Denigrimi i emrit dhe të dhënave në individit në internet është kthyer tashmë në një dukuri që për shumë njerëz është konsideruar si e pashmangshme.

Risia që i jep fund telashit, vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Doni të shpëtoni nga denigrimi i emrit tuaj por nuk doni të harxhoni shumë para.

Tani është e thjeshtë. Vetëm me dhjetë dollarë amerikanë apo 800 lekë të rinj, ju vendosni “policë sigurimi” për identitetin tuaj, duke përfituar kështu për herë të parë, sigurimin online të reputacionit tuaj.

Kështu, siç bëjmë në jetën e përditshme me sigurimin e jetës, shëndetit, udhëtimit, banesës, pronave të ndryshme, automjetit etj, tani lind një tjetër opsion sigurimi, ai online.

Ofertën e bën një amerikan, Michael Fertik (MAjkëll Fertik), i cili ka themeluar fondacionin "ReputationDefender.com" (Mbrojtësi i Reputacionit).

Për 10 dollarë amerikanë në muaj ai mund të pastrojë imazhin virtual të klientëve, dhe mbi të gjitha të mbrojë privatësinë.

“Sot, - shpjegon Fertik, - mjafton një video e nxjerrë në internet pa dijeninë tonë që mund të shkatërrojë keq imazhin tonë”.

Inxhinieri i specializuar në fushën e internetit dhe që po promovon sigurimin online, tregon se gjurmët që lëmë në internet, apo edhe thjesht informacionet që të tjerët mund të shkarkojnë në rrjet dhe në motorët e kërkimit mund të na dëmtojnë reputacionin, jo vetëm në mesin e miqve dhe të njohurve.

Sigurimi online, gjendet duke u futur në moto0rin më të madh të kërkimit në botë, Google, dhe quhet Polica Google.

Kjo policë, në të vërtetë, mbulon edhe 60 motorë të tjerë kërkimi në internet.

Ndaj, çfarë prisni për të shpëtuar nga mundësia e sulmimit të reputacionit tuaj: Paguani dhjetë dollarë në muaj dhe gjithçka e padëshiruar ju zhduket nga interneti.