Po hap kete teme sepse me intereson mendimi i shqiptareve ketu dhe ne pergjithesi rreth barazise gjinore. Duke marre parasyshe rastet e shpeshta qe degjoj neper media dhe ne ndonje forme tjeter jam shume i brengosur por poziten e femres ne shoqerine shqiptare ne cilendo krahine te Shqiperise. E di se ekzistojne mjaft organizata te cilat mundohen te ngrisin zerin kunder diskriminimit gjinor, gjithashtu ekziston edhe mbrojtja ligjore, por prapeseprape ky fenomen duket se nuk ka te ndalur ne vendin tone dhe kjo me duket se shfaqet per shkak te traditave te mbrapambetura qe kemi, ku duke u thirrur ne ndere i japim vetes te drejten qe si mashkull te keqtrajtojme femren shqiptare.
Une jam mashkull dhe e di qe po te jetoja ne traditat shqiptare do te ishte ne favorin tim sepse do te gezoja disa privilegje qe vetem mashkulli shqiptare mund ti gezoj, por me duket shume e ulet dhe e pamoralshme mosbarazia qe ekziston tek populli im.
Do te doja te di mendimin e te gjitheve qe mendojne se ia vlene te merremi me kete qeshtje.

PS. Per moderatoret: Ndoshta ka pasur ndonje teme te tille por une kerkova mjaft dhe nuk e gjeta.