Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Eja mė 30

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719

    Eja mė 30

    http://vetevendosje.org/sh/images/st...endosje_92.pdf

    Eja mė 30

    Shqiptar Oseku

    Krerėt e korruptuar kanė nisur ta shajnė “Evropėn kurvė”, pa u kujtuar fare se kjo sjellje bėn pjesė nė mostrėn e dėshtimeve tė tyre politike. Zemėrimi i tyre i shpifur kėrkon ta fsheh fajin e tyre nė dramėn e Kosovės. Por protestat, qė tani po ngriten edhe nė institucionet koloniale tė UNMIK-ut, po ua paralajmėrojnė fillimin e fundit

    “Uh! Evropė, ti kurvė e motit
    qi i rae mohit besės Zotit
    po a ky a shej i qytetnis
    me da tokėn e Shqypnisė
    per me mbajt kėlysht e Rusisė?”.

    Vargjet e Gjergj Fishtės, bardit tė nacionalizmit shqiptar, shkruar para njėqind vjetėsh, janė pėrsėritur nga plot breza shqiptarėsh zemėrplastė. Mjerisht, ato janė keqkuptuar goxha shpesh. Pse austriakėt na kishin faj qė bajraktarėt nė Shalė e Shosh s’lejonin tė vihet kufiri, meqė kishin rėnė nė gjak pėr njė lopė, a njė arė, a diēka tė ngjashme? Na kanė faj neve evropianėt sot, qė i kemi lėnė ata tė ekipit negociator ta shkėrryejnė veten e neve nė sytė e botės?
    Ne na e kanė anuluar demokracinė me dekret, e dikush ende e luan “deputetin” nė “parlament”. Ne na vrasin rrugaēė tė huaj kėtu nė shtėpi, e disa negociojnė matanė shtatė malesh pėr “pavarėsi”. Dikush deklaron miliona euro tė ardhura pa prekur punė me dorė, e tė pabukėt ua qajnė hallin, “ranė copė pėr Kosovė tė shkretėt, po ē’e do”...! E pra, kush na ka faj? Kush guxon tė thotė, se ne s’paskemi mundur tė bėjmė mė shumė?
    Gjysmė shekulli pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur bashkėsia ndėrkombėtare vendosi tė thoshte njėzėri “Kurrė mė!”, nė Kosovė po reprizohet sėrish Mynihu 1938. Perėndimi po e sakrifikon njė vend tė pėrcėlluar nga pastrimet etnike, pėr t’i kėnaqur pasionet nacionaliste tė shtetit agresor. Veēse, pėr dallim nga ēekėt e sllovakėt, qė ranė pré e njė thepisjeje historike, shqiptarėt po shkelen nė orėn e triumfit global tė demokracisė. Ēekėt mbase s’mund tė bėnin gjė, meqė ishin kohėra tė turbullta. Por ne sot mund tė bėjmė goxha fort mė shumė se ē’kemi bėrė gjer tash pėr veten, pėr vendin tonė, e pėr familjet tona.
    Ka dallim pėr Bushin, Putinin e diplomatėt e tyre, a dalin dhjetė mijė, apo njė milion burra, gra e fėmijė nė rrugėt e sheshet Prishtinės, pėr tė kėrkuar mėvetėsi. Ka dallim kur brohorisim ca e vejmė nė shtėpi, e kur e zaptojmė Prishtinėn pėr ta shprehur paqėsisht por me ngulm pakėnaqėsinė tonė, me ditė, me javė, a me muaj po qe nevoja. Pėr bashkėsinė ndėrkombėtare, ka dallim absolut a u vemi pas krerėve tė korruptuar si cjapi pas kasapit, apo i sfidojmė ata.
    E pra, ka ardhur momenti t’u themi atyre: Mjaft! Hidhėrimi i shtirur i bajraktarėve ndaj lojės me afate ėshtė loja e tyre e fundit. Ai ėshtė sajuar pėr ta maskuar fajin e tyre personal e kolektiv nė kėtė tragjedi. Tash ata vetė e shajnė “Evropėn kurvė”, pa u kujtuar fare se si e paskan prurė athua punėn qė t’u pėrsėritet kėshtu historia. Ata shajnė “kurvė”, shkaku qė t’u shpėtojnė sharjeve vetė.
    Ekipi negociator ėshtė ai qeni i keq, qė na e ka prurė ujkun nė torishtė. Ne i akuzojmė ata si fajtorė, pse kanė pranuar ta negociojnė pavarėsinė. I akuzojmė ata si fajtorė, pse e kanė pranuar anulimin e demokracisė qytetare. I akuzojmė ata si fajtorė, pse kanė pranuar njė “zgjidhje” qė e sakatos Kosovėn. I akuzojmė ata si fajtorė, pse persekutojnė qytetarė qė ushtrojnė tė drejtėn demokratike pėr t’u shprehur kundėr. I akuzojmė si fajtorė, pse po hamenden sėrish tė nisen njė rruge qė sjell veē zezonė pėr tė gjithė ne. I akuzojmė si fajtorė, por edhe si tė marrė, pse u kanė hyrė kėtyre aventurave, ndėrsa miqtė e aleatėt tanė janė tė pėrqendruar tjetėrkah. Gjer sot, ēmimin e fajit dhe marrisė sė tyre e kemi paguar edhe unė e ti, e familjet tona. Gjeniu Fishta, qė na sheh nga qielli, sikur tė kish shkruar pėr ta:

    “O Perendi a ndjeve
    tradhtarėt na lanė pa Atdhé.
    E Ti rrin e gjuen me rrfé,
    Lisat n’pėr male kot!”

    Them se nė kushtet tona, ky citat vlen goxha mė fort se ai pėr “Evropėn kurvė”. Por me 30 qershor, ti ke mundėsi tė zgjedhėsh se cilin prej tyre e preferon mė shumė. Nėse do tė plakesh nėn tulet e shkurtesave ndėrkombėtare, pa shtet, pa tė drejta, e pa liri, rri nė shtėpi – e truje Evropėn. Nėse do mė mirė, eja me ne. Zgjedhja ėshtė e jotja, qytetar i Kosovės.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skipetar : 26-06-2007 mė 20:35
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Plotėsisht e drejtė. Mė mir vonė se kurrė.
    Po citoj kėtu Ismail Qemalin i cili ka thėnė:
    "Njė fėmij qė fle,rritet!
    Njė komb qė fle,vdes."

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •