Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    30-vjecaret: Mjaft me te dashurit, duam burre dhe femije

    Per nga aspekti biologjik, te pakten deri ne moshen 32-vjecare, nje femer duhet ta kete krijuar familjen e saj. Dekadat e fundit te mbushura me idene e pavaresise ne jeten e femres, duket se i dehen shpejt me liri ato. Dhe i bene me ne fund qe te kthejne syte te vlerat e verteta, sic eshte familja dhe te pasurit femije.

    Kane vendosur te ngrene me ne fund nje familje. Mjaft me me kercimet deri ne mengjes, nderrimin e te dashurve sipas qejfit, shoppingjeve pa kriter apo aperitiveve ne baret e vetmuar. Kjo "mode" e shpikur dekadat e fundit, duket se po merr fund te femrat 30-vjecare. Tani, sapo u troket ora biologjike e te qenit prej tre dekadash ne jete, te fejuara apo jo, te zena me pune apo jo, kane vetem nje detyre dhe nje deshire: te behen nena! Pra, duket se po merr fund epoka e heroinave te librave bestseller apo aktoreve te filmave moderne, qe kishin ne qender te tyre, femrat e shfrenuara, te dehura me liri, per te cilat familja ishte gjeja e fundit qe u shkonte nder mend. Permendim per shembull librin e njohur "Ditari i Brixhit Xhons", i cili arriti te shitej ne 16 milione kopje ne te gjithe boten. Ai eshte ditari ekzemplar i nje femre 30-vjecare, te mbushur me celulit dhe me melankoline e se dieles pasdite. Por, duket se libra te tille, po e ndryshojne rrjedhen e tyre te rrefimit, duke pasur ne qender gjithmone e me teper femra, te cilat ne moshen 30-vjecare kane deshire te kene nje femije dhe i kthehen tradites se nenave te tyre, pra krijimit te nje familjeje. Sipas teorise me te fundit te nxjerre edhe nga psikologet, per nga aspekti biologjik, te pakten deri ne moshen 32-vjecare, nje femer duhet ta kete krijuar familjen e saj.

    Deri tani, radha e femrave 30-vjecare te cilave "as ua ndjente te martoheshin" ka qene me se e gjate. Por, pikerisht, sqarojne psikologet, dekadat e fundit te mbushura me nje ide te tille mbi jeten e femres, duket se i dehen shpejt me liri ato. Dhe i bene me ne fund qe te kthejne syte te vlerat e verteta, sic eshte familja dhe te pasurit femije. Tani duket se edhe ne letersi apo ne kinema, po lulezon tendenca "e femrave te reja nena dhe jo atyre qe jane ne krize identiteti dhe kujtojne se argetohen duke shkuar sa te krahet e nje mashkulli, ne nje tjeter". Por edhe shkrimtaret si Sofi Kinsella, Laura Zigman, Xhein Grin, Emili Gifin dhe Xhill Kargman, e kane gjetur "burrin" e tyre dhe kane krijuar familje. Ne fakt, tendenca e re, e cila i pershtatet tradites se shkuar, pra familjes dhe jo jetes se lire te femres, u pa qe te filmi "Seksi dhe qyteti", ne te cilin personazhi Miranda, zgjodhi memesine dhe beri nje femije me ish-shokun e saj te dikurshem. Duket se e njejta gje do t'i ngjase edhe Kerrit ne episodin e fundit te serise me Mister Bigun, ku do te mbetet shtatzene.

    Edhe Sofi Kinsella, autorja e "I Love Shopping" (Vdes te blej gjera) nje titull i cili ne fakt sinjifikon gjithcka mbi filmin, ka shkruar nje romance te re, e cila flet mbi ndjesine e te qenit nene. Tani libri quhet "I love shopping per il Baby" (Vdes te blej gjera per beben). Nderkaq, autorja tjeter, Jill Kargman, ka publikuar nje liber, qe tregon aventurat e nje nene te re dhe femijes se saj. Por, kjo ere ndryshimesh ne mentalitetin e ri te krijuar te femrat qe po u troket dekada e trete e jetes se tyre, duket se ka pasur efektet e saj edhe te statistikat e fundit te lindshmerise. Keshtu, ato konfirmojne se te pakten, ne Itali, vajzat e moshes 30-35 vjec, kane nisur te ndergjegjesohen se ne jeten e tyre u duhet nje femije. Keshtu, ne Evrope treguesi i lindshmerise eshte me i larte ne France, me 800000 lindje me shume vitet e fundit dhe me 2 femije mesatarisht per cdo femer 30-35 vjece. Ne kete shtet, buxheti total parashikon te pakten 12 per qind te tij, per mbeshtetjen e familjes.
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dhe s'ka si te ndodhe ndryshe ne shoqerine njerezore ne vazhdim. Ndodh vetem ajo ,qe ne faza te ndryshme te shoqerise, shkaktohen kriza marredheniesh mes njerezve, kriza familjare, kriza individesh. Atehere vrapojne strukturat dhe superstrukturat e sistemit te absolutizojne relativitetin e krizes, duke arritur deri ne fatalizem dhe injorim te shoqerise dhe familjes, te dashurise dhe seksit, etj, etj. Gjthshka kthehet ne biznes, sepse vete biznesi eshte kthyer ne gjithshka. Absolutizimi fsheh relativitetin e fenomenit, per aq kohe sa vete fenomeni eshte ne krize. Por mjafton te depertohet sadopak brenda fenomenit, per te ndjere e kuptuar te verteten e deshiruar nga qenia njerezore. Dhe e verteta nuk eshte aspak kundra familjes, kundra marteses, kundra ciftit bashkeshortor. Te vonuarat e sotme, qe tashme deshirojne nje familje, neser do jene tamam ne kohen e tyre normale, per te gezuar e shijuar magjine e jetes familjare.
    -----------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ!

  3. #3
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    po kush i mer se ;P
    Partizoni

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Nė Shqipėri punojn 50 mijė fėmijė
    Nga Hyllien nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. 6700 fėmijė punojnė e lypin nė Shqipėri
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 08:42
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •