Mė 27 janar 1756 u lind nė Straßburg, Wolfgang Amadeus Mozart, njė fėmijė gjeni i muzikės. Por megjithė sukeset e tij tė fillimit kompozitori vdiq mė 5 dhjetor 1791 i varfėruar nė Vjenė. Vetėm pas vdekjes sė tij ai u nderua si njė nga gjenitė mė tė mėdhenj tė muzikės tė tė gjitha kohrave. Sa i pasur do tė kishte qenė sot me licencat e produkteve tė shumta me emrin e tij. Ēokollatat mozart, bombone tė mbushura me marcipan janė varianti mė i thjeshtė, thotė organizatori i vitit tė Mozartit nė Vjenė Peter Marboe. "Ne kemi marrė letra, ku shkruhet unė e di se ku ėshtė i varrosur Mozarti dhe nėqoftėse marr prej jush disa qindramijėra euro mund t“ua tregoj", deri tek ofertat me tė pabesueshme pėr produkte dhe projekte nga mė tė ndryshmet. "Ka libra kriminalė me Mozartin, biografi tė reja, romane dhe ese shkencore me rezultate nga studimet e fundit pėr Mozartin.
E qartė ėshtė, se Mozarti qė nė vitet e para ka treguar njė talent tė jashtėzakonshėm muzikor. Pėrpjekjet e para pėr tė kompozuar i ka bėrė qė nė moshėn pesė vjeēare. Kur ishte shtatė vjeē i mėsoi vetes violinėn dhe organon, kur ishte tetė vjeē kompozoi sonata pėr piano dhe kur ishte 12 operen e parė. Babai i tij Leopoldi, vetė mėsues muzike, e njohu talentin e tė birit dhe e prezantoi atė dhe motrėn Ana Maria brenda dhe jashtė vendi. Deri nė vitin 1766 babai sė bashku me fėmijėt udhėtoi ndėr tė tjera nė Paris, Londėr dhe Hagė. Mozarti dhe motra e tij luanin nė oborre dhe nė akademi publike. Por fillimisht Mozart debutoi nė Mynih dhe nė Vjenė, pastaj nė Augsburg dhe nė Frankfurt. Augsburgu ishte qyteti i lindjes sė Leopold Mozartit. Atje do tė festohet viti i Mozartit 2006 me rreth 80 aktivitete zyrtare nėn pėrkujdesjen e presidentit gjerman Horst Kėhler. Aktivitetet mė tė rėndėsishme do tė zhvillohen nė muajin maj.
Dy javė rresht do tė ofrohen vepra tė babait dhe djalit, nė mėnyrėn se si janė luajtur historikisht. Edhe nė Vjenė Mozarti duhet marrė seriozisht dhe jo vetėm pėr qėllime komerciale, thekson organizatori i vitit tė Mozartit nė Vjenė, Peter Marboe. Tė 30 milionė eurot, qė ka nė dispozicion do t“i shfrytėzojė nė rradhė tė parė pėr projekte me vlerė. Njė fond qė do t“i kishte shėrbyer edhe Mozartit tė ri, sepse ai konsiderohet si njėri nga kompozitoret e parė tė pavarur tė oborreve dhe pas periudhes sė fillimit si fėmijė gjeni iu desh tė punonte shumė pėr tė fituar jetesen. Qė kur ishte fėmijė Mozart u emėrua si koncertmaestro i orkestres sė oborrit nė Strasburg, nga ku nė gusht 1777 kėrkoi tė largohej. Nė Mynih dhe nė Mannheim Mozart u pėrpoq mė kot pėr t“u punėsuar. Edhe nė Paris ai nuk mundi tė zėrė vend dhe u kthye nė vitin 1778 pas vdekjes sė nėnės, Ana Maria nė Salzburg, si organist i oborrit. Salzburgu konsiderohet si qyteti i studjuesve tė Mozartit.
Shumė projekte artistike dhe ekspozita duhet tė hedhin nė vitin 2006 njė vėshtrim nė jetėn, vepren dhe qėnien e Mozartit. Pėr festimet e Salzburgut organizatori i tyre Peter Ruzicka i ka vėnė nė plan tė 22 operat e Mozartit. Sekretarja e pėrgjithshme e "Mozart 2006" nė Salzburg, Inge Brudil, e sheh vitin e Mozartit si njė feste tė madhe ditelindjeje. "Nė festėn e ditėlindjes ėshtė kėshtu, qė fillimisht luhet jubileu dhe jeta e tij, pastaj aty takon shokė dhe dashamirės sė ketij jubileu, kuptohet nga koha e Mozartit. Familja e tij do tė shfaqet, kėrcimi dhe loja po ashtu, siē bėhet nė njė festė tė vertetė. Pra njėriu shoqėrohet nga njė festė shumė e hareshme dhe mėson njėkohėsisht pėr jetėn dhe veprėn e Mozartit." Nė vitin 1782 Mozart u martua me Konstanze Weber. Me tė ai jetoi nė Vjenė. Jetesėn e fitonte duke dhėnė mėsim nė piano dhe shkroi i ngarkuar nga Perandori Josef i II-tė, Operen e tij "Rrėmbimi nga Sarai". Edhe opera komike "Nata e Figaros" u krijua me mbėshtetjen e perandorit Josef. Publiku megjithatė nuk e kuptonte muzikėn komplekse dhe pėrmbajtjen e tij kritike ndaj shoqėrisė. Situata ekonomike e Mozartit u keqėsua. Ai u emėrua nė vitin 1787 si kompozitor i oborrit, por rroga ishte e vogėl. 1791 u shfaq pėr herė tė parė opera "Fyelli magjik", njė nga sukseset e fundit tė Mozartit. Ai vdiq nė moshėn 35 vjeēare duke punuar mbi rekuiemin e tij. Nė vitet e fundit kompozoi ndėr tė tjera Sinfoninė e Jupiterit dhe Serenatėn me famė botėrore "Njė muzikė e vogėl nate". Mbi 600 vepra ka kompozuar Mozarti nė periudhėn e shkurtėr tė krijimtarisės ė tij. Njė repertor i gjere sinfonish, koncertesh, sonatash, operash, pjesė pėr kanto me pėrmbajtje laike dhe fetare. Shkaku i vertetė i vdekjes ėshtė i diskutueshem dhe ka shkaktuar spekullime, qė nga helmimi deri tek sėmundja e sifilizit. Wolfgang Amadeus Mozart u varros nė njė varr pėr tė varfėr nė varrezėn Shėn Marxer nė Vjenė, e cila restaurohet me rastin e ditėlindjes sė tij.
Veprat e Mozartit janė sot pjesė e literaturės muzikale botėrore. Edhe pse studimet e fundit kanė treguar se edhe gjeni si Mozarti merrnin nganjėherė melodi nga bashkėkohėsit e tyre si Jozef Haydni. Edhe pjesa teatrale "Amadeus" i P Shaffer dhe filmi i nderuar me Oscar i Milos Forman, ka ndryshuar bindjen pėr figurėn e kompozitorit tė madh. Krahas fėmijės sė vogėl gjeni, ėshtė Mozarti don Zhuan, kaoti gjenial, artisti i etur pėr tė jetuar dhe shkruesi i letrave tė paturpshme. Letrat e Mozartit janė lexuar ndėr tė tjerė edhe nga aktori dhe regjizori Klaus Maria Brandauer dhe do tė transmetohen nė vitin 2006 nė 365 ditėt e emisioneve kulturore tė ARD-sė. Pompozitet do tė ketė natyrisht edhe nė vitin e Mozartit. Me 27 janar Vjena pret me njė festė monumentale me premiera, koncerte dhe transmetime televizive nė tė gjithė botėn. Wolfgang Amadeus Mozartit do t“i kishte pėlqyer pa dyshim njė parti e tillė.
Krijoni Kontakt