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  3. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  4. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  5. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •