Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Korfuzi: Duam ujin e “Syrit të kaltër”

    Korfuzi: Duam ujin e “Syrit të kaltër”


    Vendosur: 26/06/2007 - 10:23
    • Qeveria greke hedh sytë nga “Syri i kaltër” për të furnizuar Korfuzin me ujë.

    ATHINE / Marko Caka

    Ishulli më i madh grek, i cili njihet për problemin madhor të mungesës së ujit të pijshëm, në vitin 2011 parashikohet të ketë ujë me bollëk, nëse nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve. Por duket se gjithçka është vënë në rrugë të mbarë, pa bërë shumë zhurmë nga të dyja qeveritë. Bashkimi Evropian do të financojë 160 milionë euro për ujin që do të merret në "Syrin e kaltër" dhe një projekt i tillë është firmosur në Bruksel që më 27 dhjetor 2001. E ndërkohë që grekët kanë nevojë për ujin e "Syrit të kaltër", e kanë paraqitur projektin në kuadër të paketës së ndihmës që Ministria e Jashtme greke i jep Shqipërisë.

    Zgjidhja e çështjes së problemit të furnizimit me ujë të ishullit të Korfuzit ishte një nga temat e diskutimit me iniciativën e deputetit të Demokracia e Re, Niko Geotgadhi, në një takim me elektoratin. Në këtë projekt madhor për banorët e këtij ishulli, do të nisë me krijimin e digave të transportimit të ujit nga bregu shqiptar. Sipas deputetit Niko Geotgadhi, i cili është dhe iniciatori kryesor i kësaj vepre të rëndësishme tha se, "Transportimi i ujit nga Shqipëria është dhe zgjidhja me kosto më të lirë dhe të ndërtimit më të shpejtë që do të mbulojë të gjitha nevojat e prefekturës së Korfuzit". Deputeti Geotgadhis u shpreh gjatë këtij takimi se bëhet fjalë për një zgjidhje plotësuese në financimin nga ana e Ministrisë së Jashtme në kuadrin e ndihmës që ka nënshkruar Greqia ndaj Shqipërisë. Dhe vazhdon më tej, se Shqipëria dëshiron të japë ujë dhe për këtë qëllim ka promovuar dhe ndërhyrjen ligjore për këtë çështje. Prandaj, tha deputeti grek, Geotgadhis, që së shpejti do të zhvillohet dhe një takim me ministrin e Zhvillimit dhe të Energjisë, Jorgo Suflia, për të sqaruar se Shqipëria nuk paraqet rrezik në ndërtimin e digave. Me këtë vepër do të sigurohet uji falas dhe cilësor për të gjithë banorët e këtij ishulli. Me ndërtimin e dy digave në Melisudhi e Kalamiotisa dhe me kompletimin e sistemit të transportimit të ujit, do të ndërtohen dhe dy fabrika të infiltrimit të kripërave të saj. Kjo vepër ka një kosto prej 160 milionë euro dhe cilësohet vepra më gjigante në historinë e qarkut të Korfuzit dhe që do të përmbushë të gjitha nevojat e tij. Projekti i kësaj vepre të madhe u miratua nga buxheti i BE-së më datë 27.12.2001 dhe që do të niste me financimin në disa etapa. Sipas projektit të miratuar nga qeveria greke, kjo vepër do të mbarojë në vitin 2011 dhe pastaj do t’i dorëzohet autoriteteve lokale të Korfuzit për funksionim. Më datë 29 qershor të këtij viti pritet që Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, të vizitojë ishullin e Korfuzit, ku në fjalën e tij do të shpallë dhe publikisht për nisjen e këtij projekti gjigant të transportimit të ujit nga "Syri i Kaltër", si një iniciativë dhe hap i rëndësishëm që ka ndërmarrë qeveria e tij në plotësimin e ëndrrave të popullit të Korfuzit në sigurimin e ujit të pijshëm. Siç dihet, për realizimin e këtij projekti ka pasur dhe pengesa të herë pas hershme nga autoritetet lokale, të cilët kanë kundërshtuar marrjen e ujit nga Shqipëria.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo po qe esht lajm, dhe qeveria shqiptare qe mezi pret te zhvilloje Turizmin, mendoj se e gjeti aleatin e saj me te mire per ta shfarosur nje here e mire.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Duhet menjehere te protestohet ndaje kesaje marredhenje dhe ate ne do ti dergojmi nje peticion edhe UNESKO-s se me prishjen e ketije burimit aqe te rralle historija do na gjykoje !
    Turp eshte per qeverine tone se si pranon veteshkatrrimin e natyres shqiptare...

    Image Hosted by ImageShack.us
    Shot at 2007-06-26
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 26-06-2007 më 13:32

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    ahhhhh ne flasim, flasim dhe asgje s'bejme. Mire na e bejne sepse se pari ne ja bejme vetes dhe pastaj na e bejne te tjeret si kapak.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    per mendimin tim duhet krijuar nje organizate e fshehte qe te meren me te gjithe politikanet e shitur dhe tradhetare te interesave kombetare dhe te veproje deri ne eleminimin fizik te ketyre insekteve qe pine gjakun e njerezve dhe tallen me te ardhmen e nje populli pa i hyre gjemb ne kembe.
    por neve nuk biem ne nje mendje dhe nuk kemi force te perzeme nje grekojevg nga forumi mendo pak per gjera me te medha.
    jo ujin por edhe ajrin qe thithim do na e merrnin nje dite po te kishin mundesi.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Saranda s ka uje 24 ore dhe uji do te shkoje ne Korfuz.Cudi e madhe njehere me reren e tani me ujin.Vetem politikane shqiptare nuk ka Shqiperia.

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Kesaj i thone "Ke te qaj me pare.."..

    Si gjithmone ka faj vetem populli "barbar" se popujt qe e rrethojne jan te urte.. aq te urte sa deri ne BE e kane cuar kete projekt. Dhe qeveritaret tane qe "genjehen me nje kothere" rrine dhe kuvendojne me te mire e me te urte sepse "keshtu udhehiqen nga lart". A thua jemi te pavarur? Gjithmone ia bej kete pyetje vetes.. C'fare pavaresie/sovraniteti kemi kur na heqin te tjeret prej hundesh?
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Do ti dergojmi nje peticion edhe Gjykates per te drejta te njeriut ne strasburg si dhe Komissionit europian ne Bruksel qe te ndermarrin masa ndaje ketije projekti dhe te ndalojne menjehere. Si eshte e mundur qe ne shqiperi nuk ka uje te pijes e te tjeret tentojne te marrin edhe burimet qe ka shqiperija per nevojat e ketyre turistve europian dhe me ne fund qe kjo greqia do rrefuzoje hyrjen e shqiperise ne europen e bashkuar kurse ne bejmi lsi jemi komunikative gjoja...

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Greket na kane mare tokat,na kane mare njerezit,na moren kishen,bankat,dinjitetin kurse ju po habiteni dhe revoltoheni se po na marin edhe ujin e syrit te kalter.Per te qeshur edhe per te qare.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Eshte hera e pare qe degjoj per nje projekt te tille, dhe nuk do te nxitoja te dilja ne perfundime pa vertetuar me pare ekzistencen e ketij projekti. Pasi pak vite me pare, kryeministri italian Berlusconi ishte ai qe doli me dy projektet konkrete ne Shqiperi, njeri prej tyre marrja e ujit te pijshem te Syrit te Kaltres per te zgjidhur problemin e ujit te pijshem te rajonit te Puglias.

    Se dyti, Shqiperia eshte nje vend shume i pasur me resurse natyrore packa se vendi ka nje infrastrukture te amortizuar dhe nuk i shfrytezon sa duhet keto resurse. Nuk jam kunder asnje projekti te vendeve fqinje ne lidhje me resurset natyrore te Shqiperise, per aq kohe sa qeveria shqiptare vendos disa parakushte qe e ben kontraten me interes per te dy palet:

    - Plani te perfshije koston per furnizimin me uje te gjithe rajonit shqiptar qe do te mbuloje projekti.

    - Qeveria shqiptare te mbledhi tarifen e duhur vjetore nga shteti fqinj per cdo metro kub uje qe konsumohet.

    - Duhet te kete limite ne sasine e ujit qe thithet ne menyre qe te mos demtoje Syrin e Kalter.

    Albo

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •