Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Martesat e shqiptarëve me të huajt, “bum” divorcesh

    Entela RESULI

    Janë 30 çifte që njërin prej partnerëve nuk e
    kanë shtetas shqiptar dhe kanë kërkuar zgjidhje martese në Gjykatën e Tiranës. Për ta është shumë e thjeshtë që të zgjidhin një kurorë që konsiderohet “e shenjtë”. Pa e bërë jetën tyre komplekse, ata i drejtohen një organi që do të bëjë të mundur ndarjen ligjore të çiftit. Sipas statistikave në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2007 janë regjistruar 30 çifte, të cilët njërin prej partnerëve e kanë shtetas të huaj. Mungesa e tolerancës dhe respektit reciprok, mospërputhje karakteresh, mosambientimi dhe mospërshtatja me realitetin shqiptar, janë këto disa nga arsyet të cilat e kanë bërë të pamundur bashkëjetesën në çift. Për ta nuk është e vështirë që në momentin që ka diçka që nuk shkon t’i drejtohen organit të gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre në rrugë ligjore. E, në kurorën e tyre të bashkëjetesës një mosmarrëveshje e lodhshme kalon në përballjen në gjykatë. Nga këto çështje asnjëra prej tyre nuk është zgjidhur me pajtim. Burime pranë kësaj gjykate bëjnë të ditur se, asnjë prej çifteve me partner të huaj që kanë ardhur në gjykatë për divorc, nuk kanë mundur të pajtohen nga gjykatësit. Kjo pasi pjesa më e madhe e tyre dhe pse zyrtarisht mund të kenë një kohë të gjatë të martuar, me njëri-tjetrin kanë bashkëjetuar shumë pak.
    Njohjet
    Pjesa më madhe e njohjeve ndërmjet partnerëve kanë ardhur si pasojë e emigrimit të shqiptarëve, femër apo mashkull, në një nga shtetet tona fqinje. Dhe, pothuajse të gjitha lidhjet janë bërë me dashuri, por pas njohjes martesa e tyre nuk ka funksionuar për një periudhë të gjatë kohore. Ndërkohë që mësohet se vetëm njëri prej çifteve që janë divorcuar në Gjykatën e Tiranës, ka pasur fëmijë, të tjerët rezultojnë pa pasardhës nga kjo martesë. Shtetasit me të cilët janë lidhur më shumë janë grekë dhe italianë. Por nuk mungojnë dhe me shtetësi të tjera, por dhe këto janë njohur në këto vende, pasi kanë qenë emigrantë të përbashkët.

    1.Brunilda Zarba Heiko Hinnolai Gjermani
    2.Mimoza Lelo Antonio Sferlozza Itali
    3.Zoran Stojanovski Violeta Mastako Maqedoni
    4.Majlinda Ramaj Lube Ançevski Serbi
    5.Ranadan Fetishi Sudmila Hicova Rusi
    6.Eleni Matoliotaqi Endri Çuni Greqi
    7.Albana Taja Pietro Scercella Itali
    8.Marjana Kaymarianos Janis Kaymarianos Greqi
    9.Kujtim Sula Kris Els Rajomond Youveart Angli
    10.Olimbi Flameng Preveta Larry Charles Flameng Angli
    11.Tatjana Beqiri Giuseppe Cerase Itali
    12.Leonard Taku Pia Katherina Ariane Selbamir Francë
    13.Elton Bakiasi Jacquelin Mari Doues Francë
    14.Gentjan Deraj Andrea Sander Spanjë
    15.Andi Tabaku Yvann Schmidit Rusi
    16.Albert Hasanllari Tatjana Zubcov Rusi
    17.Niko Nikollau Antonia Klauvos Vauras Spanjë
    18.Dritan Lita Giorgia Kavello Itali
    19.Fatmir Zefi Vassiliki Mitsigiorgis Greqi
    20.Lindita Agolli Gerriat Schaefer Gjermani
    21.Ermal Gojani Rachel Bonachi Itali
    22.Alnan Sylyshbanaj Alexandroc Haaki Greqi
    23.Mafoil Palushi Chie Fukumato Irlandë
    24.Blerina Beqiraj Jolanda Kappara Viçente Itali
    25.Fran Bushgjokaj Chio Henmington Japoni
    26.Klinton Hesse Candy Hesse Angli
    27.Flora Prendaj Joseph Mark Chaney Francë
    28.Ylli Diva Maria Izabell Asensia Spanjë
    29.Edmond Mançe Katerina Allegro Itali
    30.Ronaldo Thithi Anna Carrie Hathaway Rusi


    TO

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Në Kërçovë mbi 20 martesa shqiptaro-maqedonase

    Maqedonasit kërçovarë me nuse shqiptare


    Shaban DALIPI
    Kërçovë, 24 qershor - Në vitet e para të pluralizmit politik, shumë vajza nga Shqipëria lidhën kurora me shqiptarët e Kërçovës dhe rrethinës, por tani numri i tyre është zvogëluar aq sa kohëve të fundit nuk kemi dëgjuar për martesa të këtilla. Nga ana tjetër, informacionet e zyrave vendore flasin për një dukuri tjetër të martesave të vajzave nga Shqipëria me maqedonasit e Kërçovës dhe fshatrave për rreth, përfshirë këtu edhe Makedonski Brodin dhe numri i tyre është në rritje e sipër. Kësisoj, vetëm brenda periudhës një vjeçare, mbi 20 femra nga Shqipëria kanë lidhur kurorë me maqedonasit e këtyre viseve. Të gjitha shqiptaret e martuara këtu, janë me shkollim të mesëm dhe të lartë dhe të moshës së re, ndërkohë që burrat e tyre me të cilët kanë lidhur kurorë janë më të moshuar se ato.

    Aida: Jam e lumtur që gjeta Gorançon
    Pjesa dërmuese e femrave që janë martuar këtu vijnë nga veriu i Shqipërisë, ndërsa një numër më i vogël i tyre janë nga vende të tjera siç është Librazhdi, Kruja, Puka, Lezha, e kështu me radhë. Duhet theksuar se një pjesë e vajzave shqiptare që janë martuar me maqedonasit e këtushëm i takojnë fesë myslimane.
    Njëra prej këtyre nuseve është Alida Uka, një vajzë 23 vjeçare, e lindur në fshatin Miliska të Pukës, e cila është martuar me 37 vjeçarin Goranço Tërpkoski nga fshati Samakov. Ajo deklaron se martesat e vajzave në vendlindjen e saj janë shumë të vështira sepse të rinjtë kanë migruar dhe fshatrat janë duke u boshatisur.
    "Edhe familja ime edhe unë jemi të lumtur që më në fund e gjeta fatin dhe u martova në fshatin Samakov, ku ekzistojnë kushte të mira për jetë", thotë Alida, për të shtuar se me bashkëshortin e saj kanë gjetur mirëkuptim të plotë ndonëse komunikimi mes tyre është i vështirë. Në realizimin e kësaj martese, shprehet ajo ka ndërmjetësuar një kushërirë e saj, e cila ka ardhur nuse në këtë fshat dy vite më parë dhe ka një martesë të lumtur me burrin e saj, 15 vite më i moshuar se ajo. Me një ndërmjetësim të këtillë është realizuar edhe martesa e 43 vjeçarit Gjorgjia Avramoskit nga fshati Botus i Epërm i Makedonski Brodit, i cili para gjashtë muajsh ka lidhur martesë me 22 vjeçaren Arta Zefi nga një fshat i Krujës.
    "U takova me Gjorgjiun në fshatin tim të lindjes dhe atë e solli burri i Zanës, e cila më njoftoi për kushtet e jetesës në shtëpinë e burrit, me të cilin u martova sepse më pëlqeu karakteri i tij", thotë Arta, e cila më pas nënvizon se pas dy muajsh, ajo dhe bashkëshorti i saj maqedonas, kanë rregulluar martesën e kushërirës Shqiponja Çelikut nga komuna Stravaj, e cila gjithashtu tani ndjehet e lumtur me Sllobodan Llazeskin nga qyteti i Kërçovës.

    Ndërmjetësimi vazhdon të funksionojë për mrekulli
    Me jetën bashkëshortore me burrat maqedonas, janë të kënaqura edhe vajzat që jetojnë në fshatrat e kësaj ane edhe përkundër kushteve të këqija në vendbanimet malore. Ata e ndjejnë mungesën e komunikimit shqip dhe këtë nostalgji përpiqen ta plotësojnë me programin në gjuhën shqipe të Radio Shkupit, ku përveç informacioneve nga vendlindja dëgjojnë edhe muzikë shqipe.
    Kështu numri i vajzave nga Shqipëria që martohen me maqedonasit e kësaj ane vazhdon të rritet. Gjatë muajit mars të këtij viti, tri vajza nga Malësia e Madhe, janë martuar për tre vëllezër nga fshati Rastesh. Dhe maqedonasit e rajonit të Brodit dhe Kërçovës, njëra pas tjetrës, vazhdojnë të sjellin nuse nga Shqipëria, duke i cilësuar ato si punëtore, të sjellshme, shtëpiake dhe të edukuara. Për maqedonasit e këtyre rajoneve malore, ku ekzistenca mund të sigurohet vetëm me kultivimin e bagëtisë së imët, si duket zona veriore e Shqipërisë, është rezervati i vajzave me të cilat mund të lidhin martesa shumë lehtë, përmes ndërmjetësimit i cili vazhdon të funksionojë për mrekulli.

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    E denoj ashper ket gjest nuk eshte gjest i mire
    Kemi mjaft femra shqiptare dhe meshkuj shqipetar skemi cte bejm martes me nje femer ose me nje mashkull te nje feje,kombi tjeter
    Sui generis

  4. #4
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    ky eshte fenom i shumices se njerzeve ne kete bote !!! nuk duhet ta fokusojme si problem i shqiptareve !!! edhe ne shqiperi divorcet kane shenuar gjithmone nje rritje te tyre megjithse ciftet jane njesoj me kombesi !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Vendndodhja
    uK
    Postime
    103
    un po flas persa i perket martesave qe boen ne Angli, shumica e martesave qe boen ne angli jon martesa sa me mor pashaporten angleze i majn na 2 vjet anglezet ene ne fun kur pajisen me pashaport i fusin shkelmin lol..
    eshte edhe extremi tjeter pastaj, qe shqiptaret martoen me zezak, bojn ene femi, ene hapen bythesh, qe kom pashaport angleze...

Tema të Ngjashme

  1. Pagëzimet dhe martesat shqiptare
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-08-2006, 09:06
  2. Pagezimi dhe Martesat Shqiptare
    Nga NoName në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 03:19
  3. Spanjë: Dhoma e ulët ligjëron martesat homoseksuale
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2005, 13:57
  4. Anglia nis hetimet për martesat e emigrantëve.
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 00:55
  5. Pagëzimi dhe martesat Shqiptare
    Nga Redi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2002, 15:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •