Close

Rezultati i Sondazhit: A eshte Nano kandidat i pershtatshem per President?

Votues
52. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po. Eshte i pershtatshem.

    8 15.38%
  • Jo. Nuk eshte i pershtatshem.

    40 76.92%
  • Nuk e di.

    4 7.69%
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 95
  1. #-9
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Nano shpall kandidaturën për president

    • Nano ka paraqitur edhe platformën që do ta bëjë publike edhe para deputetëve ditën që ai do të shpallë kandidaturën e tij për këtë post


    Nëse unë nuk zgjidhem president i republikës atëherë do të vazhdojë të ekzistojë politika konfliktuale jo vetëm brenda PS-së por edhe në të gjithë arenën politike shqiptare e cila nuk do të bëjë gjë tjetër vecse do të mbllokojë reformat e nisura nga vendi ynë për tu anëtarësuar në strukturat euroatlatike”. Kështu u shpreh dje gjatë një interviste të dhënë në “oponion” në TV Klan, ish kryetari i PS-së dhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili ka pranuar se do të kandidojë zyrtarisht për postin e presidentit, por pa artikuluar forcën politike e cila do ta propozojë. “Po. Do të jem kandidatura zyrtare për postin e presidentit pasi kjo është një provë. Po. Në përputhje me koceptin që kam për vendin për të mos hyrë në kriza artificiale që provokohen nga mungesa e konsesusit për zgjedhje të tilla. Po. Në përputhje me vizioni që unë kam për ti dhënë fundi konflikti dhe për vazhdimin e punës 16 vjecare që unë kam bërë në politikën shqiptare që do të sillte një klimë më të mirë për debatin dhe reformat e intergrimi”, u shpreh Nano gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Opinion” në Tv KLAN. Nano ka paraqitur edhe platformën që do ta bëjë publike edhe para deputetëve ditën që ai do të shpallë kandidaturën e tij për këtë post. I pyetur se nga cila forcë politike do të bëjë kandimin e tij për president, Nano u shpreh se nuk do të pranijë kurrë që të jetë kandidaturë e mazhiorancës apo e një partie të vogël “qoftë kjo edhe me emër të madh sic është edhe PBDNJ-ja”.
    Gjatë kësaj interviste Nano ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryetarit aktual të PS-së Edi Rama, të cilin e ka vlerësuar si një person që është duke shkatërruar të gjitha institucionet demokratike që janë krijuar dhe funksionuan për 16 vite me radhë në Partinë Socialiste. “Tendenca e sotme e institucionalizimit të ngushtimit të demokracisë të anëtarësisë së PS-së dhe largimi i të zgjedhurve nga baza, është shaktërruese për PS”, u shpreh Nano. Sipas tij paketa e re e propozuar nga Rama për reformat e ristrukturimit të partisë nuk bën gjë tjetër vecse kthen anëtarësinë në “piktuarat që do të jenë vetëm në fasadën e projektit Rama”. “Një anëtarë një votë do të jetë kontakti i anëarësisë me partinë një herë në 4 vjet dhe do të zgjedhin drjetuesit e tyre vetëm një herë në 4 vite, dhe një gjë e tillë nuk i jep atij mundësinë për ta ndëshkuar këtë drejtues nëse ai nuk plotëson detyrimet që i ngarkon mandati që i është dhënë nga anëtarësia”, u shpreh Nano.

    Gazeta Shqiptare

  2. #-8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ishallah jo ... s'eshte i denje per president ai... s'bente fare as si kryeminister
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #-7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Nano, si nje politikan me pervoje, qe di te njohe vendosjen e elektoratit dhe di te nuhase votat e tij, e di po kaq mire se zgjedhja e tij president eshte e pamundur. Edhe ne PD kane mbetur disa njerez besnike te moralit dhe karrieres se tyre, te cilet do ti thone jo Nanos president. Ne kete moment, Nano thjesht po ysht median dhe opinionin.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #-6
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Nano thjesht po ysht median dhe opinionin.
    Sic ka bere gjithmone do beje dhe tani Nano.

  5. #-5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Nano mire ua ben te gjitheve, duke filluar nga mediat te cilat vihen ne lojen qe Nano organizon.. Ne kete menyre ai vetem sa fut spicat dhe S'i le njerezit te flene rehat.. mir ua ben kur ka gjetur shesh pse mos beje pershesh???
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #-4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Jemi mesuar me Nanosin, nuk eshte ndonje risi kjo

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e miri uk
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Postime
    30
    Nano apo (nana) mund te hedh kandidaturen eshte e drejta e ti ,po nuk ka kuptim politika shqiptare te bej nje persident te till si ai Kryekleptokrati i quajtur nga BERISHA.

  8. #-2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    49
    Fataos Nano ka te drejte si kushdo qe te hedhe kandidaturen e tij per president, por une mendoj se nuk ka me mbeshtejen e duhur per t'u bere president. pasi ai ka humbur edhe mbeshtejen tek nje pjese e madhe e partise se tij socialiste. megjithate ne interviste as ai vete nuk u prononsua se ke parti do te perfaqesoje. gjithsesi edhe nese do te kete mbeshtetjen e se majtes, ne maxhorance ai nuk ka ate mbeshteje qe ai pretendon. pozitivja per mua eshte thjesht fakti qe te kete sa me shume alternativa per ate post, ne menyre qe te zgjidhet me i miri.

  9. #-1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kandidatura e Nanos per president, Berisha: Mos me perzieni

    Ish kryetari i PS-se dhe ish kryeministri Fatos Nano ka pranuar dje gjate nje interviste televizive se do të kandidojë zyrtarisht për postin e presidentit

    Kryeministri Sali Berisha i eshte pergjigjur sot interesit te gazetareve per kandidaturen e ish kreut te Partise Socialiste per postin e presidentit te republikes. Ai eshte shprehur se Partia Demokratike dhe mazhoranca kane kandidatin e tyre ne nje gare te cilen ai e cilesoi te hapur.

    Ne vijim te prononcimit te tij, Berisha theksoi se president do te zgjidhet ai kandidat qe do te marre me shume vota. “ Mos kerkoni qe une te nderhyj ne fushaten brenda PS. PD dhe mazhoranca kane kandidatin e saj. Une mendoj se po ndodh nje proces i hapur, ai qe merr vota me shume ai do zgjidhet president, shume e thjeshte” tha Berisha.

    Ish-kryeministri dhe ish-kreu i socioalistëve tha dje gjatë një emisioni televiziv se do te kandidonte për kreun e shtetit për t'i dhënë fund politikave te konfliktit në vend.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #0
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Presidenti i shqiperise duhet te jete mysliman (si shumica e kombit)

    Te gjitha EKSPERIMENTET e udhezuara nga te huajt jane me rrezik per Shqiperine dhe krejt ballkanin

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •