Pjesa mė e madhe e pjesėmarrėsve nė sallė e dinin mirė se kėto fjalė tė ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani, nuk ishin tė vėrteta tė paktėn pėr dy nga 21 oficerėt qė morėn diplomat e trajnimit pėr "Drejtues tė lartė". Ndarja e diplomave ėshtė bėrė ditėn e djeshme pas trajnimit tė organizuar nga misionet e asistencės PAMECA dhe ICITAP, si dhe partnerėt gjermanė qė ndihmojnė policinė shqiptare. Dy oficerėt qė morėn dje diplomat e trajnimit, jo vetėm qė nuk patėn shansin tė zbatojnė nė praktikė aftėsitė e pėrfituara gjatė kursit, por u shkarkuan nga detyra vetėm pak orė pasi kishin marrė diplomat e trajnimit. Nuk kishin kaluar shumė orė nga ndarja e diplomave kur dy oficerėt qė sapo kishin pėrfunduar trajnimin janė lajmėruar se ishin shkarkuar nga detyra nė kuadėr tė shkurtimeve tė fundit nė organet e rendit. Ceremonia e ndarjes sė certifikatave tė trajnimit ėshtė zhvilluar dje rreth orės 10:00 nė Tiranė, ndėrsa pak orė mė pas, dy prej oficerėve tė trajnuar nga misionet PAMECA dhe ICITAP janė lajmėruar pėr shkarkimin e tyre nga detyra. Siē pohuan drejtuesit e kursit dje nė ceremoninė e dorėzimit tė diplomave, oficerėt shqiptarė qė kanė marrė pjesė nė trajnim kanė arritur rezultate tė kėnaqshme nė pėrvetėsimin e dijeve profesionale. Shkarkimet
Njėri prej tė shkarkuarve pak orė pasi ka marrė certifikatėn e specializimit ka qenė A. Hajdarmataj, inspektor i Antitrafiqeve nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė. Ai mė parė ka kryer rolin e shefit tė komisariatit tė Mirditės ndėrsa ka prezantuar tema mbi policinė nė disa konferenca ndėrkombėtare. I shkarkuari tjetėr pas trajnimit, mėsohet se ėshtė punonjės i njė komisariati i evidentuar pėr rezultatet gjatė ushtrimit tė detyrės. Asnjė shkelje, asnjė masė disiplinore dhe asnjė vlerėsim negativ nuk ka ekzistuar pėr oficerėt qė u shkarkuan vetėm pak orė pasi kishin marrė diplomėn e specializimit pėr "Drejtues tė lartė". Argumenti i largimit tė tyre nga puna ka qenė shkurtimi i 852 vendeve tė punės nė policinė e gjithė vendit dhe Ministrinė e Brendshme. Gjithēka ka ndodhur me dy prej oficerėve tė lartė tė policisė qė janė njoftuar pėr shkarkimin vetėm pak kohė pasi kishin marrė diplomat fillimisht ka habitur dhe mė pas ėshtė pėrcjellė me shqetėsim nga partnerėt ndėrkombėtarė. Organizatorėt e trajnimit por edhe partnerė tė tjerė ndėrkombėtarė qė asistojnė policinė shqiptare, dje nė mbrėmje kanė zhvilluar njė takim me drejtues tė Ministrisė sė Brendshme. Nė kėtė takim mėsohet se partnerėt e huaj e kanė cilėsuar shumė tė rėndėsishėm investimin qė bėhet me trajnimin e punonjėsve dhe se edhe mė parė janė shkarkuar nga policia punonjės tė trajnuar sipas programeve bashkėkohore.
panorama
Krijoni Kontakt