Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84

    Keni kujdes vëllezër e motra Shqipëtar..

    Ju përshëndes të gjithve.

    Titulli i temës është "të keni kujdes".. mirëpo për çfarë duhet të kemi kujdes? shpeshëherë na është përsëritur historia. Siç thuhet; "Ai popull i cili nuk mëson nga gabimet, atij i përsëritet historia". Gjithnjë i njejti skenarë: po vdesin t'bijtë e shqipes, shiten për interesat e tjetërkujt, po shkelët mbi gjak të të rënëve për Liri e Bashkim.

    1: Kosova, Kosovarët; përse i quajmë shqipëtarët e Kosovës, kosovarë? ky është thjeshtë një imponim sllav, me qëllim që të na ndaje popullin, në shqipëtarë dhe kosovarë. Dhe nëse ne pranojmë këtë manipulim, pranojmë ndarjen e popullit; që rezulton ndarje të përherëshme të trojeve shqipëtare. Fëmijëve shqipëtarë në Kosovë po u mësohet se janë kosovarë. Ky manipulim e krijon faktin se shqipëtarët janë një popull dhe kosovarët janë një popull, me çka e hedhin poshtë faktin "një popull, një shtet".

    2: Kosova, kosovarçe; kanë dalë dhe ca intelektualë t'cilët e quajnë dialektin gekë gjuhë në vete.. DIALEKTI kosovarë, aq i bukur që është, është dialekt dhe jo gjuhë në vete. Me këtë teori të poshtër dhe të rrejshme nuk arrihet tjetër perveç ndarje të popullit.. "një gjuhë, një popull" .. pas pranimit të kësaj gënjeshtre nuk vlenë më, por "dy gjuhë, dy popuj"..

    3: Kosova, islamistët; kam dëgjuar shpeshëherë të përdorët brënda popullit "myslimanët" apo "t'krishterët".. gjerë tani kemi jetuar në paqë dhe harmoni me njëritjetrin, nuk bën të lejojmë që të ndahemi në grupe.. jem një Popull të quajtur Shqipëtarë, kem një flamur nëpër shekuj të larë me gjak të cilin s'bashku e kemi derdhë!

    serbët, kroatët dhe boshnjakët janë të një gjaku, gjak sllavë. mirëpo janë ndarë në popuj përshkak të fesë: serbet (ortodoks) kroatët (katolik) dhe boshnjakët (myslimanë) këta kanë humbë vlerat e tyre kombëtare dhe kanë bërë vëllavrasje me luftërat që bërën me njëritjetrin. Këta tre grupe thojnë edhe se kanë gjuhë të ndryshme, mirëpo fakt është se ndahen thjeshtë në dialekte. Janë ndarë sepse kanë përmbush të tre pikat e përmendura më lartë.. të mos e bëjmë dhe në këtë gabim.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Të lumtë ajo dorë dhe ajo mëndje.Aty është dhëmbja e krejt kombit Shqiptar i cili sipas statistikave të fundit përbën 14.3 milion në gjith botën.Më shum se sa kombi grek e të tjerë që pretendojnë qytetërimin.Besoj kuptohemi.Nuk ka për të shkuar as ideja sllave dhe as greke gjersa jemi gjallë me shqipen dykrenare në krye.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84

    Angry europa dëshiron dialog të ri..

    http://www.euronews.net/index.php?pa...e=432568&lng=3

    lajmet jan në gjuhën gjermane, për ata që nuk mund ta kuptojnë:

    bernhard kushner dëshiron negociata të reja mes shqipëtarëve dhe serbëve. edhe pse kishte njëherë në vienë. shqipëtarët duan pavarësi të plotë, ndërsa serbët ofrojnë autonomi të gjëre (të cilën e kishim njëherë).
    edhe pse nuk kan ndryshuar kërkesat e të dya palëve dëshirohen negociata të reja mes prishtinës dhe beogradit.

    po përsëritet historia, sepse në 1912, poashtu në vienë u është siguruar shqipëtarve (Ismail Qemajlit) mbështetja nga ane e shteteve evropiane. mirëpo kurë erdhi momenti të shtrëngojnë grushtin naj kthyen shpinen. poashtu ndodhen edhe sot. na kan dhënë shpresë .. dhe tani? negociata të reja (të vjetra).
    ------------------------------------------------

    Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare , Fazli Veliu, citohet të ketë deklaruar për shtypin e sotëm në Maqedoni se shoqata të cilin ai e drejton është e gatshme të tuboj rreth 10 mijë ushtarë të cilët do të ndihmonin Kosovën në të gjitha apektet. Poashtu edhe Besim Hoda kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka thënë se organizata e tij është e gatshme të tuboj rreth 1700 ushtarë për në Kosovë.
    Këto reagime të shoqatave të luftës në Maqedoni vijnë një ditë pas paralajmërimeve të disa shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së , sipas të cilave nëse pavarësia e Kosovës nuk arrihet shpejt ato do të detyrohen të veprojnë si ushtarë të UÇK-së.

    http://lajmet.com/cutenews/search.ph...s&start_from=&
    ----------------------------------------------

    kështu pra po ecin gjërat.. i harruam dëshmorët dhe familjet e tyre.. e harruam emanetin e tyre për bashkim, dëshirojmë ndarje të popullit, ndarje të trojeve.. e tani kjo tokë sërisht ka etje për gjak.
    duhet të mësohemi të mos themi gjithnjë vetem "po" apo "amin".. pa marë parasysh se ç'na propozojnë të tjerët .. ne themi "amin". mjaft me amina e me mashtrime, tani jemi ne "negociata" dhe tani duhet të ngritim zërin. sepse nesër mund të jetë vonë.. dhe flamuri ynë do të skuqet dhe më shumë..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Fati I Kosoves(dardanis)

    FATI I KOSOVES (DARDANIS) dhe trojeve Shqiptare

    Të nderuar bashkatdhetar ku do qe jeni dhe nga do qe jeni, Shqiperi, Kosove(Dardani), Qameri, Malsi, Presheve, Bujanovc, Maqedoni dhe ju nga te gjitha trojet shqiptare.

    Siq po shifet Evropa dinake eshte duke luajtur me fatin e popullit Shqiptar ne shekullin XXI.

    I bej apel te gjithe Shqiptarve, qe kete here, mos ta lejojm historin te perseritet sikur ne vitin 1913. Qeshtja e Kosoves (Dardanis) eshte shanci i fundit qe ti thojm Botes se ne jemi Shqiptar, qendrojm unik perball fortunave si qdo here. Te mos lejojm qe dikush tjeter te luaj me fatin e trojeve Shqiptare. E kemi amanet nga te paret dhe eshte obligim moral dhe kombetare qe te jemi qdo here te gatshem per qeshtje Kombetare Shqiptare.

    Kishte qen mire dhe e rruges te fillojm nje peticion per te gjithe Shqiptaret e trojeve Shqiptare, qe ti fillojm nje presion qeverive Shqiptare te jene me te fort me unik dhe mos te lejojn lojen e vjeter te vitit 1913 te aplikohet prap ne Kosove.
    Nje per te gjithe, dhe te gjithe per nje. Sot nuk jemi as me pak e as me shume se afer 10 milion Shqiptare ne trojet Shqiptare, dhe nese edhe kete here humbim ate qe kemi luftuar me shekuj ta kemi, atehere eshte tmerre dhe mekat per Shqiptaret qe te jetojn si komb.

    Nuk ka Shqiperi pa Kosove, as Kosove pa Shqiperi.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84

    3 luftëra...

    3 luftëra kaluan..

    ..kosovë, lugina e preshevës, maqedoni..

    sukses patëm vetëm në kosovë, ku jemi duke arritë qëllimin e pavarsisë dhe të vazhdojmë sipas dëshirës së shumicës drejtë bashkimit kosovë - shqipëri.. në një shqipëri.

    lugina e preshevës tani edhe më zi se që ishte, sepse atëher kur ishte shansa për të çliruar ata troje u shitën laviret e quajtur politikan.

    e njejta ndodhi në iliridë. filloj për bashkim, vazhdoj për "drejtat njerzore", përfundoj ashtu siç ishte më parë.. pa asnjë ndryshim. dhe jo kaq, por ai ish-udheheqësi politik i ish - ushtrisë çlirimtare kombëtare sot përkrah fuqishëm qëndrimin shtet të IRJM-së.

    këta fakte të luginës dhe të iliridës e bëjnë gati se të pamundur për një ndarje politike nga formacioni i tashëm. vallë a do të duhet dhe një luftë gjithëpërfshirëse nga e cila do të ktheheshin trojet shqiptare në formën e tyre natyrale.

  6. #6
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Eh more Avni Mehmeti,spo e di po shum sakt i ke then do gjera te pergezoj per temen nuk di nuk di cka me shtu me po ishalla behet me mire se keshtu nuk shkon valla.

    Jane munduar te na zhdukin me qindra vjete nuk na kane zhdukur,jemi munduar te shohim sado pake drite me duket se perseri na terojn po prej kujt vin kjo hmm spo e di dikur thoshin "EUROP MOJ URUSPI" me te vertet keshtu eshte.

    Ishalla me te mira Shipe.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga ximi_Te
    Eh more Avni Mehmeti,spo e di po shum sakt i ke then do gjera te pergezoj per temen nuk di nuk di cka me shtu me po ishalla behet me mire se keshtu nuk shkon valla.

    Jane munduar te na zhdukin me qindra vjete nuk na kane zhdukur,jemi munduar te shohim sado pake drite me duket se perseri na terojn po prej kujt vin kjo hmm spo e di dikur thoshin "EUROP MOJ URUSPI" me te vertet keshtu eshte.

    Ishalla me te mira Shipe.
    të përshëndes ximi dhe të falenderoj për përgëzimet.

    gjithënjë kemi qenë vetëm një hap para zgjidhjes së çështjes shqipëtare, mirëpo në hapin e fundit kemi ngrënë kurthet e kundërshtarëve.

    një problem tjetër i paraqitur gjatë historisë tonë është se nuk jemi nisur për në luftë të bashkuar.. por të ndarë kemi filluar, të bashkuar kemi vazhduar, por, sërisht të përçarë kemi përfunduar, dhe kjo na bën të mbetemi ashtu siç jemi.

    ne shqipëtarët, aq të "civilizuar" që kemi dëshirë të jemi, jemi një popull antik dhe mjaftë luftarak. gjerë tani kemi filluar luftërat vetëm për t'u mbrojtur. për të mbrojtë familjen, shtëpinë dhe fqiun. jam i bindur se po filloj një luftë gjithëpërfshirëse me një analizë të gjërë do të kishim më shumë pushtet. mirëpo atëher me kohën do të zhvilloheshin trazira të reja, nga okupuesit e tanishëm, të ndjenjurit të okupuar të atëhershëm. kështuqë, Zoti na ndihmoftë.

  8. #8
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    MIr e kie O Avni po asht puna se me 1912 na ka tradhtuar Evropa kurse tash si duket do te tradhtohemi nga shum vende te botes qka nuk ben ta leshojm hapin mirpo duhet ti tregojm botes kesaj here do ta qojme deri ne fund amanetin e deshmoreve qe dhan ate me te shtrejten per liri se nuk ben ndryshe.
    URIME FITOREN PDK

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga ment
    MIr e kie O Avni po asht puna se me 1912 na ka tradhtuar Evropa kurse tash si duket do te tradhtohemi nga shum vende te botes qka nuk ben ta leshojm hapin mirpo duhet ti tregojm botes kesaj here do ta qojme deri ne fund amanetin e deshmoreve qe dhan ate me te shtrejten per liri se nuk ben ndryshe.
    rrnofsh ment. amaneti duhet të qohet gjerë në fund, gjerë në burrin e fundit. përndryshe sërisht do të duhet t'ju hymë në bythë fuqive botërore.

    kam një lutje ment, mos e merr me keqkuptim, por në statusin tënd lexova "për një shqipëri të madhe", do kishte qenë mirë sikurse ta kishe ndryshuar në "për një shqipëri të bashkuar" sepse shqipëri e madhe don të thotë që kemi ndërmend të okupojmë toka të huaja me të cilat do të bënim një shqipëri të madhe..

    përshëndetje.

  10. #10
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Avni Kuptimi i shqiperis se madhe eshte per nji shqiperi te Bashkur e me te madhe se kjo qe eshte dhe me shpres si te bashkohet behet edhe e madhe ky eshte kuptimi i shqiperis se madhe
    flm
    URIME FITOREN PDK

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  4. Subject: FW: VELLEZER SHQIPTARE NDERGJEGJESOHUNI.....
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 13:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •