Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Letersia, 1500 teste rivleresim me short
    Luljeta Ndoka
    E Premte, 29 Qershor 2007

    Nje kampion testesh ne masen 5 per qind do te rivleresohen me shume kujdes nga nje strukture e ngritur prej Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Kjo ne saje te nje marreveshjeje te arritur mes perfaqesuesve te Parlamentit Rinor dhe drejtuesve te MASH. Sipas marreveshjes, nese ne keto 1500 teste rezultojne gabime ne vleresim, atehere do te behet rikorrigjimi i te gjithave. Nga takimi mes ministrit Genc Pollo dhe Parlamentit Rinor, gjithashtu u arrit paraprakisht edhe nje marreveshje, ne lidhje me testet e matematikes. Vleresuesit do te jene me bujare ne dhenien e notave, duke vleresuar me se shumti logjiken e maturanteve ne zgjidhjen e ushtrimeve dhe problemeve.

    Maturantet nuk jane dorezuar pasi u eshte thene se s'do te kete rikorrigjim testesh. Perkundrazi, ata kane vazhduar protestat, dhe jane shprehur se do te bojkotojne provimet me zgjedhje. Ne ndihme te tyre jane vene edhe perfaqesuesit e Parlamentit Rinor, te cilet kane kerkuar takim me ministrin e Arsimit, Genc Pollo. Gjate takimit, i cili u be i mundshem, mesohet se ministri e ka pranuar propozimin per te korrigjuar nje pjese te testeve. Vetem nje kampion ne masen 5 per qind, i cili do te zgjidhet me short. Kesisoj, i bie qe do te rikorrigjohen 1500 teste. Nese gjate korrigjimit te tyre del se pretendimet e maturanteve qendrojne, atehere do te rivleresohen te 30 mije testet e maturanteve ne te gjithe vendin. Por, nje gje e tille do te ndodhe vetem nese rezultojne gabime ne vleresim, te shkaktuara nga vleresuesit e testeve, ose edhe nga hartuesit e 25 pyetjeve me zhvillim dhe alternativa.

    Duket se ministri i Arsimit eshte "zbutur" qe para dy ditesh, kohe kur njoftoi nepermjet zedheneses se MASH ngritjen e nje komisioni per shqyrtimin e ankesave. Komisioni perbehet nga mesues, eksperte te lendes se letersise dhe kryesohet nga drejtori i Arsimit Parauniversitar ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Anetaret e ketij komisioni do te verifikojne origjinen dhe natyren e shqetesimeve qe kane shprehur maturantet dhe me pas do te japin rekomandimet perkatese. Protestat e maturanteve te pakenaqur vazhdojne prej kater ditesh, qe nga momenti kur u publikuan notat. Ata jane ndier te zhgenjyer sapo kane pare notat e dobeta ne ane te emrave te tyre. Jo vetem maturante te thjeshte, por edhe bijte e bijat e njerezve te njohur ne fushen e arsimit kane marre nota shume te uleta. Ata kane bere menjehere ankesat, duke kerkuar zgjidhje sa me te shpejte te problemit. Sipas tyre, vete ministria eshte paradoksale. Ndersa thote qe eshte rritur niveli i mesimnxenies, nxenesit vleresohen minimalisht. Pra, sipas tyre, ose ka qene i gabuar vleresimi 4-vjecar, ose testi ne teresi.

    Ndryshojne kriteret

    Vleresuesit me bujare ne testin e matematikes

    Celesi i pergjigjeve te testit te Matematikes hidhet ne koshin e plehrave. Ai nuk do te merret me parasysh ne vleresimin e te 30 mije maturanteve. Por, gjithsesi, do te vihet ne zbatim nje logjike tjeter. Nese nje maturant e ka zgjidhur mire ushtrimin, por rezultati nuk i ka dale i sakte, nuk do t'i quhet gabim, por do te vleresohet per logjiken qe ka ndjekur ne zgjidhjen e ketij problemi ose ushtrimi. Nje gje e tille duket pozitive, pasi menjehere sapo dolen nga provimi me detyrim i matematikes, maturantet u ankuan se testi ishte shume i veshtire dhe se kishte pyetje jashte programit. Ndersa ndjekja e kesaj logjike nga 190 vleresuesit e testeve do te sjelle si pasoje me pak te pakenaqur. Mesohet se sot do te kete nje proteste per sa i perket testit te letersise. Qe te gjithe duan rikorrigjim. Kesisoj, "Mjaft!" do te mbeshtese ne nje proteste kombetare maturantet shqiptare per ceshtjen e matures shteterore dhe menyren se si jane vleresuar testet. Ne Tirane protesta do te zhvillohet para Ministrise se Arsimit, ndersa ne qytetet e Korces, Elbasanit, Shkodres, Vlores, Fierit, Beratit, do te protestohet perpara drejtorive perkatese arsimore.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    #VamosArgentina

  2. #22
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Gjithe kjo histori me duket si nje minilufte civile midis mesuesve dhe nxenesve nese i referohemi skandaleve te fundit me video e me nota te blera.
    Ajo qe nuk do te keshilloja maturantet eshte te behen prehe e lojerave politike midis partive te ndryshme.

    Po mesove nuk humbet sot, mos harroni!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Qendra e Vlerësimit pranon se të gjithë maturantët kanë marrë në provim nota më të ulëta se gjatë shkollës

    Matura "u nxjerr bojën" gjimnazeve

    Nxënësit, shumë të dobët. Mësuesit kanë vënë nota fiktive gjatë katër viteve


    Maturantë, mos u shqetësoni, jeni të gjithë të dobët. Faji s‘është vetëm i juaji, por edhe i mësuesve që iu kanë vënë 10-ta kot. Ky është mesazhi që ka përcjell dje Qendra e Vlerësimit të Nxënësve (AVA) për të gjithë ata të rinj që u prekën në sedër për notën e letërsisë. Niveli i dobët në mësime i gjimnazeve tona është zbuluar nga provimi i parë i maturës. Nxënësit e 10-ve kanë marrë 8-ta, e ata të 9-ës janë vlerësuar me 7-të, apo dhe më pak. Kështu, ata nuk duhet të shqetësohen për konkursin e shkollës së lartë. "Asnjë ndryshim nuk do të ketë në pikët përfundimtare të konkursit", thotë Rezana Vrapi, specialiste për letërsinë në AVA. Ajo është shprehur dje se "dëshirojmë të sqarojmë maturantët se notat me të cilat ata janë vlerësuar nuk ndikojnë për pranimin në universitete". Pse? Sepse nëse do të shtoheshin me 1 ose 2 nota rezultatet aktuale të të gjithë maturantëve, kjo nuk do të ndryshonte pozicionin e tyre në renditje dhe shansi për t‘u pranuar në universitet do të mbetej i njëjtë me atë që kanë aktualisht".

    Siç shihet qartë, argumenti që sjell Vrapi është se maturantëve u janë rritur artificialisht notat. Në të kundërt, nuk kishte si të pranonte se këto nota nuk do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të pikëve. Për këtë, Vrapi sjell edhe shembullin e mëposhtëm. "Nga 30000 maturantë, Astriti renditet i 2700-i dhe ka notën 7. Sikur nota e tij (edhe e maturantëve të tjerë) të indeksohej dhe të bëhej 9, ai përsëri do të mbetej në vendin 2700-të)", thotë mësuesja e letërsisë, Rezana Vrapi.

    Mashtrimi me notën nuk është bërë vetëm në Tiranë, por në të gjitha rrethet e vendit.

    Nuk është e vërtetë që nxënësit e kryeqytetit kanë dalë më dobët se ata të rretheve. Madje është e kundërta. Gjimnazet e kryeqytetit rezultojnë se kanë nxjerrë më shumë nxënës me notë maksimale 8-të, 9-të, 10-të. Për këtë, Vrapi deklaron se "rezultatin më të lartë për segmentin e notave 8, 9 dhe 10 e ka arritur qyteti i Tiranës, me 18,45% të maturantëve të testuar". Për sa i përket shpërndarjes së notave, Vrapi sqaron se "në bazë të të dhënave statistikore të përpunuara pranë AVA-s, vihet re një qëndrueshmëri në shpërndarjen e notave në të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale". Kjo shpërndarje është e ngjashme nga rrethi në rreth, gjë që nënkupton një proces administrimi korrekt në të gjitha këto njësi.

    Prej tri ditësh nxënësit e shkollave të mesme të kryeqytetit janë në protestë para Ministrisë së Arsimit. Arsyeja është se kanë marrë nota më të ulëta se gjatë viteve të shkollës në lëndën e letërsisë, që ishte provimi i parë i maturës. Me dy notat e provimeve të detyruara, letërsisë dhe matematikës, si dhe me ato të lëndëve me zgjedhje, ata konkurrojnë mes njëri-tjetrit për në shkollë të lartë. Notat kthehen në pikë dhe këto të fundit renditen nga maksimalja te minimalja për të gjithë maturantët kandidatë për në universitete. Gjatë protestës ata kanë mbajtur në dorë parulla si "Në maturë 10=7". Çka do të thotë se një nxënës i dhjetës në provimin e maturës ka marrë shtatë". Kjo është e vërtetë. Ka ndodhur pikërisht kështu, por jo për shkak të parregullsive në konkurs, apo uljes së notës nga mësuesit vlerësues të provimit, por për shkak se arsimtarët e gjimnazeve kanë vënë nota fiktive". Provimi i parë i maturës e tregoi këtë. Por, për të gjykuar saktë është i nevojshëm një vëzhgim total, pasi të ketë dalë edhe rezultati i matematikës, provim i cili u zhvillua më datë 22 qershor. Në provimet e maturës marrin pjesë 30 mijë maturantë, që garojnë pothuajse të gjithë për në universitete. Kjo, pasi formularin A2 të provimit të lëndëve me zgjedhje e kanë plotësuar plot 32 mijë veta. Shifra është më e lartë, pasi në konkurs do të rimarrin pjesë edhe ata nxënës që mbaruan të mesmen një vit më parë dhe nuk fituan asnjë degë në universitete.


    Tabela



    Drejtoritë Arsimore Notat 8,9, 10 në përqindje
    Tiranë 18.45%
    Durrës 15.53%
    Korçë 15.3%
    Dibër 14.37%
    Vlorë 12.65%
    Gjirokastër 12.56%
    Përmet 9.8%
    Pogradec 9.44%
    Kukës 8.4%
    Lezhë 6.61%
    #VamosArgentina

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Lamtumirë" konkurseve në shkollat profesionale

    Liberalizohen pranimet. Tani kritere në vend të testit


    Ministria e Arsimit ka vendosur t‘i hapë dyert për të gjithë të rinjtë që duan të arsimohen në shkollat e mesme profesionale. Për t‘u ndjekur një nga këto shkolla me drejtime nga më të ndryshmet, tashmë nuk do të ketë më nevojë për të kaluar testimin përmes konkursit. Hyrja do të jetë e lirë, e mbështetur vetëm mbi mesataren e shkollës 9-vjeçare. Një gjë e tillë, sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, pritet që të stimulojë frekuentimin e shkollave të mesme profesionale, të cilat vitet e fundit duket se e kanë humbur interesin që kanë pasur dikur.

    "Liberalizohen pranimet në shkollat e mesme tekniko-profesionale e social-kulturore në vend. Këtë vit shkollor pranimet e reja do të bëhen pa konkurs". Ka qenë ky qëndrimi zyrtar, i bërë publik dje, nga zyra e shtypit e Ministrisë së Arsimit.

    Përfaqësuesit zyrtarë të këtij institucioni bëjnë të ditur se, sipas një udhëzimi të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, pranimet e reja do të bëhen në bazë të kuotave të planifikuara nga kjo ministri. Për këtë qëllim mësohet se për çdo drejtori arsimore rajonale do të ketë kuota të caktuara pranimi.

    Përjashtim nga ky udhëzim do të bëjnë vetëm shkollat e mesme artistike dhe sportive, për shkak të profilit të tyre të veçantë, ku talenti mbetet kriter kryesor, si dhe seksionet dygjuhëshe shqiptaro-franceze. Në këto shkolla, shprehen burimet zyrtare në MASH, pranimet do të mbështeten tek urdhrat e mëparshëm.

    Ndërkohë që janë specifikuar edhe kriteret e pranimeve të reja në këto shkolla pas heqjes së konkurseve. Njëra prej tyre është nota mesatare e lëndëve të dëftesës së lirimit. E rëndësishme është edhe nota e dy lëndëve që janë më afër profilit të shkollës dhe që kjo e fundit i vendos për përzgjedhjen e kandidatëve që do të pranojë.

    Përzgjedhja e të rinjve në bazë të kritereve të mësipërme do të kryhet nga komisionet përkatëse në shkollat e mesme profesionale. Aplikimet kanë filluar tashmë në të gjitha drejtoritë arsimore. Këto të fundit, deri më 25 gusht 2007, në bazë të kërkesave të kandidatëve detyrohen të hartojnë listat e tyre dhe së bashku me dokumentet e kandidatëve t‘i dërgojnë në shkollat përkatëse, sipas kërkesave të bëra.

    Ndër të tjera secili kandidat duhet të paraqesë disa dokumente për të kryer aplikimin pranë drejtorive arsimore rajonale. Mjaft e rëndësishme është paraqitja e dëftesës së lirimit e firmosur në drejtorinë arsimore, si dhe certifikata e lindjes me fotografi, e vulosur nga shkolla, ku kandidati ka marrë dëftesën e lirimit. Gjithashtu, pjesë e pandarë e këtij dokumentacioni të kërkuar është edhe kërkesa për degën që do të studiojë një i ri që preferon të regjistrohet në një shkollë të mesme profesionale.

    Këto dokumente tashmë kanë filluar të dorëzohen në drejtoritë arsimore afati i fundit i lejuar për këtë procedurë është deri më 20 gusht 2007. Për sa u përket fituesve, ata do të shpallen nëpër shkolla nga komisionet përzgjedhëse, deri më datën 5 shtator 2007.

    Aktualisht në vendin tonë funksionojnë rreth 70 shkolla të arsimit tekniko-profesional dhe social-kulturor, të ndara në disa fusha kryesore. Ato janë me drejtimin elektro-mekanik, ekonomik, ndërtim mobilierie, bujqësi, pyje dhe veterinari, gjuhë të huaja, art, sport dhe pedagogji. Nxënësit e këtyre shkollave studiojnë në rreth 45 specialitete kryesore. Sipas statistikave që disponon Ministria e Arsimit, numri i nxënësve të regjistruar në këto shkolla përbën rreth 20 për qind të numrit të të rinjve, të cilët përfundojnë studimet në arsimin bazë, atë 9-vjeçar.

    Përjashtimi


    Shkollat e mesme artistike

    e sportive nuk janë në listë


    Por, pavarësisht liberalizimit dhe çeljes së dyerve për shkollat e mesme profesionale për të gjithë të rinjtë e interesuar, sërish ka edhe përjashtime. Këto janë të detyruara për shkak të profilit të tyre tejet specifik, i cili lidhet me aftësitë individuale të gjithsecilit e, në mënyrë të veçantë me prirjet dhe talentin.

    "Përjashtim nga ky udhëzim do të bëjnë shkollat e mesme artistike dhe sportive, për shkak të profilit të tyre të veçantë, ku talenti mbetet kriteri kryesor", bëjnë të ditur përfaqësuesit zyrtarë pranë Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu, në listën e përjashtimeve bëjnë pjesë edhe seksionet dygjuhëshe shqiptaro-franceze. Në këto shkolla pranimet do të vazhdojnë të kryhen si edhe më parë, duke pasur si bazë mbështetëse ligjore urdhrat e mëparshëm, të aplikuar deri më tani.




    Tab

    Pas heqjes së konkurseve kriteret e pranimeve të reja shkolla do të jenë:

    · Nota mesatare e lëndëve të Dëftesës së Lirimit

    · Nota e dy lëndëve (më afër profilit të shkollës), të cilët shkolla i vendos për përzgjedhjen e kandidatët.



    TAb

    Dokumentet e aplikimit për çdo kandidat janë:

    1. Dëftesa e lirimit, e firmosur në drejtorinë arsimore

    2. Certifikata e lindjes me fotografi, e vulosur nga shkolla, ku kandidati ka marrë Dëftesën e lirimit

    3. Kërkesa për degën që do të studiojë




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  2. Matura Shteterore(konsultimet)
    Nga Olimp në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 04:22
  3. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22
  4. Certifikatat e maturës me 12 elemente sigurie
    Nga Albo në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 09:34
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •