Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 43
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Para disa ditesh degjuam per zbulimin e dy gureve ne forme ruzulli nga firma ndertuese e ruges Kukes Morine .Dihet gje per fatin e tyre .Kush ka ndonje informacion per to?

  2. #22
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ajzberg sikur eshte hapur nje teme me vete per ata gure..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    E kam lexuar komplet materialin por per fat te keq nuk ka asnje fotografi nga keta gure ,ku jane derguar dhe meret njeri me to?Arsyeja qe pyeta ishte se degjova qe keta [GURET] kishin mbishkrime,ndoshta eshte thashethem por gjithsesi doja te di me teper.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Me duket se njehere pata dhene spjegimin e atyre plakave guri me mbishkrime ne Gezqe te gjetura para ca dekadave por edhe gjetjen e tanishme te dy gurve te rrumbullaket....

    Poashtu si ju aizberg, edhe une e te tjere presim nje pergjigjeje nga keta dy gur te posazbuluar mirepo nuk me duket e arsyeshme qe te nderhyhet kesi soji ne tema krejtesisht tjera ku edhe i humbet vlera kesaje teme e mos pyet per mundin e antarve qe bejne te mundeshme te postojne shenime ne lidhje me kete teme interesante,pra me nje nderhyrje te tille te cilit do antar prish temen, keshtuqe mbesim edhe pa ditur gje ne lidhje me kete pllake te posazbuluar ne kosovë poashtu mbesim edhe pa njoftime te reja edhe per ata dy guret vezakë(rrumbullakë te gjetur ne shqiperi keto dite e rezulltati eshte ky pra, zero !

    Ose si thon andej, kodra mas bregu....
    Pra ju lutemi, mos ti ngatrrojmi gjerat.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Pershendetje

    Foton qe e kam postue eshte vetem nje foto e fotografuar mire por jo ne menyre profesionale e falenderoj shokun nga Peja qe ma dergoj, megjithse e kam porosit te me shpjegoj per kete zbulim me gjer ay me tha se jan edhe disa ene qka me shtyen edhe me shum te interesohem pra jan 4-5 objekte qe i zbuluan shirat .
    Keto zbulime rasti ende deri me dje jan nen posedim private .
    Mendimi im eshte qe ministria duhet te ndermer diqka ne kete rast ,te angazhon profesionista qe te studiojn keto zbulime se ciles periudh i takojn .
    Punimi eshte punim vendor kurrsesi Romak .
    Materiali- guri eshte guri vendor kete e them se vet jam mjeshter guri dhe e njof perafersisht gurin e Kosoves ,pra ky gure me kete ngjyre gjindet ne rrethinen e Pejes ,sa i perket kohes pra e them perafersisht se i takon shekullit 2 para eres se re .
    Mjeshtri dhe materiali jan te kesaj rrethine sepse ne kete punim shifen kalavesht e rrushit e qka deshmon se kjo trev gjithnji ka pas tradit te kultivoj rrushin pra ay qe e punoj ishte vendas .
    Ne ket punim jane 5 persona megjithse eshte edhe nje rreth koncentrik nen krahun e personit , mund te jet e paraqitur vetem koka por sjam i sigurt
    Ndersa personi ulur mundet te identifikohet si BAKU apo PANI nuk eshte e thene se eshte duke pire mund te jet edhe duke beredhurim si aj tjetri me lart duke dhuruar nje gjel apo nje shpend tjeter apo ndonje instrument muzikor ndonje lloj fyelli megjithate me mire tua leme profesionistave qe te japin mendimet e tyre ne menyre profesionale .
    Nese mi poston shoku edhe fotot tjera do ti postoj .

    Ju pershendes
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 28-06-2007 më 17:29

  6. #26
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Pershendetje XhGashi,
    Baku eshte gdhendur ne qender te reliefit,
    dhe fytyra i eshte demtuar qellimisht ne periudhen kristiane
    qe te mos adhurohej me;

    Gjeturinat nuk ndodhen ne vendin e tyre origjinal por ne ndonje vend te fshehur per t'i shpetuar nga mentaliteti i kohes;

    Guri eshte vendor dhe duhet te jete mermer nga onyxi i Banjes se Pejes, ku para disa vjetesh jane gjetur varreza princerish poashtu, (dhe mos e paca ngaterruar me ndonje gjetje tjeter quhehsin Dracu e Dracena);

    Po figura e ulur ne krahun e majte eshte pikerisht Pani qe po i bie siringut, megjithese nuk shihet qarte ne foto, lehte mund te dallohen kembet lesherake te cjapit dhe briret e vegjel mbi balle (qe ne kete gdhendje per cudi se si me ngjajne si te perkrenares se Skenderbeut).

    Kultivimi i rrushit ne ate regjion ka qene tradite antike dhe nuk eshte cudi se aty eshte adhuruar Baku si perendi e veres.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje -

    Mendimi juaj eshte me se i sakt z.Baptist edhe pse eshte punimi i demtuar, gjysmak ka elemente qe jepin nje drejtim,percaktim kahje per ta studiuar se ciles periudhe i ka takuar,gjithashtu na ben te kuptojm per lidhshmerin e tradites Shqiptare te kesaj treve qe e festojn akoma populli kur te gjith sjellin nga te korrat nga produktet bujqesore lloje pemesh frutash vendore si shenj falenderimi pra eshte nje dite e caktuar sikur dita e diellit te stoun henqi ku dielli shendrit nje dritare te caktuar , si dita e shen mitrit si dita e fillimit te zgjatjes se dites etj etj .
    Edhe indjeri I.Rugova gjdo vit qellimisht e organizonte kete sofer me te gjitha te mirat ne shenj te apostrofuar .
    Une kisha me cek ; per personin e paraqitur ne anen e majt duhet me shum te shpjegohet .Pa asnje dyshim eshte figura e PANIT i cili permendet shum me heret se sa te shekulli 2 p e r, gjithashtu edhe figurat tjera te gdhendura emrat e tyre i hasim te titaniket , kryesisht jan figura PELLAZGE-YLLIRE .
    Baptist per ate figuren ne te majt ne kemb eshte nje person i plakur qe mban ne dor nje peshqesh mua me duket se eshte nje shpend gjel apo shotë apo ndonje pulbardh ethem pul bardh sepse ne nje koh me te hershme rrafshi Dukagjinit ishte nje vend moçalik mun te ket qen e dhe lloj liqeni .
    Ky person ne kok mban nje kesul - plis a mund te jet SATUNI kurse ajo figura qe ngjan te jet figur femre te jet REA ,per figuren ne mes qe eshte pa kok ndoshta gabojpor mendoj se personi i paraqitur mund te jet APOLLI ju lutem me korrigjoni sepse ky eshte vetem nje mendim i imi .

    pershendetje

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Me duhet patjeter te ceku ca gjera duke analizuar kete relief ; per gjdo kend qe i njef cilsit e ketij guri te kesaj ane besoj qe do ja ben vetes keto pyetje.

    1 . Mjetet e gdhendjes cilit metal i takonin kur dim se graniti -marmori(mermeri) nuk gdhendet me dalta bakri .

    2. Mjeshtri qe gdhendi kete punim sa kishte njohuri te lashtesis .

    3 . Me habit fakti dhe preciziteti i mjeshtrit sa realisht i ka paraqitur fizionomit deri ne detajet me te imta te shtatit te gjdo personi .

    me lart ku eshte emri APOLLI duhet te jet APOLLON

    Ju pershendes
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 29-06-2007 më 05:59

  9. #29
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ky krejtesht ne te majte dhe i ulur eshte padyshim Pani qe po kontribuon ne ceremonine gjegjese, pra nje perendi paraolimpike shume e vjeter;

    (i dyti i radhes)ky ne kembe (poashtu ne te majte), tek tani e pernjoha se eshte Sileni, plaku matuf gjithmone i dehur dhe nje nder miqte me te mire te eskortes se Dionisit.

    Duhet pasur parasysh se as Dionisi nuk eshte perendi autoktone. As vera nuk eshte pije autoktone. E simbas te gjitha gjasave as rrushi. Te gjitha keto vijne nga azia qysh ne parahistori te thelle. Por keto perendi kurre nuk arriten te beheshin perendi legjitime, ato ishin popullore dhe fshatare me teper, sikur muzika "tallava" e cila kurre nuk mund te behet muzike kombetare shqiptare, sepse eshte jevge.
    Njesoj ishte edhe kulti i Dionisit, ky ishte kult i ahengut popullor ndersa rituali zgjaste afersisht sa lidhja dhe pjekja deri te vjelja e plote e rrushit. Pra ishte si nje pjese e festes ku populli argetohej me rite e zakone "tallava" jevge apo te huaja.

    Ai fes qe ka ne koke Sileni eshte fesi qe mban Papa, fesi qe mbajne jahudet dhe bota arabe por qe nuk ka te bej me plisin, sepse i vetmi qe do te kete qene e mundur te kete pasur plis eshte personi ne te djathen e skajshme.

    Fatkeqsisht si fytyra e Dionisit qe eshte demtuar rende (por jo nga errozioni natyral) poashtu ketij personazhi si me te rendesishmit te gjithe kompozicionin i eshte hequr koka fare!

    Dionisi eshte vecuar si me i madhi me shtat pikerisht pse eshte perendi ndersa per Nder eshte vecuar personi i cili ia ka vene doren per nder krah Dionisit ku shihen edhe gisterinjte e tij qe e perthkojne nder sqetull miqesisht ndersa Dionisi atij rreth qafe.

    Kjo paraqitje pershkruan gjestin se ky eshte ai qe solli Dionisin ne vend. Kurse Dionisi me doren e djathte ngritur siper kreje mban "bereqetin" e te vreshtave te sezones qe do te duhej te ishte nje tube kalaveshash te rrushit. Personifikinte vet "bereqetin" qe sillte ky me vete.

    Ajo qe mbase tregon doren e Silenit ne drejtim te fyfyres se panjohur nuk eshte e pastruar, dhe nga fotografia nuk mund te dallohet forma e sakte. Per fytyren e panjohur qe dikush kishte thene se eshte fytyre femre, ne mungese te ndonje detali tjeter simbolik per identifikim duhet te pranojme se eshte femer gjithesesi.
    Nga ky kenveshtirm une e identifikoj si gruaja e ketij titullari te larte te atij vendi e cila me nje qendrim te pershpirtshem i shprehe mireseardhjen e Dionisit dhe shokeve...

    Nga kjo fotografi mund te zberthej vetem kaq.

    Fakti se arti eshte autokton gje qe e ben edhe artistin edhe qasjen e paraqitjes te paster vendore, nga tjera ane e ben pothuaj te pamundur datimin e saj per shak se stili nuk eshte sa duhet i njohur dhe nuk kemi gjetje tjera te konstatuara te te njejtit art qe na mundesojne ndonje metode te datimit, mbetet te thuhet dhe te lidhet me periudhen e varrezave dardane te gjetura afer Banjes se Pejes. Une as ato nuk i kam pare me sy dhe nuk di se ciles periudhe i takojne, por eshte e mundur te jete e periudhes se hereshme romake...

    ...???

    Ju faleminderit.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Shumë bukur e keni interpretuar kete tablo i nderuari Baptist, ju pergezoje, poashtu pershendes edhe XhGashi qe dha komentet dhe sjelli kete imazh te vlefshem.
    Edhe une i kam shetitur keto vende këmbë dikur moti dhe vete tereni te len pershtypje se eshte e pamujtur qe ne kete vend te mos gjinden rrenoja te se kaluares. Natyra e begatshme e ketije vendi ka bere qe ti kushtohet rendesi te veçant kesaje rrenze perendimore te bjeshkve te larta te dardanise antike.
    Kam patur rastin te lexoja zbulime te rastit ne kete fshate ne ate kohë, nejse qe nga e 1992 ne gazeten "Rilindja" e qe keta artikuj i kam te ruajtura dikund por ende nuk jemi futur si duhet ne debate per ti rinxjerrur, nejse me duhet nje dite kerkim...
    Por iu kisha lutur atyre qe kane mundesi le ti sjellin ne kete tem artikuj te vjeter me referanca per zbulimet arkeologjike ne dardani keshtu qe do bejmi nje DOSJE te veçantë sepse na duhet....ngaqe edhe e ly situata.
    Poashtu kisha lutur Xh Gashi qe te intersohet per fatin e ketyre gjesendeve tjera sepse ne kete kohe ato mund te fluturojne shumë shpejte dhe me si shofim...duke pare krizen ekonomike ne kosovë.
    E them kete sepse para disa ditesh nje persone me kontaktoi qe te identifikoja disa gjesende te vjetra te gjetura afer Kishnicës(prishtines) ...
    I pash nje pale vëthë, nje braslet(bylyzykë) nga argjendi i punuar me nje mjeshtri te rrallë e i dekoruar me gur gjysem te çmuar( ngjyre te kaltert qe ngjasin ne opal apo ne agathe, nje qafore e thjeshte disa monedha bronzi shumeinteresante, ndoshta te epokes bizantine por me shkronja romake, mirepo me habiti me se shumti një briske rroje nga silekci i mbshtjellur me nje pelhur te hollë argjendi e te stolisur per mrekulli dhe i tere ky briskë ishte i gjatë vetem 4 centimetra, me siguri sherbente per ndukjen e vetullave nga grat e pasura te asajë kohe.
    Une i thash ketije personi qe te mos i shiste sepse jane te vlefshme per muzeun tone dhe i propozova qe kete sileksin do ia paguaja deri 200 euro por ai nuk me dha pergjigjeje keshtu qe shifet se vlerat e artit antike po e braktisin kosoven nga se atje eshte papunesi e madhe e njerzit ne keto kushte jane ne gjendje te shesin gjithqka.
    Pra duhet patur kujdes qe ky relief mos te na iku nga Dardania kete here.

    shendet

    kreksi


    PS; do te ishte mire qe keto dy zbulime ne kosove te ketyre diteve ose ti ndajmi ne dy tema te veqanta ose ti zbrazim te gjitha ketu ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 29-06-2007 më 15:46

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Albin Kurti (1975 - )
    Nga ILovePejaa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 305
    Postimi i Fundit: 04-06-2017, 20:47
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  5. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •