Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Kontributi i emigrantëve në ekonominë Shqiptare

    Nga Shekulli

    Sipas të dhënave të IOM, çdo vit, vendi ynë përfiton rreth 934 milionë euro nga dërgesat e emigrantëve
    Shqipëria renditet ndër vendet e para në botë, kur bëhet fjalë për krahasimin e përqindjes së dërgesave në para të emigrantëve drejt vendit të tyre. Madje, vendi ynë, çdo vit ka përfituar nga të ardhurat nga dërgesat e emigranteve rreth 934 milionë euro, duke sfiduar të ardhurat me shifra shumë herë më të larta në sektorin e tregtisë dhe të turizmit. Kjo u bë e ditur dje nga përfaqësues të IOM-it dhe ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka, të cilët theksuan se për paratë e emigrantëve po ndërtohet një Draft Kombëtar për Dërgesat në Para të Emigrantëve.

    Dërgesat e emigrantëve

    Emigrantët shqiptarë, nga të dhënat e IOM-it, renditet në krye të listës së 20 vendeve emigratore, kur bëhet fjalë për paratë që u dërgojnë familjeve të tyre. "Gjatë 15 viteve të fundit vlerësohen të jenë futur rreth 6.6 miliardë euro, që përfaqësojnë rreth 13% të GDP në vend. Kështu, Shqipëria rezulton si një nga vendet me varësinë më të madhe nga dërgesat në para në botë",- theksoi ministri i Punës, Kosta Barka. Madje përfaqësuesit e IOM-it bënë të ditur se, më shumë se 26 për qind e familjeve shqiptare kanë pjesëtarë të tyre që punojnë jashtë shtetit dhe se pjesa më e madhe e tyre pret para` nga emigrantët. Ndërkohë bëhet e ditur se Itali dhe Greqia, ku sipas të dhënave të IOM-it ndodhen mbi 1 milionë emigrantë shqiptarë, janë 2 vendet nga ku vijnë edhe më shumë para.

    Programi i dërgesave

    Dërgesa parash në shuma stratosferë, por spontane dhe në masa të mëdha informate, çka do të thotë se ato nuk janë bërë nëpërmjet bankave. Kështu i kanë cilësuar specialistët e IOM-it dërgesat e parave të emigrantëve shqiptarë, të cilët theksuan se pikërisht për këtë problem po punohet për projektin e dërgesave të parave. "Qëllimi i këtij projekti është formalizimi i dërgesave të emigrantëve, rritjes në total të kursimeve dhe investimeve në Shqipëri dhe nxitjes së përdorimit të dërgesave në para, në aktivitete prodhuese",- theksoi ministri i Punës, Kosta Barka, duke shtuar se projekti parashikon ngritjen e një Grupi Pune Ndërinstitucional.
    Në këtë grup, pohon Barka, do të bëjnë pjesë përfaqësues të qeverisë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit bankar në vend, të cilët do të shqyrtojnë proceset dhe strategjitë në lidhje me dërgesat në para të emigranteve. Ndërkohë, bëhet e ditur se, nëpërmjet projektit do të ofrohet ndihmë për përfaqësitë diplomatike shqiptare dhe shoqatat e emigrantëve, veçanërisht në Itali dhe Greqi, për rritjen e kapaciteteve informuese për emigrantët në këto vende, rreth mundësive për investime në Shqipëri. Kështu, informacioni do të jetë rreth rrjetit bankar në Shqipëri, produktet dhe shërbimet që ai ofron dhe se si mund të përfitojnë emigrantët në Itali apo Greqi nga këto shërbime, por edhe rreth politikave lehtësues fiskale të ndërmarra nga qeveria, për investime në sektorë apo rajone të ndryshme.

    Emigrantët sfidojnë tregtinë dhe turizmin

    Ndryshe nga vende të tjera, ku tregtia dhe turizmi mbajnë në këmbë ekonominë, në vendin tonë ndodh ndryshe. Janë pikërisht emigrantët, të cilët derdhin shuma parash, që kapin shifra shumë herë më të mëdha se turizmi dhe tregtia. Kështu, në bazë të të dhënave të IOM, dërgesat në para të emigrantëve mbajnë vendin e parë të të ardhurave. "Paratë e dërguara nga emigrantët janë gjithnjë e më të rëndësishme, krahasuar me flukse të tjera valutore të lidhura me aktivitetet ekonomike, duke qëndruar në 65 për qind të të ardhurave nga aktiviteti tregtar dhe duke e përllogaritur mesatarisht 132 për qind më të larta se të ardhurat nga turizmi",- bënë të ditur përfaqësuesit e IOM-it, duke shtuar se këto të dhanë janë mbledhur në të gjitha bankat ku dërgojnë emigrantët para.

    6.6 miliardë euro vlerësohen të jenë futur në vendin tonë, gjatë 15 viteve të fundit
    934 milionë euro përfiton vendi ynë, çdo vit, nga dërgesat e emigrantëve
    13% të GDP në vend vlerësohet të jenë shumat e parave që dërgojnë emigrnatët
    26% e familjeve shqiptare, kanë pjesëtarë të tyre që punojnë jashtë shtetit
    132% janë më të larta se të ardhurat nga turizmi, dërgesat e emigrantëve
    65% janë më të larta se të ardhurat nga tregtia, dërgesat e emigrantëve

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Personalisht mendoj se kjo dukuri eshte shpate me dy presa. Nga njera ane dihet fare mire se perse marrin rrugen shqiptaret, shume prej tyre per te mbeshtetur familjaret qe lene mbrapa. Nga ana tjeter, kjo vale parash ka krijuar kushte per nje "parazitizem" shoqeror. E ve ne thonjeza sepse nuk besoj qe eshte koshient.
    Per me teper, ka lehtesuar "punen" e qeverive perkatese sepse fale ketyre te ardhurave, jane evituar kriza katastrofike ekonomike dhe rrjedhimisht politike dhe shoqerore. Ne te njejten kohe, si pasoje, nuk jane bere perpjekjet e duhura per zhvillime ekonomike ne dege te tjera te saj.

    Gjithashtu, me duket se e kam permendur diku tjeter, qe keto te ardhura kane rritur ne menyre dispropocionale indikatore te tjere te ekonomise, si psh "real estate" (pasuri e patundshme?) dhe cmime te tjera te cilat jane shume me te larta ne krahasim me te ardhurat ne vend.

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Emigrantët “rrëzojnë” valutën

    Festat e fundvitit po sjellin një forcim të lekut, për shkak të prurjeve valutore të emigrantëve që kthehen pranë familjeve të tyre. Gjatë ditës së djeshme 1 dollar është këmbyer me 83.5 lekë, ndërsa 1 euro me 120.1 lekë. Prurjet e emigrantëve gjatë festave janë një fenomen që ka shoqëruar vendin gjatë këtyre 17 viteve duke u bërë një faktor kryesor edhe për uljen e varfërisë.
    Ndikimi në varfëri

    Ndikimi i remitancave në Shqipëri është i rëndësishëm sepse remitancat përbëjnë një burim kritik të ardhurash për familjet pritëse, duke përfaqësuar mesatarisht, rreth 41 për qind të të ardhurave mujore. Sipas studimeve del se niveli i varfërisë reduktohet ndjeshëm përmes familjeve që presin remitanca. Statistikat përshkruese të të ardhurave ditore për frymë, tregojnë se përjashtuar kontributin e remitancave, pothuajse 40 për qind e familjeve rezultojnë nën kufirin e varfërisë. Ndikimi i remitancave nuk ndjehet vetëm në nivel familjeje. Më shumë se gjysma e tyre shkojnë në sektorë të ndjeshëm. Sipas studimeve, 59 për qind e familjeve përfituese jetojnë në zona rurale dhe mëse 2/3 e tyre drejtojnë një aktivitet prodhues. Gjithashtu, remitancat e shpenzuara në zonat rurale mund të kenë një efekt më të madh se ato të shpenzuara në zonat urbane, pasi ato priren më shumë drejt konsumit të mallrave dhe shërbimeve lokale. Remitancat janë të orientuara, kryesisht, për konsum. Përpjesa e madhe e remitancave për konsum tregon qëllimin primar, pjesë e strategjisë së emigrantëve dhe e familjeve të tyre në Shqipëri, për të dalë nga varfëria dhe për të ngritur nivelin e jetesës. Shumë studiues të çështjes së remitancave, pranojnë që herët a vonë këto flukse monetare do të vijnë në rënie. Të dhënat e bilancit të vendit tregojnë se me kalimin e viteve në emigrim, vërehet një rënie në nivelin mesatar të dërgesave për emigrant. Për ruajtjen e ekuilibrit makroekonomik si dhe sigurimin në vazhdimësi të financimit të deficitit korent, prioriteti qëndron në kanalizimin e tyre drejt investimeve.

    Shqipëria e varur nga emigrantët

    Nëse vendit do t’i mungonin të ardhurat nga emigrantët, atëherë mbyllja e deficitit me jashtë do të ishte e pamundur. Vetëm në 9 muajt e fundit, deficiti tregtar i vendit ka mbërritur në 1.5 miliardë euro, në një kohë që emigrantët sjellin rreth 1 miliardë euro në vit. Ky është edhe eksporti më i madhe i vendit, që gjithsesi mbetet në kuadrin e një pune të pakualifikuar dhe të lirë, që shitet kryesisht në tregun europian. Një nga problemet më të mëdha që vlerësohet nga ana e specialistëve në një periudhë të dytë për vendin, është mungesa e krahut të punës në Shqipëri. Emigrimi i 1/3 të popullsisë dhe kryesisht të krahut të lirë të punës, sjell probleme në një moment të dytë për zhvillimin ekonomik të vendit.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Arsyetimi
    Anëtarësuar
    09-10-2006
    Vendndodhja
    i zbuluar , tek dy maloret :p INTERIST per jete jam,se per vdekje jan kto milanistat :D
    Postime
    119
    E vertet.


    cova dhe un ca lek ne shqipri po jo me post ose kto llojt e tjera por i cova me njeri te besuar. {vlla}

  5. #5
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Nga ana tjeter, kjo vale parash ka krijuar kushte per nje "parazitizem" shoqeror. E ve ne thonjeza sepse nuk besoj qe eshte koshient.
    Kthehesh ne Shqiperi, mbas vitesh e vitesh dhe sheh qe njerezit qe ke financuar(njerez te larget po hajt mo, per gjynah ) , duke shetitur me Mercedes-Benz nderkohe qe ti jashte ke nje Citroên ose Volvo ose di une...nderkohe qe po mendoje qe po vuanin per gjerat primare dhe hajt, dergoju para se gjynah. Kalojne ca dite degjon ato qe ishin te supozuar te ishin pa buke duke thene: jo te dielave shkojme e hame dreke ne bregdet, jo mengjesin s'e ha ne shtepi, jo nuk shkoj e bej pune "te rendomta",me mire rri pa ngrene. Ore, i thua vetes, keto s'vuajne per buke por per luks. Mesa vura re ato pak here qe isha andej, parazitizmin e tyre e ligjerojne me fjalen"kemi njerez jashte, s'punohet ketu, ama me Benza po shetisim, lokale tere diten po rrime, plazhit ne vere po, rrobat rrime dhe pa ngrene dhe blejme ku jane me te shtrenjtat, dasmat pa 300 vete ne banket s'i bejme...punoni ju budallenjte qe jeni jashte."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 23-12-2007 më 21:25
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Titulli eshte pak corientues me duket. Nuk e lexova me hollesi artikullin, po nuk me duket se shqipot jane te paret per dergesat, por:

    1. GDP jone eshte shume e ulet, per rrjedhoje dergesat perbejne % te larte te saj
    2. Ekonomia jone eshte shume e varur nga emigracioni.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    Titulli eshte pak corientues me duket. Nuk e lexova me hollesi artikullin, po nuk me duket se shqipot jane te paret per dergesat, por:

    1. GDP jone eshte shume e ulet, per rrjedhoje dergesat perbejne % te larte te saj
    2. Ekonomia jone eshte shume e varur nga emigracioni.
    Tema eshte hapur para disa muajsh, dhe pastaj vura kete postimin tjeter, prandaj duken pak si pa lidhje. Si smod mund ta ndryshosh titullin ne nje me pergjithesues psh: "Kontributi i emigranteve ne ekonomine shqiptare".

    Statistikat qendrojne, pastaj duhet te kesh parasysh qe Shqiperia ka nje nga emigracionet me te medha per capita (burimi: IMO). Rrjedhimisht dhe te ardhurat per capita do jene me te larta.

  8. #8
    Eshte normale kjo gje.
    Dihet qe emigrantet shqiptare dergojne lek ne mase, na kan msu keq neve qe jetojme ktu.

    lol

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    I njoh emigrantet shqiptare,te pakten ata ne itali....nje pjese e mire kane marre grate e femijet e nuk cojne ne shqiperi asnje kacidhe... Ka shume te rinj,pastaj qe thone se merren me ndertim e shesin mall apo merren me prostitucion....peshen me te madhe nder keto pare e kane ata.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Mua me duket pak absurde, vertet eshte nje perqindje e larte e popullsise qe mbahen nga te ardhurat e te afermeve te tyre qe punojne jashte trojeve Shqiptare.

    Dicka nuk me pelqen pasi kjo gjen, paralizon individet qe perfitojne te ardhura nga njerezit e tyre duke ndenjur gjat gjith kohes neper kafene, bilardo, lloto etj.

    Ketij vendi me shum dem i sjell se sa mire. Thjesht kontribute brenda familjes dhe asnje gje per kete vend. Ne 2005 u vu si kusht, qe nje person qe kthehet ne vendelindje nuk i lejohet te mbaje me shum se 1.000 euro me vete, ndersa gjat kesaje kohe njerezit kan filluar te perdorin Banken dhe regjistrimi real mendohet te jet i viti 2006-2007 per vitet me pare jane me shum hipoteza, dhe hamendesi. Pasi qe nga viti 1991 deri ne 2005 nuk ka pasur asnje regjistrim i te ardhurave nga emigrantet, ndersa nga 2005 deri ne 2007 ka filluar regjistrimi i te ardhurave qe dergohen nga emigrantet.

    P.s Lioness titulli i temes u ndryshua.

    Kalofshi sa me mire.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •