Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    emigranti Maska e luigi
    Anëtarësuar
    29-08-2005
    Vendndodhja
    england
    Postime
    4
    politikanet shqiptare me duket se do na shesin shqiperine noj dite se bukurite natyrore i kan shit me kohe . turp , po kujt ti thuash se ata e hane turpin me buke . f ... n bastards

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Shum mire le te na japin korfuzin dhe ne i japin ujin , ky eshte kompromis
    larguar forever

  3. #23
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Greeks ask for water supply from Albania

    http://www.albanianeconomy.com/content/view/290/1/
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #24
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    korfuzi i ka nja 60% shqiptare, me sa duket ata e kane hedh idene e bukur. po ujin do e marrin vetem pasi te popullojne dhe pjesen tjeter te ishullit

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cte keqe ka qe ti shesim uje korfuz-iotve..
    sa te vej ter ai uj dëm le ta pine njerzit e mes tyre dhe shqipot qe punojne e ushqejne femijet e tyre me punen qe bejne atje..

  6. #26
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    U vendos njehere qe "Syri i Kalter" te shfrytezohej nga Italianet, madje u nenshkrua dhe nje marreveshje e majme ekonomike, por banoret e zones dhe gjithe Shqiptaret nuk lejuan qe te prishej nje nga perlat e rralla te Shqiperise dhe te gjithe ballkanit. Keshtu qe kjo gje nuk do te ndodhe, aq me teper qe eshte shteti Grek qe do ta perdore, nuk kane per t'ia arritur qellimit, pasi do i mbrojme vete ne populli yne perlat e rralla qe kemi dhe nuk do lejojme njeri te na i shkaterroje. Dhe nqs qeveria ben tentativa qe te ndodhe kjo gje, nuk ka per ta lejuar populli qe te ndodhe.

    Imperator
    Albanian Perandory

  7. #27
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ne skemi uje per vete. Pse te shesim kur nuk kemi? Jane me qindra fshatra dhe disa qytete qe kane problem ujin e pijshem dhe ate vadites.

    Lexoni artikullin e meposhtem se cfare thone fshataret e fshatit Vioske te mallakastres se si jetojne 30 vjet duke mbartur ujin me mushka.
    ------------------------------------------------------------------------------------------

    Visoke, 3 mije banore, 30 vjet pa uje ne cezma
    E Hene, 17 Tetor 2005

    Ne fshatin prane Mallakastres, i cili vuan prej me se tre dekadash, mungesen e plote te ujit te pijshem. Edhe e vetmja cezme, e ndertuar qe ne kohen e Turqise, nxjerr uje te ndotur. Banoret tregojne se dhjetera puse te hapura prej tyre, ne vend te ujit, nxjerrin gaz dhe solar. Problemet e tjera sociale

    MALLAKASTER - Rreth tre mije banore, prej me shume se tridhjete vjetesh, vuajne mungesen e plote te ujit te pijshem ne banesat e tyre. Ata tregojne se edhe e vetmja cezme e ndertuar qe ne kohen e Turqise ka dale e ndotur dhe konsumimi i tij i rrezikon jeten. Dhjetera puse te hapura ne vitet e fundit prej vete fshatareve te Visokes, ne vend te ujit nxjerrin solar dhe gaz. Autoritetet e shendetesise, pohojne se uji i puseve eshte i paperdorshem. Ne keto kushte, banoret tregojne se jane te detyruar te marrin ujin me kafshe, kater kilometra larg vendbanimit te tyre, ne Visoke te Mallastres.

    Legjenda e ujit

    Legjende, e quan furnizimin me uje te pijshem 61 vjecari Kodhel Xhemali, banor i ketij fshati. Teksa gjendet prane nje pusi te hapur vete, qe po nxirrte uje per te vaditur, ai tregon vuajtjet per vite me rradhe te banoreve te ketij fshati, nga mungesa e ujit te pijshem. "Me kane treguar prinderit e mi, tregon ai per "Korrierin", se qe ne kohen e turkut, qindra vite me pare, ketu ushtaret turq ndertuan nje cezme, pasi aty buronte uj, dhe e bene ate me mur guri, qe te mos prishej. Nga ajo cezme per vite me radhe edhe ne kohen e luftes edhe pas saj ne banoret e fshatit aty furnizoheshim me uje te pijshem. Vuanim me kafshe, gomere dhe mushka me bidone, qypa e gjyma dhe merrnim uje deri aty nga vitet '60-te".

    Ndotja e ujit

    Kodheli tregon se me pas ne fshatin e tyre, filluan te ndertoheshin puse nafte, per te nxjerre nafte. "Kjo beri qe uji te ndotej, te mbante ere te rende, megjithate ne e merrnim per te lare teshat dhe per te pire bagetia. Por sa vinte koha e vitet iknin mungesa e ujit ndihej edhe me shume ne banesat e fshatareve. Fshatari pohon se shume vite me pare, mungesa nuk ndihej shume pasi ishim pak shtepi. "Femijet rriteshin dhe familjet shtoheshin, keshtu qe jemi bere 600 shtepi me afro tre mije banore, ne pese lagje, ketu ne Visoke".

    Uje me gomere

    Mungesa e ujit jetedhenes, i ka detyruar tre mije banoret e Visokes, qe te kerkojne ujin, kilometra te tere, larg. "Me gomere dhe mushka, ne shkojme rregullisht, kater kilometra larg, pertej lumit Gjanice, per te marre uje per te pire, si dhe per te lare teshat".

    Uje ka, uje s'ka

    Ne bisede me nje tjeter banor, 50 vjecarin Rexhep Mucaj, i cili eshte mesues i ketij fshati ne shkollen nente vjecare, meson se nentoka e Visokes eshte e pasur me uje. Ne kete pike, ai evidenton problemin: "Eshte shteti ai qe nuk ka kryer investime qe ky uje te mberrije ne banesat e tyre. Vete banoret kane investuar kush dy apo tre milione leke te vjetra per te hapur puse me blloqe apo me sonde per uje, por cuditerisht puset kane nxjerre jo vetem uje, por te perzier me solar, gaz. Keshtu, ai mban ere teper te rende. Kjo sipas tij vjen si pasoje e naftes bruto apo solarit i cili eshte derdhur nga puset dhe toka e ka thithur. "Tashme ne hapesirat boshe te pusit del nafte dhe ajo, bashkohet me ujin. As per te lare teshat apo trupin nuk ben, ky uje", pohon mesuesi i ketij fshati, duke apeluar serish, per nderhyrje te shtetit qe problemi i ujit te pijshem, te mos hyje ne dekaden e katert. Xhemil Beharaj

    Vendosja gjeografike

    MALLAKASTER - Fshati Visoke i komunes Dukas te rrethit Mallakaster ndodhet rreth 20 kilometra larg Fierit ose pese kilometra para se te hysh ne Ballsh. Ai banohet prej afro tre mije banoreve. Por nje pjese e mire e tyre, sidomos moshat e reja, kane emigruar ne Greqi dhe Itali, per nje jete me te mire. I ndodhur prane rruges kombetare Fier-Ballsh, ne maje te nje kodre, fshati eshte i perbere prej pese lagjeve, qe jane te ndertuar sipas fiseve banuese. Ato jane "Celaj", "Sinanaj", "Velaj", "Xhemalaj" dhe "Toskaj". Visoka eshte e njohur ne Shqiperi per nentoken e saj te pasur me nafte, rere bituminoze dhe per ish plantacionin e lajthive, qe tashme nuk ekziston me. Rreze ketij fshati, kalon i njohuri lumi Gjanica, ku per vite me rradhe, banoret e ketij fshati e kishin baze ushqimi, per llojet e peshqve qe mbante ne gjirin e tij. Tashme, me kalimin e viteve nga ndertimi i KPTHN-se (Uzina e Perpunimit te Thelle te Naftes) dhe ngritjen e puseve te naftes, nuk rritet me, asnje gjallese. Dikur, para viteve '80, qe te shkoje per ne Ballsh, duhet te kaloje ne mes te fshatit Visoke. Por ndertimi i rruges se re, ka bere qe ne kete fshat, rruga ekzistuese te prishet dhe aty, te kalojne vetem banoret e ketij fshati. Xh.B

    PROBLEMET E TJERA SOCIALE

    ""Gezimi me i madh, martesat jashte Visokes"

    MALLAKASTER - Nga biseda me shume banore te fshatit si me femije ashtu edhe me ata pak te rritur apo te moshuar mesohet se fshati ka edhe nje varg problemesh te tjera sociale. Sabriu, nje burre rreth te 70-tave pohon se infrastruktura eshte "ne pike te hallit": "Rruga e fshatit eshte bere nga ushtria italiane, ne vitin 1939. Kjo rruge nuk ka pare permiresime apo investime qe ne ate kohe. E kishim disi mire deri para viteve '80, pasi me berjen e rruges se re, nuk na kalojne edhe makinat me ne fshat. Por tani, duhet te bejme dy ore rruge ne kembe nga vendi qe na lene furgonet e Ballshit.

    Emigrim... jashte Visoke

    Te tjere banore, pohojne se vajzat e ketij fshati gezojne kur fejohen diku ne nje fshat tjeter, vetem te kete uje apo t'u kaloje makina para shtepise", - tregon Zenepja, nje grua rreth te 55-ave, "per te mos llogaritur qe djemte e rinj per t'i shpetuar vuajtjeve te fshatit shkojne ne emigrim ne Itali apo Greqi. Kete e bejne qe me leket e grumbulluara nga emigracioni, te blejne nje shtepi ne qytet, Patos, Ballsh apo Fier, vetem te ikin nga fshati. Kane nje te drejte pasi edhe nuse nuk gjejne dot, sepse mungesa e ujit prej vitesh ne fshatin tone dihet", perfundon Zenepja.

    Deputetet, premtime boshe

    Sipas bisedes me banoret e fshatit mesohet se meshkujt jane ne emigrim nderkohe qe femrat punojne token. Mbjellin zarzavate, per te mbajtur familjen gjalle, pasi tokat e ketij fshati prodhojne vetem jonxhe, miser dhe zarzavate te ndryshme qe vaditen me uje nga puse te hapura prej shpenzimeve te tyre dhe uji i ndotur qe ata kane. Ata jane ankuar edhe ne institucione te ndryshme por asgje nuk eshte bere, thone ata. Edhe deputetet kane premtuar shume gjera, por asgje nuk kane nxjerre ne drite, vijne sa per te marre votat dhe pastaj vazhdon jeta si shume vite me rradhe, si me pare. Ata pohojne edhe faktin se ne shume puse qe kane hapur dhe kane nxjerre uje, i kane kryer analizat e tij ne Drejtorine e Shendetit Publik ne Fier. Keto analiza, e kane nxjerre ujin te paperdorshem. Xh.B

  8. #28
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Morinë, vuajtjet për ujin: “Do t’i bllokojmë rrugën Berishës“

    Vitore NELA

    E-mail në kontakt@shekulli.com .al

    Të nderuar gazetarë të “Shekulli-Kontakt”! Unë që po ju shkruaj jam Fadil Syla, kryeplak i fshatit Morinë, të rrethit të Kukësit. Problemi që unë dua të trajtoj, përmes rubrikës suaj, është ai i ujësjellësit të këtij fshati. Në fshatin Morinë është ndërtuar një ujësjellës me fondet e buxhetit të shtetit me një vlerë prej 14,8 milionë lekë (të reja) përfunduar që në vitin 2003. Por që nga data e përfundimit deri më sot ky ujësjellës nuk funksionon, pasi që në projekt është bërë me qëllim për t’u abuzuar. Stacioni i pompimit përmbytet nga fryrja e ujërave të liqenit të Fierzës. I jemi drejtuar drejtuesve të Komunës Tërthorë, Kontrollit të Shtetit pranë prefekturës Kukës, ku konkluzionet e këtij kontrolli ne nuk na janë bërë të ditura. Për pasojë, kemi organizuar disa protesta, ndërkohë që organet e pushtetit vendor dhe prefektura, pas këtyre protestave, na kanë premtuar se do të zgjidhnin këtë problem, por nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje deri më sot. Për këtë problem i jemi drejtuar edhe deputetit të zonës, Jemin Gjana dhe kryeministrit, me letër dhe SMS, por deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kërkojmë, përmes rubrikës suaj, që të na ndihmoni në sensibilizimin e opinionit dhe kontaktet me personat përgjegjës që ky problem të gjejë rrugën e zgjidhje, pasi ky fshat po vuan prej vitesh për ujë të pijshëm.
    Me respekt, Fadil Syla
    Kryeplak i fshatit Morinë


    Nga Morina / Kukës
    Vitore NELA

    Është ora katër e mëngjesit… Banorët e fshatit Morinë në Kukës i gjen si çdo agim dite në radhë, me bidona uji pranë burimit natyror të fshatit. Është një histori që përsëritet prej vitesh, pasi ujësjellësi i këtij fshati nuk funksionon.. Për mbajtjen e higjienës në familje morinasit ndihmohen nga liqeni artificial i Fierzës. Të shoqëruar nga kryeplaku i këtij fshati, Fadil Syla, i cili bëri ankesën në redaksi, ne të “Shekulli- Kontakt”, pamë nga afër gjendjen. Në fshat ndodhen vetëm dy burime ekzistuese, por prurja e tyre është aq e vogël, sa i vë në radhë të katër lagjet e fshatit Morinë, (edhe pse tashmë janë të paktë në numër, rreth 120 familje). “Problemi i ujit të pijshëm është më madhori në komunitetin tonë. Për dy legjislatura me radhë na është premtuar që do të marrë fund si shqetësim, por nuk është bërë asgjë. Detyrohem që të rri në radhë me orë të tëra që të siguroj ujin e pijshëm për familjen time”, - na tha Fatmir Shaqiri, banor i fshatit. “Me rritjen e kuotës së liqenit shkaktohet përmbytja e përvitshme e pompës, elektromotorit dhe e kabinës elektrike që është në funksion të veprës, për pasojë ujësjellësi del jashtë përdorimit… Në mbledhjen e fundit me prefektin e Kukësit u la që problemi do të gjente zgjidhje me uljen e nivelit të ujit në liqen. Ankesat tona si përfaqësi e fshatit kanë nisur që në Komunën Terthorë dhe kanë vazhduar deri në kryeministri por nuk kemi marrë një përgjigje prej tyre dhe as nuk kemi pa parë ndonjë rezultat për vënien në funksionim të ujësjellësit”, - shton Fadil Syla. Ai na tregoi se “së fundmi, kemi krijuar një përfaqësi prej 5 vetash, me qëllimin e vetëm që të takohemi dhe t’i shprehim gojarisht kryeministrit shqetësimin tonë, ditën që ai do të vijë për inaugurimin e rrugës Durrës- Kukës - Morinë. Në rast se nuk na mundësohet kjo, të gjithë si banorë jemi të vendosur që të ngrihemi në protesta duke bllokuar rrugën ditën e ardhjes së tij”, - paralajmëron Syla

    ***

    Banorët tregojnë se në fshatin Morinë ka qenë i ndërtuar një ujësjellës para 30 vjetësh dhe prej tij furnizoheshin me ujë të pijshëm. Por pas viteve ’90 ky ujësjellës doli jashtë përdorimit. Kështu në vitin 2003 nga buxheti i shtetit u dha një fond për rindërtimin e tij. Megjithëse rindërtimi përfundoi brenda këtij viti në çezmat e fshatit nuk pikoi asnjë pikë ujë, përjashtuar 30 familje që u njohën me të vetëm për disa muaj. Ndaluam në Komunën Terthorë të Kukësit dhe biseduam me kryetarin e komunës Remzi Veseli. “Problemi i ujësjellësit është i njohur nga ne sepse ka katër vite që ekziston. Ujësjellësi është nën kuotën e liqenit të Fierzës, duke qenë nën kuote e bën atë të pafunksionueshëm. Ne kemi bërë përpjekjet tona për ta zgjidhur si problem, duke bërë projektin e ri dhe përmbledhjen e shpenzimeve. I kemi depozituar në drejtorinë e ujësjellës-kanalizimeve në Tiranë, dhe janë aprovuar prej tyre. Pra, është akorduar fondi prej 3 milionë lekësh të reja, për ngritjen e stacionit të pompave, shumë shpejt mund të vijë dhe besoj që brenda shtatorit ujësjellësi do të funksionojë më së miri”, - shpreson Veseli
    Sipas tij, në projektin e fillestar firma ndërtuese është detyruar të stacionojë mbledhjen e ujit në atë nivel, sepse po të bëhej më lart, humbiste uji. Kjo ishte zgjidhja për atëherë, ndërsa tani, pas studimit që kemi bërë me një grup inxhinierësh, sipas projektit ri, do të ngrihet bazamenti i stacionit të pompave dhe do të bëhen riparimet përkatëse për ta vënë ujësjellësin në funksionim”, - sqaron kryetari i Komunës Tërthorë.

    ***
    U interesuam gjithashtu edhe pranë prefekturës se qytetit të Kukësit për të mësuar se si ishte proceduar pas marrjes së ankesës nga përfaqësia e fshatit. “Pas marrjes së letrës nga kryeplaku i fshatit Morinë, jemi venë në lëvizje dhe kemi ngritur grupin e kontrollit me inxhinierët e institucionit tonë, me zyrën e kompetencave vendore dhe kemi realizuar kontrollin pranë objektit të ujësjellësit Morinë. Ka rezultuar një moszbatim projekti. Përmbytja e stacionit të pompave të furnizimit me ujë ka ndodhur si rezultat i mos ndërtimit të murit mbrojtës sipas kuotës së përcaktuar në projekt në lartësinë 297 m. Nga matjet topografike të kryera, në fakt, kjo kuotë rezulton në 295,51 metra ose 1,49 m më e ulët. Prandaj, rritja e kuotës së liqenit ka shkaktuar përmbytjen dhe ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit”, - pohoi Qamil Cenalia, prefekti i Qarkut Kukës.
    Sipas tij, pas kontrollit të bërë dhe studimit të dokumentacionit është caktuar një afat kohor që komuna Tërthorë të kontaktojë me firmën sipërmarrëse për vënien në funksionim të ujësjellësit. Afati nuk u realizua, sepse ishte brenda prillit të 2006-ës dhe ne arritëm që të kompletojmë dosjen dhe t’ia vëmë në dispozicion prokurorisë. E kemi dërguar këtë dosje në prokurori dhe nuk kemi marrë akoma përgjigje, jemi në pritje të një përgjigjeje. Ai shtoi: “Duke e parë si nevojë të domosdoshme dhe jetike furnizimin me ujë të banorëve, kemi ndërhyrë pranë ministrive përkatëse, me qëllim akordimin e fondit të nevojshëm për vënien në funksion të këtij ujësjellësi.”

    27/08/2006


    Banorët bllokojnë rrugën për mungesën e ujit

    Anila Peçi (Shekulli)

    Vlorë- Banorët e fshatrave Panaja, Kërkovë, Oshëtimë e Bestrovë të rrethit të Vlorës kanë bllokuar dje rrugën nacionale në shenjë proteste për mungesën e ujit të pijshëm. Kjo ishte protesta e dytë brenda një jave pasi shqetësimi i tyre nuk ka marrë zgjidhje. Banorët e këtyre fshatrave kanë përshkallëzuar protestën edhe ditën e djeshme duke bllokuar për rreth 15 minuta rrugën kryesore. "Jemi të vendosur të vijojmë protestat deri sa të mbërrijë uji i pijshëm në banesat tona",- janë shprehur protestuesit. Ata kanë theksuar se gjithçka bëhet jashtë ngjyrimeve politike dhe i vetmi problem që i mbledh në rrugën nacionale është çështja e ujit të pijshëm, i cili prej 15 vjetësh nuk po gjen zgjidhje. "E dimë që bllokimi i rrugës krijon pengesa për qarkullimin e automjeteve, personat që i drejtojnë nuk kanë fare të bëjnë me çështjen tonë dhe nuk kanë pse pengohen, por halli që na ka zënë është shumë i madh dhe nuk kemi si veprojmë ndryshe",- thonë banorët. Ata kanë ngritur akuza për pengim të fondeve, apo përvetësim të tyre, pasi mendojnë se një zgjidhje do të ishte gjetur, pasi janë fare afër zonave që kanë ujë të vazhdueshëm. Banorët kanë shprehur pakënaqësinë ndaj kryetarit të komunës qendër, Feradun Xhindoli, i cili edhe pse ka treguar mbështjetjen në protestën e parë, sipas tyre, nuk ka pranuar të jetë në vijim përkrah banorëve. Pengimi disavjeçar i investimit quhet prej banorëve i pakuptimtë. Ata i kanë kërkuar qeverisë të japë një zgjidhje për këtë shqetësim që po mbartet në vite. Po kështu ata kërkojnë të gjenden shkaktarët e vërtetë të kësaj gjendjeje që është kthyer në një ankth të vërtetë për banorët e zonave. "Ndërsa dhe sot është dhënë sinjali i dytë paralajmërues me bllokimin e rrugës nacionale, ne nuk do të vijojmë më të japim sinjale, por do të veprojmë ashpër",- thanë protestuesit. Edhe dje përgjatë rrugës nacionale Vlorë – Fier, në afërsi të fshatit Panaja ku ishte vendosur protesta, u krijuan radhë pafund automjetesh, ndërsa për gati një orë kanë vijuar anomalitë në rrugë, për shkak të numrit të konsiderueshëm të automjeteve që qëndruan në pritje gjatë 15 minutave.

    26/08/2006

    Banoret e Panajase, serish protesta per ujin

    E Shtune, 26 Gusht 2006

    Serish protesta ne fshatrat e Vlores. Per afer 30 minuta, banoret e fshatit Panaja, Oshetime, Bestrove e Kerkove kane bllokuar rrugen nacionale. Ata kane dale ne rruge per here te dyte brenda pak diteve, pasi prej 15 vjetesh kjo zone nuk furnizohet me uje
    . Ata kercenojne se do te hidhen ne greve, nese nuk do te zbatohen kerkesat e tyre. Para pak kohesh ata i jane drejtuar me kerkesa qeverise, deputetit te zones, Arben Malaj, prefektit te Vlores, Alimerko, dhe krereve te tjere vendore. “E dine keta qeveritare, qe ne shkojme deri ne Narte te mbushim uje”, - tha njeri nga banoret e pranishem ne proteste”. Ne keto fshatra jetojne rreth 10 mije banore. Ne tubimin e djeshem nuk kane qene kreret e komunave. Nderkohe qe, fshataret e ketyre trevave jane shprehur se do ta vazhdojne protesten, deri ne zgjidhjen e kerkesave te tyre te ligjshme.

    O. Hila (Korrieri)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •