Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Udhëtim përtej vdekjes (ngjarje e jetuar)

    Nga "vizione shpirterore" –ngjarje e vertete.


    (Tregim i nje gruaje qe u kthye nga jeta tjeter)




    Isha ateiste dhe shaja Perendine. Jetoja Brenda turpit dhe prostitucionit dhe isha nje e vdekur ne toke. Mirepo Perendia meshireplote, nuk me la te humbas, por me udhe hoqi ne pendim. Ne vitin 1962 u semura me kancer dhe isha 3 vjet e semure. Gjate kesaj periudhe nuk qendrova e shtrire, por punoja dhe beja terapi duke shpresuar qe te gjeja sherim. Gjashte muajt e fundit isha dobesuar aq shume sa as nuk haja e sa nuk pija. Njerezit e mi duke me pare ashtu, moren nje professor nga Moska qe te me operonte. Sa me happen barkun, ndjeva qe u shkeputa nga trupi im dhe qendroja ne ajer midis 2 mjekeve qe perpiqeshin te me sillnin ne jete. Nuk kisha ide qe ekzistonte shpirti sepse isha me ide komuniste.Mjeket pas perkjeve te shumta nuk arriten te me sillnin ne jete dhe hoqen dore prej meje. Te gjitha levizjet i shikoja me frike. Dhe thoja me vete "Si ka mundesi qe te jem ne 2 vende net e njejten kohe"? Me trasportuan ne nje vend tjeter dhe atje me lane lakuriq, te mbuluar gjer ne gjoks me nje carcaf. Pastaj shikoj se erdhi vellai im dhe me pruri birin tim qe ishte 6 vjec atehere dhe quhej Andruska (Andrea). Biri im u afrua ne trupin tim dhe me puthi ne balle. Filloi te qante dhe te bertiste. Une ne ate kohe e perqafoja por ai nuk me ndiente e nuk me shikonte. Shikoja qe qante dhe vellai im. Pas kesaj ndjeva qe u shkeputa qe aty dhe u gjenda ne shtepine time. Erdhi vjehrra ime nga martesa ime e pare sepse burrin e pare e kasha lene ngaqe ishte shume fetar. Atje pashe se si njerezit, motra ime po mblidhte gjerat e mia dhe te gjithe kursimet e mi ate cilat ishin te shumta nga puna e padrejte qe kasha bere dhe degjoja ish vjerrhen time qe i thoshte te linte dicka dhe per djalin tim.

    Ndersa ato ziheshin, pashe befasish rreth nesh djaj qe gezoheshin dhe hidhnin valle.

    Befasisht u gjenda ne ajer dhe me dukej sikur fluturoja me aeroplan. Ndej se dikush me mbeshtet dhe une lartesohem me shume. U gjenda mbi qytetin barnaul. Pas pak shikoj se qyteti u zhduk. U be erresire. Pas kesaj filloi te vije nje drite dhe ne fund u ndricua plotesisht. Drita qe shume e forte dhe me verbonte aq shume sa nuk mund ta shikoja. Me vune ne nje pllake te zeze me madhesi nje meter e gjysem. Shikoja peme me trungje shume te trashed he gjethe te bukura e sume ngjyreshe. Midis pemeve kishte shtepi dhe bile te gjitha te reja, por nuk pashe se kush jetonte ne to. Kjo lugine ishte plot me bar te gjelber dhe u mendova se ku gjendesha tani. Neqoftese gjendem ne toke atehere pse nuk shikoj nderrmarje, fabrika, ndertesa, pse nuk ka rruge…Pak me tutje pashe qe po ecte nje grua shume e bukur e veshur me veshje mbreterore qe i dukeshin gishterinjte e kembeve.

    Ecte kaq lehte sa qe nga kembet nuk kthejeh as bari. Prane saj shkonte nje i ri qe kishte lartesi deri ne shpatullat e sa. Fytyren e tij e kish te mbuluar me duart e tij dhe qante shume i hidheruar dhe i lutej, po perse i lutej nuk mund ta di. U mendova se mund te qe i biri i saj dhe thashe me veten time pse e mundonte gruaja dhe nuk ja plotesonte deshiren

    (Shenim: Nga te gjitha keto u duk se i riu ishte engjelli im mbrojtes i cili qante per shpirtin tim.) Kur ata mu afruan doja te pyes: "Ku gjendesha". Ne ate moment gruaja kryqezoi duart dhe thirri me te madhe "O Zot, ku do te shkoje kjo keshtu"?

    Une fillova te dridhem dhe aty kuptova se kisha vdekur dhe se shpirti im gjendej ne qiell kurse trupi im gjendej ne toke. Atehere fillova te qaj dhe te cirrem dhe degjoj nje ze qe thosh: "Kthejeni ne toke per veprat e mira te babait te saj" Nje ze tjeter u pergjigj:

    "U merzita me jeten e saj mekatare dhe te korruptuar. Une doja ta zhduk, por mu lut babai i saj. Tregoja vendin qe i perkiste".

    Menjehere u gjenda ne Had. Atje pashe lloj-lloj pislleqesh dhe gjera te frikshme. Era e keqe ishte e padurueshme. Filluan te me torturonin disa krijesa te frikshme qe ndieja qe me hynin neper trup dhe fillova te ulerij me te madhe nga dhembjet. Atje pashe nje grua qe kish vdekur duke deshtuar foshnjen e saj dhe lutej per meshire, por zeri i thosh: "Ti ne toke nuk me pranoje dhe vrisje femijet e tu ne barkun tend dhe vec kesaj shtyje dhe te tjere njerez qe te benin te njejtat veprime dhe femijet per ty ishin te tepert". Kurse mua Zoti me thosh "Une ta dhashe semundjen qe te pendoheshe dhe jeten tende ta varje vetem ne mua, por ti me blasfemoje dhe me shaje gjer ne fund te jetes tende. Sic jetove ne toke pa Perendi, ashtu do jetosh edhe ketu."

    Befasisht cdo gje ndryshoi dhe era e keqe u zhduk dhe ume fluturova diku.

    Pashe Kishen time qe nuk e perfillja, priftin qe e tallja dhe per te cilin thoshja se ishte dembel dhe zeri qe me thosh "Sado dembele dhe te ulet te jene, ata me sherbejne mua."

    Atehere ju luta qe te sillte serish ne jete duke i thene qe kasha lene nje djale te vogel dhe ai mu pergjigj "Kurse mua me vjen keq per te gjithe shpirtrat tuaja dhe pres me padurim qe te zgjoheni nga endrrat tuaja mekatare, te pendoheni e te vini ne vete".

    Ketu u shfaq Nena e Perendise qe pak me pare e quajta grua dhe mora guximin dhe e pyeta "Ekziston ketu tek ju Parajsa"?

    Ne vend te pergjigjes me dergoi serish ne ferr. Tani qe me e tmerrshme. Vrapuan demonet dhe me rrethuan dhe me lista me tregonin tere mekatet e renda qe kasha bere.

    Me binin, me rrihin dhe rreth meje degjoheshin renkime njerezish.

    Kur zjarri forcohej, shtohej drita she shikoja cdo gje rreth meje. Shpirtrat kishin pamje te frikshme, ishin te gjymtuara .

    Une isha shume e trembur. Pas kesaj u shfaq serish Hyjlindesja. Dhe u be drite. Demonet iken me vrap dhe shpirtrat qe renkonin filluan ti luten asaj per meshire: "Mbretereshe qiellore, mos na ler ketu, po digjemi". Ajo qante dhe thosh se s'mund ti ndihmonte se vete ata nuk e kishin pranuar Birin e Saj dhe prandaj gjendeshin ne ate vend…

    …Me pas u be serish erresire. Duke kryqezuar duart ne gjoks, Hyjlindesja ngriti syte ne qiell dike thene: C'te bej me kete grua? Nje ze ju pergjigj: "Jepi nje tufe flokesh" Atehere hyjlindesja iku me qetesi. Nderkohe une nuk shihja me asgje. Pas pak u kthye duke mbajtur ne duart e saj floket e mia. Hyjlindesja me dha floket, por une nuk e ndjeva qe me preku.

    Ndjeva qe me shtyu dhe erdha ne toke.

    Pas kesaj une isha e ndergjeshme dhe shikoja. Ishte ora nja nje e gjysem e mesdites. Pas asaj drite, cdo gje ketu ne toke me dukej pa shije. I thashe shpirtit tim qe te hynte ne trupin tim. Atehere u gjenda perseri ne spital dhe shkuam ne frigorifer qe mbante trupat e te vdekurve.. Ai ishte i mbyllur, por une hyra pa pengese dhe atje pashe trupin tim te vdekur. Koka ime ishte kthyer pak ne krah ndersa mesi im shtypej nga trupat e te vdekurve te tjere.

    Sa hya ne trupin tim, menjehere ndjeva nje te ftihte te llahtarshme. U mundova qe te lirohesha, por qe e pamundur. Ne ate kohe per fat po sillnin trupin e nje te vdekuri tjeter dhe kur u ndezen dritat me pane te kerrusur. Duke me pare keshtu, infermieret uleriten nga frika dhe ja mbathen. U kthyen dy mjeke qe urdheruan qe te me ngrohnin pasi kasha ngrire nga te ftohtet. Trupi imkishte 8 prerje , tre ne gjoks dhe te tjeratne bark pasi me te kishin mesuar studentet e mjekesise.. Dy ore pasi me kishin ngrohur, hapa syte dhe pas 12 ditesh fillova te flas.

    Ne mengjes me prune per te ngrene petulla me gjalpe dhe kafe, por nuk doja te haja sepse ishte dite kreshmimi. Kur erdhen mjeket, fillova t'ju tregoj gjithe historine time pas vdekjes dhe se c'pa shpirti im.atje u grumbulluan shume mjeke, qe degjonin dhe zverdheshin nga frika. Filluan te vinin njerez te ndryshem qe donin te degjonin historine time. Ata ishin kaq te shume saqe policia detyrohej ti perzinte.. me cuan ne nje spital tjeter. Plaget qe me kish bere, mezi mu sheruan. Me cuan ne sallen e operacionit per te me pare te brendshmet e mia se ne c'gjendje ishin dhe me thane qe ishin te pastra e te shendosha. Erdhen dhe mjeket qe me kishin operuar para se te vdisja dhe nuk ju besohej kur shihnin se organet e mia ishin te pastra sit e nje femije te vogel dhe qe mbajha mend me saktesi se c'kishte ndoshur ne sallen e operacionit.

    Menjehere pas spitalit thirra priftin qe e quaja dembel. Ia tregova te gjitha, u rrefeva dhe u kungova me Misteret e Shenjta te Perendise. Shkoj rregullisht ne Kishe dhe me vine njerez nga vende te ndryshem qe me vizitojne dhe qe duan tu tregoj historine time te mrekullueshme dhe si Zoti me beri te denje ta jetoj e tua tregoj te tjereve.

    Tani une Klaudia mekatare 40 vjec me ndihmene e Perendise dhe te Mbretereshes Qiellore Hyjlindeses se shenjte jetoj ne menyre kristiane. Le te jete i levduar Zoti Perendia jone!. Te gjithe i keshilloj qe te kudesen se si jetojne sepse me te vertete ekziston nje bote tjeter dhe nje jete tjeter. Dhe secili do jape llogari per veprat e tij tokesore dhe ne varesi me to do kete shperblim ose denim me drejtesi . Te jetoni te gjithe ne menyre te krishtere dhe sipas Vullnetit te Perendise. Amin
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    hmm si e kishte kjo emrin dhe mbiemrin? se vetem emrin e permendi...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e artistja
    Anëtarësuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    Amsterdam
    Postime
    39
    Shume interesante kjo histori.Do doja te dija se ne c'vend ka ndodhur kjo ngjarje?

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Emri i saj i gjate eshte:
    Oustyuzina Claudia Nikitsitsna, nga qyteti Barnaul i Rusise
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Vizion i habitshem i nje te krishteri shpresetar dhe meshirues.



    Nje njeri i martuar me femije dhe sherbetore e pasuri te madhe ishte shume meshirues dhe mikpites. Nje nate pasi hengri u shtri per te fjetur dhe ne mengjez e gjeten te shtrire ne toke, te ftohte akull sikur te kishte vdekur. Njerezit e tij e moren e vune brenda dhe perpiqeshin ta sillnin ne vete, por me kot. Vendosen te mos e varrosnin sesepse ne zonen e zemres kishte pak ngrohtesi. Pas shume diteve erdhi ne vete dhe njerezit filluan ta pyesnin se c'i kishte ndodhur. Ai nuk pergjigjej, vetem qante i pangushelluar dhe papushim dhe gjer ne vdekjen e tij i tha keto fjale te birit ne momentin e vdekjes dhe para njerezve te tjere.

    "I dashur biri im, pot e jap kete porosi te fundit ne forme urdheri. Te meshirosh te varfrit dhe te kesh shume simpati per njerezit e huaj e nevojtare. T'i presesh me dashuri te madhe sepse mikpritja eshte me e pritura per Perendine ne krahasim me gjithe virtytet e tjera dhe ai qe e zbaton, gjen shperblim te madh ne mbreterine qiellore. Qe te kuptoni rendesine e ketyre fjaleve qe po them, do ju tregoj vizionin qe pashe vite me pare kur rashe si vdekur.

    E dini qe ne rininr time kasha shume shprestari dhe respect tek e Tereshenjta dhe perdite i lexoja urata dhe lavderime. Per kete deshiren time dheper dashurine qe kasha me gjithe shpirt, Zoti me beri te denje qe te shijoj shume dhurata dhe hire me ndermjetimin e Saj, por sidomos per simpatine qe kasha per njerezit ne nevoje duke i pritur me dashuri.

    Ate nate degjova nje ze qe thirri emrin tim duke me thene: "Ngrehu nga krevati dhe hajde pas meje"

    Me kapi me zor ai zeri dhe me coin e nje lendine. Atje u zhduk dhe une duke mos ditur c'te beja, degjoja pas meje papritur zera te forta dhe rremuje te madhe. Kur ktheva koken prapa shikoj nje mori demonesh qe vinin pas meje te me perpijne si egersira. Une kur i pashe fillova te vrapoj me sa fuqi kasha drejt nje shtepie qe dukej atje ku arrita. Hyra Brenda dhe4 mbylla deren. Por ata e thyen dhe hyne me zor Brenda qe te me marrin. Por qe te kuptosh me mire degjo edhe keto. Kane kaluar 3 vjet qe kur mora ne shtepine tone nje te huaj. Ishte darka e festes se Gjithe shenjtoreve. Kur arrita ne shtepi bashke me te huajin atje gjeta edhe nje tjeter qe e kishte mbajtur nena jote se i kasha dhene urdher qe te priste secilin si engjell te Zotit. Pas pak pruri dhe nje tjeter vellai yt. Ardhja e te treve me gezoi pa mase, se me dukej sikur i sherbeja Shen Trinise. Sipas zakonit tone i prita me te gjithete mirat sic ishin dhe mundesite.

    Tani te vazhdojem perseri me vizionin tim, kur hyne Brenda demonet filliva ti therres Zotit te me ndihmoje me ndermjetimet e Hyjlindeses Nenes se Tij. Atehere shikoj qe tre burr ate pashem qe me thoshin: "Mos u tremb se ne erdhem te te ndihmojme". Pasi ndoqen demonet me pyeten nese i njihja. Une u thashe: "Jo, Zoterinte e mi nuk ju njoh."

    "Ne jemi ate tre te huajte qe ke pritur ne shtepine tende me zemer Abrahami. Dhe na dergoi Zoti qe te te ndihmojme e te te shperblejme per dashurine qe tregove. Si thane keto y bene tym.

    Une falenderova Zotin dhe nga frika se mos me ngasin prepae qendrova pak ne ate shtepi. Pas pak bera kryqin dhe dola me shprese tek Zoti. Pas pak kur dola vura re qe po vinin serish demonet dukei thene njeri tjetrit "Ecni vraponi ta kapim se po na iken". Une zura te therres "E Tereshenjte Hyjlindese me ndihmo". Ne kete menyre duke vrapuar arrita ne nje vend qe i perngjasonte ferrit. Ndjeva trupin tim te future ne nje si lume zjarri dhe isha i future i teri ne flaket e zjarrit. Demonet qe me ndiqnin donin te me zhytnin brenda te terin. Une shikoja perreth se mos ekzistonte nje rruge shpetimi dhe syte me zune nje ute te ngushte sa nje pellembe dhe kaq te larte sa dukej sikur do arrinte ne qiell. Pa ditur se c'te beja preferova qe te ngjitesha ne kete ure, keshtu fillova te ngjisaj shkallet nje nga nje me shume frike dhe rrezik te madh se mos bija Brenda ne zjarr. Kur isha ne maje te ures, demonet dinake me kishin arritur dhe donin te me rrezonin. Une fillova ti lutem serish Hyjlindeses "E Tereshenjte Hyjlindese, ndihmome" Atehere u gjend prane meje E Tereshenjta Meshireplota, nena e Meshires dhe me dha Doren e saj te djathte duke me thene: "Mos u tremb sherbetori im i dashur, meqenese ti me luteshe vazhdimisht dhe ndihmoje te varferit e Birit Tim qe kishin nevoje per ty dhe qe jane ta pakte dhe Une do te te ndihmoj.

    Si me tha keto me mbajti nga dora dhe une u gjenda papritur ne shtepine time dhe hyra ne trupin tim qe ju kujtuat se kish vdekur.

    Pra biri im te mos harrosh kurre qe dhe ti kete sherbim te besh per Nenen e te Terefuqishmit te besh, sic beja dhe une babai tend. Keshtu do ta kesh krahe ne cdo nevoje. Kjo eshte porosia qe pot e le. E dyta shtrengo veten tende sa mundesh, te duash te huajt e te varferit, vejushat e jetimet, tu japesh te gjitha te domosdoshmet nese do te shijosh ne kete bote cdo te mire dhe net e ardhemn Mbreterine e Peerendise."

    Keto tha dhe dorezoi shpirtin e tij ne duart e Zotit.



    Nga "Urtesia e shekujve"







    Nena


    E pyeten dikur predikuesin e madh Dr.Morgan, se cili eshte predikuesi me i madh ne familje.

    -nena – iu pergjigj ai

    Eshte pikerisht ajo qe i meson femijes lutjete e para, eshte ajo qe ia bashkon te tre gishterinjte ne shenjen e Kryqit dhe e drejton per tek ikonastasi, ajo eshte e para qe pikturon ne shpirtin e femojes ikonen e pare te Krishtit.



    Parate


    Shen Ambrozi para se te zgjidhej Episkop i Milanos zoteronte pasuri te madhe. Vecse pasi u be episkop ai ua shperndau te varferve gjithe pasurine. Sa here qe te afermit e tij e pyetin per kete gjest fisnik ai iu pergjigjej:

    -Kurre nuk do te ngjitesha ne fronin episkopal duke mbajtur ne xhepin tim qofte edhe nje monedhe te vetme. Kurre njeriu i Perendise nuk duhet te behet skallv i parave, por duhet ti zoteroje ato dhe te dije si dhe ku ti perdore.


    Kembengulja e dashurise



    Oshenar kristodhuli zbriti njehere nga shkretetira ne Aleksandri dhe u vinte rrotull shtepive te te pasurve duke kerkuar para per tua dhene te varferve. Vecse njeri nga ata refuzoi ti jepte ndihme, madje i foli dhe keq, por oshenari sikur te mos kishte ndoshur gje kembengulte. Atehere ai e qelloi ne fytyre. Por shenjtori it ha perseri:

    -Faleminderit. Kjo shuplake qe per mua. Tani te lutem me jep edhe dicka per te varferit.


    Duart me te bukura



    Njehere disa zonja u mblodhen ne nje salon bukurie ne konkursin "Duart me te bukura". Ne juri ndermejt te tjereve ishte edhe nje jerond i urte. Pas konkurimit jerondi refuzoi te jepte konkluzionet.

    -Nuk mundem – tha do te pyes te varferit dhe ata do te me ndihmojne, sepse besoj se duart me te bukura jane ato qe ngopin nje te uritur, shuajne etjen e nje te eturi, mbledhin lotet e nje jetimi, kufizojne dhimbjen e nje shpirti te lenduar. Jane ato duar me te bukura, qe shperndajne gezimin tek te gjithe njerezit
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. E shtrenjta Liliana
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 17:06
  4. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •