Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Përse kërkoni të Gjallin mes të vdekurve?

    Luka - Kapitulli 24: 1-9

    Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.
    Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: "Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile, duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë".
    Dhe ato kujtonin fjalët e tij.kur u kthyen nga varri, ato ua treguan të gjitha këto gjëra të njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.



    Para 2000 vjetesh keto gra shkuan tek varri i Jezus Krishtit per t'i bere trupit te Tij nderimet tradicionale qe u beheshin te vdekurve ne Izraelin e lashte.
    Por, ne vend qe te gjenin nje trup te pajete, ato gjeten nje engjell qe u drejtoi nje pyetje: "Perse e kerkoni te Gjallin mes te vdekurve?"
    Me pas ky engjell u dha lajmin e mire se Jezusi ishte ringjallur, ashtu sic e kishte deklaruar vete.
    Ato nuk munden dot t'i jepnin nje pergjigje. Ne fakto ato nuk e dinin pergjigjen.
    Ato kishin shkuar aty sepse kishin ndjekur llogjiken e tyre, instiktin e tyre njerezor qe u thoshte se nje i vdekur nuk mundet te ringjallet dot. Kjo llogjike deshmonte se Vdekja eshte me e forte se cdo gje.


    Per mijera vjet njerezimi e ka kerkuar Clirimin nga Vdekja me mjete njerezore. Por ky Clirim nuk mund te gjendet dot midis te vdekurve. Ky Clirim, eshte nje Person i Gjalle, dhe nuk mund te gjendet kurre nqs ai kerkohet mes te vdekurve.

    Asnje ideologji njerezore, asnje menyre te menduari apo vepruari, asnje teknike nuk mund te realizoje Clirimin, sepse Clirimi nuk banon mes te vdekurve.

    Por perse njerezit kerkojne te Gjallin, Clirimin e tyre, mes te vdekurve? Mes atyre qe banojne ne token e vdekjes?

    Kjo pyetje nuk ka pergjigje. Dhe nuk do kete pergjigje nqs ne nuk kujtojme Fjalet e Tij.
    "Kujtohuni se si ju foli" - u tha engjelli.
    Ai foli per Ringjalljen. Ai madje tha se Ai ishte Vete Ringjallja.

    Keto fjale ishin harruar prej dishepujve dhe grave. Sepse natyra njerezore eshte e tille qe harron shume shpejt.
    Por, Ai na ka dhene nje premtim. Dikush do te vije brenda nesh dhe do te na kujtoje fjalet e Tij. Ky nuk eshte nje princ i kesaj bote, sepse princat e kesaj bote nuk kane lidhje me Jezus Krishtin. Ai eshte Dikush qe vjen prej Atit ne emrin e Birit dhe banon perjetesisht dhe padukshmerisht me ne dhe brenda nesh.
    Shume vete do te vijne dhe do te ofrojne zgjidhje. Disa do ta bejne dhe ne emrin e Krishtit, gjoja sikur jane derguar per Tij, apo ne emer te Tij. Por Ai na e ben te qarte se Ai nuk ka lidhje me princin e kesaj bote. Ai na kujton se Ai nuk banon mes te vdekurve, por mes atyre qe marrin brenda tyre Ngushellimtarin - Frymen e se Vertetes qe vjen prej Atit. Keta i perkasin botes se te gjalleve, sepse brenda tyre banon i Gjalli.

    Gjoni 14:15-31
    "Jezusi tha...:Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju. Nuk do t'ju lë bonjakë, do të kthehem te ju. Edhe pak kohë dhe bota nuk do të më shohë më, por ju do të më shihni; sepse unë jetoj, edhe ju do të jetoni.Atë ditë do të mësoni se unë jam në Atin tim, dhe se ju jeni në mua dhe unë në ju. Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t'i dëftehem atij".Juda, jo Iskarioti, i tha: "Zot, si vallë do të na dëftehesh neve dhe jo botës?". Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai. Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar.Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju; por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë. Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë. Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë. Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni. Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua; por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 22-06-2007 më 12:48
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    O Matrix miku, po ky a eshte forum i hapur ku njeriu mund te shprehet lirshem,apo eshte forum ekskluziv per neoinkuizitoret?Pse i fshive mesazhet e tjera,kete vetem truri yt i semure mund ta di.

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    nuk i kam fshire une. Me vjen keq

    mund te diskutojme ketu nqs do na lejohet
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ku eshte e keqja ne qofte se une shprehem se Krishti sipas logjikes time nuk mund te ishte literalisht biri biologjik i Zotit?Kryqezimi dhe ringjallja le vend per interpretim.Askush nga ne nuk ka qene atje per te pare se c'ndodhi ne te vertete.Sipas shkrimeve Krishti u ngjall.Mua personalisht nuk me duket kaq e thjeshte.Ose e kryqezuan dhe vdiq sic vdes njeriu,ose nuk eshte kryqezuar fare,ose e kryqezuan dhe e hoqen nga kryqi akoma pa dhene shpirt.Zoti eshte nje.Nuk eshte logjike doktrina e trinitetit,sipas se ciles i bie te kemi 33'33% Zot,po kaq bir,dhe po kaq shpirt te shenjte.Te debatosh ne lidhje me ngjarje qe kane ndodhur mijra vjet perpara,nuk mund te eliminosh asnjeren nga mundesite e interpretimit.Kur flasim per besim,ne menyre simbolike e respektojme ate pa bere pyetje.me pak fjale ti me thua qe je besimtar bie fjala protestant,dhe une te respektoj per kete,eshte e drejta jote.Por nga momenti qe ti pranon te diskutosh me nje qe nuk ka te njejtin vizion per fene nga i yti,atehere duhet te respektosh mendimin e tjetrit,eshte dicka reciproke.me logjiken e neo inkuizitoreve te devotshem te forumit tone te lavdishem,dalim ne perfundimin "o me ne, o kundra nesh".Me kete mentalitet ku eshte ndryshimi me fanatizmin,me ideologjite totalitare?Une nuk shoh se ku po ofendoj,ne qofte se shprehem ne mes te dites se ndoshta,po e perseris ndoshta historia e vertete e kryqezimit mund te jete thjeshte nje peralle e bukur mesopotame,e kopjuar prej hebrenjve dhe e transformuar qindra here gjate rruges mijra vjecare deri ne kete moment ,ne 22 qershor 2007.
    Keta neo inkuizitore sic me pelqen ti theras,shohin vetem bardhe e zi,jane kryesisht fshatare(nuk kam gje me fshatin),shumica te konvertuar,ne shumice dermuese te virgjer(te pakten me femer nuk kane pasur raporte),dhe qe nuk perfillin asnje liber tjeter qe nuk ka lidhje me fene,dhe pikerisht me doktrinen e tyre.C'do gje tjeter qe nuk hyn ne kete boten e tyre,konsiderohet heretike,injorante,armiqesore dhe qe meriton ndeshkim.Megjithese predikojne se i takon Zotit te gjykoje,te fale e te ndeshkoje,keta mini mini mini diktaturace jane te mbushur me marraz,dhe po te kishin nje fare fuqie ne dore,ne turren e druve do na digjnin te gjalle.Prove reale eshte edhe fshirja qe do ti bejne ketij mesazhi.Sidoqofte shpresoj qe dikush ta lexoje para se te bjeri nen nuhatjen e hafijeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga murik : 22-06-2007 më 17:37

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Murik,
    Do doja thjesht te thoja se ti ke te drejte ta vesh ne diskutim cdo gje qe une kam shkruar dhe ta hedhesh poshte.

    Aty ka nje mesazh qe nuk mund te ndiqet thjesht llogjika si autoriteti me i larte, sepse ajo shpeshhere te genjen.

    Shume njerez sot mundohen ta shpjegojne Jezus Krishtin, Kryqezimin dhe Ringjalljen e tij me 100-ndra lloje te ndryshme teorish, vetem qe ta bejne te duket ate "llogjike".

    Pra, ajo pyetje ngelet pergjithmone: "Perse e kerkoni te Gjallin mes te vdekurve?"
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po ku eshte ky i gjalli se?

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ai eshte tek te gjallet, tek ata qe e kane besuar dhe jeta e tyre u ka ndryshuar rrenjesisht nga Ai. Ata jane deshmia e paster se Ai jeton.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Mire,dakord por kjo pergjigje eshte shume shabllon,shume dogmatike.Megjithate ne qofte se ti je i lumtur me zgjedhjen tende,vazhdo.Por mos harro se bota ka ndryshuar,nuk mund te jete i njejti perceptim ndaj fese si ti sot,si ai besimtari i panjohur 2000 vjet me pare.Nuk e di nese me kupton,me pak fjale behuni pak me fleksibel o burre i dheut se kur ktheni pergjigje shabllon dukeni si ata te "rinise revolucionare" qe dikur na merzisnin shpirtin: jo floket e gjata,jo pse pantallonat keshtu,jo pse kemisha jashte,e te tjera e te tjera.Zoti eshte nje per te gjithe,por jo te gjithe e kuptojne njesoj.Kjo nuk do te thote se ti je drejte e une jam shtremet.Jemi ndryshe,that's all.

    ps. se harrova, kalofsh mire ne meshen gje zgjat 5 ore neser.Une do te jem ne buze te oqeanit duke pi birra te ftohta ne ate kohe.Do te te kujtoj,megjithese duhet te keni kondicioner andej nga kisha.Po ta tha ne zemer,beje nje lutje te vogel edhe per mua.Shaka miqesore Matrixo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga murik : 22-06-2007 më 18:04

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    patjeter qe do lutem per ty
    dhe ti ngri nje dolli per mua

    hahaha
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 08-11-2023, 02:04
  2. Nëse kërkoni persona në Turqi - bëjeni kërkesën tuaj këtu
    Nga White_Shadow:) në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 31-05-2015, 07:40
  3. 2 Nentor: Dita e perkujtimit te te vdekurve
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 13:36
  4. Nëse ju kërkoni persona të humbur në USA
    Nga ImHere në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-09-2006, 11:11
  5. Epo si shume kerkoni nga jeta ju vajzat shqiptare
    Nga Vinjol në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2005, 06:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •