Çfarë kanë thënë Dijetarët e Ehli Sunnah`uel Xhemah për Shiitët (Rafidhat) ?
Shi’izmi dhe Islami janë fe të ndryshme. Divergjenca e Shi’izmit nga Islami mund të përmblidhet nga librat të cilat të cilat ata i konsiderojnë si më autentiket, si dhe thëniet e dijetarëve më të respektuar të tyre.
Imam esh-Shafi’i: Në një rast Imam Shafiu tha në lidhje me Shi’ajt, “Nuk kam parë në mesin e heretikëve njerëz më të famshëm për gënjeshtra se Shi’ajt Rafidhi.” Dhe në një tjetër rast ai tha: “Transmetoni dituri prej çdonjërit që e takoni përveç prej Shi’ajve rafidhi, sepse ata shpikun hadithe dhe i adoptojnë ato si pjesë të fesë së tyre.” (Minhexh es-Sune en-Nebeuije) (Disa Shi’a në kohën e Alid Imam Zejd ibn Ali kërkuan që ai të bëjë një deklaratë të pafajësisë (teberre) prej çdonjërit që s’pajtohet me të drejtën e Aliut që të jetë Imam. Kur Zejdi refuzoi, ata e refuzuan atë, dhe u bën të njohur si “rafidha” apo refuzuesit. Ata që pasuan Imam Zejdin u bën të njohur si Zejditë, dhe kanë shumë pak dallim nga rryma e përgjithshme Islame. Rafidhat evuluan në sekte të ndryshme Shi’ite Imamite, më e madhja e së cilave është Ithna Esheri.)
Imam Ebu Hanife: Është transmetuar se Imam Ebu Hanife shpesh përsëriste thënien vijuese në lidhje me Shi’ajt rafidhi: “Kushdo që dyshon se a janë ata pabesimtarë, ai vetë ka bërë kufër.”
Imam Malik: Kur në një rast Imam Maliku u pyet për Shi’ajt rafidhi, ai tha: “Mos u folni atyre as mos transmetoni prej tyre, se vërtet, ata janë gënjeshtarë.” Gjatë njëres prej orëve të mësimit të Imam Malikut, qe përmendur se Shi’ajt rafidhi i mallkojnë Sahabët. Imam Maliku lexoi ajetin, “Muhamedi është i dërguar i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj pabesimtarëve dhe të butë ndërmjet veti. Ashtu që pabesimtarët të zemërohen në ta.” (48:29) Ai pastaj tha, “Kushdo që zemërohet kur të përmenden Sahabët është njëri prej atyre për të cilët flet ky ajet.” (Tefsir el-Kurtubi)
Ibn el-Mubarek: qe transmetuar të ketë thënë: “Feja përfitohet nga Ehl el-Hadithi, teologjia skolastike dhe shkarkimet tinëzare nga urdhëresat fetare nga Ehl er-ra’i (racionalistat) ndërsa rrenat, nga Shi’ajt rafidha.”
Ebu Zur’e er-Razi: Ai tha për doktrinën e Shi’ajve rafidhi e të mallkuarit sahabët, “Nëse e sheh dikë duke e degraduar ndonjërin nga Shoqëruesit e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) dije se ai është pabesimtar.” Sepse Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ishte i vërtetë, ajo çka solli ishte e vërtetë dhe e gjithë ajo qe bartur tek ne përmes Sahabëve. Ajo çka këta pabesimtarë dojnë ta bëjnë është të hedhin dyshim në besueshmërinë e transmetuesve tonë me qëllim që të zhvlerësojnë Kur’anin dhe Sunetin. Kështu, pabesimtarët janë ata që më së shumti e meritojnë diskreditimin.”
Ibn Hazm el-Andalusi: Gjatë periudhës së sundimit Musliman në Spanjë, Imam Ebu Muhamed ibn Hazm shpesh debatonte me priftërinjtë Katolik në lidhje me tekstin e tyre fetar. Ai solli para tyre dëshmi për shtrembërime tekstuale në Bibël dhe humbjen e dorëshkrimit origjinal. Kur ata u përgjigjen duke përmendur pohimet e Shi’ajve se Kur’ani ka qenë shtrembëruar dhe ndryshuar, Ibn Hazm i informoi ata se pohimet e Shi’ajve nuk janë dëshmi valide, sepse vetë Shi’ajt s’kanë qenë Musliman.
Imam El-Alusi: Ai i shpalli shiat rafidhi pabesimtarë për shkak të diskreditimit që ata i bënin Sahabëve. Pozita e tij qe bazuar në vendimin e Imam Malikut dhe dijetarëve të tjerë. Si përgjigje në thëniet e tyre se janë pasues të Ehl el-Bejt (Familjes së Pejgamberit sallallahu alejhi ue selam) El-Alusi tha, “Jo, ata në të vërtetë janë pasuesit e djajve dhe Ehl el-Bejt janë të pafajshëm prej tyre.”
Muhamed Rashid Rida: Ky dijetar ishte në mesin e atyre që punuan sinqerisht për afrimin në mes shi’ajve dhe sunive, dhe ata për këtë pretenduan moderim për dobinë e tij. Sidoqoftë, në vlugun më të madh të përpjekjeve të tija, ata e befasuan atë duke i prezentuar atij një numër të librave të tyre të cilat ofendonin Islamin. Ai pastaj u përgjigj në një letër të quajtur Es-Sune ue Esh-Shia në të cilën ai vëri në dukje doktrinat e tyre të rrejshme dhe praktikat idhujtare.
Dr. Hilali: Meqë jetoi pranë shi’ajve për disa vite, dijetari i famshëm Maroken, Dr. Hilali shkroi një letër për ta në të cilën ai i shpalli ata pabesimtarë.
Në mesin e dijetarëve bashkëkohor të cilët kanë shfaqur pikëpamje të ngjashme janë: Shejh Abdul Aziz ibn Baz, Shejh Nasirudin el-Albani, Allame esh-Shankiti, Shejh en-Nesheshibi, Imam Ahmed Emin, dhe Dr. Reshad Selim.
El-Humeidi, mësuesi i el-Buharit (rahimehullah) ka thënë, “Pasha Allahun, që unë të luftoj kundër atyre që refuzojnë hadithin e të Dërguarit (salllallahu alejhi ue selam) është më e dashur për mua sesa të luftoj kundër një numri të njëjtë pabesimtarësh.” (El-Hareui në Dhem ul-kelam).
Krijoni Kontakt